Videot kryesore

Ndodh edhe kështu! Ruçi e pret nga kamera e vet, Myslim Murrizi shfaqet te kamera e Korab Litës
Ndodh edhe kështu! Ruçi e pret nga kamera e vet, Myslim Murrizi shfaqet te kamera e Korab Litës Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

Mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit po zhvillohen online si masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por, edhe në distancë deputetët duket se e kanë të vështirë që të respektojnë këto masa.

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, të zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure, Myslim Murrizi nuk iu shfaq Gramoz Ruçit nga kamera e vet, por nga kamera e Korab Litës, për të njoftuar caktimin e këtij të fundit si relator të nismës së opozitës për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Vendimi i Murrizit “tingëllon” si me pahir, pasi vetë Lita i thotë: “Jo jo! Shko ti mor burrë!”. Megjithatë, Myslim Murrizi këmbëngul dhe Gramoz Ruçi pranon Korab Litën si relator të grupit parlamentar demokrat Korab Litën.

Sherr në Kavajë mes dy grupeve, arrestohet i riu që dhunoi 44-vjeçarin në makinë
Sherr në Kavajë mes dy grupeve, arrestohet i riu që dhunoi 44-vjeçarin në makinë Gazeta Si 71 Shikime • 3 years më parë

⁣Sherr në Kavajë mes dy grupeve, arrestohet i riu që dhunoi 44-vjeçarin në makinë

Atentat në Vlorë, makina e shënjestrës e bërë shosh nga plumbat
Atentat në Vlorë, makina e shënjestrës e bërë shosh nga plumbat Gazeta Si 72 Shikime • 2 years më parë

⁣Atentat në Vlorë, makina e shënjestrës e bërë shosh nga plumbat

Thaçi, viktimë e inatit të tejzgjatur të Macron?
Thaçi, viktimë e inatit të tejzgjatur të Macron? Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Në daljen më të parë publike sapo mësoi lajmin se Hashim Thaçi mund të akuzohej për krime lufte, Kryeministri Rama ishte në Parlament. Në kostumin tij rrinte mbëthyer medalja e “Komandantit të Legjionit të Nderit”, të urdhëruar nga Presidenca franceze. Nuk ishte Macron, por paraardhësi i tij. Atë ditë ky detaj dukej i rastësishëm, me tej kur Rama foli nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” firgura legjendare dhe baca i luftës së UÇK-së, ai medaljon ndoshta nuk ishtë vënë fare rasësisht.

Kur në Prishtinë Edi Rama kërkoi bashkimin e të gjithë shqiptarëve për të kundërshtuar ndërkombëtarisht akt-akuzën, e ngritur ndaj Presidentit të Kosovës e kërkoi këtë me këmbëngulje si një domosdoshmëri, që nuk lidhet vetëm me fatin e një, dy apo disa personave, por me fatet e kombit shqiptar.

Ai tha se sot shqiptarët janë përballë brezit të ri të ndërkombëtarëve. “Gjenerata që ka bërë luftën nuk janë më aty. Pjesa dërrmuese e tyre janë në pension, flas në botën ndërkombëtare. Të tjerët ca i dinë, por të gjithë po ju them nuk e dinë fare, flas në nivelet më të larta, se çfarë historie ka drejtësia ndërkombëtare në Kosovë dhe çfarë historie ka drejtësia ndërkombëtare mbi luftën e Kosovës me Serbinë”, deklaroi Rama.

Kryeministri refuzoi që të përgjigjet se kush qëndron pas akt-akuzës së Hashim Thaçit, por tërthorazi mund të ketë zbuluar se cili është burimi “anti-shqiptar” në Bashkimin Europian.

“Nuk më rezulton që kishte ndonjë rrugë në atë zonën e kufirit që lidhte Prishtinën me Parisin, ose me Londrën. Nëse ju dini ndonjë shteg atje që mund të shkoje nga Prishtina për në Londër dhe Paris ma thoni”, tha Rama duke argumentuar se vendosja e kushtit të demarkacionin me Malin e Zi për liberalizimin e vizave për Kosovën ishte një vendim plotësisht politik.

Londra është shfaqur në mos plotësisht mbështetëse, më neutrale në qëndrimet e saj karshi Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po Parisi? Prej 2017-ës, me zgjedhjen në Elize të Emmanuel Macron, perceptimi i krijuar është ai i një France që për hir të luftës së brendshme në BE me Gjermaninë ka bllokuar proceset integruese të vendeve të Ballkanit.

Por, jo të gjitha vendet e Ballkanit janë “ndëshkuar” njësoj nga qëndrimet e Macron. Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë qenë pjesë e “Jo”-ve të shpeshta të tij, përkundrazi, Beogradi mbetet sot i vetmi kryeqytet ballkanik i vizituar nga Presidenti francez.

Rastësi apo jo, sot është fakt se viktima të Macron janë dy shtetet shqiptare, pra Shqipëria dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku përsëri jeton një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh. Shqipërisë Macron i refuzoi hapjen e negociatave me arsyetimin se disa mijë shqiptarë aplikonin për azil në një vend 70 milionë banorësh. Ishte po i njëjti Macron që i mohoi Kosovës liberalizimin e vizave, këtë herë duke përmendur kërkesat e larta për azil të shqiptarëve të Shqipërisë.

Këtë qëndrim bllokues e konfirmoi së fundmi edhe raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, vetëm pak ditë më parë, kur tha se duhet pyetur Emmanuel Macron se përse nuk po liberalizohen vizat për shqiptarët.

“Është në dorën e Këshillit Europian që ta trajtojë këtë çështje. Por, nëse dëshironi që të keni një rol konstruktiv për të, merrni në telefon Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe pyeteni. Do të befasoheni nga përgjigja e tij”, ka shkruar Cramnon-Taubadel.

Kur kryeministri Rama u takua gjatë samitit të Triestes me presidentin francez macron sihte me atle dhe kostum. Shumë e kritikuan këtë sfaqje për mungesë serioziteti ndaj francës. Sicd duket se rodhën ngjarjet pas , ndoshta Rama ka patur të drejtë për të mos e “respektuar” shqiptarisht zotin Macron më shumë sesa e meriton.

Dy vjet më vonë, në vjeshtën e vitit 2019 , Rama pranoi se nuk mundi ta bindë Macron për të dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe se Shqipëria nuk ishte në “sferën e tij të interesit.

“Presidentin e Francës s’e ndikon as Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, e as reforma jonë zgjedhore, nuk kanë lidhje. S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij. Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo”, deklaronte Kryeministri.

Nga kjo deklarata kanë kaluar vetëm pak muaj dhe vështirë se Shqipëria dhe shqiptarët janë në përfshirë në “sferën e interesit” të Emmanuel Macron, por ama as jashtë sferës së inateve që këtej nga Shqipëria i thonë se “për inat të sime vjehrre, shkoj të fle me mullxhinë”.
Rama na dha ca detaje për këtë në Prishtinë kur na tregoi se dhe për COVID-in ka vende që i mbyllnë kufijtë e lëvizjes së shqiptarëve në BE, sikundër i lejon marrëveshje për liberalzimin e vizave, pa u bazuar tek shifrat, por vetëm e vetëm që qytetarë të Shqipërisë, apo Turqisë të mos jenë aty mes tyre...

Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht
Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe e Komisionit të Ligjeve miratoi në unanimitet me pak ndryshime, por pa cekur në thelb tre propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, parashikimi për koalicionet zgjedhore dhe pragu elektoral.

Ndryshimi i parë lidhej me propozimin e opozitës parlamentare që të përcaktohej që në nenin 68-të të Kushtetutës ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka tha se ky përcaktim kishte marrë një kuptim pezhorativ dhe se vetë hapja e listave nënkuptonte automatikisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Fjalia që ishte në nenin e mëparshëm që ndalohen koalicionet zgjedhore ka një konotacion shumë negativ. Kështu që vetëm fjalia “se kush e ka të drejtën që të paraqesë një kandidat” është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për dublim. Listat e hapura me koalicionet parazgjedhore siç jemi mësuar t’i kemi deri më sot nuk shkojnë dot bashkë”, deklaroi Bushka.

Me këtë formulim koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen me ligj, por vetëm praktikisht.

“Lista do të ishte pambarim e pamundur për organet e menaxhimit zgjedhor, që të menaxhonin një sistem të tillë”, tha Bushka.

Afera e privatizimit, Jamarbër Malltezit i sekuestrohet kompleksi në ish-klubin ‘Partizani’
Afera e privatizimit, Jamarbër Malltezit i sekuestrohet kompleksi në ish-klubin ‘Partizani’ Gazeta Si 71 Shikime • 3 years më parë

⁣Afera e privatizimit, Jamarbër Malltezit i sekuestrohet kompleksi në ish-klubin ‘Partizani’

Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno dalin nga SPAK me dosje në duar
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno dalin nga SPAK me dosje në duar Gazeta Si 80 Shikime • 2 years më parë

⁣Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno dalin nga SPAK me dosje në duar

Greqi / Kamioni përplas makinën që digjet në autostradë, humbin jetën 3 shqiptarë
Greqi / Kamioni përplas makinën që digjet në autostradë, humbin jetën 3 shqiptarë Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

⁣Greqi / Kamioni përplas makinën që digjet në autostradë, humbin jetën 3 shqiptarë

Muriqi ndëshkon Real Madrid
Muriqi ndëshkon Real Madrid Gazeta Si 43 Shikime • 1 year më parë

18 minuta dhe një goditje nga këndi iu deshën Vedat Muriqit për të zhbllokuar rezultatin në Mallorca-Real Madrid. Ky ishte goli i parë këtë sezon për "piratin".

video sulmi ndaj turisteve spanjolle
video sulmi ndaj turisteve spanjolle Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Ne kete video të siguruar nga Report TV shihet qartë agresioni ndaj turistëve spanjoll, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Permbytja ne Fushe-Kruje
Permbytja ne Fushe-Kruje Gazeta Si 112 Shikime • 6 years më parë

Reshjet e dendura te shiut, permbyten fshatrat e Fushe-Krujes

Sali Berisha 'dëbon' nga foltorja Enkelejd Alibeajn
Sali Berisha 'dëbon' nga foltorja Enkelejd Alibeajn Gazeta Si 64 Shikime • 5 years më parë

Nëse Sali Berisha do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Partia Socialiste do të shkëpusë çdo marrëdhënie me opozitën.

Kështu deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur ftoi pjesën tjetër të opozitës që t’i bashkohen nengociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nga këto negociata ai përjashtoi Berishën.

“Me Saliun ne nuk kemi punë, është i vdekur politikisht, por meqënëse një pjesë e juaj dhe me sa po shoh po shtohen çdo ditë që mendoni se ai është gjallë. Kjo është çështje e juaja. Është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe drejtpërdrejt: nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, deklaroi Rama.

Pas Kryeministrit fjalën e kërkoi Enkelejd Alibeaj për t’iu përgjigjur. Por, kreu i grupit parlamentar nuk foli dhe ai që e pengoi ishte Sali Berisha, që iu drejtua gjithashtu foltores, madje duke shtyrë Alibeajn kërkoi fjalën.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi që të ulej Berishës. Berisha refuzoi, ndërsa fjalën për procedurë e mori Taulant Balla. Balla e cilësoi të pashembullt përplasjen e Berishës në foltore me Alibeajn dhe i kërkoi Nikollës pushim të seancës.

Ndërkohë, Berisha i ktheu përgjigje Edi Ramës në dalje të Kuvendit në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse në krye të saj vjen Berisha.

“E falenderoj për këtë qëndrim, sepse faktoi që ka frikë nga opozita e vërtetë”, tha Berisha para gazetarëve.

Aksident tragjik në Durrës
Aksident tragjik në Durrës Gazeta Si 30 Shikime • 3 years më parë

⁣Aksident tragjik në Durrës

Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër
Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër

Si i ndëshkoi Fisnik Asllani vendasit në Goteborg
Si i ndëshkoi Fisnik Asllani vendasit në Goteborg Gazeta Si 27 Shikime • 1 year më parë

Ky ishte goli i par⁣ë i tij me Komb⁣ëtaren duke e afruar m⁣ë shum⁣ë me faz⁣ën Playoff drejt bot⁣ërorit amerikan.

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e parë
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e parë Gazeta Si 97 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut
Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Gdhendjen e emrit në histori, miliarderi amerikan Elon Musk mund ta ketë arritur falë një miu të vogël në laboratoret e “Neuralink”, kompani që e themeloi dy vite më parë me një kapital fillestar prej 100 milionë dollarësh. Qëllimi dhe ambicia që Musk dhe ekipi i tij i kishin vendosur vetes ishte zbulimi dhe zbatimi i teknikave në gjendje që të lidhin në ndërveprim trurin njerëzor me një kompjuter.

Testimi do të kryhet tek individë të paralizuar që do të dalin vullnetarë, por në rast suksesi basti i Elon Musk është shumë herë më ambicioz. Miliarderi amerikan mendon se në një të ardhme jo fort të largët shumë njerëz do të zgjedhin që të kenë “kibernetikisht” (term që bashkon kibernetikën me gjenetikën) të njësuar mendimet në kokën e tyre me pajisjet kompjuterike, fundja kujt nuk do t’i pëlqentë që të lundronte në kompjuterin, laptopin apo telefonin e vet inteligjent pa shtypur asnjë buton, por vetëm duke menduar?

“Mund të tingëllojë e çuditshme, por do të realizojmë një formë simbioze me inteligjencën artificiale. Kjo nuk është me detyrim. Është diçka që e zgjedh, e do apo jo. Unë mendoj që ky zbulim është një hov gjigant në kapërcimin në një tjetër nivel qytetërimi për ne”, deklaronte i emocionuar vetë Elon Musk.

Shpjegimi i hedhjes se te dhenave.mp4
Shpjegimi i hedhjes se te dhenave.mp4 Gazeta Si 60 Shikime • 7 years më parë

Video e plotesimit te formularit online te demeve nga termeti, i prezantua rnga ministri i Bujqesise

Dy opsionet e Ramës për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Dy opsionet e Ramës për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundon ditën e martë (23 qershor) dhe një ditë më vonë, të paktën juridikisht vendi kthehet në normalitet. Megjithatë, shtimi i infeksioneve të reja të raportuara përgjatë ditëve të fundit ka shtuar zërat për një zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga Qeveria dhe mazhoranca kjo temë është anashkaluar për momentin, por në fillim të muajit qershor, atëherë kur vendi u hap thuajse plotësisht, Kryeministri Edi Rama nuk përjashtonte zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zona të caktuara të vendit.

Në këtë deklaratë, Kryeministri nënkuptonte zonat bregdetare dhe e interpretonte mundësinë e zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë në mënyrë që Qeveria të kishte në dorë instrumentet për të luftuar përhapjen e infeksionit, duke qenë se rritja e temperaturave do të zhvendoste gjithnjë e më shumë njerëz në drejtim të bregdetit.

Pa kaluar as dhjetë ditë nga kjo deklaratë, Kryeministri Edi Rama doli me një paralajmërim për rikthimin e karantinës dhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që tha se ishte i detyruar që ta ndërmerrte nëse shifrat me infeksione të reja vazhdonin me ritmet e regjistruara në dhjetë ditët e para të qershorit.

Prej asaj dite, shifrat kanë qenë të larta e po ashtu, sipas raportimeve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë është rritur edhe numri i pacientëve që janë shtruar në spital. Përballë këtyre zhvillimeve dhe me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, çfarë duhet të presin shqiptarët të mërkurën; zgjatje të përgjithshme të gjendjes së jashtëzakonshme, apo gjendje të jashtëzakonshme vetëm në bregdet?

Zbukurimet për festat në Sarande
Zbukurimet për festat në Sarande Gazeta Si 54 Shikime • 3 years më parë

⁣Magjia e festave të Fundvitit ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke e renditur tregun e Krishtlindjeve ndër më të mirët në Europë.

Showing 142 out of 169