Videot kryesore

Rama: Besëlidhje apo besëLike? Presidenca: I pabesë
Rama: Besëlidhje apo besëLike? Presidenca: I pabesë Gazeta Si 59 Shikime • 7 years më parë

Dita e tretë dhe e fundit e Kongresit të Partisë Socialiste doli nga salla e mbyllur e Pallatit të Kongreseve dhe u zhvendos në bulevardin që ndan godinën e këtij pallati me Presidencën, si për të sfiduar Ilir Metën që të hënën ka thirrur në të njëjtin vend qytetarët kundër atij që e quan “grusht shteti”.

Punimet e ditës së tretë të kongresit të socialistëve u përqëndruan tek të rinjtë. Në rreth 40 minuta fjalim që mbajti para anëtarëve të FRESSH-it dhe të drejtuesve të tjerë socialistë e përfaqësues të kabinetit qeveritar dhe të Parlamentit, Kryeministri Edi Rama vendosi theksin tek nevoja për ndryshim brenda kësaj organizate, por pa harruar edhe shënjestrimet në adresë të godinës që kishte përballe me foltoren nga ku po fliste. Kryeministri e mori Ilir Metën si shembulli i politikanit që nuk duhet ndjekur nga të rinjtë socialistë.

“Besëlidhja dhe Besëlikja...nuk është ky debati, kush është me besëlidhjen dhe kush është me besëliken. Është debat pakuptim, shterpë dhe degradim i madh dhe goditje e shpresës së ne këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas tyre nuk ka asgjë tjetër”, deklaroi Rama.

Rama akuzohet nga Presidenti Ilir Meta dhe opozita se po përpiqet që të rikthejë vendin nën diktaturë duke përvetësuar të gjitha pushtetet, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe se po përpiqet që të kufizojë fjalën e lirë përmes nismës së njohur si “paketa antishpifje”. Kryeministri i rrëzoi këto akuza duke pretenduar se sot liria e shprehjes është më e madhe se kurrë. Si shembull mori sërish Metën.

“Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju (Presidentin Ilir Meta) për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t'ja futur kot dhe askush nuk të thotë gjë dhe kjo është në të gjitha nivelet”, u shpreh ai.

Sa i takon gjendjes së FRESSH, Rama paralajmëroi se kjo organizatë duhet të ndryshojë, të hapet dhe të jetë më e aksesueshme për të rinjtë e tjerë.

Reagimi nga Presidenca ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama nuk mungoi. Zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi iu përgjigj përmes rrjeteve sociale.

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan ai.

Partia Demokratike reagoi përmes një spoti, që nuk lidhej drejtpërdrejtë me fjalën e Kryeministrit Rama para të rinjëve të FRESSH-it, por me atë që demokratët e cilësojnë keqqeverisje të vendit që prej 2013-ës.

“Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!”, thotë PD.

Dalja e lumit Ishëm nga shtrati 1
Dalja e lumit Ishëm nga shtrati 1 Gazeta Si 89 Shikime • 6 years më parë

⁣Dalja e⁣Dalja e lumit⁣Dalja e lumit Ishëm nga shtrati shkakton përmbytje

Meta përshëndet me dorë Kryemadhin pas votimit
Meta përshëndet me dorë Kryemadhin pas votimit Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Kryemadhi votoi e para, Presidenti Meta fill pas tij

vendimi-tahirit
vendimi-tahirit Gazeta Si 94 Shikime • 5 years më parë

⁣Pas një seance maratonë, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata ka dënuar
ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 5 vite burg për shpërdorim të
detyrës dhe se me veprimet e tij ka dëmtuar shteti. Por me gjykim të shkurtuar
dënimi ulet atij i ulet në 3.4 vite burgim.

WhatsApp Video 2022-05-24 at 10
WhatsApp Video 2022-05-24 at 10 Gazeta Si 64 Shikime • 4 years më parë

tifoze holandeze perplasje

Orteku i akullit zbret nga mali, shpëtojnë për mrekulli 9 turistë në Kirgistan
Orteku i akullit zbret nga mali, shpëtojnë për mrekulli 9 turistë në Kirgistan Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

Orteku i akullit zbret nga mali, shpëtojnë për mrekulli 9 turistë në Kirgistan

Atentat në Milot, një i vdekur dhe një i plagosur
Atentat në Milot, një i vdekur dhe një i plagosur Gazeta Si 103 Shikime • 4 years më parë

⁣Tronditet Miloti. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të këtij qyteti. Njëri prej tyre, Klisman Preçi, 28 vjeç, ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spital.
I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Ylli Brahimi, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë. Preçi dhe Brahimi janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar nga një automjet tjetër.
⁣Janë të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë. Ndaj të dyve janë bërë atentate edhe më parë. Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimin për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Makina tip "Landrover", me të cilën udhëtonin Preçi dhe Brahimi, ndodhet ende aty, pasi po bëhet ekspertiza.
Në fshatin Gramze të Krujës ndërkohë është gjetur një automjet tip "Audi" duke u djegur, që dyshet se mund të jetë i atentatorëve. Brenda saj është gjetur një armë automatike e llojit kallashnikov.
Një tjetër ngjarje tronditëse kjo, pas asaj të pak ditëve më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan tre persona.

Vrasje në Fier
Vrasje në Fier Gazeta Si 69 Shikime • 3 years më parë

Pamje nga vrasja n⁣ë Fier

Pergjimi 2 Bild.mp4
Pergjimi 2 Bild.mp4 Gazeta Si 102 Shikime • 7 years më parë

Deputeti i PS Xhemal Qefalia flet me shefin e komisiariatit te Policise se Dibres, Robert Ago. Ne bisede Ago kerkon qe te shkoje ne nje detyre tjeter, duke preferuar Bulqizen. Ne bisede flet edhe deputeti i PS i zones, Ulsi Manja

Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët
Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Shpërthen vullkani në Stromboli, panik te turistët

VIDEO – Momenti kur tërmeti godet nw mbledhje Qeverie
VIDEO – Momenti kur tërmeti godet nw mbledhje Qeverie Gazeta Si 89 Shikime • 7 years më parë

Lëkundjet e pasmesnatës së tokës e gjetën Qeverinë në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur për situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën vendin në orët e pasdites së të shtunës.

Në momentin e tërmetit ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ai që po fliste. Lëkundjet lëvizin lehtë kamerën që po transmetonte përmes rrjeteve sociale të Kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që pas shpinës së tij ndodhej Haki Çako.

“Po përpiqem që të mos më lëkundet zëri mua”, ishte reagimi i Sandër Lleshajt pasi ndjeu tërmetin, ndërkohë që pjesa tjetër në mbledhje nuk reagoi. Me qetësimin e lëkundjeve u qetësuan edhe pjesëmarrësit në mbledhjen e Qeverisë.

Basha: Qeveria, afera korruptive mbi rrënojat e tërmetit
Basha: Qeveria, afera korruptive mbi rrënojat e tërmetit Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Takimet me banorët e Thumanës të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit e kanë bindur akoma më fort Lulzim Bashën se vendi ndodhet në një krizë të thellë të gjithanëshme, që si zgjidhje të vetme, sipas tij, ka largimin e Edi Ramës.

Kreu i PD-së përcolli këto fjalë përmes video-mesazhit nga makina e tij, që tha se ishte në kthim nga Thumana.

“Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. Rruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë. Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit”, deklaroi kreu i PD.

Ai paralajmëron se mbi rrënojat e tërmetit, Qeveria po përgatit të tjera afera korruptive.

“Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet, sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje. Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit”, thotë ai.

Basha thotë se po kthehej nga një takim ku për dy orë ishte takuar me shumë familje, që janë në gjendje të mjerueshme dhe të harruar krejtësisht nga shtetit.

“Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur, ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi, apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre”, vijon ai.

Panorama e paraqitur nga Basha është më shumë se e zymtë.

“Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit”, thotë ai.

Basha thotë se kjo është gjendja e harresës dhe e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.

Ndasia, Kurti flet për “shengen shqiptar”, Rama për “shengen ballkanik”
Ndasia, Kurti flet për “shengen shqiptar”, Rama për “shengen ballkanik” Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Gjuha e kujdesshme dhe e përzgjedhur në konferencën e përbashkët për shtyp nuk arriti që të fshehë ndasinë e thellë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit sa i takon nismës për krijimin e një tregut të përbashkët ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës tha se kjo temë ishte trajtuar shkurtimisht në këtë takim të parë me Edi Ramësn si Kryeministër dhe për këtë la të hapur diskutimet në të ardhmen, por pa dhënë afate. Kurti nënkuptoi se i ashtuquajturi “Shengeni Ballkanik” është i një rëndësie të vogël për Qeverinë që ai drejton në Prishtinë, që ka një tjetër prioritet.

“Ky ishte takimi ynë i paarë dhe natyrisht që ka edhe shumë tema të tjera që do të trajtojmë. Mund të them që kjo temë (Shengeni Ballkanik) ishte një temë e trajtuar shkurtimisht, meqënëse takimi sot ishte më shumë për makro-shengenin shqiptar sesa për “Minishengenin ballkanik”, deklaroi Albin Kurti.

Por, Edi Rama nuk e sheh të arritshëm krijimin e “makroshengenin shqiptar” pa “minishengenin ballkanik. Ai përforcoi ndasitë e shfaqura edhe në të shkuarën mes dy kryeministrave sa i takon kësaj teme.

“Në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para. Por, unë besoj që nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”, u shpreh ai.

Albin Kurti, kritik i bashkëpunimit të deritanishëm mes shqiptarëve këtëj dhe andej kufirit, kërkoi që mes Tiranës dhe Prishtinës të ketë një fillim të ri të fuqishëm bashkëpunimi.

“Çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet. Vendosëm që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen dhe të shtohen në marrëveshje të tjera. Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin”, u shpreh ai.

Rama, që ka firmosur pjesën më të madhe të këtyre marrëveshjeve dhe ka qenë në tryezë në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn nuk hodhi poshtë bashkëpunimin e deritanishëm, por foli për nevojën e një ndryshimi marrshi e shpejtësie në këtë drejtim.

Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës
Minutë pas minute, rastet e individëve të prekur me Koronavirus nëpër shtete të ndryshme të botës Gazeta Si 49 Shikime • 7 years më parë

Në këtë video mund të shihni se si ka qënë ritmi i përhapjes së Koronavirusit në botë.

Goditet banda e trafikantëve shqiptarë, sekuestrohen shuma parash, armë zjarri dhe automjete
Goditet banda e trafikantëve shqiptarë, sekuestrohen shuma parash, armë zjarri dhe automjete Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Goditet banda e trafikantëve shqiptarë, sekuestrohen shuma parash, armë zjarri dhe automjete

Çojmë Flamurin”-Komuniteti LGBTI shpalos flamurin në sheshin “Skënderbej”
Çojmë Flamurin”-Komuniteti LGBTI shpalos flamurin në sheshin “Skënderbej” Gazeta Si 90 Shikime • 5 years më parë

⁣17
maji është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe
Bifobisë. Të hënën Ambasada PINK ka
njoftuar se në Sheshin “Skenderbej” komuniteti LGBTI, do të shpalosë falmurin shumëngjyrësh
në kryeqytet. Kjo ditë u vendos si e tillë në vitin 2004 për të tërhequr
vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të përjetuar nga personat lezbike,
homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë.

Inceneratori i Elbasanit nuk ka arkëtuar asnjë lek nga shitja e energjisë
Inceneratori i Elbasanit nuk ka arkëtuar asnjë lek nga shitja e energjisë Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

⁣Inceneratori i Elbasanit nuk ka arkëtuar asnjë lek nga shitja e energjisë

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, kapet në një banesë të braktisur Besnik Pjetri
Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, kapet në një banesë të braktisur Besnik Pjetri Gazeta Si 58 Shikime • 4 years më parë

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, kapet në një banesë të braktisur Besnik Pjetri

Momenti i shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë
Momenti i shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë Gazeta Si 99 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë

Goli i Jasir Asanit ndaj Cekise
Goli i Jasir Asanit ndaj Cekise Gazeta Si 113 Shikime • 3 years më parë

⁣Goli i Jasir Asanit ndaj Cekise

Showing 85 out of 169