Videot kryesore

mjeku como apeli.mp4
mjeku como apeli.mp4 Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Shefja e Infektivit në QSUT Najada Çomo u bën një tjetër apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm në këtë mënyrë ulin rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

⁣30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve, DASh: Shqipëria s’ka vend tjetër mik më shumë se SHBA
⁣30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve, DASh: Shqipëria s’ka vend tjetër mik më shumë se SHBA Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përçuar një mesazh me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mesazhi është shpërndarë nga zëdhënësi i DASH-, Ned Price.

“Më 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Sot kujtojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe për t’iu bashkuar bashkësisë euro-atlantike. Kemi shumë për të festuar. Në 30 vitet e fundit, Shqipëria dhe SHBA kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë të bazuar tek vlerat e përbashkëta, objektivat e njëjtë dhe lidhjet mes njerëzve. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s. I jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin e saj në nxitjen e sigurisë rajonale dhe globale përmes kontributit si anëtare e NATO-s. Së bashku do të vazhdojmë progresin për vizionin tonë të përbashkët dhe të rrisim marrëdhënien dypalëshe të gjallëruar. Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër partner, aleat apo mik më shumë se SHBA. Ne mirëpresim se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, thuhet në mesazhin e DASH.

Salianji-Braçe ofendime personale, Garda shmang përplasjen fizike
Salianji-Braçe ofendime personale, Garda shmang përplasjen fizike kadri 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Salianji-Braçe ofendime personale, Garda shmang përplasjen fizike

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri i akuzuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri i akuzuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

⁣Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri i akuzuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Kombëtarja vijon përgatitjet për miqësoren me Gjibraltarin
Kombëtarja vijon përgatitjet për miqësoren me Gjibraltarin Gazeta Si 37 Shikime • 1 year më parë

⁣Largohet Kastrati i dëmtuar, ftohet Simon Simoni.

Video ne Tepelene
Video ne Tepelene Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Video ne Tepelene

Alvin te avioni.mp4
Alvin te avioni.mp4 Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

Momenti kur Alvin Berisha merret ne dorezim nga perfaqesuesit e Kryqit te Kuq italian dhe te Gjysme Henes se Kuqe te Sirise duke e derguar me avion drejt Italise.

Theth, borë në pranverë
Theth, borë në pranverë Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

⁣Më 20 mars, ne jemi futur zyrtarisht në pranverë
por, pavarësisht kësaj, temperaturat jo vetëm se nuk janë të ngrohta por ditën
e sotme Thethi është zgjuar i mbuluar nga dëbora.

Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit
Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

⁣Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit per te shuar zjarrin

Sherr me thika pranë 'Qytetit Studenti', plagoset një 20-vjeçar
Sherr me thika pranë 'Qytetit Studenti', plagoset një 20-vjeçar Gazeta Si 75 Shikime • 2 years më parë

⁣Sherr me thika pranë 'Qytetit Studenti', plagoset një 20-vjeçar

peshkaqeni dhelper.mp4
peshkaqeni dhelper.mp4 Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Kapet peshkaqeni dhelpër në afërsi të ishullit të Sazanit. Peshkaqeni ishte i gjatë rreth 3 metra e 30 cm ndërsa peshonte rreth 200 kg.
Peshkaqeni është kapur në veri të ishullit të Sazanit ,jashtë gjirit të Vlorës.

Banori ankohet ndihma 2 ankesa ushqimet.mp4
Banori ankohet ndihma 2 ankesa ushqimet.mp4 Gazeta Si 53 Shikime • 7 years më parë

Banorët e Durrësit ankohet për mos dhënien ne ndihmave dhe për abuzime në në shpërdarjen e tyre. Ata shprehen të indinjuar se kanë tre ditë po presin dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Rama: Teatrin siç ishte do ta rindërtojmë, por jo aty ku ishte
Rama: Teatrin siç ishte do ta rindërtojmë, por jo aty ku ishte Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama shmangu temën e reformës zgjedhore gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të Kuvendit këtë të enjte, por u ndal gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh i gatshëm që të plotësojë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për ta rindërtuar godinën siç ishte, por jo në vendin ku ishte.

“Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe politikanëve, por do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do ta kemi mes nesh, jo aty dhe jo teatër. për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin e njerëzve tek ajo godinë. tek ajo godinë do të shkojnë vetëm mësuesit dhe fëmijët”, deklaroi Rama.

Rama u është përgjigur edhe akuzave për shembjen e godinës ekzistuese. Ai e cilësoi Presidentin komedian, ish-Kryeministrin Sali Berisha dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor “i huazuar në politikë”. Kryeministri tha se i qëndron edne bindjes se godina duhej shembur, por mes fjalëve të shqiptuara duket se u ndjenë doza pendimi, jo për vendimin e marrë, por që vendimi i marrë nuk ishte konsensual.

“Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë, sepse jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet. Duke u kthyer tek dhimbjet ia vlen që të flitet sepse dikush që nuk ka lidhje fare”, u shpreh ai.

Rama tha gjithashtu se brenda këtij muaji do të hiqen që të gjitha masat kufizuese dhe vendi do të hapet dhe përgatitet për sezonin turistik. Në lidhje me mënyrën sesi Shqipëria e ka përballuar pandeminë, Rama tha se ka marrë admirimin e miqve ndërkombëtare, mes të cilëve edhe të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

“Sigurisht që do të hapemi por jo si te teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi”, u shpreh ai.

Interpelanca për Teatrin, Rama përgjigjet me gjuhën e artistëve
Interpelanca për Teatrin, Rama përgjigjet me gjuhën e artistëve Gazeta Si 44 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama nuk e zgjati shumë fjalën në mbrojtje të vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i Qeverisë iu përgjigj shkurtimisht pyetjeve të ngritura nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare, udhëhequr nga Rudina Hajdari, që e kishin thirrur në një interpelancë për këtë çështje.

Rama mori pak më shumë se gjysmën e kohës prej 20 minutash të vendosur në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës parlamentare. E nisi duke deklaruar se ai vetë nuk kishte më se çfarë të shtonte nga fjalët që ka thënë për nevojën e teatrit të ri dhe pse godina ekzistuese nuk kishte asnjë vlerë për t’u ruajtur dhe në vend të kësaj citoi deklaratat e artistëve që kërkuan një godinë të re teatri dhe që deklaronin se godina e vjetër nuk kishte asnjë vlerë kulturore dhe historike.

Megjithatë, Rudina Hajdari hodhi akuza se i gjithë procesi, që nga transferimi i godinës së Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës e deri tek shembja e saj ka qenë i paligjshëm. Deputetja e grupit parlamentar demokrat tha se përmes një vendimi të vitit 2000, godina ishte pjesë e një ansambli të mbrojtur me ligj dhe hodhi dyshime se përmes një vendimi të Qeverisë në 2017, Kryeministri Edi Rama.

“Në transferimin tek Bashkia e Tiranës është vetëm sipërfaqja e Teatrit Eksperimental, nuk është Teatri Kombëtar që i keni kaluar Bashkisë së Tiranës. Atëherë si u shkatërrua Teatri Kombëtar? Ju nuk ja keni kaluar fare Bashkisë së Tiranës godinën e teatrit kombëtar. Në vitin 2000 keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar këtë transfertë, sepse ka qenë në kundërshtim me nenin 116 të Kushtetutës, për artin dhe kulturën. Teatri Kombëtar është institucion qendror publik që mbrohet me ligj dhe nuk mund t’i transferohet Bashkisë së Tiranës me VKM. Fiksimi juaj do t’u kushtojë rëndë. Me VKM nr. 325 keni përgjysmuar qendrën historike, pse e keni përgjysmuar? Pse e keni dashur atë truall në 2017? Është përgjysmuar trualli në mes të Tiranës”, tha Hajdari.

Forcat speciale nisin planin e mbrojtjes së Parlamentit
Forcat speciale nisin planin e mbrojtjes së Parlamentit Gazeta Si 37 Shikime • 5 years më parë

⁣Forcat speciale nisin planin e mbrojtjes së Parlamentit

⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë
⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë Gazeta Si 62 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur bashkëpunimin me Serbinë në kuadër të Ballkanit të Hapur duke iu referuar shpesh shembujve nga historia. Shembulli i preferuar i tij është ai mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Dytë Botërore ishte kulmimi i armiqësisë shekullore mes dy vendeve, që vendosën të themelojnë Bashkimin Europian, pasi ndër shekuj kishin pushtuar njëra-tjetrën duke vrarë e prerë. Ky krahasim i Ramës u kritikua nga disa si i pavend me arsyetimin se Franca e Gjermania përgjatë historisë së tyre konfliktuale kanë qenë herë agresore, herë viktima, ndërsa Kosova e shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë të Serbisë, por vazhdimisht viktima të politikave shoviniste të Beogradit me spastrime etnike, i fundit prej të cilëve vetëm dy dekada më parë.

Megjithatë, veç rastit Francës e Gjermanisë, nga samiti i Ohrit në kuadër të Ballkanit të Hapur, Kryeministri Rama solli një shembull tjetër, që tha se nuk ishte i veti, por i diplomatit amerikan, Christopher Hill.

“Ambasadori Chris Hill më tha diçka që në fakt s’e kisha menduar asnjëherë. Shumë thjesht: SHBA kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjike më të forta dhe miqësitë më të ngushta sot në arenën ndërkombëtare është aleanca e SHBA me Japoninë...pas dy bombave atomike dhe urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do të qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar më parë që SHBA të uleshin në gjunjë për bombat atomike”, deklaroi Rama.

Por, as krahasimi me marrëdhënien Japoni-SHBA nuk është i duhur. Dy bombat atomike amerikane mbi Japoni ishin kulmimi i një lufte të ashpër mes tyre në Paqësor dhe vende të treta, si Tajlandë, Filipine e Kinë. Për më tepër, ishte Japonia ajo e para që sulmoi SHBA në Pearl Harbour.

Sulmi me dy bombat bërthamore më 6 dhe 9 gusht ishte i pari i amerikanëve në Japoni. Më 15 gusht, Japonia shpalli kapitullimin dhe më 2 shtator të 1945-s u zyrtarizua ky kapitullim. Sipas termave të caktuara nga fituesi, SHBA dhe aleatët e saj australianë, britanikë e neozelandezë do të qëndronin në Japoni si pushtues. Kjo është hera e parë dhe e vetme kur është pushtuar vendi ishullor.

Por, qëllimi i SHBA dhe aleatëve të saj nuk ishte spastrimi etnik në Japoni, siç ishte për një shekull qëllimi e politika e serbëve në Kosovë. Qëllimi i amerikanëve ishte ndryshimi i krejt sistemit dhe mënyrës së qeverisjes japoneze.

Nën udhëheqjen e gjeneralit Douglas MacArthur SHBA detyruan Perandorin Hirohito që të hiqte dorë nga imazhi prej ‘hyu’ që kishte krijuar në shoqërinë vendase. Heqja dorë nga ‘hyjnia’ ishte hapi i parë i progresit të shoqërisë. Ushtria u shpërnda, politikanët e Luftës së Dytë Botërore u ndaluan nga punësimi në qeveri, u shkatërruan konglomeratet që kontrollonin ekonominë, u ndërmor reforma agrare që shpërndau toka për njerëzit e thjeshtë, u legalizuan unionet e punonjësve, iu dha e drejta e votës grave dhe mbi të gjitha u decentralizuan dhe demokratizuan institucionet arsimore.

Shumë prej këtyre ndryshimeve u vendosën në Kushtetutë para se SHBA dhe aleatët e saj të largoheshin nga Japonia në vitin 1952, jo si të detyruar nga bombardimet e një shteti, apo aleance ushtarake. Ajo që lanë pas ishte një Japoni të transformuar dhe gati për të ecur vetë, por tani me rregulla krejtësisht të reja e më të drejta, duke lënë pas mbylljen shekullore, që kishte shërbyer si katalizator i agresioneve japoneze në Paqësor.

Po në Kosovë? Për një shekull përpjekjet serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të përhershme e në forma herë të heshtura, herë agresive e ushtarake. Spastrimi i heshtur realizohej përmes mungesës së investimeve në infrastrukturë, ekonomi, arsim, shëndetësi e çdo fushë tjetër për t’u vështirësuar jetën shqiptarëve.

Ushtarakisht dy kanë qenë spastrimet e mëdha, fillimisht në përfundim të Luftës së Parë Ballkanike dhe me luftën e vitit 1999. Përgjatë gjithë kësaj periudhe shqiptarët u vranë, u dëbuan. Atyre që mbetën iu mohua arsimimi në gjuhën amë, u zhvendosën me forcë për t’u zëvendësuar nga kolonët serbë, u përjashtuan nga vendimmarrja, u lanë jashtë institucioneve për të mos folur.

Pra, nëse SHBA la pas një Japoni më të demokratizuar e zhvilluar vetëm në 7 vjet, ato që Serbia mbolli në Kosovë për një shekull ka qenë vetëm shkatërrimi, terrori, genocidi e spastrimi etnik. Për më tepër, SHBA nuk e mohoi asnjëherë shtetësinë e Japonisë, as në vitet kur e mbajti të pushtuar.

Serbia vijon ta mohojë shtetin e Kosovës, madje pak ditë para se të merrte pjesë në samitin e Ohrit për Ballkanin e Hapur, Vuçiç u betua se do ta mbajë Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë. Këto janë dallimet mes dy shembujve të sjellë nga Kryeministri Rama dhe këto dallime ndoshta janë të mjaftueshme për të nxitur mosbesimin te Serbia në Prishtinë.

Besimi fitohet dhe për ta fituar këtë, gjëja e parë që Serbia duhet të bëjë para se të ftojë Kosovën në Ballkanin e Hapur është njohja si shtet. Të tjerët do të pasojnë...

Dorëzohet bashkia, kombëtarja e basketbollit stërvitet në Tiranë
Dorëzohet bashkia, kombëtarja e basketbollit stërvitet në Tiranë Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Dorëzohet bashkia, kombëtarja e basketbollit stërvitet në Tiranë

Shkencëtarët kane krijuar organizma të programueshme nga qelizat burimore
Shkencëtarët kane krijuar organizma të programueshme nga qelizat burimore Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

Shkenca ka arritur të krijojë robotë të vegjël të quajtur Kseno-bots nga embrione të bretkosave dhe ato mund të përdoren për të shkatërruar qelizat kancerogjene ose për të hequr mikroplastikën nga oqeanet.
Ato u zhvilluan nga studiues të Universiteteve Vermont dhe Tufts të cilët adaptuan qelizat burimore të marra nga embrioni i bretkosës afrikane “Ksenopus Laevis”. Nano-robotët janë vetëm 1 milimetër dhe mund të programohen për të kryer një sërë detyrash, përfshi dërgimin e ilaçeve direkt në një pikë specifike të trupit. Studiuesit thonë se këto "qeliza të reja artificiale" mund të formësohen për çfarëdolloj detyre që mund t’u ngarkohet, ndërsa janë praktikisht të pashkatërrueshëm dhe të vetë-riparueshëm.

Përfundimi i vitit shkollor, qeveria vendos në fund të prillit
Përfundimi i vitit shkollor, qeveria vendos në fund të prillit Gazeta Si 54 Shikime • 7 years më parë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se në fund të prillit do të merret një vendim lidhur me vitin shkollor. Me anë të një prononcimi, Shahini u shpreh se qeveria ka gati dy skenarë, por e gjitha varet nga vendimi që do të marrë Task Forca.

Edhe njëherë ministrja përsëriti se në Maturën Shtetërore nuk do të ketë pyetje nga mësimet e marra gjatë periudhës së koronavirusit, ndërsa lidhur me studentët Shahini tha se gjithçka do të vendosej nga vetë Univeritetet.

“Ju falenderoj që keni qëndruar në shtëpi. Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Do ta kemi në fund të prillit pra punë ditësh. Thjesht po shohim situatën e koronavirusit dhe po presim një vendim nga Task Forca. Sidoqoftë i kemi të gjithë skenarët gati, për të dyja rastet. Maturantët na pyesin se kur do t’i pyblikojmë programet orientuese për ta. Gjithashtuy në fund të prillit. Nuk do përmbajnë temat që nuk janë zhvilluar në kushte shkolle. Studentët pyesin gjithashtu për mënyrën sesi do të mbyllet viti akademik. Ata kanë një fleksibilitet të shtuar duke qënë se provimet i kanë në korrik por po punojmë shumë ngushtë me dekanët dhe rektorët. Në fund të ditës vendimin e marrin Universitetet. Disa maturantë na kanë shkruar edhe se kur do të mbyllet viti dhe nëse do tëkenë mundësi për të aplikaur jashtë vendit. Plani ynë është që gjithçka të përfundojë në kohë dhe të mos ketë pengesa për aplikimin jashtë vendit, shumë shpejt merret vendimi. I kemi gati skenarët dhe mësuesit. Maturantët kanë një pako të veçantë dhe përfshihet edhe një udhëzues sesi të punohet me ta. Pjesa e punës tek ta do të jetë e përqëndruar tek përsëritja. Na shkruani nëse kemi pyetje,”-tha Shahini.

Ndërkohë mësimi për të gjithë nxënësit vijon online, pasi ministrja e Shëndetësisë ka lëshuar urdhërin që të gjitha institucionet arsimore publike dhe private të mbyllen për një kohë të pacaktuar deri në normalizimin e gjendjes së koronavirusit.

Hajdari: Teatri u prish me marrëveshje PS-PD
Hajdari: Teatri u prish me marrëveshje PS-PD Gazeta Si 43 Shikime • 6 years më parë

Rudina Hajdari bën bashkëfajtore si Qeverinë, ashtu edhe opozitën në prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Përmes një videomesazhi të shpërnarë në rrjetet sociale, deputetja e grupit parlamentar demokrat hedh dyshimet për një marrëveshje të fshehtë mes dy palëve.

Sot në Teatër është vënë një skenë nga klasa politike teatrale. Teatri sot u prish në marrëveshje të plotë mes tyre. Koha është tani të çlirojmë vendin nga ata. Ju uroj shumë forcë dhe kurajo sepse ne do ia dalim këtij qëllimi”, u shpreh ndër të tjera Hajdari.

“Në Teatër është vënë një skenë nga klasa politike teatrale. Teatri sot u prish në marrëveshje të plotë mes tyre. Koha është tani të çlirojmë vendin nga ata. Ju uroj shumë forcë dhe kurajo, sepse ne do ia dalim këtij qëllimi”, deklaroi Hajdari.

Hajdari thotë se me vendimin për prishjen e godinës u shkel ligji për pushtetin vendor, sepse vendimi nuk kishte hyrë ende në fuqi. Ajo akuzon se është tjetërsuar një trashëgimi kulturore dhe se godina e Teatrit Kombëtar duhej ruajtur.

“Ata e quajnë si godinë tallashi, ju kujtoj që Gjermania po ruan kampet e nazizmit. Ajo godinë duhet të ruhej të mos harrojmë se si ka qenë arti shqiptar”, thekson ajo.

Showing 141 out of 169