Videot kryesore

Premtimi i ish-ministrit Damian Gjiknuri për Aeroportin e Vlorës
Premtimi i ish-ministrit Damian Gjiknuri për Aeroportin e Vlorës Gazeta Si 142 Shikime • 7 years më parë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka hapur ende garën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Megjithatë, Albcontrol ka hapur garën për masterplanin të navigimit ajror të këtij aeroporti.

Fondi i limit i vënë në dispozicion është 198 milionë lekë. Tek shtojca e specifikimeve teknike, Albcontrol kërkon përgatitjen, rishikimin dhe dorëzimin e konceptit të kullës që do të ndërtohet në aeroportin e vlorës, kërkesat teknike të detajuara për ndërtimin e kësaj kulle dhe masterplanin e zhvillimit navigacional si dhe studimin e fizibilitetit për shërbimet navigacionale që do të kryhen në këtë aeroport.

Lloji i procedurës së prokurimit është hapur me mjete elektronike dhe afati i fundit është data 11 shtator i këtij viti. Hapja e këtij tenderi nga Albcontrol nuk do të thotë se do të nisë puna për ndërtimin e kullës, apo masterplanit të navigimit për Aeroportin e Vlorës, por sinjalizon se puna për ndërtimin e këtij aeroporti pritet të nisë brenda disa muajve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi në muajin prill hapjen e garës për ndërtimin e kësaj vepre pas dështimit të negociatave me një konsorcium prej tre kompanishë turke, për këtë aeroport.

Puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës duhej të niste në qershor të vitit 2018. Në janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë, Damian Gjiknuri doli para mediave për të njoftuar kalimin me procedurë të përshpejtuar në qeveri të projektligjit që u hapte dritën jeshile negociatave me konsorciumin e kompanive turke.

Qershorin 2018 si afat e dha Kryeministri Edi Rama, ndërsa vetë Gjiknuri foli me bindje se brenda atij viti punimet do të nisnin. Por, punimet nuk nisën as në qershor dhe as me mbylljen e 2018, madje nuk kanë nisur ende. Arsyet e mosnisjes së tyre, Kryeministri Edi Rama i shpjegoi gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet e qershorit në zonën e Finiqit, ku premtonte një tjetër aeroport.

“Nuk dua të jap data dhe afate, sepse e mësova dhe unë që data dhe afate jep vetëm për punët që i ke të gjitha në dorë, pasi kur është fjala për partnerë të tjerë siç është rasti i Aeroportit të Vlorës, që kishim të bënim me partner të tjerë, sado seriozë dhe pastaj negociatat nuk dolën me sukses, sepse ne donim një kontratë më të avantazhua. Atëherë s’po jap data dhe afat, por po ju them se pa asnjë diskutim brenda mandatit të Kristaqit këtu aeroporti do ketë nisur nga puna kantier real. Dëshira ime dhe puna që do bëjmë është që ta përfundojmë. Po më mirë të jemi të kujdesshëm dhe po përfundoi para afatit do na doni më shumë. Më mirë të na doni më shumë kur të përfundojë para afatit sesa të rrudhni buzët më shumë nëse shkelet afati”, tha Rama.

Videomesazhi i Donald Lu para marrjes së detyrës si ambasador i SHBA në Shqipëri
Videomesazhi i Donald Lu para marrjes së detyrës si ambasador i SHBA në Shqipëri Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Donald Lu nuk është kryediplomati amerikan më jetëgjatë në Shqipëri, por e sigurtë është që ka qenë më aktivi dhe më i drejtpërdrejti. Ai gjeti një klimë më të zbutur politike se klima që gjen Peter Zingraf, por një vit më vonë, ku me hir dhe ku me pahir detyroi klasën politike në Tiranë që të linte menjanë “tekat” dhe të votonte reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi ishte pika e fortë, por njëkohësisht edhe pika e dobët e detyrës së tij në Tiranë. Lu u kritikua jo pak herë se me qëndrimet e tij rreshtohej në krah të mazhorancës.

Moti i keq paralizon Spanjën, Madridi nën pushtetin e ujit
Moti i keq paralizon Spanjën, Madridi nën pushtetin e ujit Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Moti i keq paralizon Spanjën, Madridi nën pushtetin e ujit

Londra e Parisi të mbërthyera nga protestat e “Black Lives Matter”
Londra e Parisi të mbërthyera nga protestat e “Black Lives Matter” Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

Londra është shndërruar në kryeqendrën e protestave “Black Lives Matter”, që fillimisht shpërthyen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së George Floyd në duart e një polici amerikan.

Në kryeqytetin anglez, lëvizja po përdoret për të shënjestruar monumentet, bustet e statujat e shumta që lidhen me të shkuarën kolonialiste të Mbretërisë së Bashkuar. Një pjesë e protestuesve kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që t’i shkatërrojnë këto monumente.

Në një pjesë të tyre ja kanë dalë mbanë, duke hedhur në tokë monumente të udhëheqësve britanikë të epokës koloniale dhe mbështetës të skllavërisë. Por, beteja prej dy ditësh është përqëndruar në sheshin “Trafalgar”, aty ku ndodhet edhe statuja e Winston Churchill.

Disa ditë më parë, monumenti i Kryeministrit që udhëhoqi Britaninë e Madhe në mposhtjen e nazizmit u vandalizua nga një shkrim “Churchill ishte racist!”. Ky shkrim nuk është krejt i pabazuar. Churchill është autor i disa dhënieve kontradiktore dhe me bazë raciste. Ai ka deklaruar se i urrente njerëzit me “sytë e tërhequr”, duke iu referuar aziatikëve dhe indianët i cilësonte si “kafshë menjëherë pas gjermanëve”. Po ashtu, Churchill e ka pranuar se “nuk mendonte se njerëzit me ngjyrë mund të kishin aftësi, efikasitet dhe zgjuarsi të njëjtë me njerëzit e bardhë”.

Paralajmërimi i protestuesve të “Black Lives Matter” se mund t’i drejtohen edhe monumentit të Winston Churchill aktivizoi grupet e djathta, përfshirë edhe ato të ekstremit të djathtë që të dalin në kundërprotestë për të mbrojtur këtë monument, megjithëse më herët autoritetet e kishin izoluar në një kuti metalike gjigante.

Mes dy grupeve të protestuesve u vendosën forcat e policisë në mes, megjithëse përplasjet nuk u shmangët dot. Autoritetet britanike njoftojnë se të paktën 6 persona, që të gjithë qytetarë kanë mbetur të lënduar nga plagët e marra dhe janë shoqëruar në spital për mjekim.

Bota përfshihet nga protesta “BLM”.

Në Europën kontinentale epiqendra e protestave është Parisi. Mijëra protestues dolën në rrugë e sheshe për të kërkuar drejtësi jo vetëm për vdekjen e George Floyd në SHBA, por edhe të viktimave me origjinë afrikane që kanë vdekur në duart e policisë franceze.

Edhe këtu nuk munguan përplasjet, megjithëse jo në përmasat e regjistruar në Londër. Protestës iu kundërvunë grupet ekstremiste të djathta, me sloganin “Kundër racizmit të bardhë”.


Protesta pati edhe në Melburne, Tokio, Pragë, Zvicër dhe në qytete të tjera botërore.

⁣Rama takon Blinken në Bruksel; firmoset pakti për 5G të sigurtë
⁣Rama takon Blinken në Bruksel; firmoset pakti për 5G të sigurtë Gazeta Si 89 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që i mbajt në Bruksel. Në qendër të takimit ka qenë firmosja e një marrëveshjeje në lidhje me përdorimin e teknologjisë 5G.

Në fjalën e shkurtër, Rama ftoi vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen Shqipërisë në këtë pakt.

“Kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë, duke i kërkuar dhe të tjerëve, vendeve në Rajon, që të bëhen pjesë dhe të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi. Ta vëmë këtë korridor shërbimesh në duart e institucioneve shqiptare dhe të mos lejomë që të komprometohet nga aktorë të tretë. Është krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush dhe SHBA-ve, përherë. Faleminderit shumë për këtë dhe shpresoj që së bashku do i bindim miqtë të tjerë në Rajon”, deklaroi Rama.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Mendoj se po jepni një shembull të zëshëm për nevojën për t'u siguruar kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë dhe duhet të punojmë me furnizues të besuar. Jemi mirënjohës për punët që SHBA dhe Shqipëri kanë bërë me njëri-tjetrën dhe në shumë fusha që kemi ndërvepruar së bashku, siç ishte Defender 21. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Kombeve. Jemi mirënjohës që ju kemi partner dhe aleat”, tha Blinken.

Ky është takimi i parë i këtij lloji dhe mbërrin pak kohë pasi DASH shpalli non grata Sali Berishën. Edi Rama nuk e ka komentuar këtë vendim, ndërsa Sali Berisha e ka akuzuar se e ka nxitur këtë vendimmarrje të Uashingtonit përmes informacioneve të rreme që ka dorëzuar.

Arrestohet vrasësi i Xhuljano Bullarit në Vlorë
Arrestohet vrasësi i Xhuljano Bullarit në Vlorë Gazeta Si 72 Shikime • 5 years më parë

⁣Arrestohet vrasësi i Xhuljano Bullarit në Vlorë

Emigrantët “çajnë” rrethimin në Pogradec, polici me armë në dorë nuk i mban dot
Emigrantët “çajnë” rrethimin në Pogradec, polici me armë në dorë nuk i mban dot Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣Emigrantët “çajnë” rrethimin në Pogradec, polici me armë në dorë nuk i mban dot

Ambulancat në lokalin ku ndodhi atentati me armë te “Don Bosko”
Ambulancat në lokalin ku ndodhi atentati me armë te “Don Bosko” Gazeta Si 96 Shikime • 5 years më parë

⁣ Ambulancat në lokalin ku ndodhi atentati me armë te “Don Bosko”

Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën
Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama hoqi atletet me të cilat u shfaq në samitin e katër vendeve të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veshi këpucët në takimin e nisur me Kancelaren Angela Merkel rreth orës 09:30.

Takimi mbërrin kur duhet pak më shumë se një muaj nga vendimmarrjan e Bashkimit Europian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Takimi është thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe pritet të jetë vendimtar në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë sa i takon negociatave.

Çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të nisë të diskutohet që nga java e ardhshme në Parlamentin gjerman, ndërsa vendimi zyrtar do të merret më 24 shtator. Nga sinjalet e dhëna deri më tani nga përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman kuptohet qartë që ka një pavendosmëri të Berlinit për çështjen e negociatave vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut vendimmarrja pritet që të jetë pa mëdyshje për hapjen e tyre.

Kryeministri Edi Rama e konfirmoi tërthorazi këtë, kur përmes rrjeteve sociale njoftoi takimin me përfaqësues të Komitetit për Çështjet Europiane të Bundestagut. “Për të kërkuar PO-në e Parlamentit gjerman për Shqipërinë”, shkruan ai, duke vlerësuar se takimi ishte pozitiv.

Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.

“Nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne, ashtu si Komision i Europës, por edhe unë personalisht duam të konsultojmë edhe raportet e tjera për të marrë këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar pika shumë të qarta dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato”, deklaronte ai në një intervistë për DW në 2018.

Mes pikave të përcaktuara nga Bundestagu gjerman është përmbyllja e reformës në drejtësi, ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe sidomos lufta ndaj krimit të organizuar.

Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave
Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave Gazeta Si 105 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Athinë takimin me homologun e tij grek, Qirjakos Mitsotaqis.

Pas pritjes protokollare në hyrje të godinës së Qeverisë greke dhe pas shtrëngimit të duarve dhe shkrepjes së fotove të rastit, dy Kryeministrit dhe delegacionet që i shoqëronin i janë drejtuar sallës së takimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe.

Sot mjekët janë kombëtarja jonë, FSHF
Sot mjekët janë kombëtarja jonë, FSHF Gazeta Si 86 Shikime • 7 years më parë

Sot mjekët janë kombëtarja jonë. Faleminderit për sakrificën tuaj!

⁣Rama: Vaksina kineze super e suksesshme! BE s'e autorizon për arsye të tjera
⁣Rama: Vaksina kineze super e suksesshme! BE s'e autorizon për arsye të tjera Gazeta Si 74 Shikime • 6 years më parë

⁣Rama: Vaksina kineze super e suksesshme! Mos bini pre e hienave dhe kukuvajkave

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e panikut të përhapur për efikasitetin e vaksinës kineze, Sinovac.

Ai deklaroi se ajo ka rezultuar e sukesshme dhe po e nxjerr Turqinë nga tuneli i pandemisë.

“Askush të mos bjerë viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina Sinovac është e supersuksesshme, e cila faktikisht po e nxjerr Turqinë përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë, është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme”, tha ai.

Rama tha se arsyet se përse kjo vaksinë nuk është certifikuar nga Bashkimi Europian nuk lidhen me efikasitetin e kësaj vaksine, por me arsye të tjera që Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u interesojnë.

⁣“Ofiçina” kap në flagrancë 5 persona, po shkëmbenin hashashin në një lokal
⁣“Ofiçina” kap në flagrancë 5 persona, po shkëmbenin hashashin në një lokal Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

Policia e Fierit ka prangosur në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike pesë persona, si dhe ka sekuestruar 7 kilogram hashash, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit me inicialet F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Policia thotë se këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Operacioni është ndërmarrë në fshatin Ofiçinë të Patosit pas informacioneve të marra nga forcat operacionale të Policisë së Fierit.

Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Shkodër, goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës
Shkodër, goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës Gazeta Si 111 Shikime • 5 years më parë

⁣Shkodër, goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës

Si u përgjuan hap pas hapi në 24 orë në ditë dy trafikantët shqiptarë të kokainës në Peru
Si u përgjuan hap pas hapi në 24 orë në ditë dy trafikantët shqiptarë të kokainës në Peru Gazeta Si 76 Shikime • 4 years më parë

⁣Si u përgjuan hap pas hapi në 24 orë në ditë dy trafikantët shqiptarë të kokainës në Peru

Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin
Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin Gazeta Si 90 Shikime • 3 years më parë

⁣Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën këtë të
mërkurë në mëngjes në sheshin ‘Skënderbej’ për faljen e namazit të Kurban
Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar
Spahiu, iu drejtua mbarë shqiptarëve, duke theksuar se Kurban Bajrami është
festë e sakrificës.

Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, si u nxor në pritë dhe fshehja e armës
Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, si u nxor në pritë dhe fshehja e armës Gazeta Si 78 Shikime • 2 years më parë

⁣Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, si u nxor në pritë dhe fshehja e armës

Muriqi "vret" Elche-n
Muriqi "vret" Elche-n Gazeta Si 38 Shikime • 11 muaj më parë

Shtatlarti dardan shënoi golin e sigurisë në fitoren e Mallorca-s ndaj Elche-s kur vendasit kryesonin 3-1. Ishte goli i 9 sezonal për Vedat Muriqin që rendit i 3-ti pas Mbappe (Real Madrid) dhe Torres (Barcelona). Duke lënë pas Alvarez (Atletico) dhe Yamal (Barcelona).

Perplasja mes policise dhe protestuesve para Ministrise se Brendshme
Perplasja mes policise dhe protestuesve para Ministrise se Brendshme Gazeta Si 103 Shikime • 8 years më parë

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ndodhej ne bashke me protestuesit ne hyrje te pedonales Murat Toptani, ku nuk munguan tensionet, por perplasjet fizike te ashpra u shmangen

Perplasja Dule-Idrizi per rezoluten came
Perplasja Dule-Idrizi per rezoluten came Gazeta Si 135 Shikime • 8 years më parë

Kreu i PBDNJ dhe ai i PDIU u perballen ne Komisionin e Jashtem gjate nje seance ne vitin 2013

Showing 66 out of 169