সেরা ভিডিও
Vaksina është
një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të
tija. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë
rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Vaksinat e mësojnë sistemin
tonë imunitar të ndërtojë antitrupa specifikë kundër viruseve dhe baktereve që
i shkaktojnë sëmundjet ose toksinat e tyre. Në atë mënyrë
organizmi jonë armatoset për t’i luftuar këto, madje edhe pa
qenë i sëmurë paraprakisht. Pra, në të ardhmen kur trupi përballet
me viruset ose bakteret kundër të cilave bëhen vaksinat, ai
tashmë e di se si t’i mposhtë ato.
Lulzim Basha thotë se paketa e ndihmës së ofruar nga Qeveria për njerëzit e vetëngujuar dhe në nevojë, për sipërmarrjen e vogël dhe bizneset familjare është e pamjaftueshme dhe kërkon që menjëherë të detajohet plani i ndihmës së paketës aktuale dhe të hartohet një paketë e dytë.
“Sakrifica që ju kërkohet sot shqiptarëve ka nevojë për një mbështetje të madhe. Qeveria të mos vonojë detajimin e ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse është e qartë që kjo paketë është e pamjaftueshne. Të gjithë ata që kanë mbyllur bizneset dhe kanë lënë punën duhet të paguhen”, tha Basha përmes një videomesazhi të përcjellë nga rrjetet sociale.
Kreu i opozitës kërkoi nga Qeveria ndërprerjen e të gjitha transferimeve të thesarit për degët e tjera dhe përqëndrimin e tyre vetëm tek shëndeti dhe nevojat emergjente të qytetarëve.
“Të ndërpritet çdo transferim nga Thesari dhe të gjitha paratë të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute të qytetarëve. Këto janë kohërat më të vëshitra që kemi jetuar prej një kohe të gjatë”, kërkoi ai.
Basha përsëriti thirrjen për të mbyllur të gjitha fasoneritë, call centera-at dhe bizneset e tjera të prodhimit ku afërsia e punonjësve përbën rrezik për transmetimin e virusit.
Megjithatë, Basha u shpreh optimist se Shqipëria do të tejkalojë vështirësitë materiale, fizike dhe shpirtërore, ndërsa përsëriti thirrjen që qytetarët të respektojnë distancimin social.
Partia Demokratike thotë se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka shembur fasadën e propagandës në sistemin e shëndetësisë.
“Në “shëndetësinë falas” të Edi Ramës, shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët. Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm”, tha ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.
Ish-deputetja demokrate e shoqëron këtë reagim me një video, që thotë se janë dëshmitë e të afërmve të pacientëve që po kuron ndaj Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas këtyre dëshmive, situata në këtë spital është krejt tjetër nga ajo që pretendon Qeveria.
“Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët”, vijoi Pampuri.
PD thotë se Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë dhe ndër katër vendet e para për vdekje ditore dhe numrin më të lartë të përhapjes së infeksionit.
Procesi i numërimit të votave në Kosovë po shkon drejt fundit. Sipas tabelave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur janë numëruar mbi 98 për qind e tyre, Vetëvendosje kryeson me 48.17 për qind e tyre, ndjekur më pas me radhë nga PDK, LDK dhe AAK.
Aktualisht janë duke u numëruar votat me postë dhe votat me kusht. Pas Vetëvendosjes PDK ka marrë 17.3 për qind dhe LDK 13.1 për qind. E treta renditet AAK me 7.4 për qind.
Nisma e Fatmir Limajt nuk e ka kapur pragun prej 3 për qind për të hyrë në Kuvend. Të gjitha partitë politike e uruan Vetëvendosjen për fitoren, ndërsa procesi është vlerësuar si shembullor nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
“Ky referendum për drejtësi, punë dhe kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti në një konferencë për media të dielën mbrëma.
Ai u zotua se qeveria e tij nuk do të hakmerret me askënd, por do të kërkojë llogaridhënie. Lideri i LVV-së tha se fitorja “është vetëm mundësia për të filluar ndryshimin që e duam. Na presin shumë punë dhe shumë angazhim sepse vendi është në kriza të shumëfishta”.
Kurti falënderoi kundërshtarët për garën e drejtë dhe i ftoi që të reformohen. I pyetur për mundësinë e koalicioneve, sipas tij, rezultati zgjedhor sugjeron se ata mund të krijojnë vetë qeverinë.
“Ky rezultat tani ne na e konfirmon se nuk kemi nevojë, e nuk kemi interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, theksoi Kurti.
Ndërkaq, Vjosa Osmani, që garon për postin e Presidentes tha se fitorja në zgjedhje nënkupton punën në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në punën për luftimin e korrupsionit.
“Misioni ynë mbetet fuqizimi i shtetësisë sonë dhe rrugëtimi drejt anëtarësimit në strukturat atlantike si dhe miqësia jonë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.
Partia Demokratike e Kosovës, që ka dalë e dyta dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që është e treta, kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë. Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që sipas rezultateve preliminare radhitet e treta, ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, sa i përket koalicioneve të mundshme qeverisëse.
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha nga ana tjeter se Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Sipas tij, kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur në procese zgjedhore, që siç thotë Hoti, është përmbushje e standardeve evropiane.
Ai thotë se pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t'i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit. Qeveria në detyrë, shtoi Hoti, do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kemi pritur. Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutojmë gjerësisht me organet e LDK-së për këtë. Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një postim në Facebook, ka shkruar se në ditët në vijim, do të bëjnë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
“Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si kryeministër, por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës ka uruar nga ana tjetër Kurtin për fitoren, por paralajmëroi se nuk do të formonte një qeveri me Vetëvendosjen. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër ka bërë të ditur se partia e tij, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.
“PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që kemi dallime të mëdha në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe në të cilat qëndron PDK-ja. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që do të jemi faktor i stabilitetit si parti në opozitë ”, tha Hoxhaj në një konferencë për media.
Kryeministri Edi Rama e zhvilloi takimin me mbështetësit socialistë nën masa të forta sigurie. Mbërritjes së tij në Shkodër i paraprinë masa të përforcuara sigurie. Dhjetra forca të Policisë së Shtetit u vendosën disa orë para takimit elektoral përgjatë gjithë aksit rrugor Tiranë-Lezhë-Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar kështu numrin e të prekurve deri më tani 23.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.
Mira Rakaçolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë, njoftoi gjithashtu se 5 prej rasteve ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe gjendja e tyre është e stabilizuar, ndërsa tjetër janë vetë izoluar në shtëpi.
Zëvendësministrja ka deklaruar se shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është kjo:
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnjë – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Në njoftim thuhet se të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Ndërsa rastet e reja të Durrësit janë pacientët që kanë pasur kontakt në spital me të moshuarën që ndërroi jetë një ditë më parë.
“Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134,” thuhet më tej në njoftim.