Jetë & Stil

Gazeta Si
33 Shikime · 1 muaj më parë

⁣Kreu i Partisë së Lirisë vazhdon turin e tij
veror ku ditët e fundit është ndalur në Valbonë. Me qeleshe në kokë, Meta këndon
së bashku me Bes Kallakun pjesë nga një këngë e këtij të fundit.

Në videon e postuar nga vetë Meta, shihen të
dy bashkë teksa këndojnë me entuziazëm “Bëjmë jetë qejfi, bëjmë jetë luksi, e
para Laçi e para Kukësi”.

Gazeta Si
175 Shikime · 2 years më parë

⁣Lundrimi natën me gjysmë nëndetësen në Gjirin e Sarandës

Gazeta Si
37 Shikime · 5 years më parë

Ujërat ushqyes të Sllovenisë, Sllovenia është një vend i përcaktuar nga uji, me më shumë se 60 lumenj dhe përrenj, 300 liqene artificiale dhe natyrore dhe 7.500 burime ujërash të ëmbla

Gazeta Si
28 Shikime · 5 years më parë

Tentuam më tej të largoheshim nga politika, duke e filluar bisedën me Nerin, lidhur me familjen e tij...e normale, duke e filluar se si e përjetoi tërmetin kur dihet se kryesisht, Neri është pothuajse gjatë gjithë kohës, i larguar me punë e larg shtëpisë. Ai përgjigjet se, për fat të mirë a të keq, atë mbrëmje ndodhej në shtëpi, ku dolën me vrap, pasi Holta ishte me shërbim.

“Jetoj në pallat të lartë, e shtëpia shkonte si traget. Joni, djali i vogël, nuk u zgjua fare, por me Markun, u ndodhëm në korridor, të dy me pizhame...e të dy të frikësuar”, rrëfen ai.

Kur e pyet për dashurinë e tij të madhe, Holtën, ai përgjigjet se: “ka qenë vërtet goditje rrufeje”, apo Kupidi, siç e shpjegon ai me fjalë të tjera.

Të dy jeni energjik. Ku e gjeni atë “stopimin”?

“Askund. Edhe në gjumë, jemi energjikë!. Holta është edhe ca më energjike se unë, saqë unë i them që ti ha çdo mëngjes bateri ‘Duracell’, se s’ka mundësi”.

Neri tregon sesi janë njohur.

“Asokohe isha asistent pedagog tek Akademia e Arteve e Holta kishte miqësi me ata të kursit ku unë jepja mësim. Erdhi një ditë të shikonte provimin me atë energjinë e vet. U eklipsova nga energjia, gazi, hareja, e i them një mikut tim, kush është ajo. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe me të. Pastaj ndërruam numrin e telefonit, filluam të frekuentoheshim. Pra, 23 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, në atë vit të tmerrshëm, unë gjeta dashurinë e jetës sime”, tregon ai.

Dhe kur është përvjetori?

“Ah, ne nuk kemi asgjë të tillë...as unaza, as përvjetor e as dasma, e po ashtu, të dy nuk jemi të tipit nishane, kafet e vogla dhe të mëdha. Kapemi prej dore, ashtu si ditën e parë...”, shton aktori.

Çfarë ndodh midis dy tipave energjikë?

“Shumë adrenalinë, shumë qyfyre, shumë gallatë...por edhe sherre. Edhe kur zihemi, rrallë, tundet gjithë pallati. Janë të gjitha me tepricë dhe me shaka them se, provova të ndërtoj një familje dhe më doli një familje Adams, e përzierë më Flinstones. Është pra, një familje shumë larg kornizave të zakonshme. Jemi natyra të lira dhe është shumë e bukur, siç është. Perfekt!”, tregon Liçaj.

E për çunat që tashmë kanë shkuar 16 dhe 14 vjeç? (Që kur jemi njohur, jemi bërë edhe ne “të lashtë”?) “...edhe ty të kam njohur pa rrudha, pa thinja, e sot...”. Çfarë keni menduar për të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri, në këtë situatë politike apo ekonomike të paqartë?

“Të dy, edhe unë edhe Holta, nuk kemi menduar t’u bëjmë jetën fëmijëve, e as t’ua drejtojmë. Detyra jonë është të nxjerrim në jetë dy qytetarë dhe faktikisht i kemi orientuar drejt sportit e artit, e para dëshira për garë dhe arti që zbukuron mendjen dhe shpirtin. Të dyja formojnë një njeri të denjë pasi në fund fare, fëmijët e mi të mos jenë më poshtë se një fëmijë francez, apo gjerman. A kam frikë? Hap pas hapi, përpiqemi të jetojnë të denjë edhe këtu, pastaj, jetojnë jashtë, apo këtu. Është e drejta e tyre, ndonëse asnjë prind nuk i do fëmijët larg. Kemi për detyrë, t’i edukojmë”.

E ndjekin babin ende edhe sot?

“Vijnë ngaherë në shfaqje, ekspozita, lexojmë libra bashkë, shkojmë në plazh, deri edhe nja dy vjet kur të thonë, pse me plakun e plakën do të shkoj në plazh unë?! Bëj shaka. Por gjithsesi, së bashku me ta, rritemi edhe ne. E nga ana tjetër të them të drejtën, familja shqiptare është shpërbërë paksa...e ne këtë pikërisht, nuk duam të bëjmë. Familja është e para”.

Gazeta Si
31 Shikime · 5 years më parë

Uji i qetë që rrjedh në Hungari është si asnjë vend tjetër. Në Budapest, lumi Danub është një arterie e qytetit e përshkruar me ura ku kalojnë kalimtarët dhe admirojnë lëvizjen e anijeve. Liqeni Balaton është vendi i preferuar i hungarezëve për pushime. Banjat termike mund të gjenden në të gjithë vendin dhe kjo kulturë ka ndjekur hungarezët prej kohësh duke përfituar nga vetitë shëruese të tyre. Budapesti është një nga qytetet më të dashura të Europës, me bukuritë arkitektonike si Parlamenti neo-gotik, Kalaja e madhe Buda dhe Ura e Zinxhirit Szechnyi.

Gazeta Si
58 Shikime · 5 years më parë

Nga Gjipeja, Santa Quaranta. Të huajt pushtojnë gjiret

Gazeta Si
60 Shikime · 5 years më parë

Ngjitja përmes shkallëve më të frikshme në botë

Gazeta Si
46 Shikime · 5 years më parë

Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal

Gazeta Si
54 Shikime · 5 years më parë

Roborace është konkursi i parë në botë për ekipet e makinave vetë lëvizëse. Është një platformë e re për markat, organizatat dhe individët që të testojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të automatizuar të makinave të garave. Secili prej ekipeve përmban një programues përgjegjës për personalizimin e logaritmeve brenda softuerit të vetë drejtimit që, kontrollon automjetet autonome./BusinessInsider/

Gazeta Si
57 Shikime · 5 years më parë

Prej një jave tashmë, yje nga gjithë bota janë përpjekur të heqin tapat e shisheve, duke filluar me aktorin e njohur të filmave aksion Jason Statham dhe një John Mayer surprizues. Marifeti është një lëvizje e vetme e cila kërkon aftësi dhe saktësi ekstreme. Disa ja arritën ta kryejnë me sukses, disa dështuan.

Gazeta Si
84 Shikime · 5 years më parë

Orkney, një arkipelag i largët në brigjet veriore të Skocisë, po shfrytëzon në maksimum fuqinë e pozicionit të tij gjeografik. I rrethuar tërësisht nga oqeani, ku vazhdimisht goditet nga dallgë deri në 13 metra të larta, banorët e këtyre ishujve tani po gjejnë një mënyrë të re për të përfituar nga era dhe dallgët që ajo krijon.

Gazeta Si
77 Shikime · 5 years më parë

Whatsupp një prej programeve më të përdorura në mbarë botën, ka rënë pre e hakerave izraelit, gjatë ditëve të fundit. Programi i cili përdoret nga 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën, tregoi se hakerat ishin në gjendje të instalonin një softuer të veçantë në telefonat Android dhe Iphone, duke bërë të mundur përgjimin e mesazheve dhe bisedave.
Kodi dëmtues, i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group, mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjeshin telefonatave të rreme që dërgonte kompania.

Gazeta Si
236 Shikime · 5 years më parë

Shtatë mrekullitë e lashta të botës janë rindërtuar kompjuterikisht dhe zbulohet se si do të kishin qenë ato nëse rrjedha e kohës nuk do i kishte rrënuar.

Gazeta Si
77 Shikime · 5 years më parë

Teknologjia VR (realiteti virtual) nuk mund të kushtëzohet vetëm në përdorimin e saj për argëtim. Një grup studiuesish të rrjetit të spitaleve Cedars Sinai në Los Anxheles kanë dalë në përfundimin se realiteti virtual ndihmon edhe në trajtimin e pacientëve.

Gazeta Si
99 Shikime · 5 years më parë

Merimangat e kanë mbuluar një breg liqeni në Greqi

Gazeta Si
100 Shikime · 6 years më parë

Nëse jeni të dhënë për të krijuar gjëra të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për qirinjtë, kemi disa këshilla

Gazeta Si
108 Shikime · 6 years më parë

Kolorado në SHBA, mahnit me pamjet spektakolare

Gazeta Si
99 Shikime · 6 years më parë

pamje spektakolare nga alpet ne Europe

Gazeta Si
100 Shikime · 6 years më parë

sekretet e bukurise natyrale

Gazeta Si
82 Shikime · 6 years më parë

Pamje përrallore në Bora Bora




Showing 1 out of 2