Up next

Rama përcjell 30 mjekë e infermierë drejt Italisë: Shqiptarët s’e braktisin mikun në vështirësi

22 Shikime· 03/28/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së 30 mjekëve dhe infermierëve që do t’u vijnë në ndihmë kolegëve italianë në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit në botë, në zonën e Bergamos, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve.

Fjalën përshëndetëse Rama e përcolli shqip dhe italisht, ku iu përgjigj edhe kritikëve.

“Ju shpreh mirënjohjen e thellë për gatishmërinë për të bërë gjënë e duhur në një moment kaq të jashtëzakonshëm. E di që këtu në Shqipëri disave do t’u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës së vogël të bluzave të bardha nisen sot për në vijën e zjarrit në Itali. E di po ashtu se 30 mjekë dhe infermierë nuk e përmbysin raportet, por di edhe që edhe andej është shtëpia jonë tashmë, qëkur na shpëtuan dhe na mikpritën në shtëpinë e tyre, kur Shqipëria digjej nga dhimbje të papërshkrueshme”, tha Rama.

Rama tha se armiku është i përbashkët, ndërsa stafin mjekësor që u nis drejt Italisë e cilëson forcë rezervë që ishte në pritje për të hyrë në luftë këtu. “Nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë që të hyjnë në luftë këtu teksa në Itali, ku po kurohen në spitale edhe shqiptarë kanë nevojë të jashtëzakonshme për ndihmë”, vijoi ai.

Kryeministri tha se Shqipëria nuk mund t’ja lejojë vetes që të mos i tregojë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next