Videot kryesore

Trupat mercenare të "Wagner"-it marrin nën kontroll qytetin rus Rostov
Trupat mercenare të "Wagner"-it marrin nën kontroll qytetin rus Rostov Gazeta Si 66 Shikime • 3 years më parë

Trupat mercenare të "Wagner"-it marrin nën kontroll qytetin rus Rostov

Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët
Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët Gazeta Si 51 Shikime • 3 years më parë

⁣Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët

debati Bardhi Acka tek media
debati Bardhi Acka tek media Gazeta Si 54 Shikime • 3 years më parë

Debati Bardhi-Acka tek komisioni i Medias

Arrestohen dy të rinj me 60 kg kanabis në makinë, njëri "hapte" rrugën dhe njoftonte shoku
Arrestohen dy të rinj me 60 kg kanabis në makinë, njëri "hapte" rrugën dhe njoftonte shoku Gazeta Si 139 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestohen dy të rinj me 60 kg kanabis në makinë, njëri "hapte" rrugën dhe njoftonte shokun

Qeni nuhat valixhen me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në Rinas
Qeni nuhat valixhen me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në Rinas Gazeta Si 58 Shikime • 1 year më parë

⁣Qeni nuhat valixhen me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në Rinas

Orakulli Memelli për Tiranën
Orakulli Memelli për Tiranën Gazeta Si 45 Shikime • 10 muaj më parë

Ish sulmuesi bardheblu, sot analist sportiv, ngre alarmin - "Tirana nuk do të ketë një sezon pozitiv".

⁣⁣Episodin e plotë e gjeni në ⤵
https://youtube.com/live/B-Vs6e8E-GE

Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë
Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë Gazeta Si 37 Shikime • 7 muaj më parë

Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë

Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq
Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq Gazeta Si 9 Shikime • 2 days më parë

⁣Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq

Nejmar nervoz, godet tifozin me grusht
Nejmar nervoz, godet tifozin me grusht Gazeta Si 100 Shikime • 7 years më parë

Braziliani nuk i mbajtur dot nervat pas humbjes në finalen e Kupës dhe ka sulmuar një tifoz në shkallët e stadiumit

Kur Lulzim Basha sulmonte Ilir Metën
Kur Lulzim Basha sulmonte Ilir Metën Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Kreu i PD-së e cilësonte “tregtar të Venedikut” Ilir Metën gjatë fushatës elektorale të 2017 dhe zgjedhjen e tij si President, pazar të Republikës së Vjetër.

Video e PD.mp4
Video e PD.mp4 Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Video e postuar nga kryedemokrati Lulzim Basha ku denoncon 27 emrat e socialisteve duke i etiketuar si hajdute

Tusk: Askush të mos ketë dyshime, Shqipëria meriton negociatat
Tusk: Askush të mos ketë dyshime, Shqipëria meriton negociatat Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Dalja e përbashkët para mediave e Kryeministri Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk pas takimit që zgjati pak më shumë se 40 minuta ishte e shkurtër dhe pa pyetje nga gazetarët. Megjithatë, koha ishte e mjaftueshme që në mesazhin e tij, kreu i KE-së të theksonte se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.

Tusk kërkoi nga Shqipëria që të vazhdojë, sipas tij, përpjekjet e konsoliduara tashmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe tha se nuk duhet të ketë më asnjë mëdyshje, as në Tiranë dhe as në vendet e Bashkimit Europian se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në tetor.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE dhe në shenjë mirënjohje i akordoi medaljen “Ylli i Mirënjohjes”.

As Rama dhe as Tusk nuk pranuan pyetje nga gazetarët. Presidenti i KE mbërriti në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, ku u takua me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev. Kryetemë e takimeve të tij në Shkup dhe Tiranë ishin negociatat, por agjenda e takimeve ndryshoi. Nëse në Maqedoninë e Veriut ai u takua me Presidentin vendas, në Shqipëria, Tusk e shmangu një takim të tillë.

video rama sako.mp4
video rama sako.mp4 Gazeta Si 59 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama komenton dorëheqjen e Valbona Sako si kryebashkiakes së Durrësit, pas deklaratës së bërë se “duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima”. Ai sulmoi mediat që po hedhin helme.

Erdogan ambasadori shqiptar.mp4
Erdogan ambasadori shqiptar.mp4 Gazeta Si 39 Shikime • 6 years më parë

Presidenti turk Rexhep Erdogan ka pritur per here te pare ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo. Ne kete takim te pare president turk ka refuzuar ti jape doren Robos per shkak te ruajtjes se kontakteve nga frika e Koronavirusit

WhatsApp Video 2020-03-31 at 19.00.28.mp4
WhatsApp Video 2020-03-31 at 19.00.28.mp4 Gazeta Si 45 Shikime • 6 years më parë

Një djalosh nga New York-u i kërkon fqinjes së tij për të dalë në takim përmes një droni.

Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat
Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama dhe Lulzim Basha pasqyruan krejt ndryshe gjendjen e fermerëve dhe të tregtarëve të fruta-perimeve në takimet që zhvilluan këtë të mërkurë në pak kilometra distancë nga njëri-tjetri. Kryeministri u ndal në tregun agro-ushqimor të Divjakës dhe tek një fermë e mbarështimit të lopëve në zonë, ndërsa kryedemokrati tek tregu agro-ushqimor i Rrogozhinës.

I shoqëruar nga kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Kryeministri vizitoi një pikë grumbullimi fruta-perimesh në Divjakë, që me financimet e BE-së në kuadër të programit IPARD ka zgjeruar kapacitetet dhe modernizuar ambientet.

Rama e solli si këtë rast si udhërrëfyes të transformimit të fshatit dhe orientimit të tregut drejt marrëdhënieve privat-privat.

Pas kësaj vizite, po në shoqërinë e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca Kryeministri Edi Rama u zhvendos në një fabrikë të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që me mbështetjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian ka zgjeruar me një të tretën kapacitetin e prodhimit, me mbi 1 mijë kokë lopë.

Edhe këtë rast, Kryeministri e solli si shembull se më shumë sesa vullneti për punë i fermerëve me rëndësi të madhe është orientimi dhe përfshirja në një zinxhir prodhimi e tregtimi më të madh dhe më të sigurtë. Shembullin e orientoi duke pyetur sipërmarrësin e fabrikës.

Por, pak kilometra më në veri, Lulzim Basha bënte një panoramë krejt tjetër nga ajo e Edi Ramës. I ndalur në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, Basha akuzoi Qeverinë se ashtu si mijëra biznese dhe qytetarë të tjerë ka lënë në mëshirë të fatit edhe fermerët, duke mos ofruar ndihmën e nevojshme financiare për të përballuar krizën e Covid19.

“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”, deklaroi Basha.

Veç Ramës dhe Bashës deklarata kundërshtuese me njëri-tjetrin dhanë edhe fermerët me të cilët ata u takuan. Sipërmarrësit me të cilët u takua Rama në Lushnje u shprehën të kënaqur në lidhje me punën e bërë, investimet në infrastrukturë dhe ndihmën e marrë dhe problematikat kryesore i lidhën përgjithësisht me mungesën e kulturës dhe mentalitetit të fermerit për t’iu bashkuar një zinxhiri prodhimi dhe tregtimi më të madh e që i garanton shitjen.

Të kundërtën shprehën fermerët dhe tregtarët me të cilët u takua Lulzim Basha në Rrogozhinë.

“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”, thanë ata, duke akuzuar drejtpërdrejtë Qeverinë se i ka braktisur në ditët e tyre më të vështira.

“Flying-V”, koncepti i avionit të së ardhmes testohet me sukses
“Flying-V”, koncepti i avionit të së ardhmes testohet me sukses Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Një ekip inxhininerësh dhe shkencëtarësh holandezë testuan me sukses atë që njihet si modeli i avionit të së ardhmes. Bëhet fjalë për modelin “Flying-V”, një dezajn i konceptuar që të jetë më efikas për nga konsumi i karburantit.

“Flying-V” përmbledh tek krahët ambientet për pasagjerët, bagazhet dhe depozitën e karburantit. Ekspertët holandezë shpresojnë që forma e tij aerodinamike redukton konsumin e karburantit me të paktën 20 për qind në krahasim me avionët tradicionalë të sotëm.

Testimi i parë është kryer me anë të një modeli të vogël vetëm 22.5 kilogram si peshë dhe 3 metra gjatësi në një aerodrom në Gjermani.

“Shqetësimi ynë kryesor ishte mundësia që avioni të kishte vështirësi në ulje, nisur nga fakti që sipas përllogaritjeve dhe simulimeve tona kompjuterike manovrimi ishte i vështirë. Inxhinierët tanë e tejkaluan këtë problem përmes një mekanizmi të thjeshtë kontrollues të rrymave ajrore të sinkronizuara në të dy krahët e avionit e që shërbejnë si timon orientues i tij”, tha Roelof Vos pjesëmarrës në këtë studim dhe profesor i inxhinierisë hapësinore në Universitetin e Teknologjisë Delft në Holandë.

Pas projektit qëndrojnë si financues një sërë kompanish të fuqishme në fushën e transportit ajror, si Airbus, KLM e deri tek flota ajrore holandeze.

⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep
⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep Gazeta Si 105 Shikime • 6 years më parë

Mbyllja e pikave fizike të basteve sportive në të gjithë Shqipërinë në 2019-ën nuk ka çrrënjosur fenomenin, madje muajt e fundit është vënë re një shtim i aktivitetit bastvënës përmes faqeve online, që e ofrojnë këtë shërbim edhe përmes një telefoni të thjeshtë inteligjent. Pra, bastet u hoqën nga rruga, por u futën në xhepat e shqiptarëve.

Gazeta “Si” identifikoi një faqe me emrin “HahaSport”. Nëse kërkohet në Google me këtë emër të shfaqen linqe me domeine malazeze (.me), domeine nga Tonga (.to), territoret britanike në Oqeanin Indian (.io) e deri tek domeini .eu që është domien i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj videoje, gazeta “Si” ilustron se sa e lehtë është që të hapesh jo vetëm faqen, por edhe llogarinë në një kompani ofruese bastesh. Madje aty gjen edhe mënyrat e rimbushjes, e deri tek kontaktet e kujdesit për klientët. Kontakti telefonik është një numër britanik.

Në momentin që hapet kjo faqe, të ofron automatikisht përmes një njoftimi edhe mundësinë për të instaluar aplikacion bastesh, Android dhe iOS. Në të dyja rastet, instalimi ofrohet përmes dosjeve APK, që anashkalojnë kanalet zyrtare të Google (Play Store) dhe Apple (App Store).

Burime të gazetës “Si” nga krimi kibernetik në Policinë e Shtetit dhe ekspertë të sigurisë kibernetike pohojnë se gjatë muajve të karantinës në pranverë dhe në vazhdim është vënë re një shtim i trafikut tek faqet që ofrojnë baste sportive online, megjithëse edhe kjo formë është e ndaluar më ligj.

Burimet thonë se organizatorët përdorin domaine që ndryshojnë shpesh dhe automatikisht, çka e bën thuajse të pamundur për strukturat ligjzbatuese, si të Policisë së Shtetit, ashtu edhe të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të gjurmojnë dhe bllokojnë ato.

“Janë faqe të vendosura në servera të fshehur dhe IP që ndryshojnë vazhdimisht. Kjo do të thotë se gjurmimi është i kotë, pasi njëherë faqet mund të dalin me IP nga Brazili, pastaj nga Gjermania, apo Qipro e Britania e Madhe. Pra, janë IP të rreme”, thonë burimet.

Ofrimi i IP të rreme për të mbuluar IP reale nuk është një biznes i paligjshëm, madje në shumë vende të botës ofrohet kundrejt pagesave të ligjshme, duke shfrytëzuar parashikimet ligjore në këto vende për të drejtën e privatësisë së qytetarit.

Megjithatë, kjo e drejtë në Shqipëri po përdoret për të tejkaluar lehtësisht të gjitha pengesat teknike që mund të nxjerrë AKEP për të bllokuar bastet online. Nga AKEP thonë se kjo është një betejë e humbur.

“Mund të bllokojmë një IP, pastaj një tjetër, një tjetër, një tjetër e kështu me radhë, por ato shfaqen sërish pasi bëhet fjalë për një sistem të ndërlikuar ndërkombëtar të ndryshimit automatik të IP. Pra është e pamundur për ne, si përsa u takon burimeve njerëzore, ashtu edhe teknologjike që t’i bllokojmë”, thonë burime të gazetës “Si” nga AKEP.

Si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe tek AKEP janë të vetëdijshëm edhe për lehtësinë me anë të së cilës mund të aksesohen këto faqe. Njëra formë për një vizitor të ri është përmes “Pop up”-eve me linqe që të adresojnë automatikisht në faqe që ofrojnë shërbimin e basteve. Linqet zakonisht gjenden në platformat apo faqet që ofrojnë transmetim online të ndeshjeve të futbollit në mënyrë pirate.

⁣Basha i bindur te përmbysja: Janë numëruar vetëm bastionet e PS-së
⁣Basha i bindur te përmbysja: Janë numëruar vetëm bastionet e PS-së Gazeta Si 64 Shikime • 5 years më parë

Lulzim Basha është i bindur se opozita do ta përmbysë rezultatin, thotë se deri më tani janë hapur kutitë në zonat bastion të Partisë Socialiste dhe akuzon PS se po bllokon procesin e numërimit në bastionet e Partisë Demokratike.

“Derisa janë ndëshkuar në ato që i konsideronin si bastione, ne presim që fitorja e Aleancës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendit. U bëj thirrje t’i lënë lojërat, të vazhdohet numërimi, sepse vullneti i popullit është në ato kuti. Numërimi do të bëhet në mënyrë strikte. Unë jam i bindur se në fund të këtij numërimi fitorja do të jetë e prekshme”, tha Basha.

Zjarret në Dukat të Vlorës vijojnë
Zjarret në Dukat të Vlorës vijojnë Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Zjarret në Dukat të Vlorës vijojnë

Showing 21 out of 23