Videot kryesore

Policia largon me forcë protestuesit e AMT
Policia largon me forcë protestuesit e AMT Gazeta Si 105 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Miratohet raporti “Meta”, nuk kërkohet shkarkimi. Rama: Por Presidenti e shkeli Kushtetutën
Miratohet raporti “Meta”, nuk kërkohet shkarkimi. Rama: Por Presidenti e shkeli Kushtetutën Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

Votimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur një vit më parë për hetimin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta, tkurri votat e mazhorancës si rrallë herë që prej largimit të PD-së dhe LSI-së nga Kuvendit, në shkurt të 2019.

Raporti, ku theksohen një sërë shkeljesh të Presidentit Ilir Meta me vendimet dhe veprimet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese u miratua me 78 vota pro dhe 17 kundër.

“Komisioni arriti në përfundimin se dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por edhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit gjyqtare Kushtetuese janë akte antikushtetuese”, deklaroi Ulsi Manja, që drejtoi Komisionin Hetimor.

Megjithatë, duke iu referuar dy opinioneve të Komisionit të Venecias, dhënë fillimisht për përplasjen për 30 qershorin dhe më pas për përplasjen për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se shkeljet jo domosdoshmërisht çojnë tek kërkesa për shkarkim. “Por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të shmangu situata bllokuese në të ardhmen”, vijoi ai.

Për shkelje të shumëfishta të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta foli edhe Kryeministri Edi Rama.

“Uji i venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por ka nxjerrë në pah një nga një të gjitha shkeljet, shkelje që janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e Presidentit të Republikës si tutor i opozitës, sepse kjo është e vërteta”, deklaroi Kryeministri.

Por, pengesë për të kërkuar shkarkimin, sipas kreut të mazhorancës, ishte mungesa e një përkufizimi dhe përcaktimi në kuadrin ligjor vendas se çfarë cilësohet “shkelje e rëndë” dhe “çfarë cilësohet shkelje e lehtë”. Ai nënkuptoi se vullneti i shumicës nuk përputhej me votimin në këtë rast.

“Ne nuk kemi një përkufizim të shkeljes së rëndë, por mesazhi që japim ne duke iu referuar të ardhmes dhe jo të shkuarës në këtë rast dhe duke e parë këtë rast si një mundësi për të adresuar për të ardhmen ato që rezultojnë të jenë hapësira për abuzim, është që ne nuk jemi këtu për të ushtruar vullnetin e shumicës pa marrë në konsideratë asgjë përtej këtij vullneti, që do të thotë se në respekt të Venecias, ne do të qëndrojmë tek ajo se çfarë do të bëjmë më tutje”, u shpreh ai.

Ajo që do të bëhet më tutje është nisma për rregullimin me një ligj organit të institucionit të Presidentit dhe ndryshime në ligjet e tjera, që sipas Ramës, do të qartësojnë kompetencat formale dhe thelbësore të Presidentit.

Gjatë diskutimeve të raportit në këtë Komision, nuk munguan debatet mes vetë socialistëve. Bashkim Fino kërkoi që në raportin përfundimtar, Komisioni ose të kërkonte shkarkimin, ose t’i kërkonte falje Presidentit.

Ndërkohë, ajo që këmbënguli në shkarkimin e Metës ishte opozita parlamentare. Mendimi i opozitës u paraqit nga deputeti Halit Valteri, si relator i pakicës dhe Kuvendit nuk i’u paraqit si raport më vete, por si mendim pakice brenda raportit të shumicës.

"MaskaRa"...
"MaskaRa"... Gazeta Si 82 Shikime • 6 years më parë

⁣Risia e podcast sjellë nga Gazeta “Si” përmes dy sezoneve të audiodramës “Babai Im” dhe të historisë personale “MaskaRa” po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen, jo vetëm të publikut, por edhe të mediave tradicionale si televizioni.

Të plotë historinë personale “MaskaRa” mund të ndiqni në faqen e Gazetës “Si” në sektorin e podcast-eve.

10-vjetori, Përkujtohen 4 viktimat e 21 janarit
10-vjetori, Përkujtohen 4 viktimat e 21 janarit Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

⁣Në 10-vjetorin e tragjedisë së 21 janarit, Kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia për 4 viktimat e protestës së 2011-ës është e papërfunduar. Kryeministri foli në një ceremoni të organizuar në godinën e Qeverisë këtë të enjte.

Ai përsëriti qëndrimin se drejtësia për këtë ngjarje dhe ngjarje të tjera të rënda të së shkuarës dhe të tashmes do të vihet në vend me përfundimin e plotë të reformës në drejtësi.

“Shumëkush e konsideron këtë një përpjekje për të justifikuar faktin që ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi. Nuk kemi ndenjur duarkryq, nëse nuk jemi ne përfaqësuesit e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv që mund të bëjmë prokurorin dhe gjykatësin, jemi ne që kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të siguruar të gjithë ngrehinën ligjore dhe rregullatore të një sistemi drejtësie që të jetë në gjendje të bëjë këtë që njerëzit kërkojnë për 21 janarin dhe për shumë padrejtësi që janë bërë në të shkuarën dhe që vazhdojnë të bëhen në të tashmen”, tha ai.

Rruga për këtë mision duket ende e gjatë. “Sistemi i drejtësisë është ende larg të qënit një sistem drejtësie që bën drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se tragjedia transformoi historinë e vendit në dy drejtime themelore.

“Nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së Qeverisë me protestën dhe në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë”, deklaroi ai.

Rama foli në ceremoninë e organizuar në Kryeministri në përkujtim të ngjarjes së rëndë, me të pranishëm edhe familjarë të katër viktimave. Ai thotë se 21 janari do të mbahet mend edhe për zhveshjen që i bëri lidhjes korruptive mes politikës dhe drejtësisë.

“21 janari shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë, të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë si një mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekje për transforimin demokratik”, vijoi ai.

⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit
⁣“Metalurgjiku” i 17 Majit Gazeta Si 94 Shikime • 6 years më parë

Politika ka ndezur motorët për 25 prillin dhe përmes nxehtësisë së punës së tyre, përveç premtimeve ekonomike e sociale, premton edhe të “shkrijë skrap”. “Lojën” e hapi Kryeministri Edi Rama, që në konferencën e përjavshme për mediat dha “thelbin”, sipas tij, të marrëveshjes me Lulzim Bashën më 17 maj 2017.

“Çuarja për skrap e LSI ishte praktikisht projekt i përbashkët me Bashën, por i tradhtuar nga ai. Basha e ka tradhtuar projektin, sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua se s’do ketë më matrapazllëqe me LSI e Sh.P.K, dhe sot është thjesht një aksioner në Sh.P.K-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorance, sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, deklaroi Kryeministri.

Basha u kundërpërgjigj po në një konferencë me gazetarët. “Pohimin” e Ramës nuk e mohoi.

“Është kaq i lodhur që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni duke gënjyer, shumë shpejt do të thotë të njëjtën gjë në darkë, në mëngjes do ta përgënjeshtrojë. Nuk mban më Rama! Është e shkuara! Ka mbaruar, ndaj nuk po merrem më me të. Tani do të merremi me të ardhmen. Në të ardhmen koalicioni që do të drejtoj me LSI dhe partitë e tjera, hapi i parë është largimi i Ramës dhe më pas do të nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar dhe premtoj mrekulli, por marr angazhime”, u përgjigj ai.

Përgjigje dha edhe Monika Kryemadhi.

“Prandaj shikojmë një Kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion. I la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar në 8 vjet; programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete", tha ajo.

Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”
Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I” Gazeta Si 98 Shikime • 4 years më parë

⁣Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”

Përrmbytje në Tiranë
Përrmbytje në Tiranë Gazeta Si 37 Shikime • 3 years më parë

⁣⁣Cikloni Ciaran ka mbërritur në Shqipëri. Meteorologët thonë se shpejtësia e erës në veri ka mbërritur deri në 40 km në orë. Në zonat e tjera shpejtësia e erës lëviz nga 30 deri në 35 km në orë.

Operacioni ‘Brothers’, arrestohen dy vëllezër që tregtonin droga të forta në Tiranë
Operacioni ‘Brothers’, arrestohen dy vëllezër që tregtonin droga të forta në Tiranë Gazeta Si 80 Shikime • 2 years më parë

⁣Operacioni ‘Brothers’, arrestohen dy vëllezër që tregtonin droga të forta në Tiranë

Tensione dhe përplasje të forta kundër policisë protesta e opozitës në Tiranë
Tensione dhe përplasje të forta kundër policisë protesta e opozitës në Tiranë Gazeta Si 76 Shikime • 2 years më parë

⁣Tensione dhe përplasje të forta kundër policisë protesta e opozitës në Tiranë

Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK
Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK Gazeta Si 123 Shikime • 1 year më parë

⁣Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK

Seferi shënon dy herë në javën e 13
Seferi shënon dy herë në javën e 13 Gazeta Si 35 Shikime • 9 muaj më parë

Bodrumspor shkon përkohësisht në vendin e parë pas fitores me 5 gola ndaj Istanbulspor. Dy prej tyre u shënuan nga Taulant Seferi (i dyti dhe i katërti) që numëron 9 gola si shënuesi i dytë më i mirë 1.Lig në Turqi duke lënë pas dardanin e Boluspor, Florent Hasani (8 gola).

Momenti kur protestuesit dëmtojnë makinën e policisë te Kuvendi
Momenti kur protestuesit dëmtojnë makinën e policisë te Kuvendi Gazeta Si 41 Shikime • 1 muaj më parë

⁣Momenti kur protestuesit dëmtojnë makinën e policisë te Kuvendi

Trajtimi që shpëton diabetikët nga gjymtimi
Trajtimi që shpëton diabetikët nga gjymtimi Gazeta Si 165 Shikime • 7 years më parë

Çdo herë e më shumë po rriten shifrat e pacientëve diabetik, sidomos të tipit dy. Kjo sëmundje është shumë e lidhur me stilin e jetesës rastet e të cilës janë dyfishuar në mbarë botën, pas viteve 90. Por, një zbulim teknologjik i kohëve të fundit, ka krijuar një fije shprese për të gjithë këta të sëmurë. Shkencëtarë kanë arritur të zhvillojnë një trajtim i cili kryhet më anë të një mase gjaku të pacientëve. Sipas tyre kjo është një tjetër arritje e madhe e mjekësisë.Trajtimi, i quajtur LeucoPatch, është provuar në më shumë se 200 spitale në Evropë. Ky trajtim kryehet me anë të një sasie gjaku të pacientit.

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin 13
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin 13 Gazeta Si 109 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

Akuza e Berishës në 2017: Qeveria fiku radarët
Akuza e Berishës në 2017: Qeveria fiku radarët Gazeta Si 67 Shikime • 7 years më parë

“Qeveria e Noriegës bllokoi radarët. Nga shtatë radarë vetëm tre në funksion. Dhe nga e gjithë ajo që kemi denoncuar, ditën që narkoministri fliste këtu, trageti nga Durrës nisej i shoqëruar para dhe mbrapa nga dy skafe, të cilat kapeshin për bukuri në radarë por nuk shiheshin nga sytë e mëndjes të atyre që ishin përpara, sepse urdhëri ishte “t’i lëmë të kalojnë”. Njëri u kap në brigjet Italiane, ai që kishte tre ton nuk dihet se ç’u bë”, deklaronte Berisha në 2017.

Video - Kryebashkiaku përlotet në rrugët e qytetit të tij të boshatisura nga koronavirusi
Video - Kryebashkiaku përlotet në rrugët e qytetit të tij të boshatisura nga koronavirusi Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro u përlot gjatë një video-transmetimi të drejtpërdrejtë nëpër rrjetet sociale, ku shfaqej duke shëtitur në rrugët e boshatisura të qytetit që drejton dhe prezantonte masat e marra kundër koronavirusit.

“Në këto vite kemi bërë shumë sakrifica në mënyrë që të gjallërojmë këtë qytet, që të tërheqim shumë turistë...Jam i sigurtë që do t’ia dalim mbanë. Duhet të kemi besim. Tani është koha që të respektojmë rregullat e vendosura e që na vijnë nga kabina e regjisë (Qeveria), sepse sa më shumë të respektojmë rregullat, aq më shpejt do të vendosim me shpatulla për muri këtë situatë emergjence”, deklaron ai ndër të tjera.

Decaro prezantoi përmes videos në fjalë qytetin e boshatisur, me lokalet dhe dyqanet që kanë respektuar orën 18:00 për t’u mbyllur, ndërsa në rrugë ndjehen edhe sirenat e policisë vendore që janë vënë në qarkullim për të mbikëqyrur zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes.

Koronavirusi vë në gjumë “Qytetin që nuk fle”
Koronavirusi vë në gjumë “Qytetin që nuk fle” Gazeta Si 43 Shikime • 6 years më parë

“Qyteti që nuk fle” është përgjumur nga koronavirusi. Këto janë pamjet që mbërijnë nga “Times Square” në Nju Jork me lëvizje të zbehta në pikun e orarit kur njerëzit normalisht do të duhej të shkonin në punë.

Rrugët me pak makina, pak këmbësorë dhe në ekranet e mëdha titrat e kanaleve informative që përditësojnë lajmet e fundit për koronavirusin e ri.

Ajo që nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën, po ndodh këto ditë për shkak të pandemisë dhe masave të detyruara kufizuese të ndërmarra nga autoritetet vendore dhe federale amerikane në këtë shtet për ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Në një ditë normale, “Times Square” është i mbingarkuar nga trafiku i automjeteve dhe zhurma e hapave të këmbësorëve që nxitojnë për punë.

Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE
Rama me fjalën e Calaveras: Nuk ka 15 kushte para nisjes së bisedimeve me BE Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama solli fjalën e eurodeputetes, Genoveva Ruiz Calavera për të përforcuar pretendimin e tij se nuk ka 15 kushte të vendosura nga Bashkimit Europian para hapjes formale të bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë.

Rama e shoqëron videon e publikuar nga fjala e zonjës Calavera në Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, mbajtur ditën e hënë me një shënim për të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë e ka thjesht për qëllimin politik të luftës qorre me Qeverinë në mexhelisin poplitik dhe mediatik”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në fjalën e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE-së, Calavera flet në emër të Komisionit Europian, si drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Zgjerimit. Ajo e pranon se janë 15 kushte, por sqaron eurodeputetët e këtij Komiteti se jo të gjitha janë vendosur për t’u plotësuar përpara hapjes formale të negociatave.

“Të 15 kushtet janë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve ndërqeveritare. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës dhe të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare”, tha Calavera.

Eurodeputetja u referohet tre kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman dhe më pas të pasqyruara edhe në vendimin e Këshillit Europian, që përcaktoi si kushte që duhen plotësuar përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Deti” përfundon në Hagë, Dendias: Zgjidhim edhe ligjin e luftës
“Deti” përfundon në Hagë, Dendias: Zgjidhim edhe ligjin e luftës Gazeta Si 77 Shikime • 6 years më parë

⁣Shqipëria dhe Greqia do t’u drejtohen gjykatave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar.

Kjo është dakordësia e arritur mes dy vendeve e njoftuar këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi I në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, njoftoi Kryeministri Edi Rama.

Nikos Dendias e konfirmoi këtë.

“Marrëveshja për t’iu drejtuar Hagës mbështetet në vullnetin e dy vendeve për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve”, u shpreh ai.

Kryediplomati grek tha gjithashtu se është rënë dakord që dy vende të rishikojnë marrëveshjen e ’96-ës, njohur si traktati i miqësisë mes dy vendeve dhe u zotua se do t’i jepet zgjidhje edhe çështjes së ligjit të luftës.

“Ramë dakord që të rishikojmë marrëveshjen e ’96 dhe ramë dakord që kjo marrëveshje ka nevojë për thellim dhe të bëjmë një marrëveshje të re. Tani kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, është anakronizëm, edhe këtë do ta zgjidhim së bashku”, tha Dendias.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Greqia që të trajtojë shqiptarët që jetojnë atje, ashtu sikundër trajton Shqipëria minoritetin grek.

“Nuk është një çështje e Greqisë çështja e të drejtave të minoriteti grek në Shqipëri, është edhe e jona gjithashtu. Nëse duam standarde dhe të drejta për minoritetin nuk e bëjmë se do Greqia, por është në nderin e Shqipërisë, por e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi”, tha ai.

⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë
⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë Gazeta Si 118 Shikime • 5 years më parë

Pas Tiranës dhe Shkodrës procesi i vaksinimit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të sistemit të shëndetësisë nisi edhe në qytetin e Vlorës.

Vaksinimi nisi tek Pallati i Sportit, ndërkohë që në dispozicion për bluzat e bardha të Vlorës dhe të jugut të Shqipërisë janë 1500 doza për 745 persona.

Të pranishëm në nisjen e këtij procesi ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Showing 60 out of 156