Videot kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Tirane Live Stream.mp4
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Tirane Live Stream.mp4 Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Debati ne KQZ mes anetareve per kerkesen e PD dhe LSI per te pasur anetare ne KZAZ. Kater anetaret votuan kunder ketij propozimi duke lene jashte keto parti qe te kene komisionere ne zgjedhjet e 30 qershorit

Komisionier mbushja e votave PD.mp4
Komisionier mbushja e votave PD.mp4 Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Provë filmike në një qendër votimi në Kavajë, ku komisioneri mbush kutitë dhe plotëson fletët me ID-të e emigrantëve. Video eshte publikuar nga PD si pjese e denoncimit per mbushjen e fleteve te votimit.

Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit
Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit Gazeta Si 111 Shikime • 7 years më parë

Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Koronavirusi ne Kine
Koronavirusi ne Kine Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Koronavirusi ne Kine

VIDEO - Koronavirusi lë pa ngrënë majmunët në Tajlandë
VIDEO - Koronavirusi lë pa ngrënë majmunët në Tajlandë Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Tajlanda bën pjesë në listën e vendeve më pak të prekura nga koronavirusi i ri, megjithatë ekonomia e vendit është goditur fort nga rënia e menjëhershme e numrit të turistëve. Turizmi përbën 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit të largët aziatik dhe një numër i madh vizitorësh janë kinezë.

Një prej efekteve anësore të mungesës së turistëve është edhe shtimi i urisë së majmunëve. Popullsia e tyre në qytetin Lopburi, në veri-lindje të Bangkokut ushqehet kryesisht nga turistë që u ofrojnë banane, apo fruta e ushqime të tjera për t’i afruar.

Mungesa e turistëve ka nxjerrë tufat e uritura të majmunëve në zonat e banuara të qytetit, duke shkaktuar kaos dhe “sherr” masiv si në videon në fjalë për një pako kos frutash.

Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE
Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama solli fjalën e eurodeputetes, Genoveva Ruiz Calavera për të përforcuar pretendimin e tij se nuk ka 15 kushte të vendosura nga Bashkimit Europian para hapjes formale të bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë.

Rama e shoqëron videon e publikuar nga fjala e zonjës Calavera në Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, mbajtur ditën e hënë me një shënim për të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë e ka thjesht për qëllimin politik të luftës qorre me Qeverinë në mexhelisin poplitik dhe mediatik”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në fjalën e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE-së, Calavera flet në emër të Komisionit Europian, si drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Zgjerimit. Ajo e pranon se janë 15 kushte, por sqaron eurodeputetët e këtij Komiteti se jo të gjitha janë vendosur për t’u plotësuar përpara hapjes formale të negociatave.

“Të 15 kushtet janë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve ndërqeveritare. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës dhe të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare”, tha Calavera.

Eurodeputetja u referohet tre kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman dhe më pas të pasqyruara edhe në vendimin e Këshillit Europian, që përcaktoi si kushte që duhen plotësuar përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Meta “kërcënon” më shpërndarje Parlamenti
Meta “kërcënon” më shpërndarje Parlamenti Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta tha se çdo përpjekje për të devijuar nga marrëveshja e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës do të konsiderohet prej tij si tentativë për grusht shtetit, që do të marrë përgjigjen e grushtit të popullit.

“Ftoj aktorët politikë t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit, të mos devijojnë asnjë milimetër nga ajo marrëveshje, të mos përdorin gjasmë hapjen e listave për të prishur atë marrëveshje. Përshëndes qëndrimin e opozitës për të hapur 100 për qind listat. Nëse mazhoranca nuk dëshiron që të hapë listat për vete, le t’i mbajë të mbyllura, por nuk ka përse të pengojë partitë e tjera. Nëse ka shkelje të njëanshme të asaj marrëveshjeje, siç u bë me ndryshimet kushtetuese kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, u shpreh Meta.

Presidenti iu rikthye kërcënimeve për shpërndarjen e Parlamentit, ku u pyet në lidhje me nismën e mazhorancës për të rregulluar me ligj kompetencat e tij.

“Nuk ka ligj antikushtetues nga një Parlament jokushtetues që e pengon Presidentin të përmbushë misionin kryesor në mbrojtje të Kushtetutës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mazhoranca e ka provuar me Presidentin. 3 me 0 në Venecia, pavarësisht nga lobimet dhe miliardat që ka shpenzuar lartë e poshtë. Ky është Presidenti i 2 marsit. Populli i 2 marsit është po aty dhe është shtuar madje dhe kërkojnë shpërndarjen. Unë them që të shkojmë më 25 prill. Nëse këta duan shpërndarjen, le ta provojnë. Le ta provojnë se kush shkarkon njëri-tjetrin. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë Kushtetutën”, tha ai.

Presidenti u është rikthyer daljeve të përjavshme para gazetarëve, pas rindezjes së përplasjeve me mazhorancën për një sërë çështjesh. Meta gjjatë javës iurikthye gjithashtu edhe toneve të ashpra ndaj Parlamentit, që e quajti “njëpartiak” kur i kërkoi tërheqjen nga miratimi i paketës antishpifje.

Presidenti i dërgoi gjithashtu Kuvendit një shkresë për procesin e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ai tha se zvarritja e këtij procesi është e pajustifikueshme dhe akuzon KED dhe KLGj për përzgjedhje selektive të kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

⁣Harta 3D e “Rrugës së Qumështit”, Toka po shkon drejt një Vrime të Zezë
⁣Harta 3D e “Rrugës së Qumështit”, Toka po shkon drejt një Vrime të Zezë Gazeta Si 125 Shikime • 6 years më parë

Harta më e saktë 3D e “Rrugës së Qumështit” është gati. Shkencëtarët e Agjencisë Hapësinore Europiane matën me saktësinë më të madhe deri më tani përmasat e galaksisë sonë, duke shfrytëzuar të dhënat e teleskopit GAIA, që skanon yjet prej vitit 2013.

Përmes këtyre të dhënave, shkencëtarët e ESA-s shpresojnë që të hedhin më shumë dritë dhe të kenë më të qartë mënyrën sesi funksionon dhe lëvizin yjet dhe sistemet yjore në galaksinë tonë.

Falë GAIA-s, ESA thotë se është në gjendje që të përllogarisë trajektoret dhe shpejtësinë e lëvizjes së yjeve dhe të zbulojnë me përafërsi se me çfarë përmasash po zgjerohet universi.

Harta e ndërtuar deri më tani nga të dhënat 7-vjeçare të teleskopit GAIA përmban plot 1.8 miliardë yje. ESA e bëri publike përmes një videoje të shkurtër.

“Të dhënat e GAIA-s kanë mundësuar astronomët dhe shkencëtarët të gjurmojnë popullsi të ndryshme yjesh t ëvjetër dhe të rinj, nga cepat më të largët të galaksisë sonë, tek ajo që njihet si antiqendra e saj”, tha ESA.

Nga projektimet kompjuterike, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se galaksia jonë do të vazhdojë të zgjerohet, teksa yje të rinj lindin. Analizat kanë siguruar gjithashtu edhe të dhëna interesante për qendrën e galaksisë, ku ndodhet edhe një vrimë e zezë.

“Të dhënat na lejojnë që të shohim mbetjet e një disku (qendra e Rrugës së Qumështit) 10 miliardë vite të vjetër dhe kështu ta krahasojmë atë me gjendjen aktuale të këtij disku”, shtoi ESA.

Harta 3D e ESA-s publikohet në një kohë kur një studim japonez doli në përfundimin se Toka është më afër “gëlltitjes” nga një Vrimë e Zezë nga sa mendohej më parë. Sipas këtij studimi, ne po shkojmë drejt vrimës së zezë të vendosur në qendër të Rrugës së Qumështit, të quajtur Shigjetari A.

Astronomët japonezë përdorën të dhënat e siguruara në 15 vitet e fundit për të arritur në këtë përfundim. Ata thonë se nga analiza e këtyre të dhënave, sot toka është 25 mijë e 800 vite dritë larg Shigjetarit A, ndërkohë që nga matjet e vitit 1985 ishte 27 mijë e 700 vite dritë larg.

Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për panik. 25 mijë e 800 vite dritë larg është një distancë rreth 10 trilionë kilometra dhe deri kur Toka ta ketë përshkuar këtë distancë, studime të tjera kanë dalë në përfundimin se do të jetë e pabanueshme.

⁣Presidenca: Qeveria po kap reformën në drejtësi
⁣Presidenca: Qeveria po kap reformën në drejtësi Gazeta Si 89 Shikime • 5 years më parë

Përveç ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Kuvendi rrëzoi këtë të premte edhe 10 dekrete të Ilir Metës, që riktheu për rishqyrtim ndërhyrjet e mazhorancës në ligjet e reformës në drejtësi.

Pas këtij vendimi të Kuvendit, këshilltari juridik i Presidencës, Bledar Dervishaj doli në një konferencë për shtyp, ku tha se ndryshimet janë antikushtetuese, të pakonsultuara, jotransparente dhe që deformojnë reformën në drejtësi.

Këshilltari juridik i Presidentit Meta ceku me radhë një sërë problematikash, që tha ai se shkërmoqin të gjithë dakordësinë për miratimin e reformës në drejtësi në 2016-ën. Synimi, sipas Presidencës, është që t’i hapet rrugë emërimit pa kaluar më parë vettingun në Gjykatën e Lartë të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që duan të rikthehen në sistem.

“Synohet që KLD të emërojë në Gjykatën e Lartë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë pa kaluar më parë vettingun. Kushtetuta e thotë qartë për të gjithë ata që duan të rikthehen në sistemin e drejtësisë që duhet t’i nënshtrohen vettingut”, tha ai.

Dervishaj tha se aq problematike janë këto ndryshime sa Parlamenti nuk ka respektuar as formalisht procedurat, ndërkohë që shprehet se ndryshimet janë kamufluar në Kuvend si nisma të deputetëve për të shmangur konsultimin publik, ndërkohë që në të vërtetë janë nisma të Qeverisë.

“Kushdo kupton që ky është një veprim që Qeveria të rrëmbejë drejtësinë, si dhe të mbulojë gjithë paligjshmërinë në implementimin e saj, duke shkelur çdo parim dhe duke e kthyer atë në Drejtësi të Qeverisë, dhe jo Drejtësi për qytetarët”, tha ai.

Zjarret në Dukat të Vlorës vijojnë
Zjarret në Dukat të Vlorës vijojnë Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Zjarret në Dukat të Vlorës vijojnë

Aktivistja e opozitës bjelloruse takon Ramën, Basha: Ironike!
Aktivistja e opozitës bjelloruse takon Ramën, Basha: Ironike! Gazeta Si 45 Shikime • 5 years më parë

Opozita bjelloruse shpreson që të shfrytëzojë pas datës 1 janar 2022 vendin si anëtare jo e përhershme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për të avancuar agjendën e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Për këtë qëllim Tirana këto ditë po vizitohet nga Sviatlana Tsikhanouskaya. E vitlindjes 1982, Tsikhanouskaya u bë liderja e pazakontë e opozitës bjelloruse, pasi regjimi i Lukashenkos i burgosi bashkëshortin, Sergei Tikhanovsky që ishte kandidat për President në zgjedhjet e fundit.

Ajo zuri vendin e Sergei dhe vendosi që ta rivalizojë në zgjedhje Lukashenkon, në një proces të kritikuar ndërkombëtarisht si të manipuluar, ku u përdorën të gjitha mjetet, përfshirë këtu dhuna e tortura për të mbyllur gojën e opozitës.

Prej një viti, Svetlana Tikhanovskaya drejton opozitën bjelloruse në ekzil nga Vilniusi i Lituanisë. Ajo është rikthyer këto ditë në Tiranë, tre vite pasi e ka vizituar Shqipërinë me bashkëshortin e saj, Sergei.

“E kënaqur që u riktheva në Shqipëri. Tre vite më parë isha këtu me bashkëshortin tim dhe patëm një udhëtim të mrekullueshëm. Këtu ndjej shumë mbështetje. I kërkova Shqipërisë që të ruajë në agjendën e saj në organizatat ndërkombëtare Bjellorusinë, sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria do të ketë një zë të fuqishëm prej 1 janarit 2022”, thotë udhëheqësja e opozitës bjellruse.

Për këtë qëllim ajo ka pasur takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare.

“Falenderoj Kryeministrin Edi Rama për mikpritjen. Na duhet një përgjigje më e fortë për përshkallëzimin e dhunës në Bjellorusi, zbatimi i raportit të mekanizmit OSBE-Moskë, një rezolutë e mundshme në OKB për Bjellorusinë dhe për rolin që mund të luajë Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit”, tha Svetlana Tikhanovskaya.

Kryeministri Edi Rama nuk dha detaje nga biseda me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, por thjesht hodhi një foto nga takimi me të me shënimin e shkurtër: “Me Sviatlana Tsikhanouskaya, udhëheqësja e Lëvizjes së Demokracisë në Bjellorusi”.

Në takimin me Presidentin Ilir Meta, Sviatlana Tsikhanouskaya thotë se ka theksuar nevojën dhe rëndësinë e sanksioneve diplomatike ndaj regjimit të Lukashenkos për ta izoluar atë deri në momentin e lirimit të bjellorusëve të pafajshëm. Presidentit i ka kërkuar që të ngrejë çështjen e Bjellorusisë në Këshillin e Europës.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësja e opozitës bjelloruse thekson gjithashtu se ka diskutuar për të shkuarën diktatoriale të Shqipërisë. “Nuk mund të ndihmoj, por mund të vë re se si tiranët janë njësoj kudo me dëshirën për të kontrolluar shoqërinë dhe shkatërruar kundërshtarët. Ashtu si shqiptarët, edhe ne po i nxjerrim këto mësime në rrugën e ashpër”, tha ajo.

“Kënaqësi të takoja udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë. Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!”, shkroi Presidenti Meta.

Sviatlana Tsikhanouskaya u takua edhe me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali. Kjo e fundit e ka shoqëruar edhe në një tur vizite në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha.

“Diskutuam përvojën e Shqipërisë në transformimin demokratik dhe reformat ekonomike. Bjellorusët duhet të kthehen nga alternativat pozitive pas dekadash nën diktaturë për t’u zhvilluar. Bjellorusia e re ka nevojë për reforma në shumë fusha”, shkruan ajo.

“Në Tiranë pata mundësinë që të vizitoj ish-vilën e diktatorit të Shqipërisë. Diktatorët shijojnë jetën e tyre, teksa qytetarët e tyre vuajnë e shtypen. Diktatura e fundit në Europë, gjithashtu do të bjerë dhe ne do të kemi një muzeum të tillë edhe në Bjellorusi. Nuk ka vend për diktatura në Europë”, shkroi Sviatlana Tsikhanouskaya pas vizitës në këtë muze.

Por, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, udhëheqësja e opozitës bjelloruse ka zgjedhur vendin e gabuar për të marrë përvojë mbi demokracinë. Komentet i bëri para gazetarëve pas takimit me ambasadoren e OSBE, Urszula Graçekt për raportin e zgjedhjeve të 25 prillit.

⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën
⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën Gazeta Si 126 Shikime • 5 years më parë

Lulzim Basha kërkoi dy herë dorëheqjen e Ilir Metës në 2015-n, kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit. Në njërin rast kërkesa për largimin e kreut të LSI-së në atë kohë u bë pas akuzave të Tom Doshit, që foli për një atentat të Metës ndaj tij, ndërsa hera e dytë pas daljes së lajmit se në çështjen me CEZ Ilir Meta kishte marrë rryshfet.

Në të dyja rastet Ilir Meta e shpërfilli kërkesën e opozitës, madje aludoi në atë kohë se kërkesa e Lulzim Bashës për dorëheqjen e tij lidhej me “respektin” që ai si kryetar Kuvendit kishte treguar e tregonte ndaj demokratëve dhe sidomos ish-kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD nuk ka nevojë të jap shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, që në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë që të shprehë pa kufizime mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, deklaronte Meta në 2015-n.

Presidenti e ka rikthyer këtë prononcime para mediave në atë kohë, duke e shoqëruar me një shënim të shkurtër.

“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti.

Meta është vënë në përplasje me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për herë të parë që prej 2017-s. Basha e akuzon se është pjesë e trekëndëshit të së keqes, së bashku me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

WhatsApp Video 2022-01-13 at 10
WhatsApp Video 2022-01-13 at 10 Gazeta Si 53 Shikime • 5 years më parë

Gazment Goduzi video nga PD pas protestes se 8 janarit

Moti i keq ne Tirane
Moti i keq ne Tirane Gazeta Si 80 Shikime • 4 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

Havier Dobi, djali i Rozeta Dobit me pranga në duar në gjykatë
Havier Dobi, djali i Rozeta Dobit me pranga në duar në gjykatë Gazeta Si 76 Shikime • 4 years më parë

Havier Dobi, djali i Rozeta Dobit me pranga në duar në gjykatë

Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve
Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve Gazeta Si 99 Shikime • 3 years më parë

⁣Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve

Gazment Bardhi flet pas Parlamentit
Gazment Bardhi flet pas Parlamentit Gazeta Si 71 Shikime • 3 years më parë

⁣Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të deputetëve për t’u
bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai tha se kaq vota
nuk i siguron dot, ndërsa zgjodhi të sfidojë publikisht atë, duke theksuar se
nëse mbledh 18 vota, vota e 19-të do jetë ajo e Gazment Bardhit.

Dokumentari Alexander
Dokumentari Alexander Gazeta Si 170 Shikime • 3 years më parë

⁣Dokumentari Alexander nga Ardit Sadiku

Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë
Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë Gazeta Si 73 Shikime • 2 years më parë

⁣Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Showing 23 out of 25