Videot kryesore

Santiago Montiel - Puskas Award 2025
Santiago Montiel - Puskas Award 2025 Gazeta Si 70 Shikime • 11 muaj më parë

FIFA shpalli golin më të bukur të vitit 2025. Çmim që shkoi pë golin e Santiago Montiel në sfidën ⁣Independiente vs. Independiente Rivadavia

Emigrantet meksikane mbijne nga pusetat
Emigrantet meksikane mbijne nga pusetat Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Emigrante klandestine shfrytezojne kanalizimet e ujerave te zeza, per te kaluar kufirin mes Meksikes dhe qytetit El Paso, ne Teksas, SHBA, duke rrezikuar jeten e tyre dhe duke dalen naten ne mes te trafikut

Operacioni në doganën e Tiranës, 7 të shoqëruar
Operacioni në doganën e Tiranës, 7 të shoqëruar Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Operacioni në doganën e Tiranës, 7 të shoqëruar, shumë forca policie në terren

Brenda spitalit kundër koronavirusit që u ngrit në 8 ditë
Brenda spitalit kundër koronavirusit që u ngrit në 8 ditë Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Një spital urgjence është ndërtuar në vetëm tetë ditë për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Kinë. Ndërtimi në Huoshenshan, i këtij spitali me 1.000 shtretër

Littieri maskat gratis.mp4
Littieri maskat gratis.mp4 Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Adolfo dhe i biri Alessio Letteri e kane kthyer tapicerine e tyre ne prodhim maskash per tua falur atyre qe kane nevoje. Kjo eshte nje video tutorial qe Adolfo u vjen ne ndihme njerezve per ta bere vete ne shtepi

mjeku como apeli.mp4
mjeku como apeli.mp4 Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Shefja e Infektivit në QSUT Najada Çomo u bën një tjetër apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi vetëm në këtë mënyrë ulin rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Basha: Paketa e ndihmës e Qeverisë e pamjaftueshme! Të bëhet gati një tjetër
Basha: Paketa e ndihmës e Qeverisë e pamjaftueshme! Të bëhet gati një tjetër Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Lulzim Basha thotë se paketa e ndihmës së ofruar nga Qeveria për njerëzit e vetëngujuar dhe në nevojë, për sipërmarrjen e vogël dhe bizneset familjare është e pamjaftueshme dhe kërkon që menjëherë të detajohet plani i ndihmës së paketës aktuale dhe të hartohet një paketë e dytë.

“Sakrifica që ju kërkohet sot shqiptarëve ka nevojë për një mbështetje të madhe. Qeveria të mos vonojë detajimin e ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse është e qartë që kjo paketë është e pamjaftueshne. Të gjithë ata që kanë mbyllur bizneset dhe kanë lënë punën duhet të paguhen”, tha Basha përmes një videomesazhi të përcjellë nga rrjetet sociale.

Kreu i opozitës kërkoi nga Qeveria ndërprerjen e të gjitha transferimeve të thesarit për degët e tjera dhe përqëndrimin e tyre vetëm tek shëndeti dhe nevojat emergjente të qytetarëve.

“Të ndërpritet çdo transferim nga Thesari dhe të gjitha paratë të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute të qytetarëve. Këto janë kohërat më të vëshitra që kemi jetuar prej një kohe të gjatë”, kërkoi ai.

Basha përsëriti thirrjen për të mbyllur të gjitha fasoneritë, call centera-at dhe bizneset e tjera të prodhimit ku afërsia e punonjësve përbën rrezik për transmetimin e virusit.

Megjithatë, Basha u shpreh optimist se Shqipëria do të tejkalojë vështirësitë materiale, fizike dhe shpirtërore, ndërsa përsëriti thirrjen që qytetarët të respektojnë distancimin social.

Rama mvesh Qeverinë me suksesin anti-Covid19
Rama mvesh Qeverinë me suksesin anti-Covid19 Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama mveshi veten dhe Qeverinë që drejton me atë që e quajti sukses në frenimin e pandemisë së koronavirusit falë masave të marrë, që sipas tij, e kanë radhitur Shqipërinë mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera.

Duke iu referuar parashikimeve të “ekspertëve të pavarur”, Rama tha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në seancën plenare, se projeksionet shkonin deri në 18 mijë të vdekur.

“Jo projeksione tona, por projeksione të pavarur që janë publikuar në krye të herës në ekrane flisnin për mundësinë potenciale, që nëse nuk do të ishte marrë asnjë maasë dhe jeta do të kishte rrjedhur sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ne do të kishim patur 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin imponuar dhe respektuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti!”, deklaroi Rama.

Kryeministri kërkoi që qeveria të vlerësohet për atë që bën dhe për atë që ndaloi të ndodhë, ndërsa foli me bindje se Shqipëria e ka kaluar fazën e parë të përballjes me pandeminë.

“Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që të mund të hedhë poshtë faktin se sot Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm”, shtoi ai.

Rama u shpreh i bindur në fitoren e dyfishtë në këtë luftë.

“Po fitojmë betejën në frontin e shëndetësië dhe do ta fitojmë betejën edhe në frontin e ekonomisë. Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do t’i fitojmë të dyja betejat”, deklaroi ai.

Kryeministri mbrojti vendimin për të karantinuar në hotele të riatdhesuarit. Ai thotë se ka ndjekur shembujt e disa vendeve, që kanë gabuar me riatdhesimin, duke i karantinuar qytetarët e tyre nëpër banesa, ndërsa nënkuptoi se falë masave të ndërmarra nga Qeveria deputetët janë ende gjallë.

“Pikërisht Singapori ishte shembulli më fantastik në valën e parë. Iu rikthye, pse? Nga riatdhesimi i 500 studentëve që i rikthyen në shtëpi. Këtu thuhet çojini të punojnë tokën, a thua se ne kemi shumë lek për t’i çuar në hotele dhe të paguajmë dy të tretat e shpenzimeve dhe të vendosim edhe personel mjekësor edhe kushte anti-Covid e me radhë. Ku ka qeveri në botë, ku ka Kryeministër në botë që ka dëshirë të bëjë këto gjëra? Por, nëse nuk do bëheshin këto gjëra, sot nuk do të ishim duke i uruar shërim të shpejtë deputetit Alimadhi, që ja uroj edhe unë dhe nuk e di sa prej jush do të mungonin sot këtu”, u shpreh Kryeministri.

Rama mbrojti ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet ndëshkimi deri me 15 vite burg për personaat që shkelin karantinën me pasoja vdekjen e qytetarëve të tjerë. Si referencë, Kryeministri mori Italinë, që tha se për të njëjtën vepër i dënon deri me burgim të përjetshëm.

Sa i takon paketës financiare, Rama iu referua Francës. Ai tha se në këtë vend Qeveria jep vetëm 150 euro mbi asistencën sociale për njerëzit në nevojë, ndërsa Shqipëria ka dyfishuar asistencën.

Basha: Qeveria braktisi qytetarët! Pandemia po i varfëron
Basha: Qeveria braktisi qytetarët! Pandemia po i varfëron Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Lulzim Basha akuzon Qeverinë për braktisje të qytetarëve në këtë kohë krize. “Shqiptarët po i rikthehen jetës normale duke u munduar vetë për të ruajtur rregullat e higjienës dhe ato të distancimit social”, thotë kreu i PD.

Por, Basha deklaron se normaliteti mungon tek ekonomia dhe xhepat e boshatisur të qytetarëve dhe bizneseve në vështirësi.

“Në rrugë dhe dyqane takova qytetarë që nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë nga Qeveria. Pandemia ekonomike e shkaktuar nga dështimet e Ramës në menaxhimin e krizës po i varfëron edhe më shumë familjet shqiptare”, deklaron kreu i opozitës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Basha e shoqëron këtë reagim me një video të shkurtër ku shfaqet në bashkëbisedim me pronarë biznesi të vogël, të cilët i ankohen për mungesën e ndihmës nga Qeveria dhe faturime të larta të energjisë elektrike e të ujit.

Maturantët rikthehen në shkolla
Maturantët rikthehen në shkolla Gazeta Si 69 Shikime • 7 years më parë

Maturantët rikthehen në shkolla

Goditet banda e trafikantëve shqiptarë, sekuestrohen shuma parash, armë zjarri dhe automjete
Goditet banda e trafikantëve shqiptarë, sekuestrohen shuma parash, armë zjarri dhe automjete Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Goditet banda e trafikantëve shqiptarë, sekuestrohen shuma parash, armë zjarri dhe automjete

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

Nisma e opozitës për ndryshimin e sistemit, akuza për falsifikim të firmave të deputetëve
Nisma e opozitës për ndryshimin e sistemit, akuza për falsifikim të firmave të deputetëve Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Serioziteti i nismës së opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor u minua në mbledhjen e përbashkët të kësaj të premteje të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve.

Deputeti Adriatik Alimadhi tha se deputeti Kostaq Papa, që rezulton mes 28 emrave që kanë firmosur kërkesën për ndryshime Kushtetuese nuk e ka firmosur vetë atë. Ai tha se po të krahasohen firmat e tij me firmën e hedhur në nismën në fjalë ndryshimi është i qartë. Alimadhi deklaroi se në vend të Kostaq Papës firma është hedhur nga një deputet tjetër, pa bërë publik emrin e firmëtarit.

“Të krahasohen firmat. Ajo firmë dhe ato që ka hedhur Kostaq Papa herë të tjera. Firma reale është ndryshe dhe firma që ka firmosur një deputet tjetër është ndryshe. Unë tërhiqem dhe vazhdoni ju mbledhjen. Keni shtrembëruar proceset demokratike, edhe ky propozim shtrembëron votën e votuesve shqiptarë”, deklaroi Alimadhi.

Alimadhi akuzon për falsifikim dhe e cilëson këtë si papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti për një nismë që prek Kushtetutën.

Deputeti Kostaq Papa pranoi se nuk e ka firmosur personalisht nismën në fjalë, por thotë se e mbështet atë.

“Unë jam deputet fuqiplotë dhe gjithçka që bëj e bëj me ndërgjegje, kur vjen puna për të ndihmuar 85 për qind të shqiptarëve për ndryshimin që duan ata. Unë veproj edhe në forma të tjera. Nuk është ky thelbi. Thelbi është që unë jam dakord me firmën time, jam dakord me procedurën që është bërë. Nuk kam nevojë për avokat. Nuk është thelbi e hodha firmën me një presje, apo me dy presje, apo e firmosur nga dikush tjetër. Unë do të nisem te protokolli dhe do të hedh firmën për herë të dytë”, deklaroi ai.

Edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja thotë se përplasja për firmën e zhvendos debatin nga thelbi, që janë ndryshimet e rëndësishme kushtetuese.

⁣Trump apo Biden? Trazira në SHBA
⁣Trump apo Biden? Trazira në SHBA Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Donald Trump, apo Joe Biden? Pyetja se cili do të jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka marrë ende një përgjigje dhe sa më shumë kohë të kërkojë, aq më fort përforcohen tre skenarë.

I pari është se procesi mund të zgjasë për ditë me radhë. Sipas BBC, ky duket edhe skenari me më shumë gjasa, teksa beteja është zhvendosur tek votat postare, që mbeten ende për t’u numëruar në shtetet kyçe si Miçigani, Uiskonsin dhe Pensilvania.

Në lojë mund të futet Gjykata Supreme. Donald Trump kërcënoi se do të sfidojë në këtë gjykatë rezultatin dhe procesin e numërimit nëse nuk fiton zgjedhjet. Kjo do të thotë se amerikanët mund të presion me javë të tëra për të mësuar Presidentin e ri të tyre.

Pasiguria mund të shkaktojë revolta. Sinjalet e para janë dhënë për një pasiguri mes amerikanëve, për shkak të përçarjes së thellë që karakterizoi fushatën dhe tashmë po karakterizon edhe procesin e numërimit, ku Donald Trump bëhet i pari President në historinë moderne të SHBA që flet për “manipulim votash”. Pra, pasiguria ekziston, por është ende herët për të folur për revolta dhe trazira.

Demokratët akuzojnë Trump: Autoritar dhe i rrezikshëm

Deklaratat e pabazuara ende në rezultat të Donald Trump, ku ai shprehet se ‘sinqerisht, i ka fituar zgjedhjet’, shkaktuan reagim të fortë në radhët e demokratëve.

Kongresistja, Alexandria Ocasio-Cortez, që parashikohet të rizgjidhet në Nju Jork dënoi këto deklarata duke i cilësuar si “jolegjitime, të rrezikshme dhe autoritare”. “Numëroni votat! Respektoni rezultatin”, shkroi ajo.

Përfaqësuesja e Minesotas, Ilhan Omar e quajti Trump një “njeri të rrezikshëm”. “S’mund të ndalosh numërimin e votave! Këtu nuk jemi në diktaturë”, tha ajo.

Amy Klobuchar, senatore demokrate po nga shteti i Minesotas ishte më e moderuar në reagimin e saj. “Të gjitha votat duhen numëruar. Jemi në demokraci”, tha ajo.

Deklaratat e fitores së Trump, kur janë për t’u numëruar ende edhe miliona vota kanë vënë në siklet edhe vetë republikanët.

Ish-guvernatori i Nju Xhersit dhe këshilltari i Trump, Chris Christie e quajti fjalimin e Presidentit si të gabuar, qoftë si hap strategjik në garën me Biden, qoftë nga kostumi presidencial.

“Ishte një vendim strategjik i gabuar! Një vendim politik po aq i gabuar”, tha ai në një intervistë për televizionin amerikan, ABC News.

Ish-senatori republikan i Pensilvanisë, Rick Santorum tha se ishte në siklet nga komentet e Trump. “Përdorimi i fjalës manipulim, mendoj se është i gabuar”, tha ai për CNN.

Pasiguria që ushqen rezultati i ngushtë dhe gara e fortë ka nxjerrë mbështetësit e dy palëve në rrugë, me raportime për protesta në Los Anxheles, Karolinën e Jugut, Portland, Oregon dhe në Nju Jork.

(Video)

Mijëra dyqane në qytetet amerikane ulën qepenat dhe përforcuan dyert mbrojtëse nga frika e trazirave.

Lajmi i Fundit - Gazeta Si
Lajmi i Fundit - Gazeta Si Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

⁣Lajmi i Fundit - Gazeta Si

Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - MaskaRa
Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - MaskaRa Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

⁣Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - MaskaRa

Kaos në aeroportin e Kabulit kur talebanët marrin kontrollin e kryeqytetit afgan
Kaos në aeroportin e Kabulit kur talebanët marrin kontrollin e kryeqytetit afgan Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Turmate njerëzve kanë mbushur asfaltin në aeroportin e Kabulit në një përpjekje për të ikur nga kryeqyteti afgan, ndërsa kryengritësit talebanë filluan të pushtojnë qytetin. Kryengritësit morën kontrollin e pallatit presidencial./The Guardian/

Kapet me 4 mina me telekomandë, në pranga 50-vjeçari në Durrës
Kapet me 4 mina me telekomandë, në pranga 50-vjeçari në Durrës Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Kapet me 4 mina me telekomandë, në pranga 50-vjeçari në Durrës

Nga lufta në Qytet Studenti, jeta e re e afganëve në Tiranë
Nga lufta në Qytet Studenti, jeta e re e afganëve në Tiranë Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Nga lufta në Qytet Studenti, jeta e re e afganëve në Tiranë

⁣BE premton miliona për Ballkanin, por “harron” integrimin
⁣BE premton miliona për Ballkanin, por “harron” integrimin Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

Fjala hapëse e samitit informal të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian në Bërdo të Sllovenisë u mbajt nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Ai theksoi nevojën për të shfrytëzuar këtë samit për të përçuar dy mesazhe.

“Samiti është një mundësi e mirë për ne, që nga njëra anë të konfirmojmë perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimore dhe nga ana tjetër ta bëjmë të qartë se jemi gati që të mobilizojmë miliona euro për të investuar te gjashtë vendet, për të mbështetur reformat e nevojshme ekonomike dhe ato kundër korrupsionit dhe përmirësimit të qeverisjes. Duam lidhje më të ngushta me këto vende”, deklaaroi Michel.

Deklarata bie disi ndesh me pritshmëritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vetëm afërsia për to nuk mjafton më dhe kërkohet nga Brukseli që të japë një sinjal të qartë më shumë politik se sa ekonomik.

Durimi i Ballkanit Perëndimor mund të soset edhe për shkak të një dokumenti të brendshëm që qarkullon në BE, sipas të cilit disa vende anëtare propozojnë që me rajonin të ndërtohet një partneritet strategjik, por jo anëtarësim.

Njëra prej këtyre vendeve raportohet se është Holanda. Në këtë samit merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, që nga pamjet e shpërndara nga zyra e Kryeministrisë shfaqet në ceremoninë e pritjes duke diskutuar pikërisht me Kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të BE.

Duke pasur parasysh këtë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli përmes një mesazhi u kërkoi udhëheqësve të BE që të tejkalojnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Samiti mbahet në kohën më të mirë të mundshme. Sot, më shumë se kurrë procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një stimul të ri dhe të fortë. Është koha që vonesat dhe bllokadat të tejkalohen”, tha ai.

Para nisjes së samitit, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen u takuan me kryeministrin slloven, Janes Jansa, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrin bullgar, Rumen Radev. Bullgaria ka vendosur në dy raste veton ndaj Maqedonisë së veriut dhe përpjekjet po bëhen që Sofia të ndryshojë qëndrim.

Showing 107 out of 108