Videot kryesore

Aktivistja e opozitës bjelloruse takon Ramën, Basha: Ironike!
Aktivistja e opozitës bjelloruse takon Ramën, Basha: Ironike! Gazeta Si 45 Shikime • 5 years më parë

Opozita bjelloruse shpreson që të shfrytëzojë pas datës 1 janar 2022 vendin si anëtare jo e përhershme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për të avancuar agjendën e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Për këtë qëllim Tirana këto ditë po vizitohet nga Sviatlana Tsikhanouskaya. E vitlindjes 1982, Tsikhanouskaya u bë liderja e pazakontë e opozitës bjelloruse, pasi regjimi i Lukashenkos i burgosi bashkëshortin, Sergei Tikhanovsky që ishte kandidat për President në zgjedhjet e fundit.

Ajo zuri vendin e Sergei dhe vendosi që ta rivalizojë në zgjedhje Lukashenkon, në një proces të kritikuar ndërkombëtarisht si të manipuluar, ku u përdorën të gjitha mjetet, përfshirë këtu dhuna e tortura për të mbyllur gojën e opozitës.

Prej një viti, Svetlana Tikhanovskaya drejton opozitën bjelloruse në ekzil nga Vilniusi i Lituanisë. Ajo është rikthyer këto ditë në Tiranë, tre vite pasi e ka vizituar Shqipërinë me bashkëshortin e saj, Sergei.

“E kënaqur që u riktheva në Shqipëri. Tre vite më parë isha këtu me bashkëshortin tim dhe patëm një udhëtim të mrekullueshëm. Këtu ndjej shumë mbështetje. I kërkova Shqipërisë që të ruajë në agjendën e saj në organizatat ndërkombëtare Bjellorusinë, sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria do të ketë një zë të fuqishëm prej 1 janarit 2022”, thotë udhëheqësja e opozitës bjellruse.

Për këtë qëllim ajo ka pasur takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare.

“Falenderoj Kryeministrin Edi Rama për mikpritjen. Na duhet një përgjigje më e fortë për përshkallëzimin e dhunës në Bjellorusi, zbatimi i raportit të mekanizmit OSBE-Moskë, një rezolutë e mundshme në OKB për Bjellorusinë dhe për rolin që mund të luajë Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit”, tha Svetlana Tikhanovskaya.

Kryeministri Edi Rama nuk dha detaje nga biseda me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, por thjesht hodhi një foto nga takimi me të me shënimin e shkurtër: “Me Sviatlana Tsikhanouskaya, udhëheqësja e Lëvizjes së Demokracisë në Bjellorusi”.

Në takimin me Presidentin Ilir Meta, Sviatlana Tsikhanouskaya thotë se ka theksuar nevojën dhe rëndësinë e sanksioneve diplomatike ndaj regjimit të Lukashenkos për ta izoluar atë deri në momentin e lirimit të bjellorusëve të pafajshëm. Presidentit i ka kërkuar që të ngrejë çështjen e Bjellorusisë në Këshillin e Europës.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësja e opozitës bjelloruse thekson gjithashtu se ka diskutuar për të shkuarën diktatoriale të Shqipërisë. “Nuk mund të ndihmoj, por mund të vë re se si tiranët janë njësoj kudo me dëshirën për të kontrolluar shoqërinë dhe shkatërruar kundërshtarët. Ashtu si shqiptarët, edhe ne po i nxjerrim këto mësime në rrugën e ashpër”, tha ajo.

“Kënaqësi të takoja udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë. Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!”, shkroi Presidenti Meta.

Sviatlana Tsikhanouskaya u takua edhe me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali. Kjo e fundit e ka shoqëruar edhe në një tur vizite në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha.

“Diskutuam përvojën e Shqipërisë në transformimin demokratik dhe reformat ekonomike. Bjellorusët duhet të kthehen nga alternativat pozitive pas dekadash nën diktaturë për t’u zhvilluar. Bjellorusia e re ka nevojë për reforma në shumë fusha”, shkruan ajo.

“Në Tiranë pata mundësinë që të vizitoj ish-vilën e diktatorit të Shqipërisë. Diktatorët shijojnë jetën e tyre, teksa qytetarët e tyre vuajnë e shtypen. Diktatura e fundit në Europë, gjithashtu do të bjerë dhe ne do të kemi një muzeum të tillë edhe në Bjellorusi. Nuk ka vend për diktatura në Europë”, shkroi Sviatlana Tsikhanouskaya pas vizitës në këtë muze.

Por, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, udhëheqësja e opozitës bjelloruse ka zgjedhur vendin e gabuar për të marrë përvojë mbi demokracinë. Komentet i bëri para gazetarëve pas takimit me ambasadoren e OSBE, Urszula Graçekt për raportin e zgjedhjeve të 25 prillit.

⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën
⁣Meta rikujton deklaratën e 2015-s: Basha më sulmon se kam respekt për Berishën Gazeta Si 126 Shikime • 5 years më parë

Lulzim Basha kërkoi dy herë dorëheqjen e Ilir Metës në 2015-n, kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit. Në njërin rast kërkesa për largimin e kreut të LSI-së në atë kohë u bë pas akuzave të Tom Doshit, që foli për një atentat të Metës ndaj tij, ndërsa hera e dytë pas daljes së lajmit se në çështjen me CEZ Ilir Meta kishte marrë rryshfet.

Në të dyja rastet Ilir Meta e shpërfilli kërkesën e opozitës, madje aludoi në atë kohë se kërkesa e Lulzim Bashës për dorëheqjen e tij lidhej me “respektin” që ai si kryetar Kuvendit kishte treguar e tregonte ndaj demokratëve dhe sidomos ish-kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD nuk ka nevojë të jap shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, që në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë që të shprehë pa kufizime mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, deklaronte Meta në 2015-n.

Presidenti e ka rikthyer këtë prononcime para mediave në atë kohë, duke e shoqëruar me një shënim të shkurtër.

“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti.

Meta është vënë në përplasje me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për herë të parë që prej 2017-s. Basha e akuzon se është pjesë e trekëndëshit të së keqes, së bashku me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Reshje të dendura dëbore në Pogradec
Reshje të dendura dëbore në Pogradec Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣ Reshje të dendura dëbore në Pogradec

Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë kundër rritjes së çmimeve
Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë kundër rritjes së çmimeve Gazeta Si 55 Shikime • 4 years më parë

Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë kundër rritjes së çmimeve

Policia apel tifozëve: Rrezikoni deri në 5 vite burg
Policia apel tifozëve: Rrezikoni deri në 5 vite burg Gazeta Si 73 Shikime • 4 years më parë

Bilanci Policia

Pamjet e operacionit, ku u sekuestruan 430 kg kokainë në Fier
Pamjet e operacionit, ku u sekuestruan 430 kg kokainë në Fier Gazeta Si 76 Shikime • 4 years më parë

⁣Pamjet e operacionit, ku u sekuestruan 430 kg kokainë në Fier

Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive
Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

⁣Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive

Grupet e punës derë më derë për regjistrimin e popullsisë në Tiranë
Grupet e punës derë më derë për regjistrimin e popullsisë në Tiranë Gazeta Si 70 Shikime • 3 years më parë

⁣Grupet e punës derë më derë për regjistrimin e popullsisë në Tiranë

Sali Berisha del nga shtëpia pas 25 ditësh "arrest shtëpiak" për të shkuar në SPAK
Sali Berisha del nga shtëpia pas 25 ditësh "arrest shtëpiak" për të shkuar në SPAK Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

⁣Sali Berisha del nga shtëpia pas 25 ditësh "arrest shtëpiak" për të shkuar në SPAK

Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari
Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari Gazeta Si 61 Shikime • 2 years më parë

⁣Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari

Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK
Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK Gazeta Si 99 Shikime • 1 year më parë

⁣Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është
paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Paraqitja e Valbona Xoxës në Prokurorinë e
Posaçme mund të lidhet me hetimin ndaj vajzës së saj dhe dhëndrit,
kryebashkiakut Erion Veliaj, tashmë i arrestuar.

Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, në pranga 10 persona
Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, në pranga 10 persona Gazeta Si 52 Shikime • 1 year më parë

⁣Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, në pranga 10 persona

Zbulohet magazina me drogë dhe armë, 5 të arrestuar në Tiranë
Zbulohet magazina me drogë dhe armë, 5 të arrestuar në Tiranë Gazeta Si 59 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Zbulohet magazina me drogë dhe armë, 5 të arrestuar në Tiranë

Thesari i Piratit
Thesari i Piratit Gazeta Si 38 Shikime • 7 muaj më parë

Vedat Muriqi sh⁣ënoi tregol⁣ëshin e dyt⁣ë p⁣ër klube, n⁣ë fundjav⁣ë ndaj Bilbao-s duke u b⁣ër⁣ë sh⁣ënuesi i dyt⁣ë (48 gola) m⁣ë i Mir⁣ë n⁣ë historin⁣ë e Mallorca-s. P⁣ërpara tij q⁣ëndron vet⁣ëm Samuel Eto'o (54 gola).

Ndasia Thaçi-Haradinaj reflektohet përballë Merkel
Ndasia Thaçi-Haradinaj reflektohet përballë Merkel Gazeta Si 117 Shikime • 7 years më parë

Që delegacioni i Kosovës shkoi në Berlin i ndarë në qëndrime për dialogun me Serbinë, kjo nuk është më sekret. Por, ndasia mes Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit u reflektua që në pritje nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kur Ilir Meta sulmonte Bashën e Ramën
Kur Ilir Meta sulmonte Bashën e Ramën Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Si President i zgjedhur, Ilir Meta drejtoi fushatën e LSI-së në 2017. Ai e cilësonte Lulzim Bashën si politikan pa shtyllë kurrizore dhe deklaronte se marrëveshja e 17 majit ishte fundi i politik i kryetarit të PD.

video sulmi ndaj turisteve spanjolle
video sulmi ndaj turisteve spanjolle Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Ne kete video të siguruar nga Report TV shihet qartë agresioni ndaj turistëve spanjoll, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Mesazhi i Saimir Tahirit pas vendimit të Gjykatës
Mesazhi i Saimir Tahirit pas vendimit të Gjykatës Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Krimet e Rënda e dënuan ish-ministrin për shpërdorim detyre.

“Notre Dame de Paris”, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës
“Notre Dame de Paris”, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

“Notre Dame de Paris”, në Itali, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës

Gaia Viviani nxënëse në shkollën Nderkombetare Franceze te Tiranes
Gaia Viviani nxënëse në shkollën Nderkombetare Franceze te Tiranes Gazeta Si 174 Shikime • 6 years më parë

Mësimi nga shtëpia ka nisur. Në video shfaqet një nxënëse e kalsës së tretë që studion në në shkollën EFIT - Ecole Française International de Tirana duke zhvilluar mësimin në shtëpi përmes skype.

Showing 22 out of 23