Videot kryesore

Video / Tërmeti sjell në Shqipëri Bebe Rexhën: Do sigurohem që paratë të përdoren ashtu siç duhet
Video / Tërmeti sjell në Shqipëri Bebe Rexhën: Do sigurohem që paratë të përdoren ashtu siç duhet Gazeta Si 52 Shikime • 7 years më parë

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore do të ndërpresë turin me “Jonas Brothers” për t’u ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë ditën e martë.

Vetë këngëtarja e ka bërë publike këtë lajm përmes një video-mesazhi të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram.

“Unë jam shqiptare dhe vendosa që të hap një llogari “gofundme” për të ndihmuar familjet në nevojë. Do të largohem nga turneu dhe personalisht do të fluturoj për në Shqipëri që të ndihmojë njerëzit me ushqime, ujë dhe t’i ndihmoj në rindërtimin e banesave. Do të sigurohem personalisht që paratë të përdoren ashtu siç duhet. Çdo qindarkë mund të ndihmojë!”, thotë këngëtarja shqiptare.

Për ndihmat, Bebe Rexha ka publikuar linkun https://www.gofundme.com/f/aft....er-the-earthquake-he ku deri më tani janë mbledhur mbi 30 mijë dollarë. 10 mijë dollarë janë kontribut i vetë Bebe Rexhës.

“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes”
“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes” Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Tentuam më tej të largoheshim nga politika, duke e filluar bisedën me Nerin, lidhur me familjen e tij...e normale, duke e filluar se si e përjetoi tërmetin kur dihet se kryesisht, Neri është pothuajse gjatë gjithë kohës, i larguar me punë e larg shtëpisë. Ai përgjigjet se, për fat të mirë a të keq, atë mbrëmje ndodhej në shtëpi, ku dolën me vrap, pasi Holta ishte me shërbim.

“Jetoj në pallat të lartë, e shtëpia shkonte si traget. Joni, djali i vogël, nuk u zgjua fare, por me Markun, u ndodhëm në korridor, të dy me pizhame...e të dy të frikësuar”, rrëfen ai.

Kur e pyet për dashurinë e tij të madhe, Holtën, ai përgjigjet se: “ka qenë vërtet goditje rrufeje”, apo Kupidi, siç e shpjegon ai me fjalë të tjera.

Të dy jeni energjik. Ku e gjeni atë “stopimin”?

“Askund. Edhe në gjumë, jemi energjikë!. Holta është edhe ca më energjike se unë, saqë unë i them që ti ha çdo mëngjes bateri ‘Duracell’, se s’ka mundësi”.

Neri tregon sesi janë njohur.

“Asokohe isha asistent pedagog tek Akademia e Arteve e Holta kishte miqësi me ata të kursit ku unë jepja mësim. Erdhi një ditë të shikonte provimin me atë energjinë e vet. U eklipsova nga energjia, gazi, hareja, e i them një mikut tim, kush është ajo. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe me të. Pastaj ndërruam numrin e telefonit, filluam të frekuentoheshim. Pra, 23 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, në atë vit të tmerrshëm, unë gjeta dashurinë e jetës sime”, tregon ai.

Dhe kur është përvjetori?

“Ah, ne nuk kemi asgjë të tillë...as unaza, as përvjetor e as dasma, e po ashtu, të dy nuk jemi të tipit nishane, kafet e vogla dhe të mëdha. Kapemi prej dore, ashtu si ditën e parë...”, shton aktori.

Çfarë ndodh midis dy tipave energjikë?

“Shumë adrenalinë, shumë qyfyre, shumë gallatë...por edhe sherre. Edhe kur zihemi, rrallë, tundet gjithë pallati. Janë të gjitha me tepricë dhe me shaka them se, provova të ndërtoj një familje dhe më doli një familje Adams, e përzierë më Flinstones. Është pra, një familje shumë larg kornizave të zakonshme. Jemi natyra të lira dhe është shumë e bukur, siç është. Perfekt!”, tregon Liçaj.

E për çunat që tashmë kanë shkuar 16 dhe 14 vjeç? (Që kur jemi njohur, jemi bërë edhe ne “të lashtë”?) “...edhe ty të kam njohur pa rrudha, pa thinja, e sot...”. Çfarë keni menduar për të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri, në këtë situatë politike apo ekonomike të paqartë?

“Të dy, edhe unë edhe Holta, nuk kemi menduar t’u bëjmë jetën fëmijëve, e as t’ua drejtojmë. Detyra jonë është të nxjerrim në jetë dy qytetarë dhe faktikisht i kemi orientuar drejt sportit e artit, e para dëshira për garë dhe arti që zbukuron mendjen dhe shpirtin. Të dyja formojnë një njeri të denjë pasi në fund fare, fëmijët e mi të mos jenë më poshtë se një fëmijë francez, apo gjerman. A kam frikë? Hap pas hapi, përpiqemi të jetojnë të denjë edhe këtu, pastaj, jetojnë jashtë, apo këtu. Është e drejta e tyre, ndonëse asnjë prind nuk i do fëmijët larg. Kemi për detyrë, t’i edukojmë”.

E ndjekin babin ende edhe sot?

“Vijnë ngaherë në shfaqje, ekspozita, lexojmë libra bashkë, shkojmë në plazh, deri edhe nja dy vjet kur të thonë, pse me plakun e plakën do të shkoj në plazh unë?! Bëj shaka. Por gjithsesi, së bashku me ta, rritemi edhe ne. E nga ana tjetër të them të drejtën, familja shqiptare është shpërbërë paksa...e ne këtë pikërisht, nuk duam të bëjmë. Familja është e para”.

Ekspozita magjepsëse e Van Gogh në një formë tjetër
Ekspozita magjepsëse e Van Gogh në një formë tjetër Gazeta Si 98 Shikime • 5 years më parë

⁣Në vend që të qëndroni dhe të shikoni nga larg një prej pikturave të bukura me kornizë të artistit ikonik, imagjinoni të keni mundësinë të ecni brenda njërës prej tyre, me ngjyrat e gjalla që rrotullohen rreth jush, ndërsa ju gjendeni në një mënyrë tjetër të veprat mahnitëse post-impresioniste. Një ekspozitë si kurrë më parë me pikturat e Van Gogh që do jenë më pranë adhuruesve.

Reshje të dendura dëbore në Pogradec
Reshje të dendura dëbore në Pogradec Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣ Reshje të dendura dëbore në Pogradec

Aksioni i UKT në zonën e Dajtit për lidhjet e paligjshme të ujit.
Aksioni i UKT në zonën e Dajtit për lidhjet e paligjshme të ujit. Gazeta Si 93 Shikime • 4 years më parë

UKT ka filluar në zonën e dajtit aksionin për lidhje të paligjshme uji për të rritur sigurinë e furnizimit me ujë.

Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive
Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

⁣Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive

Me shpejtësi “sketerrë”, momenti i "fluturimit" të “X6”-ës në digën e Liqenit Artrificial
Me shpejtësi “sketerrë”, momenti i "fluturimit" të “X6”-ës në digën e Liqenit Artrificial Gazeta Si 461 Shikime • 3 years më parë

⁣Me shpejtësi “sketerrë”, momenti i "fluturimit" të “X6”-ës në digën e Liqenit Artrificial

Dyshohet se do kryente ngjarje kriminale me kallashnikov, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër
Dyshohet se do kryente ngjarje kriminale me kallashnikov, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër Gazeta Si 48 Shikime • 3 years më parë

⁣Dyshohet se do kryente ngjarje kriminale me kallashnikov, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Borë në zonat e veriut të vendit
Borë në zonat e veriut të vendit Gazeta Si 97 Shikime • 3 years më parë

⁣Situata paraqitet e qetë në askin Bogë-Theth, ku dy mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugën e hapur. Në këtë aks lëvizet me goma dimërore

Showing 19 out of 19