Up next

⁣Turqia: Shqipëria ende e kërcënuar nga FETO

34 Shikime· 02/04/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Turqia thotë se organizata FETO, të cilën e fajëson për grushtin e shtetit të vitit 2016 është ende e pranishme në Shqipëri dhe paralajmëron për rrezikshmërinë, që sipas Ankarasë, paraqet.

Paralajmërimi u bë nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare turke, Mustafa Sentop, që vizitoi Shqipërinë këtë të enjte me ftesë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në deklaratat para mediave, vetë Gramoz Ruçi nuk e ceku këtë çështje, por ishte homologu i tij turk ai që foli për FETO-n.

“Fola edhe për aktivitetin e organizatës terroriste FETO, që ndërmori grushtin e shtetit në vendin tonë. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri”, tha Sentop.

Kryeparlamentari turk paralajmëroi rrezikshmërinë, që sipas tij, paraqet kjo organizatë, ndërsa tha se Turqia vetë ja ka dalë mbanë që të eleminojë.

“Është një organizatë që nuk kurseu dhe bombardoi Parlamentin e Turqisë gjatë seancës plenare. Në turqi, kjo organizatë është eleminuar në masë të madhe të konsiderueshme”, u shpreh ai.

Sentop thotë se objektiv i aktivitetit të kësaj organizate nuk është vetëm Turqia, ndërsa renditi edhe aktivitetet pas të cilave maskohet, sipas tij.

“Nuk është vetëm Turqia objektiv i kësaj organizate terroriste tinëzare. Kjo organizatë, ky grup terrorist për të realizuar qëllimet e veta e maskon aktivitetin me institucionet arsimore, shëndetësi, media dhe shoqata dhe fondacione të ndryshme. Është një rrezik për vendet ku është aktive”, tha ai.

Megjithatë, në fund kreu i Parlamentit turk u shpreh se Turqia nuk do të lejojë që FETO “të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next