Videot kryesore

Rikthimi i Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve lokale takon të rinjtë
Rikthimi i Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve lokale takon të rinjtë Gazeta Si 81 Shikime • 3 years më parë

⁣Rikthimi i Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve lokale takon të rinjtë

Filmi ‘Mësonjëtorja’
Filmi ‘Mësonjëtorja’ Gazeta Si 164 Shikime • 3 years më parë

⁣Restaurohet filmi ‘Mësonjëtorja’

Vangjel Dule dhe ambasadorja greke në Tiranë, shkojnë në GJKKO për Fredi Belerin
Vangjel Dule dhe ambasadorja greke në Tiranë, shkojnë në GJKKO për Fredi Belerin Gazeta Si 77 Shikime • 3 years më parë

⁣Vangjel Dule dhe ambasadorja greke në Tiranë, shkojnë në GJKKO për Fredi Belerin

Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi ,del pas 4 orësh nga SPAK
Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi ,del pas 4 orësh nga SPAK Gazeta Si 60 Shikime • 2 years më parë

⁣Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi del pas 4 orësh nga SPAK

Dhunuan të maskuar me kapuç 48-vjeçarin në një berberhane. Arrestohen 2 persona
Dhunuan të maskuar me kapuç 48-vjeçarin në një berberhane. Arrestohen 2 persona Gazeta Si 84 Shikime • 2 years më parë

⁣Dhunuan të maskuar me kapuç 48-vjeçarin në një berberhane. Arrestohen 2 persona

Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave
Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave Gazeta Si 48 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave

Ilir Meta në kafazin e xhamit në GJKKO, Monika Kryemadhi në allë
Ilir Meta në kafazin e xhamit në GJKKO, Monika Kryemadhi në allë Gazeta Si 27 Shikime • 2 muaj më parë

⁣Ilir Meta në kafazin e xhamit në GJKKO, Monika Kryemadhi në allë

Fushë-Krujë, digjet autovetura pranë qendrës shëndetësore
Fushë-Krujë, digjet autovetura pranë qendrës shëndetësore Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Fushë-Krujë, digjet autovetura pranë qendrës shëndetësore

Tempulli budist në këmbët e një vullkani
Tempulli budist në këmbët e një vullkani Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Tempulli budist në këmbët e një vullkani

Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës
Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës Gazeta Si 97 Shikime • 7 years më parë

Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës

“Pray for Albania”, inkurajim kuqezi nga Spanja dhe Kroacia
“Pray for Albania”, inkurajim kuqezi nga Spanja dhe Kroacia Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Situata e vështirë në vendin tonë për shkak të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, ka sjellë reagimin edhe të botës së sportit, kryesisht me mesazhe sensibilizimi dhe inkurajimi, por edhe me ndihmë në vlerë monetare, siç kanë bërë lojtarët e Kombëtares.

Disa nga lojtarët e Kombëtares në aktivitet këtë fundjavë, nuk kanë qëndruar pasivë. Ata kanë dhënë mesazhe inkurajimi simbolike. Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut, për shembull, ka zbritur në fushë para ndeshjes me Numacian me fanella të bardha me mbishkrimin: “Pray for Albania” (Lutu për Shqipërinë). Të dy lojtarët kuqezi ishin titullarë në këtë ndeshje, që u mbyll në barazim, 0-0.

Kuqezinj të tjerë, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, të cilët luajnë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, kanë pasur fanella të bardha me flamurin shqiptar poshtë uniformës së ekipit të tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kosovari Lirim Kastrati, edhe ai titullar në fitoren e thellë 4-0 ndaj Goricës, si dhe Indrit Tuci, i aktivizuar si zëvendësues. Uzuni dhe Kastrati shëuan në këtë ndeshje dhe festuan duke treguar fanellën me flamurin kuqezi. Vlen të veçohet fakti se klubi i Lokomotivës së Zagrebit ia ka dedikuar fitoren Shqpërisë. “Ua dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria”. Ky ishte postimi i bërë në rrjetet sociale nga klubi kroat.

“Prita” e Policisë Rrugore, me radar tek mbikalimet në rrugën Tiranë-Durrës
“Prita” e Policisë Rrugore, me radar tek mbikalimet në rrugën Tiranë-Durrës Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

Strategjia e Policisë Rrugore në autostradën Tiranë-Durrës ka ndryshuar. Tashmë, efektivët e Policisë së Shtetit shmangin patrullimet në rrugë dhe zhvendosen së bashku me radarët në urat e këmbësorëve.

Nga lartësia e mbikalimeve, kryhet matja e shpejtësisë për secilin mjet që kalon, ku nuk janë të pakta rastet e tejkalimit të shpejtësisë në këtë aks, sidomos gjatë orëve të natës, kur trafiku nuk është i rënduar.

Pasi identifikon targat e mjeteve që kapen në shkelje, efektivët në terren nisën të dhënat për marrjen e masës ndëshkimore, që variojnë nga gjobë e deri tek heqja e patentës.

ISHP dizinfekton biznesin e dy të infektuarve me koronavirus
ISHP dizinfekton biznesin e dy të infektuarve me koronavirus Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Shqipëria konfirmoi dy raste me koronavirus. Sipas autoriteteve “pacienti 0” në vendin tonë është një 28-vjeçar që është rikthyer në atdhe më 26 shkurt nga qyteti i Firences në Itali, ku mendohet se është infektuar.

Ai ka ardhur me automjet përmes rrugëve tokësore dhe në Shqipëri është futur nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit, ndërsa ka infektuar edhe babain e tij, 54 vjeç.

Dy të infektuarit janë banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë tha se ka identifikuar 14 persona si kontakte të para të tyre. Si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet kanë dezinfektuar edhe një aktivitet biznesi familjar që dy personat zotëronin në kryqytet.

PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh
PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike akuzon Qeverinë për shpërndarje selektive të ndihmave për qytetarët në nevojë dhe se gënjen kur thotë se rezervat e shtetit kanë ushqime dhe materiale të tjera jetike për 3 muaj.

“Shpërndarje e ndihmave selektive, propagandë me rezervat e shtetit se ka furnizime për 3 muaj me ushqim. Të dashur qytetarë, rezervat kanë zero ushqime për ju, sepse aty nuk u duhet fare nëse e keni plot apo bosh frigoriferin. Nëse keni ilaçe apo jo. E kanë mendjen si të vjedhin dhe si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë dhe Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1.5 mln euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj ngre disa pyetje në lidhje me tenderin e hedhur nga Qeveria për blerjen e ushqimeve.

“Pse u vonua me një muaj tenderi për blerjen e ushqimeve? Si u përzgjodh kompania fituese? Kush e fitoi tenderin?”, tha ai.

Ish-deputeti demokrat e mbylli deklaratën duke thënë se këto pyetje kërkojnë përgjigje nga “Alo Qeveria”.

Rama: Teatrin siç ishte do ta rindërtojmë, por jo aty ku ishte
Rama: Teatrin siç ishte do ta rindërtojmë, por jo aty ku ishte Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama shmangu temën e reformës zgjedhore gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të Kuvendit këtë të enjte, por u ndal gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh i gatshëm që të plotësojë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për ta rindërtuar godinën siç ishte, por jo në vendin ku ishte.

“Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe politikanëve, por do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do ta kemi mes nesh, jo aty dhe jo teatër. për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin e njerëzve tek ajo godinë. tek ajo godinë do të shkojnë vetëm mësuesit dhe fëmijët”, deklaroi Rama.

Rama u është përgjigur edhe akuzave për shembjen e godinës ekzistuese. Ai e cilësoi Presidentin komedian, ish-Kryeministrin Sali Berisha dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor “i huazuar në politikë”. Kryeministri tha se i qëndron edne bindjes se godina duhej shembur, por mes fjalëve të shqiptuara duket se u ndjenë doza pendimi, jo për vendimin e marrë, por që vendimi i marrë nuk ishte konsensual.

“Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë, sepse jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet. Duke u kthyer tek dhimbjet ia vlen që të flitet sepse dikush që nuk ka lidhje fare”, u shpreh ai.

Rama tha gjithashtu se brenda këtij muaji do të hiqen që të gjitha masat kufizuese dhe vendi do të hapet dhe përgatitet për sezonin turistik. Në lidhje me mënyrën sesi Shqipëria e ka përballuar pandeminë, Rama tha se ka marrë admirimin e miqve ndërkombëtare, mes të cilëve edhe të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

“Sigurisht që do të hapemi por jo si te teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi”, u shpreh ai.

Makina fluturuese japoneze kryen me sukses testin e parë me një person në bord (Video)
Makina fluturuese japoneze kryen me sukses testin e parë me një person në bord (Video) Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Kompania japoneze “SkyDrive” testoi me sukses prototipin e parë të makinës fluturuese elektrike me një person në bord.

Testimet u kryen në fillim të muajit gusht. Synimi i kompanisë së themeluar në 2013 dhe që ndër vite ka marrë milionë dollarë financime edhe nga Qeveria japoneze është prodhimi i një mjeti fluturues elektrik të sigurtë, të lehtë për t’u drejtuar dhe mbi të gjitha me një çmim të përballueshëm për të gjithë.

Aktualisht, makina mund të fluturojë deri në 10 minuta me baterinë e përdorur gjatë testimeve. Por, “SkyDrive” thotë se kohëzgjatja e fluturimit është një problem që zgjidhet lehtësisht me vendosjen e baterive më të fuqishme.

⁣Të mundur nga lufta, armenët u lënë “tokën e djegur” azerëve
⁣Të mundur nga lufta, armenët u lënë “tokën e djegur” azerëve Gazeta Si 115 Shikime • 6 years më parë

Armenët e Nagorno-Karabakh po zbatojnë strategjinë e tokës së djegur, duke u vënë flakën shtëpive dhe gjithçkaje tjetër që mund të shfrytëzohet nga azerët në momentin që do të marrin kontrollin e disa fshatrave sipas marrëveshjes së paqes së ndërmjetësuar nga Rusia.

“Ata do të jenë këtu nesër në mëngjes. Le të vijnë dhe të jetojnë këtu, nëse munden”, thotë për agjencinë e lajmeve “Reuters” një armen i identifikuar vetëm me emrin Arsen, teksa i vë flakën shtëpisë së tij.

Korrespondentët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve kanë raportuar se me dhjetra raste me shtëpi dhe pemtore në flakë në disa fshatra pranë qytetit Shisha, qyteti i dytë më i madh i Nagorno-Karabakh dhe i marrë nën kontroll nga Azerbajxhani.

“Reuters” ka sjellë pamjet nga një fshat malor i quajtur Charektar. Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do të marrë kontrollin e këtij fshati dhe të zonave të tjera të fituara gjatë luftës 6-javore me armenët duke filluar nga kjo e diel.

“Ata duhet të ndërtojnë shtëpitë e tyre nga hiri, nëse duan të jetojnë këtu”, rrëfen më tej Arsen për Reuters.

Në garë me kohën, armenët kanë ngarkuar gjithçka kanë mundur nëpër kamionë dhe janë zhvendosur më në thellësi të rajonit Nagorno-Karabakh, me një pjesë të madhe të tyre në kryeqytetin e rajonit, Stepanakert.

Të shpërngulurit nuk kanë besim te bashkëjetesa me një fqinj azer. “Keni parë ndonjëherë ndonjë armen që të bashkëjetojë me një azer?! Nuk ka dhe nuk mund të ndodhë”, thonë ata.

Sekuestrohen drogë, armë dhe shuma parash në Fier
Sekuestrohen drogë, armë dhe shuma parash në Fier Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

⁣Sekuestrohen drogë, armë dhe shuma parash në Fier

⁣Ballkani i Hapur, Rama: Vëllai i vogël (Albin Kurti) nuk më dëgjon
⁣Ballkani i Hapur, Rama: Vëllai i vogël (Albin Kurti) nuk më dëgjon Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Ballkani i Hapur mbetet ende një nyje e pakapërcyeshme në raportin Rama-Kurti. Të dy Kryeministrat e konfirmuan këtë në daljen para gazetarëve në fund të takimit të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë, kur Kryeministri i Shqipërisë u ndodh për një vizitë zyrtare disa orëshe.

Por, ashtu siç konfirmuan mosdakordësinë në këtë pjesë, ashtu që të dy konfirmuan edhe dakordësinë për të lënë mënjanë këtë çështje, ndoshta për momentin, për t’u përqëndruar e diskutuar për raportet mes dy vendeve.

“Që të mos krijohet përshtypja që ne aty kemi folur vetëm për Ballkanin dhe Serbinë. Kryeministri Edi Rama ishte thuajse me gjysmën e Qeverisë së tij, po ashtu edhe unë kisha thuajse gjysmën e kabinetit qeveritar. Për një orë e gjysmë ministrat diskutuan me njëri-tjetrin. Kemi shumë për të diskutuar bashkë dhe në këtë takim është folur për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe si të ecim përpara në marrëdhëniet tona”, tha Kryeministri Kurti.

Për të shuar çdo keqinformim që mund të lindte në media nga kjo deklaratë e Kurtit, ndërhyu Rama.

“Se mos mendoni se kanë folur vetëm ministrat dhe ne të dy (Rama e Kurti) nuk flasim me njëri-tjetrin e thoni këta të dy nuk flaskan bashkë. Është krejt e kundërta”, tha Rama.

Si mund të ecet përpara bashkë? Albin Kurti përmendi katër liritë e nismës së Ballkanit të Hapur, që theksoi se fillimisht duhet realizuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi mundësi e potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin, ndërlidhjen mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi dhe pengesa mes nesh, sepse është e domosdoshme për qytetarët që të përfitojnë. Ne duhet të punojmë që kapitali, mallrat, njerëzit dhe shërbimet të lëvizin sa më shpejt mes dy vendeve tona”, u shpreh ai.

Gjithsesi, Edi Rama tha se pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës është edhe më i bindur se pse nevojitet Ballkani i Hapur. Ai pranoi mosdakordësinë me Kurtin, por edhe dakordësinë për ta trajtuar këtë ndasi politikisht e pa u bërë pengesë në përparimin e marrëdhënieve në çështjet e tjera.

“Ballkani i Hapur, kemi mosdakordësi me Albinin, por duhet ta trajtojmë në mënyrë politike. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia për këtë çështje. Tani jam edhe më i bindur se sa isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e së shkuarës dhe ku i marrim potencialit tonë si komb shqiptar maksimumin”, tha ai.

Në Prishtinë, Rama premtoi se Shqipëria do ta shfrytëzojë karrigen si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB për të nxitur njohjet globale të Pavarësisë së Kosovës. Këtu përsëriti thirrjen që edhe vetë Serbia duhet ta njohë atë e para.

Lahutari nga Lezha
Lahutari nga Lezha Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

⁣Lahutari nga Lezha, Lulash Pllumaj

Showing 20 out of 24