Videot kryesore

Zarco triumfoi në Le Mans
Zarco triumfoi në Le Mans Gazeta Si 54 Shikime • 1 year më parë

P⁣ër të parën herë n⁣ë 7 dekada, nj⁣ë francez fiton n⁣ë sht⁣ëpi.

Asllani zhbllokoi ndaj Letonisë
Asllani zhbllokoi ndaj Letonisë Gazeta Si 58 Shikime • 1 year më parë

Shqipëria kaloi në avantazh në 25' pas 11 metërshit të fituar nga Laçi dhe shndërruar në gol nga Asllani.

Me udhëzime të reja, kombëtarja fokusohet te Moldavia
Me udhëzime të reja, kombëtarja fokusohet te Moldavia Gazeta Si 105 Shikime • 7 years më parë

Humbja me Islandën në atë formë la një shije shumë të keqe tek të gjithë. Edhe futbollistët në prononcimet e tyre pas ndeshjes u shpreh shumë të zhgënjyer për rezultatin. Por duke nisur nga pasditja e së dielës ekipi i Rejas zbritur në fushën stërvitore në qytetin e Durrësit.

Ekstradohen drejt Italisë tre të kërkuar
Ekstradohen drejt Italisë tre të kërkuar Gazeta Si 76 Shikime • 7 years më parë

Autoriteteti shqiptare kanë ekstraduar në drejtim të Italisë tre shtetas të dënuar nga drejtësia italiane për vjedhje, vrasje dhe trafik droge.

Policia njofton se ka ekstraduar shtetasin e lindur në Elbasan me inicialet S.T, 50 vjeç. Ndaj këtij personi ka që në mars të 2017 një urdhër-arrest ndërkombëtar nga pala italiane pasi është dënuar për vrasje me paramendim.

Personi tjetër i ekstraduar është një 37-vjeçar me inicialet R.K., lindur në Fier. Urdhër-arresti për të është lëshuaar në janar të 2018 me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale të trafikut të drogës.

I fundit është një 47-vjeçar i lindur në Krujë, që është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vjedhjes me armë.

Në muajin gusht mori fund ngërçi i ekstradimeve, pas një vendimi të organeve të reja të drejtësisë që deleguan gjyqtarë të Apelit në Gjykatën e Lartë për të zhbllokuar këtë mekanizëm. Alarmi u dha që në pranverë, ku disa të shumëkërkuar nga vendet e Bashkimit Europian rrezikohej që të liroheshin para ekstradimit për përfundim afatesh.

Ligji i ri, Ambasadori Zingraf shpjegon procedurat për të punuar në Gjermani
Ligji i ri, Ambasadori Zingraf shpjegon procedurat për të punuar në Gjermani Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka shpërndarë sot një video-mesazh rreth ligjit të ri të emigrimit të fuqisë punëtore në Gjermani. Ai shpjegon se çfarë do të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji më një mars dhe mundësitë për punësim në Gjermani.

“Lasgushi” do të rikthejë në atdhe shqiptarët e bllokuar nëpër botë
“Lasgushi” do të rikthejë në atdhe shqiptarët e bllokuar nëpër botë Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në Europë për shkak të pandemisë së koronavirusit do të riatdhesohen nga “Air Albania” duke filluar që prej javës së ardhshme.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se i gjithë operacioni do të nisë ditën e hënë me leje të posaçme fluturimesh “charter”.

“Të hënën nisin fluturimet për t’i sjellë në atdhe. Nesër publikojmë politikat përkatëse, ku do të bëjmë imbarkimin e personave. Këto misione do të jenë pa pagesë nga ana e individëve. “Lasgushi” do të sjellë njerëzit tanë në shtëpi”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se i kishte kërkuar kompanisë “Air Albania” që i gjithë operacioni i riatdhesimit të kryhej pa pagesë.

“Air Albania është kompania e flamurit kuqezi. I kam kërkuar kompanisë që të marrë përsipër barrën e kthimit të shqiptarëve dhe të mos kërkojë lek për kryerjen e këtij misioni humanitar., Gatishmëria e kompanisë ka qenë e menjëhershme”, tha ai.

Rama njoftoi gjithashtu se Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit po punon për sigurimin e lejeve speciale për fluturimet e këtij lloji.

Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin
Video – Si e mban Jurgen Klopp në formë Livepulin Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Trajneri Jurgen Klopp përpiqet që të mbajë lart si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht lojtarët e Liverpulit, përmes organizimit të seancave stërvitore në distancë, ku të gjithë lojtarët janë nëpër shtëpitë e tyre.

Në një seancë të tillë, Klopp u kujton lojtarëve se talenti Harvey Elliot ka ditëlindjen dhe u kërkon të gjithëve që ta urojnë fillimisht në anglisht dhe më pas në të gjitha gjuhët që flitet nga lojtarët e “The Reds”.

E mes gjuhëve që fliten në “Anfield” është edhe shqipja. Xherdan Shaqiri ‘zbatoi’ urdhrin e Klopp për t’i përçuar në shqip një “Shumë urime për ty!” shokut të skuadrës, Harvey Elliot.

Deti “gëlltit” tokën me 8 banesa në Norvegji
Deti “gëlltit” tokën me 8 banesa në Norvegji Gazeta Si 101 Shikime • 6 years më parë

Deti përpiu një masiv theu dhe tetë banesa në një rajon verior të Norvegjisë, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

Fenomeni jo fort i rrallë në këtë zona norvegjeze ka ndodhur në rajonin Alta dhe është filmuar në kamera nga një banor lokal.

Nga pamjet që po shpërndahen në internet shihet masivi i tokës rreth 800 metra i gjatë dhe 40 metra thellësi që gëlltitet lehtësisht nga uji i detit dhe bashkë me të shkatërrohen edhe tetë shtëpi.

Autoritetet thonë se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur, pasi shtëpitë shërbenin kryesisht si shtëpi pushimi në periudhën e verës, që në këtë sezon, falë edhe kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë ishin bosh.

I vetmi banorë që shquhet me vështirësi në video është një qen, që tërhiqet brenda në ujë, por që fatmirësisht ja arrin që të dalë me not sërish në breg.

Aksidenti ku humbi jetën i mituri në Shëngjin
Aksidenti ku humbi jetën i mituri në Shëngjin Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

⁣Aksidenti ku humbi jetën i mituri në Shëngjin

Berisha i rrethuar nga militantët drejton protestën me duar
Berisha i rrethuar nga militantët drejton protestën me duar Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

⁣Berisha i rrethuar nga militantët drejton protestën me duar

⁣20 policë të lënduar nga dhuna e huliganëve, dëbohen 70 tifozë të Romës
⁣20 policë të lënduar nga dhuna e huliganëve, dëbohen 70 tifozë të Romës Gazeta Si 65 Shikime • 4 years më parë

30 persona janë paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës si pasojë e dhunës së shpërthyer mbrëmjen e së martës në rrugët e Tiranës.

20 prej të lënduarve janë efektivë të Policisë së Shtetit, që u përballën me tifozeritë e Romës dhe të Fejnordit, ndërsa 10 të tjerë janë tifozë të të dyja skuadrave.

Policia njoftoi se ka shoqëruar në komisariate 60 tifozë, 48 italianë dhe 12 holandezë, si dhe ka dëbuar me një traget në drejtim të Italisë 70 tifozë të tjerë të Romës.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t'i ndalojnë në rrugën "Mustafa Matohiti", ku tifozët e skuadrës Fejnord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Tjetër përplasje u raportua vonë afër pranë vendit të njohur si Pallati me Shigjeta.

Më herët, një shtetas shqiptar u rrah brutalisht nga tifozët e Fejnordit pas një incidenti në një kafe në zonën e “9 katësheve”

Momenti kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa të Greqisë
Momenti kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa të Greqisë Gazeta Si 105 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa të Greqisë

Zbulohet laborator droge në Yzberisht me vlerë 500 mijë euro
Zbulohet laborator droge në Yzberisht me vlerë 500 mijë euro Gazeta Si 75 Shikime • 1 year më parë

⁣Zbulohet laborator droge në Yzberisht me vlerë 500 mijë euro

Seferi ngjit Bodrumspor në vendin e dytë
Seferi ngjit Bodrumspor në vendin e dytë Gazeta Si 43 Shikime • 1 year më parë

Golat e sulmuesit kuqezi në raundin e 7 të Ligës së 1-rë turke e ngjitën Bodrumspor në vendin e dytë me 14 pikë, 2 më pak se Erokspor kryesues. Në planin personal, Seferi numëron 5 gola këtë sezon.

Plagosi të miturin 6-vjeçar në Bulqizë, vihet në pranga autori
Plagosi të miturin 6-vjeçar në Bulqizë, vihet në pranga autori Gazeta Si 103 Shikime • 7 years më parë

Plagosi të miturin 6-vjeçar në Bulqizë, vihet në pranga autori

Kundërshton 30 qershorin, Qeveria do të shkarkojë kryebashkiakun e Vaut të Dejës
Kundërshton 30 qershorin, Qeveria do të shkarkojë kryebashkiakun e Vaut të Dejës Gazeta Si 90 Shikime • 7 years më parë

Qeveria do të shkarkojë menjëherë kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas sulmit ndaj KZAZ-së numër gjashtë të vendosur në fshatin Bushat, territor i kësaj bashkie. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mesazhi i pacientit të shëruar nga COVID-19: “Kam rilindur për së dyti”
Mesazhi i pacientit të shëruar nga COVID-19: “Kam rilindur për së dyti” Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Mesazhi i pacientit të shëruar nga COVID-19: “Kam rilindur për së dyti”

Gjiknuri pret PD, Balla: Propozimi ynë për listat është më i miri
Gjiknuri pret PD, Balla: Propozimi ynë për listat është më i miri Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Partia Socialiste shprehet e gatshme që të diskutojë me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare metodikën e hapjes së listave, por me bindjen se propozimi i saj është më i miri i mundshëm.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thotë se formula e propozuar nga PS garanton përfaqësimin gjinor në Kuvend dhe njëkohësisht u jep mundësi votuesve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve të ofruara nga partia, pa i mohuar kësaj të fundit peshën elektorale të saj.

“Argumenti që një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të partisë politike, duhet që të përmbushë legjitimitetin demokratik për të pasur votat, sepse kjo nuk mund të jetë që mblidhen 36 vetë në Tiranë, marrin të gjithë nga 300 vota dhe ai që ka 301 është deputeti. Ky nuk është legjitimiteti demokratik. Në këtë kendvështrim fakti që renditja e partisë politike thyhet nga mbështetja që do të marrë secili kandidat, ky është një hap shumë i madh dhe brenda pjesës që do të quhet renditja e propozuar nga partia, numri i votave për secilin kandidat rimodelon listën”, tha Balla.

Balla foli para gazetarëvenë përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ndërkohë që në orët e pasdites Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të partisë në qarqe për raportimin javor. Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve dha me shifra se cilat janë pretendimet e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

“Partia Socialiste, që është forca modernizuese e jetës politike në vend do të ketë në grupin e saj parlamentar të pas 25 prillit, nga 75, apo 74 minimalisht, të paktën një e treta do të jenë gra dhe kjo do të thotë që është një numër i konsiderueshëm”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve u shpreh i bindur gjithashtu se Partia Demokratike do të dorëzojë në Këshillin Politik një propozim të sajin për formulën e hapjes së listave, propozim që do t’i bashkohej atij të Rudina Hajdarit, që kërkon renditje alfabetike në listat e kandidatëve për deputetë.

Drejt Asamblesë në tetor

Taulant Balla tha se së shpejti do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste, pa dhënë më shumë detaje.

Gazeta “Si” mëson se kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar dhe pritet që të jetë temë diskutimi edhe në mbledhjen e pasdites së Edi Ramës me drejtuesit politikë të partisë në qarqe.

Një propozim që po qarkullon është ai i mbajtjes së Asamblesë me rreth 350 anëtarë në dy javët e para të muajit tetor në tre qytetet. Sipas këtij propozimi, asambleistët e Jugut të mblidhen në Fier, të Veriut në Shkodër dhe të Shqipërisë së Mesme në Tiranë. Mbledhjet do të lidhen me njëra-tjetrën përmes platformave online dhe më pas të votohet për kryesinë e re të partisë.

Asambleja duhej të ishte thirrur pas zhvillimit të kongresit në fund të muajit shkurt, por u shty për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Pika tjetër në rend të ditës në këtë mbledhje, siç mëson Gazeta “Si”, do të lidhet me konstatimet e drejtuesve të qarqeve në terren nga takimet me qytetarët. Kryeministri Rama u ka kërkuar 11 drejtuesve të qarqeve (me përjashtim të Durrësit, ku Rama është vetë drejtues politik i qarkut) një raport përmbledhës mbi perceptimin e qytetarëve për qeverisjen.

Rama ka ngarkuar drejtuesit politikë që në takimet me qytetarët të përqëndrohen fort tek punët e kryera nga Qeveria, tek reformat e ndërmarra, sidomos ajo në drejtësi dhe tek investime në sektorët strategjikë, si ujësjellësat.

⁣Ulet avioni i parë në Kukës, Rama ironizon: S’jam as unë as aeroporti 3D
⁣Ulet avioni i parë në Kukës, Rama ironizon: S’jam as unë as aeroporti 3D Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Në tetor të 2018-ës, pothuajse 3 vite më parë, Kryeministri Edi Rama premtonte përfundimin e Aeroportit të Kukësit, duke publikuar projektin 3D të tij.

Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia kushtëzuan përqëndrimin e Qeverisë tek ky projekt, që u shty për t’u përfunduar këtë të diel, kur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, “Zayed – Flatrat e Veriut” u ul avioni i parë.

Ai ishte avioni i Air Albania dhe sipas Kryeministrit Rama, pasagjerët e parë të tij ishin emigrantë shqiptarë në Londër, pikërisht ata që kreu i Qeverisë tha se kishin tallur më shumë përmes rrjeteve sociale projektin 3D ku ishte publikuar. Rama ironizoi me këtë pjesë.

“Unë jam real dhe aeroporti është real. Ma kanë lexuar librin e shtëpisë me pasion, sa herë që flisja për aeroportin e Kukësit. Njëri quhej Edi Rama dhe ishte PD-në, ishte real edhe ai. Gjatë e kishte Eduard, por e thërrisnin Edi Rama. Ishte edhe një tjetër që i thashë si e hëngre këtë rrenë. Më tha ta shohim deri në fund a e mban dot llafin. Tjetri që fola ishte demokrat e tha e mbajte llafin. I treti më tha se a ka vend për patronazhist te PS se nuk kthehem më. Sot një ditë e veçantë për shqiptarinë”, deklaroi Rama.

Për shkak të teknikaliteteve dhe burokracive deri në licencimin si aeroport ndërkombëtar, avioni i ulur këtë të diel në Kukës u ngrit nga Rinasi. Avioni i "Air Albania" u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë Kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit.

Gjatë fjalës së tij Rama ka shpjeguar edhe pse aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës. Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Basha-Ramës: Do Sali Berishën, por do më kesh mua përballë
Basha-Ramës: Do Sali Berishën, por do më kesh mua përballë Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha-Ramës: Do Sali Berishën, por do më kesh mua përballë

Showing 86 out of 169