Videot kryesore
Rama u ndal tek vendimi i Bashkisë së Shkodrës për t’i ndaluar takimin elektoral në pedonalen e këtij qyteti në orët e pasdites. Rama foli për një plan të opozitës, që kërkon përshkallëzimin e tensioneve. Ai tha se Partia Demokratike është në kërkim të “dëshmorëve për kauzën e saj” dhe u rikthye protestave të 2 prillit 1991 në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër martirët e demokracisë, mes të cilëve edhe Arben Broci.
Një takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Helsinki, pjesë e të cilit është edhe ministri Gent Cakaj, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor.
Jose Mourinho në syrin e ciklonit pas xhestit të bërë ndaj Okan Buruk i cili aktron shkëlqyeshëm në rënie. Mirëpo nëse shikoni videon me kujdes, gjithçka filloi nga Buruk i cili afrohet për të takuar arbitrat. Mourinho largohet por Buruk i thotë diçka që nervozon portugezin që e ndjek dhe tenton ti tërheqe hundë. Ngjarje që kthen në vëmendje atë çka portugezi bëri në vitin 2010 (kur drejtonte Real Madrid) me asistentin e Barcelonës, Tito Villanova.