Videot kryesore

Nga Kabuli, në Sudanin e Jugut; Forcat e Armatosura urojnë Ditën e Flamurit
Nga Kabuli, në Sudanin e Jugut; Forcat e Armatosura urojnë Ditën e Flamurit Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

⁣
108 vite pas shpalljes së pavarësisë, Flamuri i Shqipërisë valëvitet në çdo cep të botës përmes misioneve të Forcave të Armatosura në kuadërt të NATO-s.

⁣Meta, Rama e Veliaj përkujtojnë Ditën e Çlirimit
⁣Meta, Rama e Veliaj përkujtojnë Ditën e Çlirimit Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe
kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vendosën kurora me lule në monumentin “Nëna
Shqipëri” në nderim të dëshmorëve me rastin e Ditës së Çlirimit.

⁣Besimtarët myslimanë nisin të martën agjerimin, urimi i kreut të KMSH-së
⁣Besimtarët myslimanë nisin të martën agjerimin, urimi i kreut të KMSH-së Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e nesërme, e martë, më 13 prill 2021.

Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë nga e gjithë bota përgatiten për këtë muaj të shenjtë në kushtet e diktuara nga Covid 19.

Përmes një mesazhi për të gjithë besimtarët, kryetari KMSH-së, Bujar Spahiu, uron një agjërim të lehtë, me shpresën se do të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë dhe paqes.

“Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjellë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin. Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë”, - thotë Spahiu.

Kreu i KMSH-së, uron që ky muaj, “të jetë i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, - thotë ai.

Basha i jep “besën” Kryemadhit: Pas 25 prillit qeverisim me LSI-në
Basha i jep “besën” Kryemadhit: Pas 25 prillit qeverisim me LSI-në Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës dy partitë angazhohen për koalicion të përbashkët paszgjedhor.

Por, megjithatë deri mbrëmjen e kësaj të diele, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk janë shfaqur në asnjë moment bashkë në fushatë.

Gjërat ndryshuan mbrëmjen e kësaj të diele, një javë para mbajtjes së zgjedhjeve, ku Basha e Kryemadhi u shfaqën në krah të njëri-tjetrit në zonën e Kombinatit në Tiranë.

“Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën për ndryshim ta kthejmë në një qeverisje të shpresës. Edhe Edi Rama e ka mësuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes që do të qeverisë Shqipërinë pas 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, të shpresës që do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë”, tha Basha.

Kreu i PD premtoi hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij.

⁣PD e PS janë në të njëjtin krevat, mesazhi i shumëfishtë i Edi Ramës
⁣PD e PS janë në të njëjtin krevat, mesazhi i shumëfishtë i Edi Ramës Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Grimca të humorit të hollë shkodran janë shfrytëzuar nga Kryeministri Edi Rama për të kërkuar votën për Partinë Socialiste dhe kandidaten, Edona Bilali. Ky është mesazhi i dukshëm i videos së mësipërme të publikuar nga kryesocialisti.

Por, nëse merren parasysh zhvillimet e fundit politike, e sidomos ftesa që Rama i ka adresuar Lulzim Bashës për bashkëpunim dhe për t’u shkëputur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, videoja e mësipërme mund të interpretohet edhe si “bashkëqeverisje” mes PD e PS.

Zjarri në Mamurras rrezikon banesat në lagjen “Demokracia”
Zjarri në Mamurras rrezikon banesat në lagjen “Demokracia” Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Zjarri në Mamurras rrezikon banesat në lagjen “Demokracia”

Helikopteri mbush ujë në plazhin e Livadhit për të shuar zjarret rreth Himarës
Helikopteri mbush ujë në plazhin e Livadhit për të shuar zjarret rreth Himarës Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Helikopteri mbush ujë në plazhin e Livadhit për të shuar zjarret rreth Himarës

Përgatiten godinat e “Qytet e Studentit” për të pritur afganët
Përgatiten godinat e “Qytet e Studentit” për të pritur afganët Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Foto/Përgatiten godinat e “Qytet e Studentit” për të pritur afganët

Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec Pjesa 2
Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec Pjesa 2 Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec
Pjesa 2

Një fermer delesh i izoluar në New South Wales
Një fermer delesh i izoluar në New South Wales Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Një fermer delesh i izoluar në New South Wales i cili nuk
ishte në gjendje të merrte pjesë në funeralin e tezes së tij dhe e ka nderuar
kujtimin e saj me një zemër të bërë nga delet.

Ben Jackson nuk mund të arrinte në Brisbane të ishte me
tezen e tij gjatë momenteve të saj të fundit pas një lufte dyvjeçare me
kancerin që filloi në fillimin e pandemisë kështu që mendoi të bënte dicka për
të nderuar kujtimin e saj. Ai krijoi një zemër të madhe me ushqim dhe pastaj
lëshoi delet që nxituar për të ngrënë, kështu dhe formuan një zemër të madhe.

Të dehur dhe me shpejtësi 196 km/h, arrestohen 15 drejtues mjetesh
Të dehur dhe me shpejtësi 196 km/h, arrestohen 15 drejtues mjetesh Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣ Të dehur dhe me shpejtësi 196 km/h, arrestohen 15 drejtues mjetesh

⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve
⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

Loja “macja me miun” në korridoret dhe sallat e Kryesisë së Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës vijoi edhe këtë të mërkurë.

Deputetët e opozitës vijuan të zbatojnë vendimin politik të grupit të tyre parlamentar për pjesëmarrje fizike në punën e këtyre komisioneve, ndërsa ata të mazhorancës të respektojnë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre.

Në kalendarin e punimeve, këtë të mërkurë ishte mbledhja dhe konstituimi i tre komisioneve, atij të arsimit, të veprimtarive prodhuese dhe atij të ekonomisë. Dy të parët duhej të mblidheshin në orën 10:00, i treti në orën 11:00.

Pamjet e publikuara nga PD nga brenda sallës tregojnë momentin kur nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Helidon Bushati i kërkon kryetarit socialist, Arben Pëllumbi që të organizojë mbledhjen e komisionit fizikisht.

“(deputetët e PS) Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”, tha Helidon Bushati.

“Mazhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Po kërkon që të kalojë ligje me deputetë që janë në bare, në avion apo në shopping center nëpër Europë. Kjo është e patolerueshme, ky është një turp për parlamentarizmin shqiptar”, deklaroi më pas para mediave, deputeti Bushati.

Deputetët e PD u paraqitën fizikisht edhe në Komisionin e Arsimit, i cili drejtohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj. Këtu situata ishte më e qetë, por përbërja e komisionit nuk u konstituua.

“Gjendemi përballë një situate absurde, por jo rastësore, të vetëdijshme. Mazhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballën me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çëhtjet e arsimit në Shqipëri, për fëmijët që braktisin Shqipëri, për shkollat që mbyllen”, tha Gjekmarkaj.

“Ne do të jemi këtu për betejë të përditshme me Qeverinë, me regjimin që ka dalë nga shitblerja e votave. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. I bëj thirrje kryetares së Parlamentit, zonjës Lindita Nikolla mos të bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizimit shqiptar, Pjetër Arbnori e Servet Pëllumbi, jo ata shembuj që kanë denigruar dhe dhunuar opozitën, sepse edhe nëse ata duan nuk do t’ia dalin dot. Opozita i ka të gjitha instrumentet që të reagojë dhe të vetëmbrohet. Por, mbi të gjitha të vetëmbrohet në emër të shoqërisë shqiptare që kërkon ndryshim dhe kërkon respektimin e ligjeve të vendit.tha para mediave deputeti Gjekmarkaj.

Protesta e 8 janarit, Gazmend Bardhi del nga Prokuroria pas mbi 2 orë dëshmi
Protesta e 8 janarit, Gazmend Bardhi del nga Prokuroria pas mbi 2 orë dëshmi Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Protesta e 8 janarit, Gazmend Bardhi del nga Prokuroria pas mbi 2 orë dëshmi

⁣James Webb mbërriti, çfarë vjen më pas
⁣James Webb mbërriti, çfarë vjen më pas Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

Tridhjetë ditë pas nisjes nga toka, teleskopi më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga njeriu, “James Webb” ka mbërritur në atë që do të jetë shtëpia e tij e re për të paktën pesë vitet e ardhshme 1.5 milion kilometra larg: pika Lagrange 2.

Pas pozicionimit në këtë orbitë, inxhhinierët dhe shkencëtarët nga Toka do të shpenzojnë tre muajt e ardhshëm për “kolaudimin” e teleskopit dhe aktivizimin e tij. Detyrat kryesore dhe më të vështira janë hapja dhe aktivizimi i katër instrumenteve të tij, bashkë me pasqyrat, në veçanti pasqyrën e madhe 6.5 metër të gjerë, që do të shërbejë si reflektuese.

“Do të kemi shumë punë për të bërë bashkë 18 segmentet dhe shndërruar ata nga gjendja aktuale drejt funksionimit si një pasqyrë e madhe e vetme, si dhe për të optimizuar pasqyrën e dytë në kushtet më të mira”, tha Charlie Atkinson, kryeinxhinieri i “Webb” në Northrop Grumman, kompania amerikane që bashkëudhëhoqi këtë projekt me NASA-n.

“Webb”, konsideruar si trashëgimtari i denjë i “Hubble” u lëshua më 25 dhjetor nga Guaiana Franceze përmes raketës së Agjencisë Hapësinore Europiane, Ariane 5. Objektivi i tij është kapja e yjeve në një distanca prej miliona vitesh dritë larg, që praktikisht në Tokë do ta shndërronte teleskopin një mekanizëm që na kthen pas në kohë.

Mes imazheve mund të jenë edhe fotografi të 13 miliardë viteve më parë, që nëse shkencëtarët do t’i kenë në dispozicion mund t’i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë forcash të jashtëzakonshme krijuan yjet, galaktikat, vrimat e zeza dhe planetët, duke përfshirë botët përtej Tokës që mund të mbështesin jetën.

Pika “Lagrange 2” është njëra nga pesë pikat e ekuilibrit gravitacional mes Diellit dhe Tokës, ku satelitët artificialë mund të ruajnë pozicionin e tyre me pak kosto e shpenzime karburanti për korrigjimin e trajektores.

Avantazhi tjetër është se në këtë pikë, Webb shmang temperaturat dhe dritën e fortë të Diellit, siç e pësojnë teleskopët e tjerë që vendosen në pozicione shumë më afër Tokës dhe Diellit. Kjo konsiderohet thelbësore në suksesin e këtij misioni, që është projektuar të skanojë universin me drita infrared, që kërkojnë kushte super të ftohta për të funksionuar.

Dritat infrared kanë valë më të gjata se drita e duksshme, që do t’i krijojë mundësinë teleskopit që të shohë përtej pluhurit kozmik dhe të gjejë yje, që me dritën normale do të ishin të padukshëm.

Webb tashmë do të orbitojë në pikën L2, duke ruajtur Tokën dhe Diellin në një vijë pothuajse të drejtë.

“L2 është pothuajse e qëndrueshme. Ekipi i operacioneve të Webb po përgatitet dhe do të ndërmarrë operacione të korrigjimit të trajektores, sipas përllogaritjeve tona çdo 20 ditë”, thotë Jean-Paul Pinaud, që drejton ekipin e inxhinierëve të Northrop përgjegjës për mbajtjen në trajketore të Webb.

Optika dhe instrumentet e tjera të Webb, të fshehura pas një mburoje kundër rrezeve të Diellit do të ftohen deri në -230 gradë celciues. Disa sektorë dhe instrumente të teleskopit, sipas inxhinierëve e kanë arritur tashmë këtë temperaturë.

Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022"
Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022" Gazeta Si 68 Shikime • 4 years më parë

Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022"

Tensionet në veri të Kosovës, qytetarë në Tiranë protestojnë para ambasadës së Serbisë
Tensionet në veri të Kosovës, qytetarë në Tiranë protestojnë para ambasadës së Serbisë Gazeta Si 68 Shikime • 4 years më parë

⁣Tensionet në veri të Kosovës, qytetarë në Tiranë protestojnë para ambasadës së Serbisë

Fillon mbledhja e Keshillit Kombetar e PD zyrtare
Fillon mbledhja e Keshillit Kombetar e PD zyrtare Gazeta Si 68 Shikime • 3 years më parë

Mbledhja e Keshillit Kombetar PD

Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit. Ndërhyrja nga ajri shpëtoi objektin
Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit. Ndërhyrja nga ajri shpëtoi objektin Gazeta Si 68 Shikime • 3 years më parë

⁣Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit. Ndërhyrja nga ajri shpëtoi objektin

Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla
Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

⁣Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla

Sajmir Tahiri pas daljes nga SPAK, ku dëshmoi për dosjen "21 Janari"
Sajmir Tahiri pas daljes nga SPAK, ku dëshmoi për dosjen "21 Janari" Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

⁣Sajmir Tahiri pas daljes nga SPAK, ku dëshmoi për dosjen "21 Janari"

Showing 110 out of 111