Videot kryesore

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 20 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Hysaj post Serbi
Hysaj post Serbi Gazeta Si 24 Shikime • 1 year më parë

Kjo ishte deklarata e të vetmit futbollist (ende në Kombëtare) që ka luajtur ndaj Serbisë në mbrëmjen e shëmtuar të Beogradit.

Dy gola dhe dedikim nga Daku
Dy gola dhe dedikim nga Daku Gazeta Si 23 Shikime • 12 muaj më parë

Mirlind Daku arriti kuotën e 6 golave në sezonin e ri në kampionatin rus. Sulmuesi kuqezi shënoi 2 golat e Rubin Kazan në transfertën ndaj Orenburg. Gola që Daku ia dedikoi gjyshit të ndjerë, foton e të cilit mbante në bluzën poshtë uniformës.

Të shtënat me armë drejt berberhanes në Fier, arrestohet një nga autorët
Të shtënat me armë drejt berberhanes në Fier, arrestohet një nga autorët Gazeta Si 34 Shikime • 3 years më parë

⁣Të shtënat me armë drejt berberhanes në Fier, arrestohet një nga autorët

Përmbledhja e më të mirave në British GP në Moto GP
Përmbledhja e më të mirave në British GP në Moto GP Gazeta Si 17 Shikime • 1 year më parë

Italiani Bezzecchi u bë fituesi i 11 në 11 garat e fundit në Silverstone. Nje fundjavë kaotike ku flamuri i kuq, rrëzimet dhe tërheqjet nga gara, ishin kryefjala e saj.

Al Bagdadi
Al Bagdadi Gazeta Si 31 Shikime • 7 years më parë

Al Bagdadi, Pentagon publikon pamjet e para që cuan ne vrasjen e tij

Asist dhe 2 gola, Seferi fiton derbin ndaj Bekajt
Asist dhe 2 gola, Seferi fiton derbin ndaj Bekajt Gazeta Si 19 Shikime • 10 muaj më parë

7 gola dhe 3 asist në 9 javë të Ligës së parë e bëjnë Taulant Seferin, Leaderi-in e Bodrumspor që kryeson me 20 pikë në nivelin e dytë të futbollit turk. Në javën e 9-të Seferi shënoi dy gola dhe shërbeu për një tjetër ndaj Hatayspor që në portë ka dardanin Visar Bekaj (ish Tirana).

Atentat Gentjan Bejtjas
Atentat Gentjan Bejtjas Gazeta Si 14 Shikime • 5 years më parë

⁣Një atentat me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas ka ndodhur në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Së bashku me të ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij, Klodian Stafuka.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmir Mediu rikthehet në GJKKO për "Gërdecin"
Fatmir Mediu rikthehet në GJKKO për "Gërdecin" Gazeta Si 21 Shikime • 11 muaj më parë

⁣Fatmir Mediu rikthehet në GJKKO për "Gërdecin"

Showing 169 out of 169