Videot kryesore

Protesta kundër çmimeve në ditën e tretë para Kryeministrisë
Protesta kundër çmimeve në ditën e tretë para Kryeministrisë Gazeta Si 50 Shikime • 4 years më parë

⁣Qytetarët u mblodhën për të tretën ditë me radhë para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, edhe pse çmimi i naftës ra në 223 lek këtë të premte dhe gjatë paradites në një takim me tregtarët e karburanteve, Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e Qeverisë dhe fiksimin e çmimeve e marzhit të fitimit.

Protestuesit kërkuan uljen e çmimeve të ushqimeve, naftës duke hequr dhe ulur taksat shtetërore të vendosura në to.

⁣SHBA zgjat në 10 vite vlefshmërinë e vizave turistike e të biznesit për shqiptarët
⁣SHBA zgjat në 10 vite vlefshmërinë e vizave turistike e të biznesit për shqiptarët Gazeta Si 96 Shikime • 4 years më parë

Vizat turistike dhe ato të biznesit që shtetasit shqiptarë marrin për në SHBA do të kenë afat 10-vjeçare, jo më 3-vjeçar sa është aktualisht. Lajmi është dhënë nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Hyrja në fuqi e këtij ndryshimi fillon me vizat e reja që do të lëshohen pas datës 1 prill.

“Çdo vite e më shumë shqiptarë po vizitojnë SHBA, ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë. Tashmë do të bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendin tonë dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi. Duke filluar nga data 1 prilli, vlefshmëria e një vize të re, turistike apo biznesi zgjatet nga tre në dhjetë vjet”, tha Ambasadorja Yuri Kim.

Kushtet dhe rregullat e tjera për këto dy kategori vizash mbeten të pandryshuara, duke filluar që nga qëndrimi maksimal për një afat prej 6 muajsh në SHBA, deri te rregulli që me këto viza nuk mund të sigurohet as qëndrim i përhershëm, as vende pune.

“Ju do të keni mundësi të udhëtoni për në SHBA në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në vitin 2032. Vendimi i SHBA p[ër të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vite pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë SHBA. Shpresoj të gjejmë ende më shumë mënyra për të afruar shqiptarët dhe amerikanë së bashku”, deklaroi Ambasadorja Kim.

Prej 2014-s, çdo shtetas shqiptarë që përfitonte një vizë turistike, apo biznesi për në SHBA e kishte atë me afat 3-vjeçar.

Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira
Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira Gazeta Si 77 Shikime • 4 years më parë

⁣Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira

Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë
Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

⁣Protesta e thirrur nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar, që PD thotë se e ka ngritur bashkë me shoqërinë civile nisi pak para orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Dhjetra protestues, mes të cilëve aktivistë të shoqërisë civile dhe drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën para këtij institucionit me parrulla ku veç dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi kërkohej edhe dorëheqja e Edi Ramës.

Protesta me moton “Nuk e vrau varka, e vrau shteti” u thirr pas tragjedisë së Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, komisar policie me detyrë në Elbasan i shkarkuar tashmë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Protesta mbështet edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha nga PD kanë deklaruar se ajo është vrasje shtetërore, duke e cuar zinxhirin e përgjegjësise deri te Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, pak para nisjes së protestës ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga godina e Ministrisë, duke deklaruar se nuk dëshironte që të keqkuptohej qëndrimi i tij brenda si provokim ndaj protestuesve.

Protestës iu bashkua edhe Sali Berisha e Ilir Meta, që thanë se shkonin aty si qytetarë. Berisha akuzoi Ramën se po shmangte përgjegjësinë dhe e fajësoi atë si njeriu që e politizoi ngjarjen.

Sipas Berishës, 7-vjecarja u vra nga njeriu i shtetit, duke iu referuar faktit që Arjan Tase ishte punonjës i policisë.

Pas Ministrisë së Brendshme, protesta u zhvendos para Kryeministrisë dhe Presidencë. Me thirrjet "Presidenti kukull", ata lanë 72 orë afat për dorëheqjen e 2 ministrave Çuçi dhe Kumbaro.

⁣A përvetësoi Ilir Metaj postet shtetërore me mbiemrin ‘Meta’...dhe dy shembuj nga qytetarët
⁣A përvetësoi Ilir Metaj postet shtetërore me mbiemrin ‘Meta’...dhe dy shembuj nga qytetarët Gazeta Si 72 Shikime • 4 years më parë

Në përpjekje për të mbrojtur Ilir Metajn nga fakti që ka firmosur me një mbiemër tjetër në Presidencë dhe poste të tjera shtetërore që ka mbajtur, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili pa dashje nxorri edhe akuzën që mund të ngrihet ndaj ish-Presidentit.

Vasili u kthye 20 vite pas në kohë, për të sjellë si shembull ndryshimin e emrit të Kryeministrit Rama, që në 2002 e bëri nga Edvin në Edi.

“Kemi dekrete për emërimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama dhe të emërimit dhe zgjedhur si kryetar bashkie, ndërkohë që në 2002, Edi Rama ka ndërruar emrin nga Edvin Kristaq Rama në Edi Rama. I vetmi njeri që kemi në nivelet më të larta të politikës që kemi problem shumë të madh formal dhe ligjor, sepse është edhe objekt i legjislacionit të përvetësimit të postit shtetëror përmes mashtrimit me gjeneralitet. Është rasti më tipik, që kemi Edi Ramën dhe i provuar e zeza mbi të bardhë. Një njeri me një identitet krejt tjetër ka mbajtur poste shumë të rëndësishme. Këtu duhet kërkuar ky problem”, deklaroi Vasili.

Sipas këtij përkufizimi të dhënë nga Petrit Vasili, personi objekt hetimi për përvetësimin e postit shtetëror dënohet sipas nenit 246 të Kodit Penal.

Sipas parimit ligji është i barabartë për të gjithë, i njëjti nen, që Vasili thotë se përfshin Edi Ramën, përfshin edhe Ilir Metajn. Ky i fundit e pranon që mbiemrin e ka Metaj, por në dokumentet zyrtare që ka firmosur ndër vite, përfshirë këtu edhe gjatë kohës që drejtonte Presidencën, e ka bërë me mbiemrin Meta.

Dallimi është vetëm një shkronjë, por ligji nuk e ndan ndryshimin në ‘pak’ apo ‘shumë’. Për ligjin është njësoj, si në rastet kur ndryshimi i emrit e mbiemrit është vetëm me një shkronjë, si në rastet kur ndryshimi është i gjithë.

Nëse Ilir Metaj ka marrë vendime, nxjerrë urdhra e dekrete në gjithë karrierën e vet politike me një tjetër mbiemër dhe pretendon se nuk ka asnjë shkelje, qytetarët janë sfilitur dyerve të gjykatave në raste të ngjashme për të marrë pensionin, shpërblimin, pronën e deri edhe diplomat.

Raste të tilla, kur për një gabim në emër apo mbiemër janë me dhjetra. Por, si shembuj po sjellim dy raste publike. Në 2017-n, Rolanda Zengo denoncoi në Fiks Fare se prej dy vitesh nuk po tërhiqte dot kompensimin e pronës prej 21 mln lekësh, pasi i kishin ngatërruar emrin nga Rolanda në Roland nga ana e Hipotekës së Tiranës.

Një vit më vonë, në Çaush Muskallari iu drejtua emisionit investigativ ‘Boom’ për të denoncuar se prej katër vitesh nuk tërhiqte dot pensionin, prej një ngatërrese mbiemri që i kishin bërë në regjistrin e kooperativës bujqësore ku figuronte me 25 vite punë.

Nga Muskallari mbiemrin ja kishin venë Xhafka. Datëlindja dhe atësia nuk ndryshonin, por ndryshonte mbiemri. Autoritetet e këshilluan që për të korrigjuar këtë gabim në regjistër i duhej të hapte një proces gjyqësor. Ai iu drejtua medias për të kërkuar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore, pasi vetë e kishte të pamundur.

Nëse do të ndiqet i njëjti standard mes rastit të pensionistit dhe Ilir Metajt, atëherë në Shqipëri duhet të nisë një proces i madh gjyqësorë që të verifikojë, vërtetojë e konfirmojë të gjithë vendimmarrjen në zyrat e shtetit që Ilir Metaj ka firmosur me mbiemrin Meta.

⁣I akuzuar për përdhunim në Greqi, 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i dorëzohet policisë në Kakavijë
⁣I akuzuar për përdhunim në Greqi, 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i dorëzohet policisë në Kakavijë Gazeta Si 109 Shikime • 4 years më parë

⁣I akuzuar për përdhunim në Greqi, 45-vjeçari Spartak Dyrmishi i dorëzohet policisë në Kakavijë

Tirana dhe Prishtina, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve për 110-vjetorin e Pavarësisë
Tirana dhe Prishtina, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve për 110-vjetorin e Pavarësisë Gazeta Si 53 Shikime • 4 years më parë

⁣Tirana dhe Prishtina, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve për 110-vjetorin e Pavarësisë

Shoqëria civile para ambasadës serbe në Tiranë në mbështetje të Kosovës
Shoqëria civile para ambasadës serbe në Tiranë në mbështetje të Kosovës Gazeta Si 38 Shikime • 4 years më parë

⁣Shoqëria civile para ambasadës serbe në Tiranë në mbështetje të Kosovës

Deputeti Salianji dhe kolegët e tij demokratë bllokojnë foltoren në Kuvend në pritje të Ramës
Deputeti Salianji dhe kolegët e tij demokratë bllokojnë foltoren në Kuvend në pritje të Ramës Gazeta Si 76 Shikime • 3 years më parë

⁣Deputeti Salianji dhe kolegët e tij demokratë bllokojnë foltoren në Kuvend në pritje të Ramës

Pamjet e aksidentit në Tiranë, kur autobusi i Unazës merr përpara makinat e tjera
Pamjet e aksidentit në Tiranë, kur autobusi i Unazës merr përpara makinat e tjera Gazeta Si 93 Shikime • 3 years më parë

Pamjet e aksidentit në Tiranë, kur autobusi i Unazës merr përpara makinat e tjera

Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve
Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve Gazeta Si 88 Shikime • 3 years më parë

⁣Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve

Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK
Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK Gazeta Si 95 Shikime • 3 years më parë

⁣Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK

Breshër i pazakontë në sezonin veror në disa zona të vendit
Breshër i pazakontë në sezonin veror në disa zona të vendit Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

⁣Breshër i pazakontë në sezonin veror në disa zona të vendit

Momente nga koncerti i Ricky Martin në Tiranë
Momente nga koncerti i Ricky Martin në Tiranë Gazeta Si 48 Shikime • 3 years më parë

⁣Këngëtari Ricky Martin:⁣ Do të flas në të gjithë botën për Shqipërinë, ua premtoj.

Tifozët ndezin Tiranën para ndeshjes me Poloninë
Tifozët ndezin Tiranën para ndeshjes me Poloninë Gazeta Si 56 Shikime • 3 years më parë

⁣Në mbështetje të Kombëtares Kuqezi kanë mbërritur tifozë
nga mbarë trojet shqiptare. Por “Plisat” e Prishtinës kanë qenë ata që më së
shumti kanë ndezur rrugët e kryeqytetit.

Si u trajnua Hamasi 1 km nga kufiri për sulmet dhe masakrat në Izrael
Si u trajnua Hamasi 1 km nga kufiri për sulmet dhe masakrat në Izrael Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë

⁣Si u trajnua Hamasi 1 km nga kufiri për sulmet dhe masakrat në Izrael

Dhuna ndaj 3-vjeçares/ Qytetarë të shumtë protestë para Ministrisë së Arsimit
Dhuna ndaj 3-vjeçares/ Qytetarë të shumtë protestë para Ministrisë së Arsimit Gazeta Si 28 Shikime • 3 years më parë

⁣Qytetarët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”.

Kryeministri Edi Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel
Kryeministri Edi Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pritja që i është bërë në Bruskel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai është pritur nga Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës që aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian, presidentja e KE, Ursula Von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj
Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj Gazeta Si 75 Shikime • 2 years më parë

⁣Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj

Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës, 367 çifte në prag folenizimi
Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës, 367 çifte në prag folenizimi Gazeta Si 61 Shikime • 2 years më parë

⁣Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka
zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë.

Për të 5-tin vit radhazi është kryer Censusi i
Dallëndyshes së Detit Faqebardhë (Chlidonias hybrida) në brigjet e Rezervatit
Natyror të Menaxhuar.

Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose
e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi.

Showing 74 out of 82