Videot kryesore

Pikëpyetje mbi kualifikimin e Arben Shehut si kryetar i KLSH-së
Pikëpyetje mbi kualifikimin e Arben Shehut si kryetar i KLSH-së Gazeta Si 192 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Arben Shehut për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe e kaloi emrin e tij për miratim përfundimtar në seancë plenare. Në mbledhjen e zhvilluar online votuan 18 anëtarë të këtij Komisionit, nga ku 15 votuan pro, 2 votuan kundër dhe 1 abstenim.

Deputetja e opozitës, Edlira Hyseni kërkoi të informohej nga kandidati për kryetar KLSH-je se si u përfshi në garën për të drejtuar këtë institucion. Hyseni, që mori mandatin nën siglën e LSI-së pas largimit në grup të opozitës vitin e kaluar vuri gjithashtu në pikëpyetje kualifikimet praktike të kandidatit të paraqitur nga Presidenti Ilir Meta për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“A keni drejtua ndonjë institucion apo agjenci shtetërore? Në bazë të ligjit të KLSH-së, kandidati për kryetar të KLSH-së duhet të ketë 10 vite punë përvojë në fushën financiare. Në CV-në tuaj nuk e gjeta këtë informacion, apo kusht të plotësuar. Në CV-në tuaj pashë një seri të gjatë publikimesh, por nuk pashë përvojën tuaj në fushën e financës dhe auditimit. Përvoja në këtë fushë është primare. Shoh në CV-në tuaj se diploma për studimet ekonomike në Faktuletin e Ekonomisë në Vlorë, part time, data e regjistrimit ishte në 2005 dhe e keni përfunduar në 2018, 13 vite për të studiuar në ekonomi? Unë nuk di nëse keni përvojë, apo formim në lidhjen me auditimin, që t’u pyesja në lidhje me auditimet”, u shpreh Hyseni.

Në lidhje me përfshirjen në garë, Arben Shehu u përgjigj duke deklaruar se kishte aplikuar tek Presidenti duke iu referuar komunikimeve publike të Kuvendit dhe Presidencës, ndërsa shpjegoi edhe vonesën në diplomimin në ekonomik, si dhe tha se përmbush kushtin e 10 viteve punë në fushën e financave, pasi e ka ushtruar këtë në sektorin privat.

“Kam përfunduar në mënyrë të pandërprerë Faktultetin e Drejtësisë së Tiranës, masterin dhe doktoraturën dhe kam filluar studimin për ekonominë në Fakultetin e Ekonomisë që e kam ndërprerë për shkak të angazhimit të madh në Fakultetin e Drejtësisë dhe në avokati, ku kam punuar në vazhdimësi. Në 3 vitet e fundit e kam rifilluar dhe kam përfunduar studimet bachelor dhe po vazhdoj masterin për Financë. Në planin teorik mendoj se këto janë të qarta. Në planin praktik kam punuar për më shumë se 10 vite në shoqëritë tregtare, që i kam pasqyruar me aktet përkatëse nga ana e tyre për të pasqyruar punën time dhe një vlerësim nga ana e tyre për aq sa është e mundur”, u shpreh Shehu.

Në platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e KLSH-së, kandidati Shehu tha se do të përqëndrohej tek puna parandaluese dhe jo ndëshkimore.

“Do të angazhohem maksimalisht me të gjitha institucionet në kuadër të parandalimit dhe jo të ndëshkimit. Synimi im është shmangia e klimës së ndëshkimeve. Bashkëpunimi duhet të jetë në praktikë dhe jo në teori për të parandaluar të gjitha problematikat në shkelje të ligjit në këtë drejtim”, u shpreh Shehu.

Presidenti Meta Ilir Meta depozitoi emrin e Arben Shehut në Kuvend në fillim të muajit qershor. Kjo ishte kandidatura e katërt për drejtimin e KLSH-së. Presidenca tha se Nga jetëshkrimi i tij, Shehu ka një përvojë të gjatë në fushën e pedagogjisë, por i mungon përvoja në fushën e drejtimit.

“Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to…”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Arben Shehu është diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka përfunduar Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka gradë shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është diplomuar gjithashtu edhe për Administrim Biznes.

Prej vitit 2004 e në vazhdim ai ka punuar Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

tritoli ne fushe - kruje
tritoli ne fushe - kruje Gazeta Si 136 Shikime • 8 years më parë

tritoli ne fushe - kruje

Kriza e Kakavijës, Meta: Faji i Qeverisë
Kriza e Kakavijës, Meta: Faji i Qeverisë Gazeta Si 62 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta fajësoi plotësisht Qeverinë për mosushtrimin e përgjegjësive të saj në krizën e shkaktuar në Kakavijë, që sipas kreut të shtetit mund të ishte shmangur nëse do të veprohej në kohë përmes informimit të qytetarëve dhe testimit anti-Covid falas të tyre.

“Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e Qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Qeveria gjen justifikmet duke drejtuar gishitn nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore, që të marrë të gjitha masat dhe të kujdeset në kohën e duhur për shtetasit e saj”, tha Meta.

Presidenti ngriti disa pyetje drejtues Ministrisë së Jashtme dhe ekzekutivit.

“Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë atyre që udhëtojnë për në Greqi? Çfarë paralajmërimesh dhe parashikimesh në kohën e duhur ka bërë Qeveria shqiptare? A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë së Jashtme mbi kuotën e kalimit prej 700 personash në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi Qeverinë shqiptare dhe shtetin”, u shpreh Meta.

Presidenti deklaroi se kriza ishte e parashikueshme, nisur nga fakti që radhë të gjata në Kakavijë krijohen çdo muaj gusht edhe në situata normale dhe ishte e pritshme që këto radhë të krijoheshin më të theksuara në këtë situatë pandemie.

Presidenti përsëriti gjithashtu edhe thirrjet për testim falas të qytetarëve që udhëtojnë jashtë, pasi siç tha ai, shuma prej 120 eurosh për një person është e papërballueshme për shumicën e familjeve shqiptare.

Projekti i ndërtimit të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Projekti i ndërtimit të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut Gazeta Si 114 Shikime • 6 years më parë

⁣Projekti i ndërtimit të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore
Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore Gazeta Si 89 Shikime • 4 years më parë

⁣Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore

“Vatra të Covid-19”, Presidenti dhe opozita kërkojnë mbylljen e fasonerive
“Vatra të Covid-19”, Presidenti dhe opozita kërkojnë mbylljen e fasonerive Gazeta Si 64 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta kërkoi mbylljen e fasonerive dhe mbështetjen e punonjësve të tyre me pagesa nga Qeveria, nëse këto të fundit nuk përmbushin dhe garantojnë standardet e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Është me mjaft rëndësi që të respektohen kudo distancat fizike dhe standarde të detyrueshme nga institucionet e shëndetit publik për çdolloj aktiviteti. Çdo nënvlerësim do të ishte me pasoja edhe njerëzore, financiare dhe ekonomike. Duhet përqëndrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar krijimin e vatrave të reja në mënyrë të paparashikuar. Nëse nuk garantohen standardet aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga ana e Qeverisë”, deklaroi në një konferencë për shtyp Presidenti Meta.

Meta komentoi këtë tematikë pas shpërthimit të dy vatrave me koronavirus në Krujë dhe Laç. Në të dyja këto vatra, pjesa dërrmuese e rasteve të reja me Covid-19 janë punonjëse të fasonerive dhe familjarë të tyre.

Mbylljen e fasonerive dhe mbështetjen financiare nga ana e Qeverisë të 70 mijë punonjësve të këtij sektori e ka kërkuar edhe Partia Demokratike. Ish-deputetja Orjola Pampuri tha se shifrat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e ngritur që në fillim nga ana e opozitës, që fasoneritë janë “mina me sahat” e pandemisë.

“Të dhënat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e Partisë Demokratike se mbajtja hapur me kokëfortësi e fasonerive i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit. Në Krujë, sot ka më shumë të infektuar se dje. Janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë, por edhe kaq sa është, kemi një situatë shumë problematike”, deklaroi ajo.

Por, ndryshe nga Presidenti, opozita thotë se nga këqyrja që ka bërë në terren është e pamundur që të respektohet distanca fizike mes punonjësve dhe protokollet e tjera të sigurisë anti Covid.

“Ne ishim atje, kemi parë kushtet, kemi biseduar me sipërmarrësit dhe me punonjësit. Është e pamundur që në një mjedis të tillë aq të vogël të ruhet distanca sociale dhe të respektohen standardet e kërkuara. Duhet mbyllja e tyre, e shoqëruar me një mbështetje financiare. Sa më shpejt, aq më mirë!”, vijon ajo më tej.

PD është e bindur se pas qëndrimit të Qeverisë për të mos mbyllur fasoneritë është këmbëngulja e Edi Ramës për të mos anuluar tendera dhe koncesione, që opozita i cilëson si korruptive.

“Ka vetëm një arsye pse Edi Rama është i gatshëm të luajë bixhoz me jetën dhe shëndetin e 70 mijë nënave dhe motrave. Ai nuk do që të sakrifikojë nga paratë që ndan me një grusht oligarkësh për disa koncesione korruptive. Anulimi i pagesave për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mbulon koston e pagesës minimale për 70 mijë gra e vajza të fasonerive”, tha Pampuri.

Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994)
Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994) Gazeta Si 164 Shikime • 7 years më parë

Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994)

15-vjetori i Digitalb, koncerti
15-vjetori i Digitalb, koncerti Gazeta Si 144 Shikime • 7 years më parë

15-vjetori i Digitalb, koncerti

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit
Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit Gazeta Si 133 Shikime • 3 years më parë

Përgatitjet për protestën e 20 shkurtit

Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi
Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës
Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës Gazeta Si 336 Shikime • 7 years më parë

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës

Përmbytje në Shkodër
Përmbytje në Shkodër Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

⁣Reshjet e shiut, përmbytje në Shkodër

Dakar 2026
Dakar 2026 Gazeta Si 24 Shikime • 10 muaj më parë

Pëmbledhje e më të mirave në Prolog dhe Etapën e parë

PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence
PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri i dënuar në Firence Gazeta Si 142 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike publikoi dokumentet, sipas saj, autentike të marra nga sistemi italian i drejtësisë, ku provohen akuzat e saj se Valdrin Pjetri është dënuar në 2003 në Firence dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat me dokumentin në dorë.

“Valdrin Pjetri, lindur më 18 shtator 1982, në Shqipëri është arrestuar në flagrancë më 27 janar 2003 në Firence. Më 28 janar 2003 ai ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin e menjëhershëm sipas legjislacionit italian. Më 12 qershor 2003, ai u dënua me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale, shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Për shkak të marrëveshjes me autoritetet italiane, më 3 shkurt 2003, Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më 4 shkurt është marrë masa e dëbimit nga shteti italian. Këto të dhëna zyrtare provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt i dekriminalizimit”, tha Bardhi.

PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se është në dijeni të këtij fakti qëkur këto informacione i mori edhe PD, para se ta emëronte Pjetrin drejtues politik të qarkut të Shkodrës, por e mbron atë pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin. Bardhi kërkoi nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë më parë, pankarta kundër Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie në Shkodër janë shpërndarë në rrugët dhe lagjet e qytetit. “Narko Valdrini jashtë Bashkisë!”, shkruhej në pankartat në fjalë, që shoqërohen me logon e deformuar të Partisë Socialiste, ku në vend të trëndafilit është vendosur gjethja e hashashit.

Partia Demokratike thotë se shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Ramës, të cilin e akuzon prej javësh si të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Itali në vitin 2003.

Vetë Pjetri i mohon akuzat e Partisë Demokratike. Ai i cilëson ato si politike, ndërkohë që fletëpalosjet e shpërndara ditën e hënë kundër zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Shkodrës i cilëson trakte të shpërndara gjatë natës nga një grup prej 4-5 personash.

Shkodra së bashku me Lezhën janë dy bashkitë e fundit të djathta, ku kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë marrë ende detyrën. “Kalaja” e fundit e demokratëve që u mor ishte Bashkia e Kamzës, ku Rakip Suli zuri vendin e Xhelal Mziut.

Zëvendësimi i kryebashkiakëve të opozitës nisi në Devoll. Këtu PD bëri rezistencë disaditore, por në fund e la këtë institucion. Rrotacioni, ku me forcë e ku në orët jashtë orarit zyrtar të punës vazhduan pa ndonjë rezistencë madhore nga ana e opozitës, përveç deklaratave, që e cilësojnë të paligjshëm 30 qershorin dhe marrjen e detyrës nga kryebashkiakët e rinj si uzurpim të pushtetit vendor.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ashtu si Xhelal Mziu më herët deklaron se nuk do ta lirojë zyrën e saj. Megjithatë, për Shkodrën opozita po përpiqet që të mos shkohet deri në ditën kur Pjetri të marrë detyrën, por përmes dekriminalizimit ta largojë atë.

Vallja Kreshnikët e Lirisë - Besim Zekthi
Vallja Kreshnikët e Lirisë - Besim Zekthi Gazeta Si 114 Shikime • 6 years më parë

Besim Zekthi - Kreshnikët e Lirisë

Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari
Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

⁣Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari

Babai i Ervis Martinaj duke hyrë në GJKKO
Babai i Ervis Martinaj duke hyrë në GJKKO Gazeta Si 76 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Babai i Ervis Martinaj duke hyrë në GJKKO

Dokumentari Alexander
Dokumentari Alexander Gazeta Si 185 Shikime • 3 years më parë

⁣Dokumentari Alexander nga Ardit Sadiku

Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave
Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave Gazeta Si 67 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave

⁣Krimet tejkalojnë nivelet e parapandemisë
⁣Krimet tejkalojnë nivelet e parapandemisë Gazeta Si 111 Shikime • 5 years më parë

Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje përgjatë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara. Shifrat janë paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e rendit publik.

Sipas Nanos, deri më 31 tetor të këtij viti janë regjistruar rreth 27 mijë vepra penale, nga të cilat policia ka zbardhur 24 mijë prej tyre. Nano tha se janë 1500 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2020.

Por, shqetësuese është rritja e fortë krimit brenda familjes. Gledis Nano foli për 1337 vepra penale në total të kësaj natyre, 370 raste më shumë se në 2020, që fatkeqësisht kanë prodhuar 16 vrasje. Numri i vrasjeve brenda familjes përbën 30 për qind të numrit total të vrasjeve që kanë ndodhur në vend në 10 muajt e parë të këtij viti.

Krimet ndaj të miturve gjithashtu janë paraqitur në nivele shqetësuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se janë rreth 900 vepra penale që përfshijnë krimet kundër tyre, nga të cilat 67 janë krimet seksuale me të mitur.


Po në krahasim me vitin e kaluar, Nano tha se ka rënie të krimeve kundër personit dhe kundër pronës, rritje të goditjes së veprave që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, por gjithashtu edhe rritje të veprave penale të dhunës në familje.



Në shifra konkrete, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se numri i vrasjeve të regjistruara në 10 muajt e parë të këtij viti është më i lartë se vrasjet e ndodhura në të njëjtën periudhë të 2020 dhe 2019.

“Deri më 31 tetor 2021 janë regjistruar 56 vrasje, nga 44 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë në 2020 dhe 52 që kanë ndodhur në 2019”, tha Nano.

Veprat penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale janë rritur gjithashtu. Nano tha se janë 39 raste të regjistruara në dhjetë muaj, nga të cilat policia ka zbuluar 18, ose më pak se gjysmën, ndërsa rritja është me 23 vepra më shumë në krahasim me 2020.

Drejtori i Policisë foli për rritje të sekuestrimin të aseteve të dyshuara të krimit të organizuar. Ai thotë se në total vlera e tyre përllogaritet në rreth 31 milionë euro.

Showing 1 out of 12