Videot kryesore

Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK
Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

⁣Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, Erion Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh dëshmi para prokurorëve
Hetimi pasuror, Erion Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh dëshmi para prokurorëve Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

⁣Hetimi pasuror, Erion Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh dëshmi para prokurorëve

Nëna e Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Nëna e Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

⁣Nëna e Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës
Momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

⁣Momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës

Hamlin triumfoi në Martinsville
Hamlin triumfoi në Martinsville Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

Veterani arriti fitoren e parë sezonale, të 6 në Martinsville dhe të 55 në karrierë.

Gout Gout vs Usain Bolt
Gout Gout vs Usain Bolt Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

Një krahasim interesant mes dy sprintierëve në moshën 17 vjeçare.

Të shtëna dhe njerëz që vrapojnë, momenti i vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës
Të shtëna dhe njerëz që vrapojnë, momenti i vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës Gazeta Si 69 Shikime • 1 year më parë

⁣Të shtëna dhe njerëz që vrapojnë, momenti i vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës

Operacioni kundër 'Ndragheta'-s, shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale
Operacioni kundër 'Ndragheta'-s, shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale Gazeta Si 69 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Operacioni kundër 'Ndragheta'-s, shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale

protesta ecoalbania.mp4
protesta ecoalbania.mp4 Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Organizata Eco Albania dhe ambinetalistë të tjerë janë bashkuar pranë kryeministrisë për të protestuar kundër shkatërrimit të natyrës, të cilën sipas tyre po e sjellin mbi të gjitha ndërtimet e HECE-ve në zonat e mbrojtura

Rama u kujton serbëve që nuk kanë dalje në det
Rama u kujton serbëve që nuk kanë dalje në det Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Takimet mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ato realizohen si pjesë e nismave të tyre personale prodhojnë gjithmonë lajme “pikante” për mediat dhe as samiti trepalësh në Novi Sad nuk i shpëtoi kësaj.

Rama mbërriti pasditen e së mërkurës në qytetin jugor të Serbisë dhe së bashku me Zoran Zaev ishte pjesë e darkës së shtruar nga Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb dhe dy kryeministrat kanë ecur në rrugët e qytetit. Presidenti serb transmetoi në profilin e tij në Instagram momente nga kjo shëtitje. Pyetja e parë që u drejtohet është se çfarë mendonin se do të thotë ky takim për Ballkanin?

Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje rajonale, Aleksandër Vuçiç, që në të shkuarën e ka thumbur Edi Ramën duke e cilësuar atë “lider global”, ndërsa veten e ka përshkruar si “udhëheqës lokal i serbëve” ja pasoi përgjigjen Kryeministrit shqiptar. Jo vetëm kaq, por Presidenti serb duket se e ka njohur pasionin e Kryeministrit shqiptar për të folur, që sipas këndvështrimit është edhe pika më e fortë, edhe pika më e dobët e tij.

“Edi is the guy!” (e thënë shqip: Edi mund të flasë për këtë), tha Vuçiç, duke drejtuar dorën nga Kryeministri shqiptar. Rama pranoi të përgjigjej për 59 sekonda, aq sa është gjatësia kohore e një video-mesazhi në Instagram. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi mahnitës faktin që tre udhëheqësit ishin mbledhur për të çuar përpara një zotim të hershëm të secilit prej tyre.

“Thumbimet” vazhduan edhe në konferencën trepalëshe paraditen e së enjtes. Me në njërin krah Ramën dhe në krahun tjetër Zaev, Vuçiç mori i pari fjalën. Pasi tha thelbin e asaj që ishte arritur, fjalën ja kaloi Ramës, ku me batutë i tha se “rezervonte të drejtën për të ndërprerë”.

Rama ja ktheu “kusurin” pak momente më vonë, kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari se çfarë të mirash sjell shengeni ballkanik për vendet e rajonit. Mes rreshtave dhe dukshëm pa dashje, Kryeministri shqiptar vuri gishtin në plagën historike të serbëve; daljen në det. “Ju keni një vend të bukur, por s’keni një vend me det”, tha ai, duke iu referuar Serbisë.

Për të njëjtën pyetje, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut mori më pak kohë për t’iu përgjigjur dhe Aleskandër Vuçiç akoma më pak. Kohën ja mori Rama.

“...po i marr Presidentit kohën që ai kurseu”, tha Rama.

Durrësi, i braktisur dhe në zi…
Durrësi, i braktisur dhe në zi… Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Durrësi mardhte mbrëmjen e së enjtes. Jo nga era e ftohtë dhe e shpejtë, as nga shiu që i lagte shpinën, barkun, këmbët dhe sytë qytetit të lashtë, por nga braktisja.

Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e tij, i lënë në qoshkë të vajtojë i vetëm.

Tek eci me makinë nëpër Vollgë, aty ku në pikun e sezonit turistik nuk ke vend të hedhësh as një kokërr mollë, ndjen frikë vetmie.

Të ngjan sikur i je futur në bark një qyteti të basdisur dhe të hedhur në plehra. Ndjen ftohtë dhe trishtim të thellë.

Basha viziton Manzën: Fëmija 8-muajsh prej ditësh fle në makinë
Basha viziton Manzën: Fëmija 8-muajsh prej ditësh fle në makinë Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha qëndroi në një familje në Kamberas në njësinë administratrive Manëz. Në oborrin e banesës së dëmtuar, prindërit i rrëfyen Bashës se mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8-muajsh, pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër.

Ndihma e vetme që kjo familje kishte marrë, sipas prononcimit të tyre, ishte nga vullnetarët. Basha kërkoi që të merren masa menjëherë për strehim e kësaj familje dhe të familjeve të tjera që jetojnë në kushte të mjera në çadra.

PD thotë se pak pasi Basha u largua nga Manza banorët njoftuan se tek kampi i çadrave kanë shkuar përfaqësues të njësisë bashkiake dhe u kanë thënë të transferohen në një fushë kalçeto, gjë që është refuzuar nga banorët. Banorët thanë se atyre u është premtuar se do të sjellin kontenierë nga Fieri ku të strehohen, ide të cilën, PD thotë se e propozoi kryetari i Partisë Demokratike.

PD thotë gjithashtu se strukturat shtetërore reagojnë pas apelit të Bashës. “Pra zgjidhjet e propozuara nga shefi i opozitës janë përdorur si zgjidhje për familjet e dëmtuara nga tërmeti”, thotë PD.

Tragjedia e Thumanës, prokuroria mbledh provat në terren
Tragjedia e Thumanës, prokuroria mbledh provat në terren Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Prokuroria e Krujës ka marrë prova materiale nga pallatet e shembura në qytezën e Thumanës për hetimet e nisura kryesisht për tragjedinë e 26 nëntorit, pas dyshimeve se godinat që u morën jetën 26 qytetarëve në këtë zonë nuk plotësonin kushtet teknike të sigurisë edhe para tërmetit.

Si prova prokuroria po sekuestron materiale interte, kryesisht trarë betoni dhe kollona.

Një kamion u ngarkua me porosi të prokurorisë me këto prova materiale nga një fadromë që ndodhej në vendngjarje.

Sekuestrimi i provave u bë në prani të disa oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krujës dhe ekspertë të Komisariatit të këtij qyteti.

Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne
Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama shtriu dorën për ndihmë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Turqia në Stamboll për investimet publike e private. Rama thotë përmes postimit në rrjetet sociale, se fjalën e mbante me ftesë të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

Pasi falenderoi për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe pasi përshkroi shkurtimisht pasojat e tërmetit në humbje njerëzore dhe materiale, Rama kërkoi ndihmë, duke cituar edhe islamin.

“Qëndroj përpara jush për t’ju kërkuar ndihmë. Cila është vërtetë fytyra më e bukur në islam? Sipas profetit të Zotit, paqja qoftë mbi të, të ushqesh atë që është në nevojë, të përshëndesësh dhe të shpëtosh ata që njeh dhe ata që nuk njeh. Dëshiroj t’u falenderoj secili nga vëllezërit tanë që deri më tani kanë qenë shëmbëllim i kësaj fytyre dhe dua të falenderoj paraprakisht të gjitha ata që duan të bëhen shëmbëlltyra e këtyre fjalëve. Qoftë bamirësia juaj e pranuar!”, deklaroi Rama.

Kryeministri njohu të pranishmit me fondet e dhuruara nga qytetarët shqiptarë, por nënkuptoi se ato janë të pamjaftueshme.

“Besoj që me ndihmën tuaj do të arrijmë që të bëjmë me Durrësin atë që Turqia bëri me Izmirin pas tërmetit të 1999. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave janë të shkatërruara. Janë banesa të ndërtuara me ndërtime të dobëta. Shumica e këtyre janë struktura shumëkatëshe, që strehojnë dhjetra familje. Kjo është arsyeja se përse nuk kemi një shifër finale zyrtare. Besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme prej nesh. Pra pa kontribute nga jashtë koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë”, tha Kryeministri.

Meta nuk komenton Venecian: Është çështje drejtësie
Meta nuk komenton Venecian: Është çështje drejtësie Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir meta nuk komentoi përmbajtjen e pjesëve të draftit paraprak të Komisionit të Venecias, që u bënë publike pasditen e së premtes.

Në vend të kësaj Presidenti foli parimisht duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për një çështje të Venecias, por për një përplasje për drejtësinë.

“Nuk mendoj se kjo është një çështje e Venecias, sepse Kushtetutën e Shqipërisë e ka shkruar Komisioni i Venecias. Prej 115 ditësh kjo është një çështje e drejtësisë dhe hetimit, që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin”, tha Presidenti.

Meta nuk komentoi raportin duke deklaruar se mbi dokument ka pasur një konfidencialitet të cilit palët duhet t’i binden. Megjithatë, copëza të draft-raportit u publikuan ditën e premte. Sipas përmbajtjes së tyre, Venecia i jep të drejtë Presidentit të Republikës në betejën e tij me mazhorancën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, draft-raporti vë në dyshim edhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa mazhoranca konfirmoi marrjen e një drafti paraprak, nuk rrëzoi përmbajtjen e pjesëve të publikuara, por tha se ato janë shkëputur në mënyrë selektive nga drafti si një i tërë. Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nënkuptoi se drafti që duhej të ruhej konfidencial ka rrjedhur nga Presidenca.

Veliaj: Teatri i ri do të ndërtohet! Presidenti të mos bëhet brigadier komunaleje
Veliaj: Teatri i ri do të ndërtohet! Presidenti të mos bëhet brigadier komunaleje Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Një ditë pasi mori në dorëzim çelësat e truallit të Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj deklaroi i bindur se ideja për të shembur godinën ekzistuese dhe për të ndërtuar një godinë të re do të vazhdojë përpara, pavarësisht kritikave.

"Tirana do të ketë Teatër të ri. Nuk mund të jenë më të zgjuar sportistët, turistët që shohin Kalanë dhe të jetë artistët që duhet të rrinë në një kolibe tallashi. Për projektin do të flasim në vjeshtë. Le të rrinë te kasollja prej kashte, te kolibja e fashizmit, por kostumet nuk kanë pse i mbajnë peng aty. Nuk ka arsye përse miu të ushqehet me zërin e artistëve”, deklaroi ai.

Veliaj tha se paratë do të sigurohen nga një kredi dhe pagesa për ndërtimin e godinës së re do të kryhet me këste. Në fund do të dalë një vepër, sipas tij, e denjë për kryeqytetin. Për kritikët, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës i cilësoi pakicë, ndërsa nënkuptoi se padia e Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese nuk e pegon.

“Teatrin e tentuam ta bëjmë me lekët e tjetrit, por meqenëse kërkuan mjete shtese, lamë privatin dhe u bëmë me artistët. Teatrin do ta paguajmë me këste, ashtu si ujësjellësi. Ka ngelur një pakicë e vogël, të gjithë ushtarë të një partie të vogël, që s'kanë alibi, por s'duan asnjë punë në Tiranë. E urrejnë faktin që Shqipëria po bën përpara. Edhe Presidenti ka mbetur pa alibi. I them Presidentit rri me Kushtetutën, nuk ke asnjë arsye të merresh edhe me Astirin, edhe me Teatrin. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është aq pa lidhje me Teatrin sa çka lidhje Partia Demokratike me demokracinë. Presidenti të mos bëhet brigadier komuneleje. O të bëhet me Robert Ndrenikën, që ka lozur në atë skenë, ose me Lulzim Bashën që ka lozur në një tjetër skenë”, u shpreh ai.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

Akt-akuza ndaj Thaçit, Rama: Brutalitet ndërkombëtar! Ta kundërshtojmë ndërkombëtarisht
Akt-akuza ndaj Thaçit, Rama: Brutalitet ndërkombëtar! Ta kundërshtojmë ndërkombëtarisht Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

“Fletë-rrufe, paçavure dhe brutalitet ndërkombëtar fyes, ndaj të cilit shqiptarët duhet të bashkohen dhe ta kundërshtojnë ndërkombëtarisht”. Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që përcolli Edi Rama nga konferenca e shtypit në Prishtinë në përfundim të vizitës dyditore.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë foli për rreth 1 orë e 40 minuta. Në krye të fjalës tha se vizita nuk synonte që të bashkonte klasën politike të Prishtinës, por për të përcjellë mesazhin se nuk bëhet fjalë për një akuzë ndaj dy personave.

“Kush mendon se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personave, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike, apo për çkapjen e shtetit, është ose naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi. Nuk ka mundësi tjetër”, tha Rama.

Kryeministri foli për një moment kritik në të cilin ndodhen sot shqiptarët, veçanërisht ata në Kosovë, që mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën. Ai tha se qytetarët duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për shumë më shumë se një akt-akuzë ndaj dy individëve.

“Nëse në këtë moment nuk ndajmë qartë drejtësinë me padrejtësinë....Qëndrimi im lidhet me padrejtësinë. Për mua ajo komunikatë që lajmëroi botën mbarë se pritet të vijë një akt-akuzë që nuk është formalizuar nga gjykata, përbën jo vetëm një shkelje flagrante të çdo praktike të mirë të drejtësisë ndërkombëtare, por edhe një akt brutal ndaj vetë Kosovës. Sot duhet pak vetëpërmbajtje dhe duhet fokus se ajo fletë-rrufe ka goditur shumë më larg dhe shumë më thellë sesa në ballin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Këtu bëhet fjalë për drejtimin e lartë politik të UÇK-së dhe përpjekje për të vendosur nën akuzë UÇK-në, si të ishte një ushtri e rregullt agresorësh që vinin nga Beogradi”, u shpreh ai.

Rama thotë se ky akt i ndërkombëtarëve nuk duhet nënvlerësuar, edhe për faktin se sipas tij, aleatët që urdhëruan bombardimin e Serbisë gjatë luftës kanë dalë në pension dhe “ndërkombëtarët” e rinj nuk janë familjarë si me krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Nëse e nënvlerësojmë sot këtë brutalitet... Nuk e dinë të gjithë se çfarë historie ka drejtësia ndërkombëtare në Kosovë. Ka më pak se 10 vendime nga Haga për Serbinë për deportim të 1 milion njerëzve me dhunë, pa llogaritur 20 mijë raste përdhunimesh dhe pastaj edhe të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit dhe sa janë personat e proceduar në të gjitha këto shkallë gjyqesh për UÇK-në. Si ndërtohet ky raport?! Sa janë në Serbi ata që janë gjykuar për krime lufte?! Ka një disproporcion kolosal. Pastaj edhe nivelet e goditjes, ku në Kosovë goditen presidentë e kryeministra”, u shpreh ai.

Padrejtësinë ndërkombëtare ndaj Kosovës Rama e ilustroi edhe përmes procesit të liberalizimit të vizave.

“Për liberalizimin e vizave thanë që duhen plotësuar kushtet. U plotësuan kushtet dhe edhe vetë e pranuan, por më thanë që më parë duhej bërë demarkacioni me Malin e Zi. Se ç’lidhje kishte demarkacioni me liberalizimin e vizave?! Unë nuk di që në atë pjesë të kufirit të Kosovës kishte ndonjë shteg që të çonte në Paris. Pra, ishte një vendim krejtësisht politik. Megjithatë, u zgjidh edhe demarkacioni, por sërish vizat nuk u liberalizuan”, deklaroi Rama.

Për Ramën nuk ka asnjë mëdyshje që Kosova nuk duhet të vetëizolohet dhe dialogun me Serbinë duhet ta vazhdojë me ndërmjetësimin e SHBA, edhe nëse Uashingtoni do ta mbështesë akt-akuzën e ngritur ndaj Hashim Thaçit.

Një panoramë të qëndrimit të Uashingtonit e bëri ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, i sapokthyer nga një vizitë atje ku u takua me të dërguarin e posaçëm të Trump, Richard Grenell dhe zyrtarët e tjerë të lartë të DASH, si Palmer e Reeker.

“Vizita ka qenë e planifikuar më herët dhe nuk lidhej drejtpërdrejtë me Kosovën. Por ju siguroj tre gjera nga bisedat e mia atje, së pari që nuk ka marrëveshje sekrete. Së dyti nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i ka sytë në ballë dhe mend në kokë nuk beson që Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës bën plane për ndarjen e Kosovës. E treta nuk ka nxitim në rastin e Kosovës, për çdo interes elektoral në SHBA. Këto janë qëndrimet që edhe vetë Grenell i ka komunikuar në vazhdimësi. Të tjerat prirje për të shkaktuar keqkuptime të brendshme”, sqaroi Cakaj.

Nga ana tjetër, Rama hoqi të gjitha mëdyshjet edhe nëse ishte tërhequr nga nisma e përbashkët me Aleksandër Vuçiç për shengenin ballkanik, që e mbron si një zhvillim strategjik për shqiptarët. Ai hodhi poshtë si konspirative dhe të pabazuara zërat kundër kësaj nisme, sipas të cilëve nga kjo përfiton vetëm Serbia.

Rama tha se në agjendë kishte planifikuar edhe një takim me Ramush Haradinajn, por ky i fundit e kishte refuzuar për shkak të procesit gjyqësor ku është i paditur për shpifje. Megjithatë, Kryeministri njoftoi se tërheqjen nga kjo padi.

“Unë kam 22 padi për shpifje dhe kjo që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë, por janë 22 të tilla me figura politike kryesisht që i kam në proces. Nuk janë bërë publike dhe nuk i kam bërë për t’i bërë publike. Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve, për të shkuar ta vizituar në seli, apo shtëpinë e tij dhe si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër doja të diskutoja edhe me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se Haradinaj, Hashimi dhe Kadriu, sepse ndikimet mund të jenë marramendëse për Kosovën në të ardhmen. E kam njoftuar që nuk do të bëj komunikime do të bëj një konferenc ku do të tërheq padinë, jo se ajo është e vogël për mua, por është shumë më e madhe ajo që sot është më e madhe nga të gjithë. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht”, u shpreh Rama.

Me rroga të cunguara dhe pa zyra, SPAK ankohet te Qeveria
Me rroga të cunguara dhe pa zyra, SPAK ankohet te Qeveria Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Niveli i lartë i pagave dhe shtesat e dietat për vështirësi pune në SPAK u konceptuan nga hartuesit e reformës në drejtësi si mjet për të tërhequr më të kualifikuarit në këtë strukturë, por edhe për të minimizuar mundësitë e korruptimit të tyre.

Por, prej fillimit të detyrës, Prokurorët e Posaçëm dhe punonjësit e tjerë të SPAK nuk po marrin dot shtesat mbi pagën që u takojnë sipas parashikimeve ligjore për vështirësi në punë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Prokurorët e Posaçëm, por për të gjithë strukturën.

“I gjithë SPAK nuk e merr pagën e plotë siç e parashikon ligjin. Një nga elementët e pagës është pagesa për vështirësi pune e përcaktuar në ligj për të gjithë këta punonjës. Por faktikisht nuk ka qenë e saktësuar në ligj se sa duhet të jetë kjo pagesë. I jam drejtuar dy herë Komisionit të Ligjeve që kjo të zgjidhet, por ende nuk është zgjidhur. Po kështu edhe problemi i BKH, përfshirë edhe drejtorit të BKH, që është harruar dhe nuk është përcaktuar se sa do ta ketë pagën”, deklaroi kreu i SPAk, Arben Kraja në takimin prezantues të rekomandimeve të Qeverisë për luftën kundër krimit për 2020.

Sipas përcaktimeve ligjore, paga vetëm e prokurorëve të SPAK shkon nga 280 deri në 380 mijë lek në muaj, duke përfshirë këtu edhe pagesat për vështirësi në punë, dietat dhe të tjera shtesa.

Problematika tjetër e ngritur nga drejtori i SPAK lidhej me ambientet. Ai tha se prej muajit mars struktura që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta po punon me nga 10-15 veta në të njëjtën sallë.

“Duke filluar që prej marsit kemi liruar zyrat dhe jemi në zyra provizore ku ushtrojmë funksionet tona. Kjo sepse Qeveria nisi rikonstruksionin e objektit, por ende sot nuk ka përfunduar. Ta transmetoni që të vlerësohet me përparësi që të përfundojë sa më shpejt për të përmirësuar kushtet për të punuar. Hetuesit janë nga 10-15 vetë në një ambient të përbashkët. Duke përfshirë edhe riskun e situatës shëndetësore, kërkojmë që të përshpejtohet pak procedura që të paktën brenda gushtit të përfundojë rikonstruksioni edhe me mobilimin e zyrave”, iu drejtua Arben Kraja ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kreu i SPAK bëri edhe një bilanc të përgjithshëm të punës së SPAK në këto gjashtë muaj. Ai tha se janë 428 procedime penale me mbi 100 të pandehur. Nga këto 202 janë të trashëguara nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda dhe pjesa tjetër janë procedime të nis ura nga SPAK.

Kraja sqaroi gjithashtu se procesi për përzgjedhjen e kreut të BKH-së është në fazën finale. Katër kandidaturat Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë duke iu nënshtruar procesit të vettingut dhe Kraja shpreson që brenda muajit korrik të zgjidhet kandidati më i përshtatshëm për të drejtuar Buronë Kombëtare të Hetimit.

Rama: Votë pro paktit të 5 qershorit, hapje të listave dhe ndalim të koalicioneve
Rama: Votë pro paktit të 5 qershorit, hapje të listave dhe ndalim të koalicioneve Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Prej ditësh, Edi Rama ndodhet nga njëra anë nën presionin e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të miratojë në Kuvend pa vonesa dakordësinë e arritur në Këshillin Politik për reformën zgjedhore dhe nga ana tjetër nën presionin e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimin e sistemit, hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Por, Partia Socialiste mendon se ka një ekuilibër për të plotësuar kërkesat e dy opozitave dhe kërkesën e pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë hapjen e listave. Ekuilibri, sipas socialistëve është miratimi pa asnjë ndryshim i marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik me PD dhe LSI dhe hapja e listave sipas kërkesës së opozitës parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se dy proceset ecin paralelisht dhe nuk cenojnë njëri-tjetrin.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese ecën në mënyrë tërësisht të pavarurr nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dakordësimi i 5 qershorit nuk do të preket. Më 15 korrik ligjet diskutojnë dhe nuk preket asnjë prej atyre amendimeve dhe dokumenti i plotë sipas marrëveshjes që kemi dakordësuar më 5 qershor. Janë dy procese të pavarura që duhet të përmbyllen sa më shpejt”, u shpreh Balla.

Por, hapja e listave, siç deklaroi Kryeministri Edi Rama, do të duhet të shoqërohet me ndalim të koalicioneve parazgjedhore për çështje praktike.

“Listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë, apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është çështje e tyre”, u shpreh Rama.

Për të ilustruar se nisma për hapjen e listave nuk prek sistemin zgjedhor, Rama solli qëndrimet e Venecias.

“…(Venecia) thotë se janë tre elementë që përbëjnë një sistem zgjedhor; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi. Së dyti, madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket dhe së treti KQZ. Kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj”, deklaron ai.

Kryeministri mendon se nuk ka arsye se përse Partia Demokratike ta refuzojë hapjen e listave për mungesë kohe, përsa kohë ka pranuar ndryshimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ky (ndryshimi i KQZ-së) është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Qoftë Venecia, apo instancat e tjera çështje si lista të hapura, lista të mbyllura, apo pragu kaq e aq, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi”, u shpreh ai.

Rama sqaroi edhe kohën kur i lindi bindja se listat duhen hapur.

“Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice, apo pakice qeverisëse. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet, sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore”, deklaroi ai.

Kryeministri iu përgjigj edhe shqetësimeve se nisma për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve mund të shkaktojë reagimin e ndërkombëtarëve, që ndërmjetësuan marrëveshjen e 5 qershorit me Partinë Demokratike.

“Adresimi i shqetësimit është korrekt nga ana e të gjithë miqëve tanë dhe po kaq korrekte është edhe përgjigjia e Partisë Socialiste: marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket”, tha ai.

Ndryshimet sipas marrëveshjes së 5 qershorit janë futur në kalendarin e punimeve për në seancën e 23 korrikut, ndërkohë që më 30 korrik është vendosur diskutimi i nismës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesa për hapjen e listave.

Socialistët kanë sugjeruar më herët edhe një marrëveshje trepalëshe, me shpresën e gjetjes së një dakordësie për hapjen e listave. Por, hapja e listave u kundërshtua nga Partia Demokratike ditën e enjte, me arsyetimin se nuk ka më kohë për ta realizuar një gjë të tillë.

Showing 109 out of 110