Toppvideor


Një makinë e transportit të vlerave monetare ka rënë pre e grabitjes brenda Aeroportit të Rinasit. Mësohet se autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas grabitjes raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe dyshohet për një të vdekur dhe të plagosur. Firma private që transportonte lekët është kompania private e sigurisë “Nazeri”. Ndërkohë nuk dihet ende sasia e parave që janë grabitur, por shuma përflitet se është rreth 1,5 milionë euro.


Më 11 prill të 1985 vdiq Enver Hoxha. Vdekja e diktatorit pasoi disa ditë zie kombëtare dhe vajtimet kolektive publike me hir dhe pahir zgjatën deri më 15 prill, ditë kur u varros. Sot, 34 vite më vonë ato ngjarje shihen si një ndër aktet e fundit të tragji-komedisë komuniste shqiptare.


Po aq e egër e njëherazi e magjishme me luginat dhe shpatet e thyera, kjo krahinë e ndodhur jo shumë larg Tiranës, fsheh thesare të paçmuara, teksa shtegton drejt kësaj toke, të mbushur me mite e legjenda. Në këtë udhëtim tonin të fundjavës për “Gazetën Si”, do të flasim për këtë tokë; tokën e Pirustëve.


Të paktën 140 vetë raportohen të kenë humbur jetën nga 7 sulme terroriste të njëpasnjëshme në Sri Lanka. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se janë 7 sulme me bombë në 7 pika të ndryshme ne kryeqytetin Kolombo dhe në qytezën Batikola.


Një specie e rrallë për bregdetin shqiptar është filmuar në bregdetin
e Sarandës. Në videon e siguruar nga Gazetasi.al shihet një fokë duke notuar në
afër bregut të qytetit, e pa shqetësuar nga zhurmat përreth, duke notuar rreth
detit. Në një moment, në video shihet edhe kur foka ha një peshk.


Demonstrim i Njësisë Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë. Në këtë aksion të improvizuar ku ndalohen disa të kërkuar i pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj


Kërpudhat magjike e kanë origjinën që prej Egjiptit dhe është i vetmi vend ku gjenden në sasi të mëdha. Gojëdhëna të ndryshme tregojnë se edhe në kohë të lashta këto kërpudha janë përdorur për depresioni dhe paqëndrueshmërinë fizike. Kërpudhat magjike kanë aftësi për lënien e duhanit dhe një nivel më të lartë të vetëdijes.