Videot kryesore

Aksidenti te TEG-u, që shkaktoi sherrin mes disa personave me sende të forta
Aksidenti te TEG-u, që shkaktoi sherrin mes disa personave me sende të forta Gazeta Si 96 Shikime • 2 years më parë

⁣Aksidenti te TEG-u, që shkaktoi sherrin mes disa personave me sende të forta

Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë! Makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura në Tiranë, përm
Stuhia ‘pushton’ Shqipërinë! Makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura në Tiranë, përm Gazeta Si 96 Shikime • 2 years më parë

⁣Reshjet e shiut kanë pushtuar vendin, duke
krijuar përmbytje në disa qytete ndërkohë që qarkullimi në qytete të tjera është
vështirësuar për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugë.

Tërhoqën pakot e drogës nga SHBA me postë, arrestohen 3 persona në Tiranë
Tërhoqën pakot e drogës nga SHBA me postë, arrestohen 3 persona në Tiranë Gazeta Si 96 Shikime • 2 years më parë

⁣Tërhoqën pakot e drogës nga SHBA me postë, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia “blindoi” Shkodrën para takimit elektoral të Edi Ramës
Policia “blindoi” Shkodrën para takimit elektoral të Edi Ramës Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama e zhvilloi takimin me mbështetësit socialistë nën masa të forta sigurie. Mbërritjes së tij në Shkodër i paraprinë masa të përforcuara sigurie. Dhjetra forca të Policisë së Shtetit u vendosën disa orë para takimit elektoral përgjatë gjithë aksit rrugor Tiranë-Lezhë-Shkodër.

Bizneset VIP kërcënojnë tatimorët, Braçe: Kujdes!
Bizneset VIP kërcënojnë tatimorët, Braçe: Kujdes! Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Punonjësit e tatimeve janë kërcënuar nga administratorët dhe pronarët e bizneseve VIP në Tiranë dhe në bregdet. Zëvendëskryeministri Erjon Braçe përmendi tre raste kur këta punonjës janë kërcënuar për shkak të detyrës.

“I bëj thirrje administratorëve të Tajvanit këtu (Tiranë), apo administratorëve dhe pronarëve të Havanës dhe Azulit në Dhërmi, që të bëjnë kujdes! Çdo kërcënim ndaj punonjësve të shtetit që janë paraqitur aty dhe kanë pritur aq sa është larguar edhe klienti i fundit për të bërë detyrën e tyre, që do të përballen me ligjin”, tha Braçe në një dalje për mediat këtë të shtunë.

Zv.Kryeministri paralajmëroi se çdo kërcënim dhe kanosje ndaj tatimorëve do të trajtohet si krim, ndërsa fajësoi edhe Presidentin Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Pavarësisht se Presidenti nuk na e dha mundësinë që Kodi i ri Penal të hynte në fuqi tani dhe të mbronte edhe këtë kategori me masa të shtuara dhe kërcënime të shtuar, ne do të zbatojmë maksimumin e mundshëm që na jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre”, vijoi Braçe.

Në daljen para gazetarëve, zv.Kryeministri nuk e mohoi se edhe ai personalisht është bërë pjesë e kërcënimeve, sidomos në rrjetet sociale për aksionin antiinformalitet, ndërsa sa u takon akuzave të opozitës për tenderin e fiskalizimit, ai i tregoi opozitës derën e prokurorisë.

Dorëzohet bashkia, kombëtarja e basketbollit stërvitet në Tiranë
Dorëzohet bashkia, kombëtarja e basketbollit stërvitet në Tiranë Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Dorëzohet bashkia, kombëtarja e basketbollit stërvitet në Tiranë

Me heronjte e heshtur ne Thumane.mp4
Me heronjte e heshtur ne Thumane.mp4 Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Me heronjtë e heshtur të Thumanës pas tërmetit

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Ermonela Jaho mahnit Londrën!
Ermonela Jaho mahnit Londrën! Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka mahnitur mbrëmjen e kaluar publikun londinez gjatë një shfaqjeje në Operan Wihmore, ku është duartrokitur për disa minuta rresht nga të pranishmit që nuk e linin të largohej nga skena.

PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh
PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike akuzon Qeverinë për shpërndarje selektive të ndihmave për qytetarët në nevojë dhe se gënjen kur thotë se rezervat e shtetit kanë ushqime dhe materiale të tjera jetike për 3 muaj.

“Shpërndarje e ndihmave selektive, propagandë me rezervat e shtetit se ka furnizime për 3 muaj me ushqim. Të dashur qytetarë, rezervat kanë zero ushqime për ju, sepse aty nuk u duhet fare nëse e keni plot apo bosh frigoriferin. Nëse keni ilaçe apo jo. E kanë mendjen si të vjedhin dhe si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë dhe Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1.5 mln euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj ngre disa pyetje në lidhje me tenderin e hedhur nga Qeveria për blerjen e ushqimeve.

“Pse u vonua me një muaj tenderi për blerjen e ushqimeve? Si u përzgjodh kompania fituese? Kush e fitoi tenderin?”, tha ai.

Ish-deputeti demokrat e mbylli deklaratën duke thënë se këto pyetje kërkojnë përgjigje nga “Alo Qeveria”.

Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga
Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga Gazeta Si 95 Shikime • 6 years më parë

Atentati në Pogradec/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga

Rama vizita e dytë te familja Rasha
Rama vizita e dytë te familja Rasha Gazeta Si 95 Shikime • 6 years më parë

⁣


Eskorta e Kryeministrit Edi Rama është ndaluar në orët e paradites së kësaj të marte në familjen e të ndjerit, Klodian Rasha, i riu i vrarë nga Policia e Shtetit më 8 dhjetor.

Vizita e kreut të Qeverisë mbërrin pas gjashtë ditësh protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, ku pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj tashmë kërkohet dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Gjithashtu, një ditë më parë u botua në Fletoren Zyrtare vendimi i Qeverisë që e quan “aksidentale” vrasjen e të riut dhe që lidh pension për familjen e Klodian Rashës në masën 8 herë më të lartë se pensioni social.

Pas këtij vendimi, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha foli për mediat duke deklaruar se cilësimi “aksidental” ishte një vrasje e dytë e të birit.

⁣Energji e infrastrukturë, Rama: 10 mld euro investime në 4 vite
⁣Energji e infrastrukturë, Rama: 10 mld euro investime në 4 vite Gazeta Si 95 Shikime • 6 years më parë

Mes investimeve të planifikuara për vepra madhore në infrastrukturë dhe energji dhe investimeve të huaja vjetore në vend, Kryeministri Edi Rama thotë se nëse e merr mandatin e tretë, Qeveria do të ketë të paktën 10 miliardë euro për të investuar.

Nga takimi që pati me qytetarët e Peshkopisë, Rama renditi një sërë projektesh në energji dhe infrastrukturë. Si fillim u ndal te Hidrocentrali i Skavicës, ndërtimin e të cilit Qeveria ja ka besuar kompanisë amerikane Bechtel. Kryeministri premtoi se të gjithë ata që preken nga realizimi i kësaj vepre madhore do të kompensohen në masë 100 për qind.

Skavica, tha Rama, së bashku me TEC-in e Vlorës dhe dy parqet e energjisë diellore në Karavasta dhe Durrës, e të fituara nga kompania franceze Voltalia do të mundësojnë që Shqipëria të mos importojë asnjë cent energji elektrike, por vetëm ta eksportojë atë.

Sa për infrastrukturën, Rama përmendi Rrugën Milot-Fier, Tunelin e Llogarasë, ByPass-in e Tiranës, atë të Elbasanit, rrugën Muriqan-Milot e të tjera. Në të total, vlera e këtyre investimeve në energji dhe infrastrukturë shkon në rreth 6.7 miliardë euro, ndërsa duke përllogaritur se në vend hyjnë rreth 1 mld euro investime të huaja në vit, Rama thotë se për 4 vitet e ardhshme do të jenë të paktën 10 mld euro.

Festa e çmendur e Inter
Festa e çmendur e Inter Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

⁣Kundër Udineses do të ketë festë për titullin kampion për tifozët e Interit. Ata kthehen
në San Siro, rreth 1000 spektatorë, për ndeshjen e kësaj të diele midis Interit
dhe Udineses. OK është dhënë tashmë për të festuar titullin me publikun në
tribuna, duke pasur parasysh që kupa do të jepet në fund të ndeshjes kundër friulanëve.

⁣NATO “pushton” Kuçovën
⁣NATO “pushton” Kuçovën Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

Baza Ajrore e Kuçovës po shërben në këtë periudhë si një prej pesë qendrave logjistike të organizimit të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Kjo ka bërë që këtu të stacionohen një pjesë e trupave amerikane, shqiptare dhe të aleatëve të tjerë të NATO-s.

Gjatë qëndrimit të trupave këtu, qytetarët e Kuçovës kanë pasur mundësinë të shohin nga afër dhe njihen me teknologjinë më të avancuar të Aleancës ushtarake më të madhe në botë.

Pas përfundimit të kësaj stërvitjeje, pritet që të nisë edhe investimi për shndërrimin e aeroportit të Kuçovës në aeroport të ri ushtarak të NATO-s.

Përgatitja e godinave për afganët!
Përgatitja e godinave për afganët! Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

⁣Përgatitja e godinave për afganët!

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

⁣Një tjetër video shton “misteret” mbi gjendjen shëndetësore të Erdogan
⁣Një tjetër video shton “misteret” mbi gjendjen shëndetësore të Erdogan Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

Një lajm që qarkulloi fillimisht përmes Ëhats App në Turqi ditën e martë tregonte se Presidenti turk, Recep Taip Erdogan ishte shtruar në spital pasi ka pësuar një ishemi.

Sipas lajmi, gjendja shëndetësore e Presidentit ishte e rënduar, ndërsa autoritetet po përpoqen që ta mbajnë të fshehtë këtë fakt.

Lajmi u përforcua pas postimit në rrjetet sociale të një videoje, ku Presidenti turk shfaq vështirësi për të ecur. Videoja është shpërndarë nga një deputet i opozitës së Partisë Republikane e qendrës së djathtë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Erdogan, Fahretin Altun postoi po në rrjetet sociale një video kur Presidenti turk del nga makina e tij në gjendje të mirë shëndetësore.

“Besoni miqtë, trembu nga armiqtë”, shkroi Altun në videon shoqëruese.

Në lidhje me shëndetin e Erdogan prej javësh qarkullojnë lajme nga më të ndryshmet në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që në Turqi këto lajme mohohen vazhdimisht. Pjesë e mohimit janë edhe fushatat e arrestimeve dhe nisjes së proceseve gjyqësore ndaj personave që përhapin, sipas autoriteteve “lajme të rreme” mbi shëndetin e Presidentit.

Vetëm të mërkurën, prokurorët turq njoftuan nisjen e procedimeve për të paktën 30 persona që kishin shpërndarë në Tëitter dhe rrjetet e tjera sociale “lajme të rreme për gjendjen shëndetësore të Erdogan”.

Erdogan u kthye në Turqi të dielën nga Roma, ku mori pjesë në samitin e G20, duke anuluar fluturimin për në Glasgoë për të marrë pjesë në punimet e samitit të klimës COP26. Ndryshimi i agjendës nuk u komentua zyrtarisht, por jozyrtarisht mediat turke thanë se shkak ishte bërë refuzimi i palës britanike për të pranuar protokollin e sigurisë së Presidentit turk.

Në një tjetër lajm që qarkulloi të mërkurën thuhej se shkak i këtij ndryshimi ka qenë pikërisht gjendja shëndetësore e Presidentit turk.

Ekspozita magjepsëse e Van Gogh në një formë tjetër
Ekspozita magjepsëse e Van Gogh në një formë tjetër Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

⁣Në vend që të qëndroni dhe të shikoni nga larg një prej pikturave të bukura me kornizë të artistit ikonik, imagjinoni të keni mundësinë të ecni brenda njërës prej tyre, me ngjyrat e gjalla që rrotullohen rreth jush, ndërsa ju gjendeni në një mënyrë tjetër të veprat mahnitëse post-impresioniste. Një ekspozitë si kurrë më parë me pikturat e Van Gogh që do jenë më pranë adhuruesve.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ekstazi dhe kanabis, 6 të arrestuar në Lezhë
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ekstazi dhe kanabis, 6 të arrestuar në Lezhë Gazeta Si 95 Shikime • 2 years më parë

⁣Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ekstazi dhe kanabis, 6 të arrestuar në Lezhë

Showing 51 out of 52