Top video's

Arrdian Mukaj ndihmat.mp4
Arrdian Mukaj ndihmat.mp4 Gazeta Si 128 Bekeken • 7 jaar geleden

Biznesmeni ndihmat ne durres nga Kosova.

Rama zyra e osbe video.mp4
Rama zyra e osbe video.mp4 Gazeta Si 45 Bekeken • 7 jaar geleden

Rama ne zyren e OSBE-se duke folur per fjalimin qe do te mbaje ne konferencen e sotme, ku Shqiperia merr kryesimin e OSBE

Bugajski hour.mp4
Bugajski hour.mp4 Gazeta Si 46 Bekeken • 7 jaar geleden

Intervista e analistit amerikan Edward P Joseph, njohes i mire i çështjeve te Ballkanit dhënë për Janus Bugajski në televizonin shtetëror të Kosovës, RTK

Ndryshime në polici, do të ngrihen 4 njësi speciale. Lleshaj cakton prioritetet
Ndryshime në polici, do të ngrihen 4 njësi speciale. Lleshaj cakton prioritetet Gazeta Si 38 Bekeken • 7 jaar geleden

Policia e Shtetit pritet që këtë vit t’i nënshtrohet një riorganizimi që do të prekë shumë sektorë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sinjalizoi se do të ketë ndryshime strukturore më të rëndësishme sesa vitin e kaluar.

Ndryshimet parashikojnë ngritjen e katër njësive të reja të specializuara për katër fusha të ndryshme.

Njësia e parë, do të jetë “Njësia E”. Detyra kryesore e kësaj njësie do të jetë hetimi i krimit ekonomik. Për veçoritë e këtij krimi synohet që si pjesë e kësaj njësie të rekrutohen njerëz të specializuar e trajnuar që janë aktualisht në radhët e Policisë së Shtetit, por edhe të tjerë.

Njësia e dytë do të jetë “Njësia I”. Kjo njësi do të ketë rolin e një “shërbimi informativ” brenda radhës së Policisë së Shtetit. Ministri Lleshaj thotë se këtu kërkohet një ndryshim thelbësor, që rrjetet e informacionit të kthehen në rrjete profesionale.

Njësia e tretë është parashikuar “Njësia C”. Kjo njësi do të ketë për detyrë hetimin e krimit kibernetik. Lleshaj e cilëson të pamundur dhe të panevojshme që çdo drejtori vendore policie të jetë e pajisur me ekspertë kundër kësaj forme paligjshmërie, ndaj propozon ngritjen e një strukture qendrore të specializuar.

Njësia e katërt është “Njësia K”. Detyra e kësaj njësie do të jetë kapja e personave në kërkim, me prioritet emrat që vlerësohen me rrezikshmëri të lartë dhe që ndodhen edhe në listat e personave të shumëkërkuar të vendeve partnere. “Kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, deklaroi Lleshaj.

Në këtë takim u shpalosën edhe dy prioritetet e punës së Policisë së Shtetit për 2020. I pari lidhet me krimin e organizuar.

“Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit rë organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, nëqoftëse janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: - ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”, deklaroi Lleshaj.

Prioriteti i dytë lidhet me sigurinë rrugore. Ministri i Brendshëm paralajmëroi ndërhyrje në Kodin Rrugor për ashpërsimin e masave.

“Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”, deklaroi ministri Lleshaj.

Njoftimin e ngritjes së këtyre njësive dhe të shpalosjes së prioriteteve për 2020, ministri i Brendshëm e bëri gjatë analizës vjetore me drejtuesit e 12 drejtorive të policisë nëpër qarqe. Në krah të Lleshajt, në këtë takim ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të cilin në korridoret e Ministrisë së Brendshem janë shtuar zërat që flasin për një largim të tij.

Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast.
Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast. Gazeta Si 140 Bekeken • 7 jaar geleden

“Doja ti bëja njerëzit të ndalonin tek vitrinat e ATSH-së, me fëmijët e vegjël dhe loja me kundra-dritën. Kur i pa drejtori, u gëzua. Unë nuk dija gjë se, çdo thuhej më vonë, e një nga fotografët e ftuar në panel, Alqi Golloshi, në një emision në Top Channel tha se Leoni kur ndërroi vitrinat menduam se ishte rrëzuar qeveria”, thotë Çika në këtë ekskluzive për “Gazetën Si”, teksa ka rrëfyer për institucionin më të fuqishëm të propagandës asokohe, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të fund vitit të ’80-ës.

Mbi 75 mijë emigrantë në dyert e Greqisë, policia i ndal me gaz lotsjellës në kufi
Mbi 75 mijë emigrantë në dyert e Greqisë, policia i ndal me gaz lotsjellës në kufi Gazeta Si 73 Bekeken • 6 jaar geleden

Më shumë se 76,000 migrantë lanë Turqinë dhe u drejtuan për në Greqi ndërsa policia ngriti barrikada me tela me gjemba në vendkalimet kufitare dhe sulmoi me gaz lotësjellës turmën.
Emigrantët, mes të cilëve kishte edhe nëna të reja me foshnje në krah, kanë kaluar nëpër lum në Kastanitë, në kufirin Greqi-Turqi, ndërsa të paktën 500 persona në shtatë anije kanë mbërritur në ishujt Lesbos, Samos dhe Chios në Greqi.

ushtria me blinda.mp4
ushtria me blinda.mp4 Gazeta Si 50 Bekeken • 6 jaar geleden

Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative, pra gjobave. Autokolonat me makinat e ushtrisë risjellin imazhet e një kohe lufte, por që në fakt këtë herë është përballë një armiku të pabukshëm, koronavirusit.

Veliaj: Teatri i ri do të ndërtohet! Presidenti të mos bëhet brigadier komunaleje
Veliaj: Teatri i ri do të ndërtohet! Presidenti të mos bëhet brigadier komunaleje Gazeta Si 53 Bekeken • 6 jaar geleden

Një ditë pasi mori në dorëzim çelësat e truallit të Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj deklaroi i bindur se ideja për të shembur godinën ekzistuese dhe për të ndërtuar një godinë të re do të vazhdojë përpara, pavarësisht kritikave.

"Tirana do të ketë Teatër të ri. Nuk mund të jenë më të zgjuar sportistët, turistët që shohin Kalanë dhe të jetë artistët që duhet të rrinë në një kolibe tallashi. Për projektin do të flasim në vjeshtë. Le të rrinë te kasollja prej kashte, te kolibja e fashizmit, por kostumet nuk kanë pse i mbajnë peng aty. Nuk ka arsye përse miu të ushqehet me zërin e artistëve”, deklaroi ai.

Veliaj tha se paratë do të sigurohen nga një kredi dhe pagesa për ndërtimin e godinës së re do të kryhet me këste. Në fund do të dalë një vepër, sipas tij, e denjë për kryeqytetin. Për kritikët, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës i cilësoi pakicë, ndërsa nënkuptoi se padia e Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese nuk e pegon.

“Teatrin e tentuam ta bëjmë me lekët e tjetrit, por meqenëse kërkuan mjete shtese, lamë privatin dhe u bëmë me artistët. Teatrin do ta paguajmë me këste, ashtu si ujësjellësi. Ka ngelur një pakicë e vogël, të gjithë ushtarë të një partie të vogël, që s'kanë alibi, por s'duan asnjë punë në Tiranë. E urrejnë faktin që Shqipëria po bën përpara. Edhe Presidenti ka mbetur pa alibi. I them Presidentit rri me Kushtetutën, nuk ke asnjë arsye të merresh edhe me Astirin, edhe me Teatrin. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është aq pa lidhje me Teatrin sa çka lidhje Partia Demokratike me demokracinë. Presidenti të mos bëhet brigadier komuneleje. O të bëhet me Robert Ndrenikën, që ka lozur në atë skenë, ose me Lulzim Bashën që ka lozur në një tjetër skenë”, u shpreh ai.

Dekriminalizimi largoi mbi 500 zyrtarë në 5 vjet
Dekriminalizimi largoi mbi 500 zyrtarë në 5 vjet Gazeta Si 48 Bekeken • 6 jaar geleden

Gjatë 5 viteve të funksionimit të tij bilanci statistikor i ligjit të dekriminalizimit është pozitiv. Instituti i Studimeve Politike thotë se kurba e përfshirjes në vendimmarrje të individëve me të shkuar kriminale është në rënie, por megjithatë sistemi i parandalimit mbetet ende i brishtë.

Megjithatë, standardi “për politikë dhe zyrtarë të pastër”, sipas ISP mbetet ende një sfidë për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, përfaqësimin cilësor në vendimmarrje dhe mirëqeverisjen e vendit. Për këtë arsye theksi vendoset tek roli i partive politike.

“Ato mund e duhet të aplikojnë standarde etike dhe integriteti brenda vetë strukturave të tyre, të marrin përgjegjësi dhe të promovojnë kandidatë e zyrtarë të pastër në fushata elektorale dhe në qeverisjen e vendit. Sistemi i meritës dhe promovimit duhet mbështetur nga një database të qëndrueshme shtetërore të burimeve njerëzore të bazuar tek integriteti, aftësia dhe kualifikimi”, vlerëson Instituti.

Sa i takon bilancit, në total, sipas Institutit të Studimeve Politike deri më tani janë 555 persona të zgjedhur apo emëruar që janë dorëhequr, ose shkarkuar pasi ishin subjekt i këtij ligji, ndërkohë që një sërë hetimesh për deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë të Këshillave bashkiake dhe zyrtarë të tjerë të lartë vazhdojnë.

ISP thotë se në pesë vite 9 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish dhanë dorëheqjen, ose humbën mandatet e tyre nga dekriminalizimi, 183 persona të tjerë anëtarë të këshillave bashkiakë po ashtu, 195 persona janë dorëhequr, ose larguar nga postet me emërim në administratën publike dhe 165 të tjerë janë dorëhequr, ose larguar nga institucionet qendrore dhe vendore.

Viktimat do të njoftohen kur agresori i tyre lirohet nga burgu
Viktimat do të njoftohen kur agresori i tyre lirohet nga burgu Gazeta Si 70 Bekeken • 6 jaar geleden

Policia e Shtetit do të njoftojë viktimat, apo familjarët e tyre në rastet kur personi që ka kryer një vepër penale ndaj tyre përfundon dënimin për këtë vepër. Propozimi në projektligjin për ekzekutimin e vendimeve penale është bërë nga deputetja socialiste, Vasilika Hysi.

Në propozimin fillestar, Hysi kërkoi që detyrimi për të njoftuar viktimat t’u caktohej burgjeve, për të adresuar, sipas saj, shqetësimin e shoqërisë civile se sidomos në rastet e viktimave të dhunës në familje, ato nuk njoftohen dhe ekspozohen sërish ndaj dhunës.

“Për të shtuar në këtë nen, detyrimin që ka institucioni ku ndodhet i dënuari, që të njoftojë viktimën, ose familjarët e saj për lirimin e të dënuarit. Na ka lindur një problem kur dhunuesi ka mbaruar vuajtjen e dënimit, është liruar para kohe me kusht, ose ka përfituar nga uljet e dënimit. Besoj se institucioni duhet të informojë viktimën, ose familjarët”, tha deputetja Hysi.

Propozimi i Hysit u kundërshtua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që tha se kjo detyrë shkon përtej kompetencave të institucioneve. Në vend të kësaj, Gjonaj propozoi që kjo të realizohej përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi mes institucionit të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe të policisë.

Skeptik ndaj kësaj nisme u shfaq edhe deputeti Alket Hyseni, ndërsa vetë kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e vlerësoi të tepërt përcaktimin me detyrim në ligj të njoftimit të viktimës nga ana e institucioneve të burgjeve. Ai tha se siguria dhe garantimi i jetës së shtetasve është detyrë e përditshme e policisë.

Por, Vasilika Hysi këmbënguli se njoftimi i viktimës për kategori të caktuara të veprave penale është një detyrim që buron edhe nga procesi i përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian.

“Në fakt, direktiva 29 e vitit 2012 e Komisionit Europian e kërkon një gjë të tillë. Nëse nuk ka qenë deri më sot, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jetë. Besoj që viktima ka të drejtë të njihet, jemi ndodhur në situatën kur janë liruar persona dhe viktima nuk ka marrë informacion. Se kush duhet ta njoftojë e vendosin institucionet”, tha Hys.

Në përfundim të debatit në Këshillin e Ligjeve u ra dakord parimisht që detyrimi për njoftimin e viktimave, sipas rasteve, t’i kalohet Policisë së Shtetit, që njoftohet menjëherë nga institucioni i burgjeve së bashku me prokurorinë.

PD: Taksa e sheshtë 9 për qind rrit fuqinë blerëse
PD: Taksa e sheshtë 9 për qind rrit fuqinë blerëse Gazeta Si 51 Bekeken • 6 jaar geleden

Partia Demokratike hedh poshtë pretendimin e mazhorancës se plani ekonomik dhe taksa e sheshtë prej 9 për qind e premtuar nga Lulzim Basha do të rëndojë në xhepat e qytetarëve dhe rrogtarëve të shtetit.

“Rilindja gënjen duke thënë se punonjësit do të paguajnë më shumë gjatë qeverisjes “Basha”, pasi ata thonë se në planin PD nuk do të ketë fashë përjashtuese të tatimit mbi t ardhurat. Fakti është që Plani i PD ruan fashën përjashtuese nga TAP për 30 mijë lekshin e parë të të ardhurave dhe tatohet me 9 për qind vetëm diferenca mbi këtë vlerë”, thotë PD.

PD thotë se me planin e saj një person që sot paguhet 40 mijë lek, do të tatohet vetëm 9 për qind të 10 mijë lekshit mbi 30 mijë lekshin, që do të thotë 900 lek në muaj, ndërsa sot tatohet 13 për qind, ose 13 mijë lek.

Opozita ka shpërndarë një dokument me përllogaritjet se sa përfitojnë kategoritë kryesore të buxhetorëve nga plani i saj i taksimit, duke i cilësuar gënjeshtra pretendimet e mazhorancës se me këtë propozim rriten taksat për qytetarët.

Ndërkohë, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një video-ilustrim të përfitimeve, sipas tij, të qytetarëve nga taksimi i sheshtë 9 për qind.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve”, shkruan Basha.

Edhe Grenell shijon diplomacinë serbe me “këngë e valle”
Edhe Grenell shijon diplomacinë serbe me “këngë e valle” Gazeta Si 69 Bekeken • 6 jaar geleden

Serbia nuk heq dorë nga “këngët e vallet diplomatike”. I fundit që shijoi tinguj muzikorë në Beograd është Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell publikon një grimcë nga një darkë e delegacionit amerikan me palën serbe, ku në tryezë është edhe Presidenti Aleksandër Vuçiç. Në sfond është kënga “Sweet Home Alabama”. Nga ajo sa ofron Grenell në video nuk shfaqet ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i famshëm për “diplomacinë e këngës”.

Daçiç i ka kënduar edhe Edi Ramës këngën “O Sole Mio” gjatë vizitës së Kryeministrit shqiptar në Beograd në 2014-ën, i ka kënduar turqisht “Osman Agën” Presidentit turk, Erdogan, “Kalinkën” Putinit dhe ish-homologut të tij grek, Nikos Kotzias, këngën greke “Mi mou thymonis matia mou”, që himnizon dashurinë mes një ushtari serb dhe një vajze greke gjatë Luftës së Parë Botërore. Kënga ishte përzgjedhur me kujdes, që jo vetëm të argëtonte të pranishmit, por edhe të përcillte fuqishëm simbolikën e marrëdhënieve të ngushta mes dy popujve të bashkuar nga ortodoksizmi.

Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën
Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën Gazeta Si 26 Bekeken • 6 jaar geleden

Edi Rama foli për afro dy orë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Peshën kryesore të fjalimit të mbajtur u mundua që ta përqëndrojë tek projektet dhe premtimet për mandatin e tretë qeverisës, por minuta të mira u kushtoi edhe kundërshtarëve politikë.

Ajo që ra në sy është se thuajse gjatë të gjithë fjalimit “kurseu” Lulzim Bashën dhe u përqëndrua më fort tek Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fillimisht Metës i refuzoi ftesën për debat.

“Hajde në debat thotë Meta, Luli thotë në debat, Monika thotë në debat vetëm saliu nuk më do në debat. Iliri të bëjë debatin me Monikën kush është kryetari i LSI-së. Të dalë të bëjë debatin, se që iliri punon për LSI fshehurazi ky është fakt. Pasi të mundë Monikën në debat, pastaj të bëjë debatin me Lulin kush është kryetar i opozitës. Pasi të ketë fituar debatin me Lulin dhe të bëhet kryetar i opozitës dhe pastaj shohim”, tha Rama.

Tonet e përdorura ndaj LSI-së ishin një deja-vu e fushatës zgjedhore të 2017-ës, duke e quajtur “kancer”.

“Ajo është një organizatë që funksionon vetëm me një parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të behet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy herë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra dhe kemi dhënë atë që qoftë PS, qoftë PD është detyruar të japë kur je në koalicion me LSI, një pjesë të shpirtit”, u shpreh ai.

Më pas ironizoi edhe letrën e drejtuar nga Ilir Meta Asamblesë së PS-së, në të cilën e quan Ramën “refugjat”. “Ajo që më ka bërë përshtypje është që Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë Kryeministër. Kjo është shprehje që në thelb tregon se sa i do Meta emigrantët”, vijoi Rama.

Meta e sfidoi më herët që të paraqesë një provë të vetme që është takuar me persona që janë subjekte të OFL-së. Rama tha se video nuk ka, por është i sigurtë që takimi ka ndodhur.

“Iliri do video, se është mësuar me video. Unë me video nuk merrem, por është e sigurtë që President në botë dhe në Shqipëri, as Saliu, as ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është e sigurtë. Kë takon ai nëpër skuta, ai e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari dhe i kërkuari nga populli opozitar, është në vetvete kriminal”, u shpreh Rama.

Dendias sulmon Turqinë, Rama: Ejvallah!
Dendias sulmon Turqinë, Rama: Ejvallah! Gazeta Si 68 Bekeken • 6 jaar geleden

⁣Dendias nga ana e tij tha se minoriteti grek në Shqipëri dhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi duhet të shërbejnë si ura lidhëse për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në diskutime është përfshirë edhe çështja e pensioneve, ku Rama deklaroi se palët po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje.

Ndërkohë, nga Tirana, Nikos Dendias shënjestroi Ankaranë. Ai tha se Greqia ka kërkuar nga BE tërheqjen nga unioni doganor me Turqinë dhe vendosjen e një embargoje armësh.

"Turqia po shkel kriteret themelore të BE, nga ana politike dhe ekonomike dhe i kemi kërkuar BE që duhet të shqyrtohet marrja e masave. Kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të vërejë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen nga Unionit Doganor. Kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë, sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij u mirëprit me një “faleminderit” të thënë në greqisht dhe turqisht nga ana e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, si për të treguar se për Shqipërinë si Greqia, ashtu edhe Turqia janë partnerë strategjikë.

Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve
Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve Gazeta Si 93 Bekeken • 6 jaar geleden

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht menaxhimit të mirë të Kaskadës së Drinit, përmbytjet në zonën e Shkodrës nuk mund të shmangen përsa kohë nuk është ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.

“Çështja e Kaskadës së Drinit lidhet edhe me një mungesë objektive, qyshse Kaskada është ndërtuar; mungesa e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve, por deri sa të jetë Skavica e aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe balancuesi i Kaskadës, për të mos lejuar që asnjë pikë uji të shkarkohet, por çdo pikë uji të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është sfida kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit, falë ndjekjes së procedurave dhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH, Benet Beci”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi tha se Qeveria nuk e ka ende një vlerësim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Për këtë, ajo tha se duhet pritur edhe pak ditë. Ajo që vlerësoi Ekonomi ishte se kanalet kulluese nuk kanë shkaktuar dëme në tokat bujqësore, duke e argumentuar këtë me investimet e bëra në pastrimin e tyre dhe hidrovore.

“Ne duhet të kemi durim kur ka situata të tilla, se duhet të kalojnë 2 javë që të vlerësohet dëmi. Ne kemi 0 dëmtime nga kanalet kulluese, largim të ujërave në kanalet e larta dhe 0 argjinatura të dëmtuara. Në pikun e reshjeve kishim 88342 ha të përmbytur, ndërsa mbrëmë sipërfaqja aktuale në ujë është 3340 ha dhe pritet që të lirohet”, tha ministrja.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se reshjet ishin dyfish në krahasim me përmbytjet e 2010-ës dhe se situata ishte kërcënuese nga Drini deri në Vjosë, por dëmet, sipas tij ishin shumë më të vogla.

"Këtë herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera. Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant. Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti", deklaroi Peleshi.

policia mbyll kishen
policia mbyll kishen Gazeta Si 57 Bekeken • 5 jaar geleden

⁣Mesha e së Premtes së Mirë
në një kishë polake në Londër u mbyll nga policia për shkelje të rregullave antiCovid,
ndërsa besintarët e mbledhur u kërcënuan gjoba deri në 200 paundë, nëse nuk
linin menjëherë kishën.

Oficerët e policisë mbyllën
ceremoninë fetare në Balham High Street, në jug të Londrës, rreth orës 17.00 të
së premtes, ndërsa pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë një oficer t'u
thotë besimtarëve se tubimi ishte “i paligjshëm” dhe se ata duhet të shkonin në
shtëpi.

⁣Video - “Rama ik” nga ballkoni, Kryeministri: Hajde, futu brenda tani!
⁣Video - “Rama ik” nga ballkoni, Kryeministri: Hajde, futu brenda tani! Gazeta Si 83 Bekeken • 5 jaar geleden

Një qytetar ndërpreu për pak sekonda fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në një takim elektoral në Njësinë 2 në kryeqytet me thirrjen “Rama ik” që nga ballkoni i banesës së tij.

Djegia e plehrave, retë e mëdha të tymit mbi qytetin e Fierit
Djegia e plehrave, retë e mëdha të tymit mbi qytetin e Fierit Gazeta Si 104 Bekeken • 5 jaar geleden

⁣Djegia e plehrave, retë e mëdha të tymit mbi qytetin
e Fierit

Rama-Bashës: Dil tako partinë! E takon dot!
Rama-Bashës: Dil tako partinë! E takon dot! Gazeta Si 34 Bekeken • 5 jaar geleden

⁣Rama-Bashës: Dil tako partinë! E takon dot!

⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën
⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën Gazeta Si 105 Bekeken • 5 jaar geleden

Lulzim Basha kërkoi dy herë dorëheqjen e Ilir Metës në 2015-n, kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit. Në njërin rast kërkesa për largimin e kreut të LSI-së në atë kohë u bë pas akuzave të Tom Doshit, që foli për një atentat të Metës ndaj tij, ndërsa hera e dytë pas daljes së lajmit se në çështjen me CEZ Ilir Meta kishte marrë rryshfet.

Në të dyja rastet Ilir Meta e shpërfilli kërkesën e opozitës, madje aludoi në atë kohë se kërkesa e Lulzim Bashës për dorëheqjen e tij lidhej me “respektin” që ai si kryetar Kuvendit kishte treguar e tregonte ndaj demokratëve dhe sidomos ish-kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD nuk ka nevojë të jap shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, që në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë që të shprehë pa kufizime mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, deklaronte Meta në 2015-n.

Presidenti e ka rikthyer këtë prononcime para mediave në atë kohë, duke e shoqëruar me një shënim të shkurtër.

“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti.

Meta është vënë në përplasje me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për herë të parë që prej 2017-s. Basha e akuzon se është pjesë e trekëndëshit të së keqes, së bashku me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Showing 77 out of 86