Videot kryesore
Tetë turistë polakë janë aksidentuar pasditen e së dielës rreth orës 18:00 në zonën e Ishmit në Durrës.
Makina me të cilën po udhëtonin grupi i turistëve, një fuoristradë është aksidentuar në fshatin Bizë të kësaj zone. Mësohet se për pasojë grupi i turistëve kanë marrë plagë e fraktura të shumta në trup.
Për t’u ardhur në ndihmë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe katër ambulanca nga spitali i qytetit të Durrësit. Të plagosurit janë dërguar në këtë spital, ku nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Një tjetër detaj është se policia, megjithëse është vënë në dijeni menjëherë për këtë ngjarje, nuk e ka bërë publike atë.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale, e cila është postuar pikërisht në llogarin Rich Kids of Tirana në Instragram (Fëmijët e pasur të Tiranës) ku një person i jep makinës luksoze Benz AMG, duke i xhiruar gomat dhe e sjell rrotull makinën (drift) përpara godinës së komisariatit numër 6 të Policisë, në zonën e Kombinatit.
“Sipër shtetit”, është shprehja që e shoqëron këtë video, ku në makinë shfaqen disa janë brenda dy persona. Ndërsa një i tretë i filmon këtë spektakël që zhvillohet para godinës së policisë. Në një moment tek dera e komisariatit shfaqet një oficer policie, por asgjë nuk ndodh më tepër.
Pak pas shpërndarjes së këtyre pamjeve, Policia njoftoi se kishte shoqëruar personin që drejtonte këtë mjet, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, një penale dhe një administrative.
“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme”, deklaron Policia e Shtetit.
Prej kësaj të mërkure, ushtria i është bashkuar Policisë së Shtetit si ndihmë në misionin për të ndjekur në terren zbatimin e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Sot del në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të ndalojnë dhe verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia dhe Greqia në 14 ditët e fundit, të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë nga ardhja e tyre”, deklaroi Rama,.
Për të gjithë shkelësit e këtij urdhri, Kryeministri njoftoi penalitetin.
“Kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do të ndalohet të largohet nesër pa ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të gjithë qytetarët disiplinë, përgjegjshmëri dhe vetëngujim për të përballuar përhapjen e koronavirusit në vend.
“Korona sprapset vetëm më disiplinë dhe përgjegjshmëri. Të gjithë ata që nuk duhet të dalin për nevoja të domosdoshme të mos dalin nga shtëpia. Zbatoni këshillat e autoriteteve shëndetësore, sa më të disiplinuar të jemi sot, sa më shumë të shtrëngohemi sot me këto masa, aq më pak telashe do të kemi nesër. Të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë tonë”, vijoi mesazhin e tij kreu i Qeverisë.
Në ditët e zakonshme përgjatë këtij orari rrugët dhe sheshi “Skënderbej” do të ishte i mbushur nga njerëzit dhe makinat, por përhapja e koronavirusit të ri ka bërë që të jenë të paktë qytetarët të cilët kanë dalë nëpër rrugë dhe prej ditësh tashmë nuk ka trafik nga makinat dhe autobusit. Në video tregohet pamja e rrugëve kryesore të kryeqytetit, të cilat janë pothuajse të boshatisura.
Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.
Presidenti Ilir Meta pasi u paraqit në Prokurorinë e Tiranës ku dha shpjegime në lidhje me padinë e ngritur ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka publikuar një video shpjeguese.
Sipas Presidentit, në video shpjegohet se si Ardian Dvorani, kreu i KED, është përdorur në pengimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.
Në mesazhin e urimit me rastin e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu apelon që kjo festë të shërbejë për të ripërtërirë ndjenjën e dashurisë, respektit, vëllazërisë faljes dhe përkujdesjes mes njerëzve.
“Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit”, thotë Spahiu.
Për shkak të pandemisë, këtë vit pelegrinazhi i Hashit nuk mundësohet dhe kreu i KMSh-së bën thirrje për përkujdes maksimal që festimet të mbahen duke respektuar të gjitha masat e duhura për parandalimin e Covid.
“Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë”, tha ai.
Kreu i KMSh-së deklaron se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit.
“Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit, por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij”, vijon mesazhi i urimit.
Spahiu bëri thirrje për përkujdesje ndaj njerëzve në nevojë dhe të moshuarve.
Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit nisi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte prishjen e ndërtesave në lotin 2 të Unazës së Re, në aksin që lidh “Pallatin me Shigjeta” me “Rrethrrotullimin Shqiponja”.
Fadromat e IKMT-së u shfaqën në zonë rreth orës 06:00, ndërsa më herët forca të shumta policie kishin zbarkuar, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks me dendësi të lartë trafiku, si dhe për të shmangur çdo përplasje mes punonjësve të IKMT-së dhe banorëve që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.
Rezistenca e banorëve ishte e vakët dhe fadromat e IKMT-së nisën prishjen e objekteve rreth orës 07:00. Banorët akuzojnë autoritetet se nuk u kanë njoftuar asnjë projekt, asnjë vendim dhe asnjë letër zyrtare të vlefshme për prishjen e ndërtesave të tyre. Ata thonë se po nxirren në rrugë të madhe për t’u hapur rrugë ndërtimit të pallateve.
Këto akuza i përsëriti edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, që ndodhej në krah të banorëve. Ai tha se shtëpitë e qytetarëve po prishen për t’u hapur rrugë ndërtimit të pallateve të oligarkëve. Balliu akuzoi se bashkia dhe ARRSh kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe përsëriti se PD i qëndron marrëveshjes së nënshkruar disa muaj më parë nga Lulzim Basha me banorët e “Unazës së Re”. Marrëveshja, sipas opozitës, dy ka pikat kryesore.
“Ndëshkim për të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë dhe dëmshpërblim deri në qindarkën e fundit dhe me çmimin e tregut të të gjitha banorëve të prekur këtu”, tha Balliu.
Prishjet po zbatohen në lotin 2 të segmentit 2.2 kilometra që fillon nga “Pallati me Shigjeta” dhe mbyllet tek “Rrethrrotullimi Shqiponja”. Në lotin 1, që fillon nga “Shqiponja” dhe përfundon tek ura e Lanës objektet janë prishur dhe ndonëse me ritme të ngadalta vazhdon puna për rikonstruksionin e këtij aksi.
Ndërkohë, në lotin 2, ku fituese e tenderit është shpallur kompania “Salillari” banorët kishin nisur prej ditësh të boshatisnin ndërtesat e përdorura për biznes dhe shtëpitë, ndonëse kundërshtonin prishjen e tyre.
Tenderi për rindërtimin e këtij aksi në të treja lotet është përllogaritur që të kushtojë në rreth 40 milionë euro, një shifër e qortuar si tejet e fryrë për 2.2 kilometra gjatësi dhe e akuzuar nga opozita si aferë korruptive. Loti 1 u fitua fillimisht nga kompania ‘DH Albania’, por pas zbulimit se kjo kompani kishte falsifikuar dokumentacionin ai u anulua dhe gara u rihap, ku fituese u shpall kompania “Salillari” bashkë me kompaninë “Bajrami N”.
Loti 2 është fituar vetëm nga kompania “Salillari”, ndërsa në lotin 3 fituese është shpallur kompania “Victoria Invest”.