Up next

3 km për sekondë, objekti misterioz i ushtrisë amerikane

54 Shikime· 09/08/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

A mund të shihet me sy të lirë një objekt që udhëton rreth 9 herë më shpejt se shpejtësia e zërit? Pamjet e publikuara nga “Air Force Test Center”, e vendosur në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thonë që jo.

Baza e forcave ajrore amerikane, “Holloman” publikoi në rrjetet sociale videon me një 38 sekondëshe. Videoja nis me një pamje të errët, ku në sfond dëgjohet një zhurmë e çuditshme që sa vjen e bëhet edhe më e fortë, deri kur para kameras kuptohet që kalon diçka, që lë pas vetëm tym dhe shkëndija të shkaktuara nga fërkimi në shinat ku ecte.

Nëse nuk do të ishte përshkrimi sqarues i videos, asgjë nuk do të kuptohej. Aty thuhet se bëhej fjalë për testimin e një mjeti të shpejtësisë së lartë, që në momentin kur kaloi kameran po udhëtonte me shpejtësin “Mach 8.6”, ose 8.6 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Për të përkthyer në terma më të përgjithshëm, në këtë moment, objekti për të cilin ushtria amerikane nuk jep më shumë detaje po udhëtonte me 10.600 kilometra në orë, ose rreth 3 kilometra për sekondë.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next