Videot kryesore

Vuçiç në kuvend: Nuk guxoj ta prezantoj të gjithë planin europian
Vuçiç në kuvend: Nuk guxoj ta prezantoj të gjithë planin europian Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

⁣Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha gjatë seancës së posaçme të Kuvendit serb se qëllimi “i
ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te
populli”.⁣Seanca plenare po mbahet pasi presidenti i Serbisë ka pranuar propozimin nga Bashkimi Evropian
për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Shisnin ora online, policia arreston pronarët dhe sekuestrohen aksesorë e parà
Shisnin ora online, policia arreston pronarët dhe sekuestrohen aksesorë e parà Gazeta Si 95 Shikime • 3 years më parë

⁣Shisnin ora online, policia arreston pronarët dhe sekuestrohen aksesorë e parà

Momenti i arrestimit të bosit shqiptar të drogës, Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë
Momenti i arrestimit të bosit shqiptar të drogës, Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë Gazeta Si 92 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti i arrestimit të bosit shqiptar të drogës, Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë

Dita e dytë e operacionit, ja çfarë sekuestroi në Shkodër “OFL”
Dita e dytë e operacionit, ja çfarë sekuestroi në Shkodër “OFL” Gazeta Si 81 Shikime • 7 years më parë

“Operacioni Forca e Ligjit" është zhvendosur këtë të martë në qytetin e Shkodrës, duke bllokuar jë sërë pasurish që dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal, kryesisht në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia njoftoi se mes pronave të sekuestruara jaë edhe ato të Gentian Doçit, person i shpallur në kërkim si organizatori i pengmarrjes së Jan Prengës, në ngjarjen e ndodhur më 17 janar në Kamëz. Policia ka konfirmuar se Jan Prenga ka gjetur vdekjen pas pengmarrjes, por ende nuk ka gjetur trupin e tij.

Veç dyshimeve për pjesëmarrjen në pengmarrjen e Jan Prengës, Gentian Doçi rezulton si person i shpallur në kërkim edhe nga drejtësia italiane për trafik kokaine.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrat e sekuestrimit për pronat e Ardian Doçit, Artan Doçit, Gentian Finiqit, Martin Bletës dhe një personi tjetër me inicialet M.D.

Pasuritë e sekuestruara janë vila, automjete luksoze, resorte turistike dhe sipërfaqe toke në Shkodër dhe rrethinat e saj. Urdhri i sekuestrimit i nxjerrë nga OFL pritet që të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme dhe prej andej SPAK ta paraqesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas ligjit special të kaluar si akt normativ nga ana e Qeverisë në fund të javës së kaluar, të gjitha procedurat duhet të përmbyllen brenda 30 ditëve. Kjo do të thotë se brenda këtij afati, Gjykata duhet të ketë vendosur nëse do të mbajë në fuqi masën e sekuestros duke përligjur dyshimet e OFL-së se pasuritë në fjalë kanë burim paratë e pista, ose duke hequr masën e sekuestros për mungesë provash.

Një ditë më parë, Operacioni Forca e Ligjit sekuestroi pasuri të Altin Hajrit në Shijak, edhe ky i dyshuar si i përfshirë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Dyshimet e para të policisë në lidhje me këtë pengmarrje janë se ajo lidhet me prishjen e pazarave të drogës të të vëllait të tij, Astrit Prenga.

Veç operacioit të ndërmarrë në Shkodër, po këtë të martë OFL njoftoi se ka dorëzuar kërkesën për të plotësuar formularët e pasurisë Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardjan Çapjas në Elbasan.

Shqipëria në “zonën e zjarrit”, Rama: Ja si përfundojmë nëse tërhiqemi nga masat kufizuese
Shqipëria në “zonën e zjarrit”, Rama: Ja si përfundojmë nëse tërhiqemi nga masat kufizuese Gazeta Si 54 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama pati paralajmëroi se dy javët e para të këtij muaji do të ishin vendimtare në betejën me pandeminë e koronavirusit. Shifrat e raportuar në 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë duket se i japin të drejtë.

“Sot kemi 27 pozitivë! Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku po synon që të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar që të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën e bluzave të bardha”, thotë Rama.

Kryeministri përsërit thirrjen që të respektohen masat kufizuese të distancimit social dhe kërkon që mbi përfitimet ekonomike e financiare të momentit të vendoset jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

“Ekonomia bie dhe ngrihet prapë, të vdekurit nuk ringjallen më. Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi, ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar”, thotë ai.

Rama e shoqëron këtë postim me një video që thotë se është nga Irani për të ilustruar idenë se në cilin skenar tragjik do të përfundonte Shqipëria nëse nuk do të ishin marrë masat kufizuese.

“Kur shumë prej jush kanë filluar të mendojnë gabimisht se e keqja tanimë s’është rreziku i vdekjeve masive, por mbyllja në shtëpi, hallet ekonomike, jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do të kishim përfunduar po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe se si, mos e dhëntë Zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e çelos hapim jo shumë, po pak vrima në barrikadat tona”, shkruan ai.

⁣Dimal apo Urë Vajgurore? Spartak Braho bën për ujë Blendi Klosin...që refuzon rakinë
⁣Dimal apo Urë Vajgurore? Spartak Braho bën për ujë Blendi Klosin...që refuzon rakinë Gazeta Si 118 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ligjeve diskutoi këtë të enjte ndryshimin e emrit të Bashkisë së Urës Vajgurore në Bashkia Dimal. Megjithëse në dukje ishte një proces formal dhe i thjeshtë, diskutimet nuk kaluan pa debate.

Si deputet i zonës, vendimin e Këshillit Bashkiak të Urës Vajgurore e mbrojti deputeti Blendi Klosi, ndërsa relator ishte deputeti Spartak Braho. Klosi tha se ndryshimi i emrit nuk pasonte ndryshime të tjera në territor të bashkisë dhe ajo do të vazhdonte të ishte me 4 njësi administrative sa aktualisht.

Por, deputeti Spartak Braho kërkoi sqarimin nëse Bashkia Dimal shndërrohej me 5 njësi, ku përfshihej si njësi edhe Ura Vajgurore, apo do të qëndronte me 4 njësi. Amullia u zgjidh edhe me përpjekjen e Blendi Klosit duke sjellë si shembuj ndarjet administrative të Bashkisë së Dibrës dhe asaj të Skraparit.

Shpjegimi i kërkuar nga Spartak Braho “e bëri për ujë” deputetin Klosi, që kërkon një gotë ujë gjatë bisedës me mikrofona hapur. Veç ujit i ofrohet edhe një gotë raki, por ai e refuzon.

⁣Rama thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: Nuk ju kërkohet të merrni pushkën, por regjistrohuni
⁣Rama thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: Nuk ju kërkohet të merrni pushkën, por regjistrohuni Gazeta Si 173 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen masivisht në censusin e popullsisë, duke mos neglizhuar atë që ai e cilësoi një betejë të vogël, por që mund të sjellë humbje të mëdha.

Rama u kujton se nga numri i shqiptarëve atje varet edhe pushteti që do të kenë ata në shtet-formimin e Maqedonisë së Veriut.

“Nga numri i shqiptarëve të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike mbi pjesëmarrjen apo vendimmarrjen e shqiptarëve atje. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal dhe as lopatën e të dilni në fushë, por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari", u shpreh Rama.

⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës
⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

Ndriçim Jonuzi, njeriu i shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes së ndodhur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, ka reaguar përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku mohon se pas këtij sulmi qëndrojnë motive politike.

Jonuzi shprehet se nuk është krenar për çfarë ka bërë, por nga ana tjetër kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me politikën. Ai shpjegon se sherri ka nisur pas provokimit të të rinjve teksa Jonuzi po kalonte në rrugë, ndërsa ata i kishin zënë rrugën një të njohuri të tij, i cili ishte bashkë me të ëmën duke shkuar për të çelur iftarin. Tahiri thotë se ai vetëm u ka thënë ‘Hape rrugën, se sheh që ke një nënë aty me shami?!’.

Më tej, ai shprehet i zhgënjyer nga deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha, që e cilësoi si militant të PS. 40-vjeçari shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka hapur lokalin e tij për simpatizantët e PD. Por jo vetëm kaq, Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos mbrëmjen e së hënës me armë zjarri. Ai ka deklaruar se sherri me Ndriçim Jonuzin ka nisur për një vend parkimi.

Autori i cili është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi ka pretenduar se makina e 27 –vjeçarit i kishte bllokuar rrugën. “Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni.

Bledar Okshtuni u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzin. Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht, ndërsa më pas Jonuzi është futur brenda zyrës së PD-së, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur këtë të fundit në këmbë.

Ndërkohë në kërkim nga policia janë shpallur edhe Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.

Marshim në Tiranë
Marshim në Tiranë Gazeta Si 81 Shikime • 5 years më parë

Marshim në mbështetje të Ukrainës në Tiranë.

Tritol mobilerisë në Fushë Krujë
Tritol mobilerisë në Fushë Krujë Gazeta Si 98 Shikime • 4 years më parë

⁣Një sasi tritoli është vendosur mbrëmjen e sotme në një mobileri në Fushë Krujë.

Zbulohen 27 sera me kanabis në Malësi të Madhe, arrestohet pronari me 2 emra
Zbulohen 27 sera me kanabis në Malësi të Madhe, arrestohet pronari me 2 emra Gazeta Si 121 Shikime • 4 years më parë

⁣Zbulohen 27 sera me kanabis në Malësi të Madhe, arrestohet pronari me 2 emra

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Lezhë, dëmtohen biznese dhe makina
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Lezhë, dëmtohen biznese dhe makina Gazeta Si 34 Shikime • 7 muaj më parë

⁣Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Lezhë, dëmtohen biznese dhe makina

PD: Varfëria dhe papunësia si në 2005, faji i Edi Ramës
PD: Varfëria dhe papunësia si në 2005, faji i Edi Ramës Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike e interpreton raportin e Bankës Botërore, që në skenarin më të keq parashikon që niveli i varfërisë si pasojë e krizës së pandemisë të thellohet deri në 48 për qind të popullsisë, si këmbanë alarmi dhe kthim me 15 vite pas në kohë i vendit.

Opozita e ka të qartë se fajtori për këtë është një dhe vetëm një.

“Për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit gjigant të qeverisë së Edi Ramës, parashikimet e Bankës Botërore për ekonominë tregojnë për përkeqësimin të situatës. Shqipëria do të kthehet 15 vjet mbrapa, duke përhapur varfërinë tek gati gjysma e popullsisë. Banka Botërore thotë se goditjen më të madhe në vend do ta marrin qytetet dhe shtresa e mesme, pasi varfëria pritet të shkojë rreth 48 për qind duke arritur në nivelet e vitit 2005”, deklaroi ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Raporti i Bankës Botërore vëren gjithashtu se kriza e pandemisë ka rritur më shumë se kudo në rajon papunësinë në Shqipëri. Edhe në këtë rast, PD shkaktarin e gjen tek Qeveria.

“Nuk mori masat e duhura dhe lejoi që kriza ekonomike të shndërrohej në epidemi të papunësisë, Banka Botërore paralajmëron edhe rënien e të ardhurave për familjet shqiptare me rreth 12%. Kategoria më e prekur nga braktisja e qeverisë janë të rinjtë, të cilët shikohen si potencial për emigrim të paligjshëm në vendet e zhvilluara europiane”, vijoi Tabaku.

Ish-deputetja demokrate akuzon Kryeministrin Rama se paratë që duhet të përdoret për të mbrojtur vendet e punës i çoi tek oligarkët dhe tenderat e luksit, ndërsa shton se thotë është vetëm një.

“Ka vetëm një rrugë për të rikthyer shpresën – të largohet Rama përmes zgjedhjes dhe votës së lirë. Ka vetëm një rrugë për t’i ikur duarve të hajdutit, për t’i ikur taksave të larta dhe kriminale, vjedhjes së pronës dhe sundimit të oligarkëve. Për çdo qytetar që liritë e tij ngushtohen dita ditës, që biznesi i tij ul qepenin, që punën e tij e humbet pasi kriza ka goditur vendin e tij të punës, zgjidhja është e thjeshtë – largimi i Ramavirusit dhe oligarkisë nga qeveria si dhe mbajtja e përgjegjësisë për çdo vendim të tyre”, deklaroi Tabaku.

Fatmir Mediu mbërrin në SPAK pas mbylljes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit
Fatmir Mediu mbërrin në SPAK pas mbylljes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit Gazeta Si 122 Shikime • 4 years më parë

Fatmir Mediu mbërrin në SPAK pas mbylljes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit

Pamjet pas shpërthimit të tritolit të vendosur ndaj një mobilerie në Fushë Krujë
Pamjet pas shpërthimit të tritolit të vendosur ndaj një mobilerie në Fushë Krujë Gazeta Si 98 Shikime • 4 years më parë

⁣Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arramera, pranë rrugës nacionale Fushë Krujë – Tiranë ndërsa shpërthimi është dëgjuar zonën përreth. Si pasojë e këtij shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Qëllohen me armë 22 kuaj në Llogara, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave
Qëllohen me armë 22 kuaj në Llogara, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave Gazeta Si 64 Shikime • 1 year më parë

⁣Qëllohen me armë 22 kuaj në Llogara, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave

Akuza e Berishës në 2017: Qeveria fiku radarët
Akuza e Berishës në 2017: Qeveria fiku radarët Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

“Qeveria e Noriegës bllokoi radarët. Nga shtatë radarë vetëm tre në funksion. Dhe nga e gjithë ajo që kemi denoncuar, ditën që narkoministri fliste këtu, trageti nga Durrës nisej i shoqëruar para dhe mbrapa nga dy skafe, të cilat kapeshin për bukuri në radarë por nuk shiheshin nga sytë e mëndjes të atyre që ishin përpara, sepse urdhëri ishte “t’i lëmë të kalojnë”. Njëri u kap në brigjet Italiane, ai që kishte tre ton nuk dihet se ç’u bë”, deklaronte Berisha në 2017.

Termeti dhe pasojat sociale
Termeti dhe pasojat sociale Gazeta Si 96 Shikime • 7 years më parë

Te prekurit nga termeti kane frike se mos humbin punen

Basha flet për zjarr tek zyra e tenderave, Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtron
Basha flet për zjarr tek zyra e tenderave, Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtron Gazeta Si 60 Shikime • 7 years më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të shtunë në një bashkëbisedim me gazetarët se në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr në përpjekje për të zhdukur gjurmët e korrupsionit me tenderat kundër Covid-19.

"Paska rënë edhe zjarri në një nga katet e Ministrisë se Shëndetësisë tani që SPAK –u filloi hetimin. Keni dëgjuar apo jo?! Ka rëne zjarri në katin e 4-rt, tek zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë para disa ditësh. Arsyeja kryesore përse Edi Rama nuk publikon, siç e ka për detyrë ofertat, kontratat e tenderave sekretë është sepse po manipulon të dhënat. Si duket nuk ia kanë dalë dot me manipulimin dhe i kanë vënë flakën. Por uroj që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë sepse ky është një test për jetë a vdekje për SPAK-un. Në qoftë se dështon në këtë test, praktikisht, SPAK-u i ri ka lindur i vdekur", tha Basha.

Basha deklaroi se korrupsioni është arsyeja që qëndron pas vendimit të Edi Ramës për të mos publikuar tenderat sekretë dhe zjarri në godinën e Ministrisë e konsideron si përpjekje për të fshehur gjurmët e korrupsionit.

Gazeta “Si” kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë për një koment në lidhje me këtë deklaratë të Lulzim Bashës. Në përgjigjen që morëm pas kjo deklaratë u përgënjeshtrua dhe pak më vonë ky përgënjeshtrim u përforcua përmes një postimi jo pa doza ironie nga ana e ministres, Ogerta Manastirliu.

“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t'i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!”, shkroi ajo.

Këto deklarata Basha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku bëri një panoramë dhe vlerësim të situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, si dhe të masave të ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Ai akuzoi Qeverinë për ndihmë të pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe qytetarët në nevojë dhe i bën thirrje Edi Ramës që të anulojë koncesione dhe PPP me vlerë rreth 120 mln euro dhe paratë t’i rialokojë për përballimin e krizës.

Këto koncesione, PD i cilëson si korruptive ndërkohë që një ditë më parë vetë Basha akuzoi Qeverinë se me vendimin për transferimin e truallit të Teatrit Kombëtar tek Bashkia e Tiranës ja kaloi këtë truall ‘mafies së betonit’.

Të shtëna me armë në Velipojë, dyshohet për të plagosur
Të shtëna me armë në Velipojë, dyshohet për të plagosur Gazeta Si 99 Shikime • 6 years më parë

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dyshohet për të plagosur

Showing 64 out of 169