Videot kryesore

Si te beni Deklarimin individual vjetor te te ardhurave (DIVA)
Si te beni Deklarimin individual vjetor te te ardhurave (DIVA) Gazeta Si 186 Shikime • 5 years më parë

⁣DIVA është Deklarata e Individuale Vjetore e të Ardhurave ku
përfshihen të dhënat e të ardhurave vjetore bruto me përllogaritjen e Tatimit
mbi të Ardhurat nga punësimi.

Për tu regjistruar në DIVA fillimisht duhet të regjistroheni
në platformën tatime.gov dhe të dërgoni të dhënat e paraplotësuara
automatikisht.

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se për deklarimin e DIVA ka
afat deri më 30 qershor 2021.

Primaret në PD, numërimi i fletëve në Durrës
Primaret në PD, numërimi i fletëve në Durrës Gazeta Si 49 Shikime • 5 years më parë

⁣Anëtarësia e Partisë Demokratike në gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore është ftuar këtë të diel për të votuar kandidatin që preferojnë për të garuar më 6 mars.

Procesi ka nisur në Lushnje, Shkodër, Rrogozhinë, Vorë, Dibër dhe Durrës. Në Shkodër, pas tërheqjes nga gara të Voltana Ademit në garë janë gjashtë kandidatë: Alfred Koçobashi, jurist; Arben Maliqi, jurist; Astrit Bushati, jurist; Bardh Spahia, mjek; Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Kopliku, pedagoge matematike.

Pasi Ademi u tërhoq nga gara në momentin e fundit, duke deklaruar se fakti që drejtonte këtë bashki prej 7 vitesh i jepte një avantazh në zgjedhjet e primareve, favorit konsiderohet Bardh Spahia.

Në Durrës gara është më e thjeshtë dhe me vetëm dy emra. Këtu Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali. Muka shihet si favorit në këtë garë dhe si një emër që mund të tërheqë drejt Berishës partitë aleate të vogla të Partisë Demokratike.

Në Lushnjë garojnë Arben Zaimi jurist-avokat, Elton Bano jurist-avokat, Eurion Iljazi arsimtar dhe Indrit Qerimi, arsimtar. Këtu shihet si favorit Elton Bano. Në Rrogozhinë: Eqerem Deliu, ekonomist; Hajrulla Tafa, arsimtar; Hekuran Xhani, mjek veteriner; Sokol Gosa, arsimtar dhe Vladimir Manushi, mjek dentist.

Ndërkohë, për këto primare ka reaguar pjesa zyrtare e Partisë Demokratike, që përmes një deklarate thotë se as procesi dhe as kandidatët që marrin pjesë në të nuk përfaqësojnë këtë parti.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratë.

Drejtuesi i mjetit që përplasi çiftin dhe foshnjën, del pozitiv në testin e drogës
Drejtuesi i mjetit që përplasi çiftin dhe foshnjën, del pozitiv në testin e drogës Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣Drejtuesi i mjetit që përplasi çiftin dhe foshnjën, del pozitiv në testin e drogës

Sulmohet rezidenca e ambasadës së SHBA në Athinë
Sulmohet rezidenca e ambasadës së SHBA në Athinë Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Me motoçikleta, skafandra, shishe me bojë dhe tymuese, një grup anarkistësh kanë sulmuar vilën ku banon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë.

Sulmi ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe vetë grupi i anarkistëve e ka filmuar dhe më pas shpërndarë nëpër internet të gjithë aksionin, që ka zgjatur disa sekonda.

Tirana e boshatisur
Tirana e boshatisur Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

Tirana e boshatisur

⁣Prokurori Dritan Gina tenton të hyjë me forcë në sallën e vettingut
⁣Prokurori Dritan Gina tenton të hyjë me forcë në sallën e vettingut Gazeta Si 89 Shikime • 5 years më parë

Momenti kur Prokurori i Tiranës, Dritan Gina u përpoq që të hyjë me forcë në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pak para se ky i fundit të jepte vendimin për përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie.

Sipas deklaratës së drejtueses së KPK-së, Prokurori Gina kishte refuzuar që të kontrollohej nga siguria e organeve të vettingut para se të hynte në sallë.

Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës
Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës Gazeta Si 140 Shikime • 5 years më parë

⁣Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës

Ambulanca ndihmon një banor në zonën e “5 Majit”
Ambulanca ndihmon një banor në zonën e “5 Majit” Gazeta Si 103 Shikime • 5 years më parë

Ambulanca ndihmon një banor në zonën e “5 Majit”

Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh
Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh Gazeta Si 79 Shikime • 2 years më parë

⁣Në aksin rrugor Hani i Hotit-Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës, që shkojnë deri në 10 cm trashësi.

Turisti i huaj vret bashkëshorten në Shkodër, pamje nga vendngjarja
Turisti i huaj vret bashkëshorten në Shkodër, pamje nga vendngjarja Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

⁣Turisti i huaj vret bashkëshorten në Shkodër, pamje nga vendngjarja

Kilian Mbape vendos rekord, vrapon me 38 km/h dhe shënon
Kilian Mbape vendos rekord, vrapon me 38 km/h dhe shënon Gazeta Si 134 Shikime • 8 years më parë

Kilian Mbape vendos rekord, vrapon me 38 km/h dhe shënon

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e tetë
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e tetë Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

“Kokëfortësia” e Holandës për negociatat: Jo Shqipërisë, po Maqedonisë së Veriut
“Kokëfortësia” e Holandës për negociatat: Jo Shqipërisë, po Maqedonisë së Veriut Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

Ministri i Jashtëm holandez, Steff Blok hyri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian me bindjen e qeverisë që përfaqëson se Shqipëria duhet ndarë nga Maqedonia e Veriut sa i takon çështjes së hapjes së negociatave.

“Holanda i qëndron mendimit se çdo vend duhet të gjykohet mbi meritat vetjake. Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë përpjekje. Sa i takon Maqedonisë së Veriut ne mendojmë se ka një ligj të rëndësishëm që duhet të adoptohet, që është ligji për pavarësinë e prokurorisë dhe mendojmë që sapo të miratohet negociatat duhet të hapen. Për Shqipërinë, mendojmë se duhet ende të tregojë më shumë progres”, deklaroi kryediplomati holandez.

Negociatat kanë dalë në plan të tretë sa i takon agjendës së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, pas Brexit dhe ndërhyrjes turke në Siri.

policia durres.mp4
policia durres.mp4 Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Procedohen penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave”.

⁣Përgjimet e italianëve, Rama: Kemi ligje të ashpra kundër pastrimit të parave
⁣Përgjimet e italianëve, Rama: Kemi ligje të ashpra kundër pastrimit të parave Gazeta Si 110 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp me temë bujqësinë, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli gjatë edhe për përgjimet e anti-mafias italiane dhe akuzat e hedhura për përfshirjen e “Ndraghetas” në Shqipëri.

Ai i quajti “tymnaja të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediet, që sipas Ramës, citojnë në mënyrë selektive përfundimet e prokurorisë italiane. Sipas këtyre përfundimeve, Rama thotë se hetuesit italianë thonë se mafia italiane dështoi në përpjekjet e saj për zgjerimin e aktivitetit në Shqipëri.

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia, sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian he po ua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim. Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane, pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël, që në vitin 2018, sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja, ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama.

Kryeministri thotë se nuk ka asnjë provë dhe se përgjimet e anti-mafias italiane po përdoren për qëllime politike.

“Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie.. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë”, deklaroi ai.

Në përgjimet e palës italiane përmendet edhe emri i Ilir Kullës, këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Rama nënkuptoi se përmendja e emrit nuk e bën fajtor.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme, e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata; po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, deklaroi ai.

Në “mbrojtje” mori edhe Bashën.

“Ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe PD dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën. Po pastaj?! Çfarë duhet të them unë që Lulzim Basha priste këta njerëz që i çonin mafiozët dhe u jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?! S’e them dot kurrë!”, tha Rama.

Në lidhje me këto përgjime një mbrëmjen e së hënës ka reaguar edhe ambasada italiane në Shqipëri, duke bërë thirrje që çështja t’i lihet në dorë drejtësisë. SPAK nga ana tjetër ka deklaruar se po të hënën do të vihej në kontakt me autoritetet italiane për këtë çështje.

Fillesa e përgjimeve janë pas një operacioni të antimafias italiane, ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Aksioni pasoi një periudhë disavjeçare përgjimesh, që datojnë prej 2016-ës. Mes përgjimeve janë edhe telefonatat mes disa të arrestuarve për investime në Shqipëri.

Ping-pong me modelin e fletës së votimit, Rregullatori shpall moskompetencën dhe ja kthen Celibashit
Ping-pong me modelin e fletës së votimit, Rregullatori shpall moskompetencën dhe ja kthen Celibashit Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Komisioni Rregullator shpalli moskompetencën për vendosjen e modelit të fletës së votimit dhe ja kaloi këtë detyrë Komisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Rregullatori u mblodh mbrëmjen e kësaj të mërkure në përpjekjen e radhës për të vendosur për njërën nga tre modelet e dorëzuara nga Ilirjan Celibashi për miratim, ku dy janë me emra dhe një me numër.

Përfaqësuesi socialist në këtë mbledhje, Eridian Salianji tha se Rregullatori nuk mund të vendosë për këtë çështje dhe duke cituar nenet e Kodit Zgjedhor u kërkoi anëtarëve të këtij Komisioni që t’ja kthejnë atë sërish Celibashit.

Pas hedhjes në votim nëse kjo ishte apo jo kompetencë e Rregullatorit, anëtarët e këtij komisioni votuan unanimisht që jo.

Ndërkohë, anëtari i Rregullatorit, Dritan Çaka i kërkoi Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të nisë menjëherë hetimet në lidhje me dyshimet se vaksinat po përdoren nga mazhoranca për fushatë elektorale.

“Komisioneri të ndalojë menjëherë propagandën dhe përdorimin e burimeve publike në mbështetje të një subjekti zgjedhor. Në aktin normativ për vaksinat parashikohet se vaksinat do të mbulohen nga buxheti, pra nga taksapaguesit shqiptarë. Pra, çfarë merite ka kryetari i PS dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës për vaksinat?! Ftoj Komisionerin të ndëmarrë një hetim të plotë, të thelluar dhe të menjëhershëm”, tha Çaka.

Ilirjan Celibashi iu përgjigj se do ta marrë në konsideratë menjëherë këtë çështje.

Komisioni Rregullator u mblodh edhe gjatë paradites së të mërkurës për të vendosur për modelin e fletës së votimit. Në këtë mbledhje, Celibashi ka deklaruar se i takon Komisionit Rregullator të vendosë.

“Ju kam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni”, tha Celibashi.


t

⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK!
⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK! Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

Përplasja Rama-Basha në Kuvend këtë të enjte përshkallëzoi në emra konkretë biznesmenësh, që për kreun e PD-së janë oligarkë të lidhur me Ramën dhe për Qeverinë janë sipërmarrës që punësojnë shqiptarët.

“Ta them unë meqenëse bën sikur s’e kupton diferencën mes sipërmarrësve të ndershëm dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan në gjashtë dhe tani janë katandisur sa gishtat e njerëz dorë. Një nga një t’i marr unë! Pse të ra heshtja ty në mbledhjen e kaluar (të Qeverisë) kur të thanë se 30 për qind e karburantit futet kontrabandë?! (I drejtohet Ramës) Do emra ti? Emra do? T’i them unë! Të mori baca Çet ty?! Samiri të mori për tunelin e Llogarasë?! Se janë futur edhe ca të tjerë që nuk dihet se ku fillojnë paratë e tyre dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu, se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë dhe gjysmën e paguani me paratë që u keni vjedhur shqiptarëve. Se Tirana sot nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari, apo administratori i pasurive të tua”, deklaroi Basha.

Rama iu kundërpërgjigj duke akuzuar Bashën se po i përmend për “t’i gjobitur”, ndërsa e ftoi Bashën që t’i çonte në SPAK akuzat e bëra ndaj tyre.

“Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk marr njerëz nëpër gojë, asnjëherë! Nëse ju e nxirrni këtu që unë jam marrë me njerëz dhe të kem përdorur të tjerë për të bërë politikë, hajde ma thoni kur! E di e gjithë Shqipëria se këto janë gjoba Lulzim. Nuk është se nuk e di, këto janë gjoba. E di gjithë Shqipëria se si ndodh që goditet një person me emër si oligark, peshkaqen, peshkatar dhe papritur dhe pakujtuar mbaron sulmi. Atë emrin që përmende, formulo denoncimin dhe shko e dili për zot te SPAK-u dhe çoja ti këto të dhënat e kontrabandës te SPAK”, iu përgjigj Rama.

Por, sipas Bashës, drejtësia sot është në koma dhe SPAK është nën ndikimin e Ramës.

“Së pari, jashtë kësaj salle, e pastaj kur t’i rriten kicat SPAK-ut, që mesa duket ka nevojë për më shumë steroide nga vendi i “Pfizer” dhe nga vendet e “Astrazenekës” e të “Modernës”, por jo të “Sinovakut” e të “Sputnikut”, se do na ngrej dhe satelitë zotëria jote, pastaj edhe vendin do ta tregojë pushteti i tretë, të cilin për momentin duket se e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon”, tha Basha.

Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave
Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave Gazeta Si 60 Shikime • 5 years më parë

⁣ Banorët e ‘5 Majit’ bllokojnë rrugën, kundërshtojnë shembjen e banesave

Ushtarë rusë u dorëzohen atyre ukrainas në Kharkov
Ushtarë rusë u dorëzohen atyre ukrainas në Kharkov Gazeta Si 125 Shikime • 5 years më parë

Momenti i dorëzimit të disa ushtarëve rusë te ushtria ukrainase. Besohet se ky episod është regjistruar në Kharkov, qytet në lindje të Ukrainës, ku është raportuar se trupat ruse kanë hyrë në brendësi të tij, por ende s’e kanë kontrollin.

Momenti kur autori i vë zjarrin makinës në Korçë, lëndohet edhe vetë
Momenti kur autori i vë zjarrin makinës në Korçë, lëndohet edhe vetë Gazeta Si 97 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti kur autori i vë zjarrin makinës në Korçë, lëndohet edhe vetë

Showing 65 out of 169