Videot kryesore

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës
Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës Gazeta Si 336 Shikime • 7 years më parë

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës

Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi
Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.

Pikëpyetje mbi kualifikimin e Arben Shehut si kryetar i KLSH-së
Pikëpyetje mbi kualifikimin e Arben Shehut si kryetar i KLSH-së Gazeta Si 192 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Arben Shehut për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe e kaloi emrin e tij për miratim përfundimtar në seancë plenare. Në mbledhjen e zhvilluar online votuan 18 anëtarë të këtij Komisionit, nga ku 15 votuan pro, 2 votuan kundër dhe 1 abstenim.

Deputetja e opozitës, Edlira Hyseni kërkoi të informohej nga kandidati për kryetar KLSH-je se si u përfshi në garën për të drejtuar këtë institucion. Hyseni, që mori mandatin nën siglën e LSI-së pas largimit në grup të opozitës vitin e kaluar vuri gjithashtu në pikëpyetje kualifikimet praktike të kandidatit të paraqitur nga Presidenti Ilir Meta për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“A keni drejtua ndonjë institucion apo agjenci shtetërore? Në bazë të ligjit të KLSH-së, kandidati për kryetar të KLSH-së duhet të ketë 10 vite punë përvojë në fushën financiare. Në CV-në tuaj nuk e gjeta këtë informacion, apo kusht të plotësuar. Në CV-në tuaj pashë një seri të gjatë publikimesh, por nuk pashë përvojën tuaj në fushën e financës dhe auditimit. Përvoja në këtë fushë është primare. Shoh në CV-në tuaj se diploma për studimet ekonomike në Faktuletin e Ekonomisë në Vlorë, part time, data e regjistrimit ishte në 2005 dhe e keni përfunduar në 2018, 13 vite për të studiuar në ekonomi? Unë nuk di nëse keni përvojë, apo formim në lidhjen me auditimin, që t’u pyesja në lidhje me auditimet”, u shpreh Hyseni.

Në lidhje me përfshirjen në garë, Arben Shehu u përgjigj duke deklaruar se kishte aplikuar tek Presidenti duke iu referuar komunikimeve publike të Kuvendit dhe Presidencës, ndërsa shpjegoi edhe vonesën në diplomimin në ekonomik, si dhe tha se përmbush kushtin e 10 viteve punë në fushën e financave, pasi e ka ushtruar këtë në sektorin privat.

“Kam përfunduar në mënyrë të pandërprerë Faktultetin e Drejtësisë së Tiranës, masterin dhe doktoraturën dhe kam filluar studimin për ekonominë në Fakultetin e Ekonomisë që e kam ndërprerë për shkak të angazhimit të madh në Fakultetin e Drejtësisë dhe në avokati, ku kam punuar në vazhdimësi. Në 3 vitet e fundit e kam rifilluar dhe kam përfunduar studimet bachelor dhe po vazhdoj masterin për Financë. Në planin teorik mendoj se këto janë të qarta. Në planin praktik kam punuar për më shumë se 10 vite në shoqëritë tregtare, që i kam pasqyruar me aktet përkatëse nga ana e tyre për të pasqyruar punën time dhe një vlerësim nga ana e tyre për aq sa është e mundur”, u shpreh Shehu.

Në platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e KLSH-së, kandidati Shehu tha se do të përqëndrohej tek puna parandaluese dhe jo ndëshkimore.

“Do të angazhohem maksimalisht me të gjitha institucionet në kuadër të parandalimit dhe jo të ndëshkimit. Synimi im është shmangia e klimës së ndëshkimeve. Bashkëpunimi duhet të jetë në praktikë dhe jo në teori për të parandaluar të gjitha problematikat në shkelje të ligjit në këtë drejtim”, u shpreh Shehu.

Presidenti Meta Ilir Meta depozitoi emrin e Arben Shehut në Kuvend në fillim të muajit qershor. Kjo ishte kandidatura e katërt për drejtimin e KLSH-së. Presidenca tha se Nga jetëshkrimi i tij, Shehu ka një përvojë të gjatë në fushën e pedagogjisë, por i mungon përvoja në fushën e drejtimit.

“Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to…”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Arben Shehu është diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka përfunduar Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka gradë shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është diplomuar gjithashtu edhe për Administrim Biznes.

Prej vitit 2004 e në vazhdim ai ka punuar Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit
PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha paralajmëroi se sistemi shëndetësor i vendit po shkon drejt kolapsit për shkak të mungesës së menaxhimit të pandemisë nga ana e strukturave shtetërore.

Basha renditi një sërë problematikash, që nga mungesa e hetimit epidemiologjik, mungesa e pajisjeve në spitale, përqëndrimi i personave të infektuar vetëm në Tiranë, mungesa e subvencionimit të ilaçeve që përdoren nga personat e infektuar, kurimi me telefon i pacientëve, mungesën e pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe deri tek rënia e personelit mjekësor në krahasim me periudhën e fillimit të pandemisë.

“Situata paraqitet në prag të katastrofës. Jemi në garë me kohën dhe është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë, askush nuk ka një informacion dhe siguri se çfarë masash janë marrë dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë deri më tani”, tha ai.

Kreu i PD-së u takua me ekspertë të shëndetësisë dhe mjekë këtë të mërkurë, nga ku tha se Qeveria ka lënë në harresë mjekët dhe akuzoi se mungon një strategji për t’u përballur me përkeqësimin e mundshëm të situatës me rihapjen e shkollave.

Ai tha se brenda javës opozita do të dalë me një platformë konkrete për të përballuar krizën, duke lënë menjëanë luftën politike.

“Brenda javës do të dalim me një propozim konkret, të mos shpërqëndrohemi nga fakti që propozimi ynë i parë nuk u dëgjua. na duhet një propozim konkret sepse tani nuk bëhet fjalë për politikë, por për jetën dhe larg qoftë vdekjen e qytetarëve. ta themi fort fjalën tonë se çfarë duhet të bëjmë urgjentisht dhe çfarë duhet të ndalojmë urgjentisht”, u shpreh Basha.

I armatosur dhe me 25 mijë euro, momenti i arrestimit të Flodian Plakut në një hotel në Vlorë
I armatosur dhe me 25 mijë euro, momenti i arrestimit të Flodian Plakut në një hotel në Vlorë Gazeta Si 76 Shikime • 1 year më parë

⁣I armatosur dhe me 25 mijë euro, momenti i arrestimit të Flodian Plakut në një hotel në Vlorë

Dhuro pak dashuri!
Dhuro pak dashuri! Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

Pavarësisht Covid-19, bota po shkon drejt Krishtlindjeve dhe atmosfera e tyre po ndjehet gjithnjë e më shumë dhe John Leëis & Partners për këtë vit ka sjellë këtë spot emocionues.

“Besojmë se bota do të ishte një vend më i mirë nëse të gjithë do të jepnim pak më shumë dashuri. Prandaj, këtë vit festojmë mirësjelljen, e madhe apo e vogël qoftë ajo, duke treguar se çdo akt dashurie, sado i vogël qoftë ka një ndikim pozitiv në botën që na rrethon dhe tek të tjerët ku e transmetojmë atë akt”, thotë kompania.

Arrestohet tutori 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 kolumbiane për prostitucion
Arrestohet tutori 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 kolumbiane për prostitucion Gazeta Si 41 Shikime • 1 year më parë

⁣Arrestohet tutori 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 kolumbiane për prostitucion

Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare
Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Kombëtarja është këtë të martë në ditën e katërt të përgatitjeve që po zhvillohen në Frankfurt për ndeshjen eliminatore me Islandën. Me grupin që ka pësuar disa ndryshime në këto ditë, pasi disa prej lojtarëve janë larguar për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja është përpjekur që të injektojë idetë e tij.

Përmbytje në Shkodër
Përmbytje në Shkodër Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

⁣Reshjet e shiut, përmbytje në Shkodër

Dakar 2026
Dakar 2026 Gazeta Si 24 Shikime • 10 muaj më parë

Pëmbledhje e më të mirave në Prolog dhe Etapën e parë

⁣Shqipëria në samitin me BE për pandeminë, integrimin, afganët dhe...Ballkani i Hapur
⁣Shqipëria në samitin me BE për pandeminë, integrimin, afganët dhe...Ballkani i Hapur Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

Ka nisur në dita e parë e punimeve të Forumit Strategjik të Bled në Slloveni, ku Shqipëria përfaqësohet me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Samiti me udhëheqësit e Bashkimit Europian mbahet me fokus te integrimi i rajonit në BE, sfidat me të cilat po përballet, përfshirë këtu Covid dhe koordinimi i përgjigjes ndaj pandemisë, ndërsa një deklaratë e Miroslav Lajçak duket se do të përfshijë në këto diskutime edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

BE përfaqësohet në këtë samit nga Komisioneri për Zgjerimin, OIiver Varhelyi dhe i dërguari i posaçëm i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Një ditë më parë, në një deklaratë për Radio Europa e Lirë, Lajçak e cilësoi nismën “Ballkani i Hapur” si të pashëndetshme për rajonin.

Nga pamjet e shpërndara nga Kryeministria në pritjen para nisjes së këtij samiti, Kryeministri Edi Rama shfaqet duke u takuar me Komisionerin Varhelyi, Miroslav Lajçak, Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe atë grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë, Vuçiç, Rama dhe Zaev u takuan së bashku pasditen e së martës. Ishte Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç që postoi në rrjetet sociale një foto nga ky takim, duke shkruar: “Me dy miq të mirë në Samitin e Bledit nën hijen e Ballkanit të Hapur”.



Veç integrimit dhe pandemisë, Shqipëria mund të ngrejë në këtë takim edhe çështjen e refugjatëve afganë dhe të kërkojë më shumë ndërgjegjësim nga vendet e BE.

Në ditën e parë të takimit do të diskutohet pandemia, transformimi i gjelbërt dhe digjitalizimi në kuadër të procesit të zgjerimit të BE.

Në këto takime pritet që të diskutohet edhe për çështjen e hapjes formale të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pranverë, Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke djegur edhe Shqipërinë, pasi udhëheqësit e unionit kërkuan mosndarjen e dy vendeve.

Diskutimet mund të shërbejnë si njësi matëse e pulsit të Brukselit në lidhje me këtë temë, të stërzvarritur deri më tani. Jozyrtarisht Shqipëria nuk ka kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut, por përballë një vetoje tjetër të mundshme bullgare në samitet e vjeshtës të udhëheqësve të BE-së, nuk është çudi që Qeveria shqiptare të kërkojë ndarjen.

Sinjalin e dha Kryeministri Edi Rama në intervistën e fundit të dhënë për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA. “Është e çuditshme dhe e pashpjegueshme që ëndrra europiane e Shqipërisë të mbahet e bllokuar nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Takimet e Sllovenisë i paraprijnë samitit të tetorit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Nga ky samit mund të kuptohet më shumë në lidhje me vendimmarrjen e Brukselit sa i takon hapjes formale të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Alpine” prezantoi makinën e F 1 për vitin 2026.
“Alpine” prezantoi makinën e F 1 për vitin 2026. Gazeta Si 38 Shikime • 10 muaj më parë

⁣
“A526” vazhdoi në traditën e ngjyrave karakteristike, blu dhe rozë.
Pierre Gasly dhe Franco Colapinto, jan⁣ë n⁣ë bord edhe p⁣ër k⁣ët⁣ë sezon.

Adoleshentja amerikane shkruan historinë, mposht legjendën Williams
Adoleshentja amerikane shkruan historinë, mposht legjendën Williams Gazeta Si 106 Shikime • 7 years më parë

Adoleshentja amerikane shkruan historinë, mposht legjendën Williams

Rama-Bashës: Dil tako partinë! E takon dot!
Rama-Bashës: Dil tako partinë! E takon dot! Gazeta Si 51 Shikime • 5 years më parë

⁣Rama-Bashës: Dil tako partinë! E takon dot!

Rrëshqitja e dherave në Librazhd-Prrenjas, nis demontimi i urës
Rrëshqitja e dherave në Librazhd-Prrenjas, nis demontimi i urës Gazeta Si 63 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Rrëshqitja e dherave në Librazhd-Prrenjas, nis demontimi i urës

⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën
⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën Gazeta Si 131 Shikime • 5 years më parë

Lulzim Basha kërkoi dy herë dorëheqjen e Ilir Metës në 2015-n, kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit. Në njërin rast kërkesa për largimin e kreut të LSI-së në atë kohë u bë pas akuzave të Tom Doshit, që foli për një atentat të Metës ndaj tij, ndërsa hera e dytë pas daljes së lajmit se në çështjen me CEZ Ilir Meta kishte marrë rryshfet.

Në të dyja rastet Ilir Meta e shpërfilli kërkesën e opozitës, madje aludoi në atë kohë se kërkesa e Lulzim Bashës për dorëheqjen e tij lidhej me “respektin” që ai si kryetar Kuvendit kishte treguar e tregonte ndaj demokratëve dhe sidomos ish-kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD nuk ka nevojë të jap shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, që në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë që të shprehë pa kufizime mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, deklaronte Meta në 2015-n.

Presidenti e ka rikthyer këtë prononcime para mediave në atë kohë, duke e shoqëruar me një shënim të shkurtër.

“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti.

Meta është vënë në përplasje me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për herë të parë që prej 2017-s. Basha e akuzon se është pjesë e trekëndëshit të së keqes, së bashku me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO
Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO Gazeta Si 67 Shikime • 5 muaj më parë

Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO

Sfida Ronaldo, kush e prek topin fiton 10 mijë paund
Sfida Ronaldo, kush e prek topin fiton 10 mijë paund Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Sfida Ronaldo, kush e prek topin fiton 10 mijë paund

WhatsApp Video 2022-01-08 at 11
WhatsApp Video 2022-01-08 at 11 Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

Protestuesit futen ne pd

Aventura në shpellat nënujore të Meksikës
Aventura në shpellat nënujore të Meksikës Gazeta Si 152 Shikime • 7 years më parë

Aventura në shpellat nënujore të Meksikës

Showing 1 out of 2