Videot kryesore
Loja “macja me miun” në korridoret dhe sallat e Kryesisë së Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës vijoi edhe këtë të mërkurë.
Deputetët e opozitës vijuan të zbatojnë vendimin politik të grupit të tyre parlamentar për pjesëmarrje fizike në punën e këtyre komisioneve, ndërsa ata të mazhorancës të respektojnë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre.
Në kalendarin e punimeve, këtë të mërkurë ishte mbledhja dhe konstituimi i tre komisioneve, atij të arsimit, të veprimtarive prodhuese dhe atij të ekonomisë. Dy të parët duhej të mblidheshin në orën 10:00, i treti në orën 11:00.
Pamjet e publikuara nga PD nga brenda sallës tregojnë momentin kur nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Helidon Bushati i kërkon kryetarit socialist, Arben Pëllumbi që të organizojë mbledhjen e komisionit fizikisht.
“(deputetët e PS) Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”, tha Helidon Bushati.
“Mazhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Po kërkon që të kalojë ligje me deputetë që janë në bare, në avion apo në shopping center nëpër Europë. Kjo është e patolerueshme, ky është një turp për parlamentarizmin shqiptar”, deklaroi më pas para mediave, deputeti Bushati.
Deputetët e PD u paraqitën fizikisht edhe në Komisionin e Arsimit, i cili drejtohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj. Këtu situata ishte më e qetë, por përbërja e komisionit nuk u konstituua.
“Gjendemi përballë një situate absurde, por jo rastësore, të vetëdijshme. Mazhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballën me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çëhtjet e arsimit në Shqipëri, për fëmijët që braktisin Shqipëri, për shkollat që mbyllen”, tha Gjekmarkaj.
“Ne do të jemi këtu për betejë të përditshme me Qeverinë, me regjimin që ka dalë nga shitblerja e votave. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. I bëj thirrje kryetares së Parlamentit, zonjës Lindita Nikolla mos të bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizimit shqiptar, Pjetër Arbnori e Servet Pëllumbi, jo ata shembuj që kanë denigruar dhe dhunuar opozitën, sepse edhe nëse ata duan nuk do t’ia dalin dot. Opozita i ka të gjitha instrumentet që të reagojë dhe të vetëmbrohet. Por, mbi të gjitha të vetëmbrohet në emër të shoqërisë shqiptare që kërkon ndryshim dhe kërkon respektimin e ligjeve të vendit.tha para mediave deputeti Gjekmarkaj.
Gratë e opozitës dhe ato të qeverisë u vunë në një garë denoncuese të ofendimeve, që sipas tyre pësojnë çdo seancë plenare në Kuvend.
Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka nga njëra anë shënjestruan Kryeministrin Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku dhe Klotilda Bushka sollën pjesëza nga fjalimet e Lulzim Bashës dhe të deputetit Agron Gjekmarkaj.
Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Grida Duma kujtoi episodin e fushatës elektorale, kur imazhi i saj u përdor gjatë prezantimit të kandidatëve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.
Jorida Tabaku foli gjithashtu për ofendime të Kryeministrit, vetëm e vetëm, siç tha ajo se denoncon me shifra keqqeverisjen e tij. Flutura Açka nga ana tjetër tha se do të kërkojë që të merren masa në komisionin e etikës, ndërsa akuzoi koleget socialiste se kanë heshtur përballë këtyre episodeve.
Klotilda Bushka kërkoi që të respektohej rregullorja dhe tha hodhi akuza të ngjashme, por ndaj deputetëve burra të opozitës. Ministrja Belinda Balluku solli episodin e një fjalimi të deputetit Agron Gjekmarkaj, në seancën e parë të Kuvendit, ku gratë në qeveri, sipas saj, u quajtën “haremi” i Kryeministrit.
Balluku u ndal edhe te fjalimet e Bashës, të cilin e akuzoi se po në seancë të parë i ka quajtur ministret “kukulla pas të cilave qëndrojnë kriminelë dhe oligarkë”.
Rreshteri në pension Neim Shehaj i kalon ditët e tij duke riparuar një nëndetëse të epokës sovjetike, dëshmitare e së kaluarës së trazuar komuniste të Shqipërisë që tani po ndryshket dhe është gjysmë e zhytur në një bazë detare të Adriatikut.
Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë, quajtur ‘Stuhia’ në bazën e Pashalimanit, nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun nuk dihet akoma pasi autoritetet mbeten të pavendosura se çfarë të bëjnë me të.
"Kjo nëndetëse është si një kishë për mua. Unë mbërrita këtu si një marinar i ri dhe tani flokët më janë bërë gri", thotë Shehaj, 63 vjeç, i cili shërbeu aty për rreth tre dekada.
Nëse nëndetësja nuk nxirret së shpejti nga deti, "rrezikon të zhytet në fund dhe e gjithë historia e saj bashkë me të", paralajmëron ai.
Anija ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613 i përbërë nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.
Është e vetmja e mbetur nga 12 që Moska vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS ishin ende aleatë të ngushtë.
"Prej andej mund të kontrolloja Mesdheun deri në Gjibraltar", kujton Jak Gjergji, komandanti i nëndetëseve i dalë në pension, të thoshte lideri sovjetik Nikita Hrushovi në vitin 1959 gjatë një vizite në bazë.
Hrushovi shpresonte të instalonte raketa me rreze të gjatë veprimi, anije luftarake dhe një aeroport në jugperëndim të Shqipërisë.
Por diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha përfundimisht ndërpreu lidhjet e ngushta me BRSS, duke akuzuar Moskën për devijime nga marksizmi i vërtetë.
Kjo i ndërlikoi gjërat për ekuipazhet e përziera shqiptaro-ruse të nëndetëseve.
“Marinarët e dy vendeve nuk flisnin më me njëri-tjetrin dhe incidentet ishin të shpeshta”, kujton 87-vjeçari Gjergji.
“Kur një marinar rus donte të ngrinte flamurin e kuq (të vendit të tij), një shqiptar e griste menjëherë me inat”.
Pas ndarjes së vitit 1961 mes Tiranës dhe Moskës, kjo e fundit tërhoqi tetë nëndetëse.
Në vitin 1997 ndërsa trazirat përfshinë Shqipërinë, baza u plaçkit dhe nëndetëseve iu hoqën armët, motorët dhe madje edhe shtretërit e marinarëve.
Autoritetet çmontuan tre nga katër nëndetëset e mbetura dhe i shitën ato për metal në vitin 2009.
Vetëm një mbijetoi... falë një romani
Shkrimtari Ismail Kadare në romanin e tij të vitit 1973 "Dimri i vetmisë së madhe", për shkëputjen mes Moskës dhe Tiranës, i caktoi nëndetëses numrin 105.
“Ky është numri i vetëm që më erdhi ndërmend teksa po shkruaja”, ka thënë Kadare.
"Që atëherë nëndetësja njihet me këtë numër. Edhe falë këtij numri sot është këtu!"
Nëpërmjet librit, fama historike dhe rëndësia kulturore mori vlerë simbolike.
Fama e saj shkoi më tej kur u realizua një film i bazuar në romanin e Kadaresë, për të cilin numri 105 u pikturua në nëndetëse dhe mbetet ende.
Por mbijetesa e saj varet kryesisht nga vendosmëria e Shehajt, i cili prej vitesh ka rinovuar nëndetësen 76 metra, rrjetin e saj elektrik, sistemin e ventilimit, postën e komandës dhe dhomat e saj.
Ai kujdeset për detajet më të vogla. Ai mbush vrimat në byk për të ndaluar nëndetësen të fundoset përgjithmonë.
“Autoritetet duhet të vendosin shpejt se çfarë të bëjnë me të, rreziqet janë të mëdha, uji i detit përshpejton ndjeshëm korrozionin”, paralajmëron 63-vjeçari.
Ministria e Kulturës, e cila është zotuar për vite me radhë për të restauruar nëndetësen, ka thënë për AFP se do ta "përcillte dosjen" në ministrinë e mbrojtjes, e cila mund ta përfshijë atë në një muze të ardhshëm të Luftës së Ftohtë.
Shqipëria përqafoi Perëndimin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, u bashkua me NATO-n dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Baza ka qenë e një rëndësie të madhe që nga lashtësia për shkak të pozicionit gjeostrategjik. I gjithë trafiku detar në detin Adriatik por edhe në Mesdhe mund të kontrollohet prej saj, thotë Sabri Gjinollari, komandanti i flotiljes.
Në bazën e afërt të Porto Palermos, një tunel i gjerë nëntokëor anti-atomik i braktisur, i gërmuar në shkëmb në fund të viteve 1960, ishte menduar për anijet raketore kineze që nuk mbërritën kurrë.
Hoxha i prishi lidhjet me Pekinin në vitin 1978 dhe tuneli u përdor për një kohë si strehë për nëndetëset dhe anijet e tjera.
Tani, një yll gjigant i kuq i pikturuar në një mur të rrënuar është e vetmja shenjë e së kaluarës aty.
Disa do të donin që vendi, në një nga këndet më të bukura të bregdetit shqiptar, të shndërrohej në muze.
Por, nuk pajtohet komandanti i bazës Shkëlqim Shytaj.
“Ne do të preferonim që të përdoret nga ushtria, qoftë edhe me kapacitet të reduktuar”.
Ish sulmuesi bardheblu, sot analist sportiv, ngre alarmin - "Tirana nuk do të ketë një sezon pozitiv".
Episodin e plotë e gjeni në ⤵
https://youtube.com/live/B-Vs6e8E-GE
Që delegacioni i Kosovës shkoi në Berlin i ndarë në qëndrime për dialogun me Serbinë, kjo nuk është më sekret. Por, ndasia mes Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit u reflektua që në pritje nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ne kete video të siguruar nga Report TV shihet qartë agresioni ndaj turistëve spanjoll, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.