Videot kryesore
Izolimi për shkak të koronavirusit nuk e ka penguar ansamblin këngës labe, “Cipini”, që i është përshtatur karantinës dhe duke shkrirë tradicionale me teknologjinë vjen me një këngë kushtuar koronavirusit.
Kënga është një mesazh ndërgjegjësues drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë distancimin social, duke mos u tunduar nga pranvera që të fton për të dalë.
Anëtarët e grupi këndojnë në distancë për të sjellë “Këndojmë bashkë, por jo të braktisur”. Kënga është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga Kryeministri Edi Rama.
Masat kufizuese për mos përhapjen e koronavirusit kanë prekur edhe gazetarinë dhe në përpjekje për t’iu gjendur shikuesve afër, një gazetare amerikane improvizoi nga banjoja e shtëpisë së saj si të presësh balluket vetë në një kohë që sallonet e bukurisë janë të mbyllura.
Gazetarja Melinda Meza e televizionit KCRA në Kaliforni po shpjegonte e qetë dhe me plot pasion sesi duheshin prerë flokët në shtëpi. Por, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ajo tregoi shumë më shumë.
E përqëndruar tek detajet e raportimit, gazetarja nuk e vuri re se në pasqyrën pas saj bashkëshorti ishte lakuriq brenda në kabinën e dushit, ndërsa regjia e kuptoi me vonesë dhe riktheu lidhjen në studion e mbetur pa fjalë.
Videoja është bërë virale dhe ka marrë mijëra shpërndarje nëpër rrjetet sociale. Vetë gazetarja nuk e ka komentuar deri më tani.
Në Tiranë kanë nisur përgatitjet edhe për
mikpritjen e sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në rrugët ku do të kalojë Blinken janë
vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Ndërsa në Fakultetin Politeknik është vendosur
një banderolë e zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti
Blinken”.
30-vjetori i hapjes së ambasadave në Tiranë i gjen shqiptarët jashtë listës së qytetarëve që mund të udhëtojnë lirisht për në Bashkimin Europian, por këtë herë për të tjera arsye nga ato të 1990-ës.
Megjithatë, politika e ka përkujtuar këtë datës sipas këndvështrimit të saj. Kryeministri Edi Rama shkruan shkurtimisht se kjo datë duhet të na ndihmojë të kuptojmë çmimin e lirisë.
“30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan ai në postimin që e shoqëron me një video nga hyrja e shqiptarëve në Ambasadën gjermane.
Pamjet e 3 dekadave më parë shoqërohen me këngën “Wind of Change” të Scorpions.
Presidenti Ilir Meta duke kujtuar sakrificën e atij brezi thotë se përkimi i 30-vjetorit të hapjes së ambasadave me marrjen nga Gjermania të kryesimit të BE-së duhet të shfrytëzohet maksimalisht për ta bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa dhe se është koha për kthimin e shqiptarëve në atdhe.
“30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet, por edhe punon. Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre”, shkruan Presidenti.
Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e kujtoi këtë datë, duke deklaruar se 10 vite më parë, kur Shqipërisë iu dha liberalizimi i vizave, një pjesë e ëndrrës së shqiptarëve u realizua.
“Shqiptarët përmbushën një pjesë të kësaj ëndrre kur 10 vite më parë ne mundësuam liberalizimin e vizave. I jam kthyer jo pak herë me mendje dhe me emocionet e pashlyeshme të 16-vjeçarit, 2 korrikut 1990, e në veçanti ditën kur si Ministër i Brendshëm ndërmora bashkë me një grup të rinjsh dhe studentësh udhëtimin e parë pa viza të shqiptarëve drejt Europës. Le të jetë kjo ditë një shtysë dhe frymëzim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, për të rrëzuar çdo mur që na mban larg Europës së cilës i përkasim”, thotë kreu i PD.
Debati ne KQZ mes anetareve per kerkesen e PD dhe LSI per te pasur anetare ne KZAZ. Kater anetaret votuan kunder ketij propozimi duke lene jashte keto parti qe te kene komisionere ne zgjedhjet e 30 qershorit
Zhvillimet e fundit politike me përparimin e planit të mazhorancës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore kanë rikthyer në Presidencë Lulzim Bashën. Kreu i Partisë Demokratike zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta në orën 11:00.
Presidenti i parapriu takimit me kreun e PD-së me një mesazh të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, që i drejtohej Edi Ramës. Meta poston me video një deklaratë të Kryeministrit të bërë në 2012, në atë kohë në opozitë, ku e pranon se në 2008 ndryshimet kushtetuese u bënë nxitimthi
“Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti”, shkruan Meta.
Në videon në fjalë, Rama thotë se “askush nuk duhet të presë dhe të mendojë që Partia Socialiste do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë”. “Në asnjë mënyrë jo! ne jemi të bindur se gjithmonë mund të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja, jo të përsëritura”, deklaronte ai.
Takimi pritet që të shërbejë për koordinimin e qëndrimeve që do të mbahen në lidhje me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve dhe mbërrin një ditë pasi Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve miratuan në tërësi paketën e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe dërgimin e kësaj pakete për miratim në seancë plenare.
Lulzim Basha e ka cilësuar këtë akt si “tinëzar” dhe që prish marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik, ndërsa Presidenti Ilir Meta ka dalë me një deklaratë ku ditën e martë ku ka deklaruar se Parlamentit aktual i mungon legjitimiteti për të ndërhyrë në Kushtetutë.
Komisioni i Ligjeve miratoi me unanimitet të plotë ndryshimet që i hapin rrugë hapjes së dy të tretave të listave shumëemërore të kandidatëve duke ruajtur sistemin proporcional rajonal. Gjatë diskutimeve mazhoranca dhe opozita parlamentare ranë dakord që të mos e përfshinin në Kushtetutë togfjalëshin “ndalohen koalicionet parazgjedhore”, por thanë se vetë sistemi proporcional rajonal me lista të hapura e nënkupton këtë, pasi praktikisht është e pamundur që të menaxhohet një proces me koalicione parazgjedhore.