Videot kryesore

Ushtria del ne rruge
Ushtria del ne rruge Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Nis izolimi, ushtria del ne rruge

Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me të paktën 27 të vdekur
Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me të paktën 27 të vdekur Gazeta Si 73 Shikime • 5 years më parë

Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me të paktën 27 të vdekur

Dritan Dajti në funeralin e nënës së tij në masa të rrepta sigurie
Dritan Dajti në funeralin e nënës së tij në masa të rrepta sigurie Gazeta Si 106 Shikime • 2 years më parë

⁣Dritan Dajti në funeralin e nënës së tij në masa të rrepta sigurie

Parakalimi më i bukur në 'AustralianGP' në "MotoGP'
Parakalimi më i bukur në 'AustralianGP' në "MotoGP' Gazeta Si 42 Shikime • 1 year më parë

Tifozët zgjodhën atë të Pedro Acosta-s që me një lëvizje la pas dy rivalë në të njëjtën kthesë.

Mesazhi i kreut të KMSH për Fitër Bajramin: Ftesë për të sheshuar zënkat
Mesazhi i kreut të KMSH për Fitër Bajramin: Ftesë për të sheshuar zënkat Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e festës së Fitër Bajramit.

OBSH: Gjithçka që duhet të bëni është teste, teste, teste…
OBSH: Gjithçka që duhet të bëni është teste, teste, teste… Gazeta Si 96 Shikime • 7 years më parë

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, në një konferencë të kryer sot, ka kritikuar vendet e prekura nga COVID-19, pse nuk kanë hequr dorë nga testimi rutinë për të gjithë pacientët e dyshuar me koronaviruisn e ri.
Tedros Adhamon, paralajmëroi se pandemia nuk do të ndalet nëse mjekët nuk e dinë se kush është i infektuar.
“Ju po luftoni me zjarrin” tha ai.

Meta: Nuk pyes partitë! Sapo të miratohet Kodi shpall datën e zgjedhjeve parlamentare
Meta: Nuk pyes partitë! Sapo të miratohet Kodi shpall datën e zgjedhjeve parlamentare Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta doli para gazetarëve jo vetëm për të mbajtur fjalën se dhënë javën e kaluar se do të vendoste një komunikim periodik javor me publikun, por edhe për të prodhuar lajmin se do të firmosë në rastin e parë që do të shohë se i jepet mundësia nga Kodi i ri Zgjedhor dhe Kushtetuta për të caktuar datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme, pa u konsultuar me partitë politike.

“Në çdo rast si me konsensus, apo edhe në mënyrë të njëanshme (miratimi i Kodit Zgjedhor), që nuk do të ishte habi, si President do të bëj të qartë që në hapësirën kohore që Kodi do të më lejojë do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri dhe nuk do të bëj konsultime me asnjë forcë politike, sepse jam i sigurt që të gjithë në Shqipëri mezi presin një Parlament legjitim, ose sadopak më legjitim se Parlamenti aktual. Nëse Kodi nuk miratohet me konsensus, e them që janë zero shanse çeljesh negociatash të Shqipërisë me BE, jo deri në zgjedhjet që vijnë, por edhe pas zgjedhjeve që vijnë”, deklaroi Meta.

⁣Rama paralajmëron “rrezik destabilizimi” të 25 prillit
⁣Rama paralajmëron “rrezik destabilizimi” të 25 prillit Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi “rrezik” për trazira në zgjedhjet e 25 prillit sa vjen e shtohet, duke e lidhur këtë me humbjen, sipas tij, të opozitës.

“Rreziku i destablizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithnjë e më shumë është i pranishëm”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë foli nga Fieri gjatë ceremonisë së takimit dhe prezantimit të kandidatëve për këtë qark. Rama nuk sheh si “kërcënim” Lulzim Bashën.

“Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe drejtësinë, por mishëron rrezikun si përfaqësues i atyre që e kanë Bashën një manekin në duart e tyre, Saliu, Iliri dhe Monika”, tha ai.

Si provë të asaj që e quan “pengmarrje” të kreut të Partisë Demokratike Rama sheh marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor mes PD-së dhe LSI-së.

“Nënshkruan një kontratë absurde mes dy forcave politike që hyjnë në zgjedhjeve veç e veç dhe bëjnë përpara koalicionin zgjedhor. Për ç’arsye?! Për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij (Bashës)”, deklaroi Rama.

Kryeministri u bëri thirrje mbështetësve të PD-së që të votojnë Partinë Socialiste dhe taksën progresive, duke deklaruar se me taksën e sheshtë do të paguajnë më shumë.

Operacion me dron në Vlorë, asgjësohet kanabis
Operacion me dron në Vlorë, asgjësohet kanabis Gazeta Si 52 Shikime • 5 years më parë

⁣Operacion me dron në Vlorë, asgjësohet kanabis

Zjarri në Korfuz shihet që nga Saranda
Zjarri në Korfuz shihet që nga Saranda Gazeta Si 97 Shikime • 3 years më parë

Prej të hënës, Greqia është në flakë. Pas Rodosit, edhe Korfuzi është përfshirë nga flakët që duken që nga Saranda.

Energji nga dallgët, ideja novatore nga ishujt e Skocisë
Energji nga dallgët, ideja novatore nga ishujt e Skocisë Gazeta Si 146 Shikime • 7 years më parë

Orkney, një arkipelag i largët në brigjet veriore të Skocisë, po shfrytëzon në maksimum fuqinë e pozicionit të tij gjeografik. I rrethuar tërësisht nga oqeani, ku vazhdimisht goditet nga dallgë deri në 13 metra të larta, banorët e këtyre ishujve tani po gjejnë një mënyrë të re për të përfituar nga era dhe dallgët që ajo krijon.

Pergjimi 5 Ymer Lala Elio Lala.mp4
Pergjimi 5 Ymer Lala Elio Lala.mp4 Gazeta Si 161 Shikime • 7 years më parë

Ymer Lala flet me ELio Lalen, pretendon nipi i tij, flasin per filmimet e marra nga televizionet ku kane pamjet qe japin leket.

3 km për sekondë, objekti misterioz i ushtrisë amerikane
3 km për sekondë, objekti misterioz i ushtrisë amerikane Gazeta Si 106 Shikime • 7 years më parë

A mund të shihet me sy të lirë një objekt që udhëton rreth 9 herë më shpejt se shpejtësia e zërit? Pamjet e publikuara nga “Air Force Test Center”, e vendosur në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thonë që jo.

Baza e forcave ajrore amerikane, “Holloman” publikoi në rrjetet sociale videon me një 38 sekondëshe. Videoja nis me një pamje të errët, ku në sfond dëgjohet një zhurmë e çuditshme që sa vjen e bëhet edhe më e fortë, deri kur para kameras kuptohet që kalon diçka, që lë pas vetëm tym dhe shkëndija të shkaktuara nga fërkimi në shinat ku ecte.

Nëse nuk do të ishte përshkrimi sqarues i videos, asgjë nuk do të kuptohej. Aty thuhet se bëhej fjalë për testimin e një mjeti të shpejtësisë së lartë, që në momentin kur kaloi kameran po udhëtonte me shpejtësin “Mach 8.6”, ose 8.6 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Për të përkthyer në terma më të përgjithshëm, në këtë moment, objekti për të cilin ushtria amerikane nuk jep më shumë detaje po udhëtonte me 10.600 kilometra në orë, ose rreth 3 kilometra për sekondë.

Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht
Ligjet miratojnë hapjen e listave, koalicionet ndalohen praktikisht...por jo ligjërisht Gazeta Si 75 Shikime • 6 years më parë

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe e Komisionit të Ligjeve miratoi në unanimitet me pak ndryshime, por pa cekur në thelb tre propozimet e opozitës parlamentare për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, parashikimi për koalicionet zgjedhore dhe pragu elektoral.

Ndryshimi i parë lidhej me propozimin e opozitës parlamentare që të përcaktohej që në nenin 68-të të Kushtetutës ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka tha se ky përcaktim kishte marrë një kuptim pezhorativ dhe se vetë hapja e listave nënkuptonte automatikisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Fjalia që ishte në nenin e mëparshëm që ndalohen koalicionet zgjedhore ka një konotacion shumë negativ. Kështu që vetëm fjalia “se kush e ka të drejtën që të paraqesë një kandidat” është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për dublim. Listat e hapura me koalicionet parazgjedhore siç jemi mësuar t’i kemi deri më sot nuk shkojnë dot bashkë”, deklaroi Bushka.

Me këtë formulim koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen me ligj, por vetëm praktikisht.

“Lista do të ishte pambarim e pamundur për organet e menaxhimit zgjedhor, që të menaxhonin një sistem të tillë”, tha Bushka.

Megjithatë, socialisti tjetër, Alket Hyseni thotë se teorikisht koalicionet nuk ndalohen. Ai si zgjidhje propozon mundësinë që partitë të dalin me një listë kandidatësh të përbashkët nën një logo.

“Partitë mund të organizohen brenda një liste të vetme, nën një logo të re apo ekzistuese. Të gjitha shqetësimet janë adresuar në këtë draft. Ta mbështesim dhe ta votojmë pro në të gjitha nenet”, deklaroi ai.

Pas ndërhyrjes, varianti përfundimtar për i propozimit për të ndryshuar neni 68 të Kushtetutës parashikon edhe propozimin e kandidatëve për deputetë nga koalicionet.

Kur dolën hapur në mbështetje të hapjes së listave, socialistët propozuan hapje të pjesshme të tyre, jo në të gjitha qarqet e vendit. Megjithatë, në variantin përfundimtar të propozuar për ndryshimet kushtetuese hapja e tyre do të ndodhë në të paktën 8 qarqe të vednit, pasi minimumi i përcaktuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është në dy të tretat e territorit.

Ndryshimi tjetër lidhej me uljen e pragut në 2 për qind. Ndryshimet u mirëpritën nga deputetët e opozitës parlamentare, që thanë se thelbi i propozimeve të tyre, që është hapja e listave me sistem proporcional rajonal nuk është prekur.

Megjithatë, në si për sasinë e shtrirjes së listave të hapura, ashtu edhe për pragun zgjedhor parashikimet nuk do të vendosen në Kushtetutë, por tek ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku sipas propozimit do të reflektohen edhe ndryshimet kushtetuese për koalicionet. Opozita parlamentare kërkoi nga mazhoranca që të mbajë fjalën në këtë drejtim.

Rama: Koka e korrupsionit nuk janë politikanët
Rama: Koka e korrupsionit nuk janë politikanët Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

⁣Ambasadorja amerikane në Tiranë njohu përpjekjet e autoritetet shqiptare në luftën kundër korrupsionit, por duke folur në konferencën e prezantimit të raportit të GRECO-s për antikorrupsioni, Yuri Kim tha se vendi përballet ende me një mal me probleme.
“Në lidhje me korrupsioni ka një mal me probleme në Shqipëri dhe përpjekjet e bëra pas reformës në drejtësi nuk duhen marrë si deklarata fitoreje”, u shpreh Kim.
Kryediplomatja amerikane tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të çrrënjosur korrupsionin, por kërkoi nga Qeveria që të tregojë më shumë vullnet për t’u anuar nga ana e qytetarëve. Kim foli përmendi që nga korrupsioni më i rëndomtë në zyrat e shtetit, deri tek format më të ndërlikuara të tij me fryrjen e vlerës së tenderave.
“Një nga mënyrat për të çrrënjosur korrupsionin është të punosh në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta. Qytetarët kanë nevojë që paratë e tyre të investohen për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni, por qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por qeveritë duhet t’i dënojnë duke treguar që qeveria është në krahun e njerëzve”, tha ambasadorja.
Edhe Kryeministri Edi Rama i mëshoi reformës në drejtësi si mekanizmi që do të luftojë korrupsionin. Por, ai e cilësoi të gabuar perceptimin se koka e korrupsionit në Shqipëri janë politikanët.
“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët. Nuk kanë qenë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë. Koka ka qenë gjykatësit dhe prokurorët që kanë garantuar pandëshkueshmërinë në këtë sistem. Po të mos kishin qenë këta, nuk do të kishin qenë as korrupsioni spektakolar dhe nganjëherë edhe vrastar i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30-vjeçar, që është fiks tek korporata që vettingu po e shpërbën, por nuk mjafton, atëherë ngrehina nuk do të qëndrojë dhe historia do të përsëritet dhe do të përsëritet keq”, tha Rama.

Nga Kabuli, në Sudanin e Jugut; Forcat e Armatosura urojnë Ditën e Flamurit
Nga Kabuli, në Sudanin e Jugut; Forcat e Armatosura urojnë Ditën e Flamurit Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

⁣
108 vite pas shpalljes së pavarësisë, Flamuri i Shqipërisë valëvitet në çdo cep të botës përmes misioneve të Forcave të Armatosura në kuadërt të NATO-s.

⁣S’ka pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, KAS rrëzon me shumicën votash PD e LSI
⁣S’ka pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër, KAS rrëzon me shumicën votash PD e LSI Gazeta Si 57 Shikime • 5 years më parë

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet rrëzoi kërkesat e PD, LSI dhe të kandidatit të pavarur të Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Merxhani për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

Vendimi është marrë me shumicë votash, 3 me 2, ku dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste i është bashkuar edhe Ilirjan Rusjmali, ndërsa pro kërkesave për pavlefshmëri kanë votuar anëtarët e propozuar nga PD, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

Ky është vendimi i parë i KAS në lidhje me kërkesat për pavlefshmëri të zgjedhjeve, ndërkohë që të tjera kërkesa e pretendime janë ngritur nga PD e LSI, që kërkojnë pavlefshmëri të zgjedhjeve deri edhe në 8 qarqe të tjera të vendit.

Kundër këtij vendimi të KAS, PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes kanë afat 5-ditor për ta ankimuar në Kolegjin Zgjedhor. Ky i fundit është organi që jep vendimin përfundimtar të formës së prerë për ankimimet e këtij lloji.

Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve
Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve Gazeta Si 101 Shikime • 2 years më parë

⁣Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve

Shpërthimi në një lokal në Fushë Krujë, arrestohet 41-vjeçari, ende në kërkim autori
Shpërthimi në një lokal në Fushë Krujë, arrestohet 41-vjeçari, ende në kërkim autori Gazeta Si 78 Shikime • 2 years më parë

⁣Shpërthimi në një lokal në Fushë Krujë, arrestohet 41-vjeçari, ende në kërkim autori

Fillon shembja e ndërtesës te stadiumi “Qemal Stafa”
Fillon shembja e ndërtesës te stadiumi “Qemal Stafa” Gazeta Si 149 Shikime • 7 years më parë

Fillon shembja e ndërtesës te stadiumi “Qemal Stafa”

Showing 68 out of 169