Videot kryesore
Kryendeshja e javës së 34-të të Serisë A mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Derbi i Italisë, ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin italian, duke një futboll shumë intensiv për gjatë gjithë 90 minutave.
Ditë reflektimi e bashkimi e konsideroi edhe Lulzim Basha. Por, ndryshe nga Rama, në mesazhin e përcjellë prej tij, nënkuptohet se në Shqipëri liria dhe vlerat e saj janë sërish në rrezik dhe për këtë kreu i PD-së kërkon një sakrificë nga të gjithë.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.
Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.
Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.
Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.
Votimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar, të ngritur një vit më parë për hetimin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta, tkurri votat e mazhorancës si rrallë herë që prej largimit të PD-së dhe LSI-së nga Kuvendit, në shkurt të 2019.
Raporti, ku theksohen një sërë shkeljesh të Presidentit Ilir Meta me vendimet dhe veprimet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese u miratua me 78 vota pro dhe 17 kundër.
“Komisioni arriti në përfundimin se dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por edhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit gjyqtare Kushtetuese janë akte antikushtetuese”, deklaroi Ulsi Manja, që drejtoi Komisionin Hetimor.
Megjithatë, duke iu referuar dy opinioneve të Komisionit të Venecias, dhënë fillimisht për përplasjen për 30 qershorin dhe më pas për përplasjen për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se shkeljet jo domosdoshmërisht çojnë tek kërkesa për shkarkim. “Por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të shmangu situata bllokuese në të ardhmen”, vijoi ai.
Për shkelje të shumëfishta të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta foli edhe Kryeministri Edi Rama.
“Uji i venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por ka nxjerrë në pah një nga një të gjitha shkeljet, shkelje që janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e Presidentit të Republikës si tutor i opozitës, sepse kjo është e vërteta”, deklaroi Kryeministri.
Por, pengesë për të kërkuar shkarkimin, sipas kreut të mazhorancës, ishte mungesa e një përkufizimi dhe përcaktimi në kuadrin ligjor vendas se çfarë cilësohet “shkelje e rëndë” dhe “çfarë cilësohet shkelje e lehtë”. Ai nënkuptoi se vullneti i shumicës nuk përputhej me votimin në këtë rast.
“Ne nuk kemi një përkufizim të shkeljes së rëndë, por mesazhi që japim ne duke iu referuar të ardhmes dhe jo të shkuarës në këtë rast dhe duke e parë këtë rast si një mundësi për të adresuar për të ardhmen ato që rezultojnë të jenë hapësira për abuzim, është që ne nuk jemi këtu për të ushtruar vullnetin e shumicës pa marrë në konsideratë asgjë përtej këtij vullneti, që do të thotë se në respekt të Venecias, ne do të qëndrojmë tek ajo se çfarë do të bëjmë më tutje”, u shpreh ai.
Ajo që do të bëhet më tutje është nisma për rregullimin me një ligj organit të institucionit të Presidentit dhe ndryshime në ligjet e tjera, që sipas Ramës, do të qartësojnë kompetencat formale dhe thelbësore të Presidentit.
Gjatë diskutimeve të raportit në këtë Komision, nuk munguan debatet mes vetë socialistëve. Bashkim Fino kërkoi që në raportin përfundimtar, Komisioni ose të kërkonte shkarkimin, ose t’i kërkonte falje Presidentit.
Ndërkohë, ajo që këmbënguli në shkarkimin e Metës ishte opozita parlamentare. Mendimi i opozitës u paraqit nga deputeti Halit Valteri, si relator i pakicës dhe Kuvendit nuk i’u paraqit si raport më vete, por si mendim pakice brenda raportit të shumicës.
Risia e podcast sjellë nga Gazeta “Si” përmes dy sezoneve të audiodramës “Babai Im” dhe të historisë personale “MaskaRa” po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen, jo vetëm të publikut, por edhe të mediave tradicionale si televizioni.
Të plotë historinë personale “MaskaRa” mund të ndiqni në faqen e Gazetës “Si” në sektorin e podcast-eve.
Në 10-vjetorin e tragjedisë së 21 janarit, Kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia për 4 viktimat e protestës së 2011-ës është e papërfunduar. Kryeministri foli në një ceremoni të organizuar në godinën e Qeverisë këtë të enjte.
Ai përsëriti qëndrimin se drejtësia për këtë ngjarje dhe ngjarje të tjera të rënda të së shkuarës dhe të tashmes do të vihet në vend me përfundimin e plotë të reformës në drejtësi.
“Shumëkush e konsideron këtë një përpjekje për të justifikuar faktin që ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi. Nuk kemi ndenjur duarkryq, nëse nuk jemi ne përfaqësuesit e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv që mund të bëjmë prokurorin dhe gjykatësin, jemi ne që kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të siguruar të gjithë ngrehinën ligjore dhe rregullatore të një sistemi drejtësie që të jetë në gjendje të bëjë këtë që njerëzit kërkojnë për 21 janarin dhe për shumë padrejtësi që janë bërë në të shkuarën dhe që vazhdojnë të bëhen në të tashmen”, tha ai.
Rruga për këtë mision duket ende e gjatë. “Sistemi i drejtësisë është ende larg të qënit një sistem drejtësie që bën drejtësi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se tragjedia transformoi historinë e vendit në dy drejtime themelore.
“Nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së Qeverisë me protestën dhe në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë”, deklaroi ai.
Rama foli në ceremoninë e organizuar në Kryeministri në përkujtim të ngjarjes së rëndë, me të pranishëm edhe familjarë të katër viktimave. Ai thotë se 21 janari do të mbahet mend edhe për zhveshjen që i bëri lidhjes korruptive mes politikës dhe drejtësisë.
“21 janari shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë, të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë si një mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekje për transforimin demokratik”, vijoi ai.
Politika ka ndezur motorët për 25 prillin dhe përmes nxehtësisë së punës së tyre, përveç premtimeve ekonomike e sociale, premton edhe të “shkrijë skrap”. “Lojën” e hapi Kryeministri Edi Rama, që në konferencën e përjavshme për mediat dha “thelbin”, sipas tij, të marrëveshjes me Lulzim Bashën më 17 maj 2017.
“Çuarja për skrap e LSI ishte praktikisht projekt i përbashkët me Bashën, por i tradhtuar nga ai. Basha e ka tradhtuar projektin, sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua se s’do ketë më matrapazllëqe me LSI e Sh.P.K, dhe sot është thjesht një aksioner në Sh.P.K-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorance, sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, deklaroi Kryeministri.
Basha u kundërpërgjigj po në një konferencë me gazetarët. “Pohimin” e Ramës nuk e mohoi.
“Është kaq i lodhur që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni duke gënjyer, shumë shpejt do të thotë të njëjtën gjë në darkë, në mëngjes do ta përgënjeshtrojë. Nuk mban më Rama! Është e shkuara! Ka mbaruar, ndaj nuk po merrem më me të. Tani do të merremi me të ardhmen. Në të ardhmen koalicioni që do të drejtoj me LSI dhe partitë e tjera, hapi i parë është largimi i Ramës dhe më pas do të nisim zbatimin e planit tonë të punës, që do të sjellë normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Nuk kam premtuar dhe premtoj mrekulli, por marr angazhime”, u përgjigj ai.
Përgjigje dha edhe Monika Kryemadhi.
“Prandaj shikojmë një Kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion. I la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar në 8 vjet; programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete", tha ajo.
Futbolli europian, si asnjëherë më parë dominohet nga Anglia. Pas Ligës së Kampionëve, edhe në finalen e “Europa League” do të jetë një derbi londinez, mes të cilëve do të diskutohet fituesi i këtij kompeticioni. Çesli mposhti Eintrahtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenali fitoi edhe përballjen e dytë me Valencian.