Videot kryesore
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 19:00 me orën tonë në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit në Uashington, për të nisur takimin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Rama ndodhet në SHBA për një vizitë 4-ditore, që nisi me një ceremoni të organizuar me rastin e marrjes nga ana e Shqipërisë së mandatit dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.
Rama e vlerësoi këtë si një arritje historike dhe plotësisht të merituar për Shqipërinë.
Ndërkohë, takimi me Blinken mbërrin në një periudhë të trazuar në kampin e opozitës së politikës shqiptare, ku Sali Berisha ka nisur prej shtatorit Foltoren për t’i marrë PD-në Lulzim Bashës, që e akuzon së bashku me Ramën si pjesë “të komplotit që e shpalli atë non grata nga DASH” me akuzën e korrupsionit madhor.
Berisha thotë se ka paditur në gjykatën korrektuese të Parisit Sekretarin e Shtetit, ndërsa deklaron se ai ka marrë një vendim krejtësisht politik e të shtyrë nga George Soros, pa asnjë provë e fakt kundër tij.
Në Tiranë u mbajt këtë të shtunë Parada e Krenarisë. Dhjetëra
pjesëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, biseksualë
dhe transgjinorë) marshuan me flamuj me ngjyrat e ylberit, nën shoqërimin në
distancë të policisë në rrugët kryesore të kryeqytetit. Disa nga pjesëmarrësit mbanin
pankarta ku shkruhej “ne jemi familje”, që ishte edhe parulla kryesore e këtij
organizimi.
Pas një muaji në arrati, është vënë në pranga Bledar
Trëndafili, autori i ngjarjes së rëndë të 31 Gushtit, ku pasi e leu me benzinë,
i vuri flakën bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci.
Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen
kryeministres së Italisë Giorgia Meloni duke i dhuruar një shall mëndafshi.
Dy krerët e shteteve kanë marrë vëmendjen në Javën
e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi pasi Rama i dha shallin Melonit, duke iu ulur
fillimisht në gjunjë si shenjë nderimi. Pasi Meloni hapi dhuratën, Rama nxitoi që
shallin t’ia vendoste në kokë Melonit, e cila e heq menjëherë.
Presidenti Ilir Meta kujtoi përmes rrjeteve sociale se sipas dekretit që nxorri një ditë më parë, data kushtetuese për zgjedhjet vendore është 13 tetori. Për të nuk ka asnjë dilemë se vendimi i tij është në përputhje të plotë dhe të padiskutueshme me Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit.
Përballë këmbënguljes së Kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet këtë të dielë, Meta këshillon qytetarët që, sipas tij, të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin dhunën në procesin e së dielës e cilëson një proces tërësisht partiak.
“Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste. Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të g jithë shoqërinë tonë”, shkruan Meta.
Presidenti nuk kursen ironizimin dhe postimin e tij me shkrim e shoqëron me një video-kronikë nga zgjedhjet e vitit 1982 në Shqipëri, proces që në kohën e regjimit pritej me këngë, daulle e valle.
“Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante”, mbyll reagimin e tij Meta.