Videot kryesore

Lleshaj: Jemi më të sigurtë se kurrë! Vendi është çkanabizuar
Lleshaj: Jemi më të sigurtë se kurrë! Vendi është çkanabizuar Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

⁣Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj doli në interpelancë këtë të enjte, i thirrur nga deputeti Lefter Maliqi për çështjen e sigurisë në vend.

Lleshaj tha se Shqipëria sot po përjeton situatën më të mirë në historinë e saj në fushën e sigurisë.

“Sipas një vlerësimi të pavarur të kryer për llogari të qeverisë suedeze nga një institucion prestigjoz, 75 për qind e shqiptarëve ndjehen të sigurtë. Refuzoj përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë pasigurie, në një kohë që niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi pasur në dekada”, u shpreh ai.

Ministri i Brendshëm foli edhe për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Ai thotë se në 2019-2020 Shqipëria është çkanabizuar.

“Sasia e kanabisit e kapur në Itali dhe në Greqi kanë mbërritur në nivelet më të ulta historike. 1.4 ton janë kapur në brigjet italiane në vitin 2019, ndërkohë që në 2020 deri më tani janë kapur vetëm 900 kilogram...dhe ju vini kujën për kanabizim të vendit! Jo! E kundërta është e vërtetë, vendi është çkanabizuar dhe fenomeni është shkatërruar”, tha Lleshaj.

Momentet më të bukura nga Diego Armando Maradona
Momentet më të bukura nga Diego Armando Maradona Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

⁣Momentet më të bukura nga Diego Armando Maradona

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

⁣Rama paralajmëron “rrezik destabilizimi” të 25 prillit
⁣Rama paralajmëron “rrezik destabilizimi” të 25 prillit Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi “rrezik” për trazira në zgjedhjet e 25 prillit sa vjen e shtohet, duke e lidhur këtë me humbjen, sipas tij, të opozitës.

“Rreziku i destablizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithnjë e më shumë është i pranishëm”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë foli nga Fieri gjatë ceremonisë së takimit dhe prezantimit të kandidatëve për këtë qark. Rama nuk sheh si “kërcënim” Lulzim Bashën.

“Lulzim Basha nuk është rrezik për demokracinë dhe drejtësinë, por mishëron rrezikun si përfaqësues i atyre që e kanë Bashën një manekin në duart e tyre, Saliu, Iliri dhe Monika”, tha ai.

Si provë të asaj që e quan “pengmarrje” të kreut të Partisë Demokratike Rama sheh marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor mes PD-së dhe LSI-së.

“Nënshkruan një kontratë absurde mes dy forcave politike që hyjnë në zgjedhjeve veç e veç dhe bëjnë përpara koalicionin zgjedhor. Për ç’arsye?! Për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij (Bashës)”, deklaroi Rama.

Kryeministri u bëri thirrje mbështetësve të PD-së që të votojnë Partinë Socialiste dhe taksën progresive, duke deklaruar se me taksën e sheshtë do të paguajnë më shumë.

⁣Rama publikon një pjesë të “audicioneve” me ekselentët
⁣Rama publikon një pjesë të “audicioneve” me ekselentët Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video të shkurtër nga bashkëbisedimet me aplikantët e nismës së ndërmarrë prej tij, “Gati për Shqipërinë”.

“Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta”, shkruan kreu i Qeverisë.

Në videon në fjalë janë shqiptarë të suksesshëm jashtë vendit në fusha të ndryshme, kryesisht në fushën e teknologjisë, që japin idetë dhe hedhin propozime për projekte përkatëse në Shqipëri.

Nisma “Gati për Shqipërinë”, sipas Ramës, synon që të tërheqë dhe aktivizojë të rinjtë ekselentë për më shumë aktivizëm në vendimmarrjet e qeverisë.

Aplikimet për këtë vazhdojnë dhe ato priten në adresën [email protected].

Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë
Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

⁣Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë

Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Saimir Tahiri
Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Saimir Tahiri Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

⁣⁣Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Saimir Tahiri

Njësi ushtarake ruse e shkatërruar nga forcat ukrainase në Kharkiv
Njësi ushtarake ruse e shkatërruar nga forcat ukrainase në Kharkiv Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

⁣Njësi ushtarake ruse e shkatërruar nga forcat ukarinase në Kharkiv

⁣Rama viziton Thaçin në qelitë e Hagës
⁣Rama viziton Thaçin në qelitë e Hagës Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në dhomat e paraburgimit të Hagës ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka publikuar një video të shkurtër nga momenti i mbërritjes atje duke e shoqëruar me një shënim po të shkurtër. “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan ai.

Kryeministri nuk jep më tepër detaje për qëllimin e vizitës dhe diskutimet, përveç asaj që thotë në mbishkrimin e videos së publikuar.

Por, vizita mbërrin në një kohë që Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.

“Kategoria e parë përbëhej nga dy qendra ndalimi në Komunën e Suharekës, ku anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të përndjekjes, të burgosjes apo të ndalimit arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim çnjerëzor, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë”, tha ai.

“Kategoria e dytë kishte të bënte me dy incidente të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme të kryera në një qendër ndalimi në Komunën e Gjilanit dhe modifikimin e kohës kur ka ndodhur kjo.

Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re, dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.

“Dhe kategoria e tretë përbëhej nga dy incidente për pjesëmarrje personale të akuzuarit në krimet e kryera”, tha Guillou.

Gjatë seancës nuk u lexuan akuzat e reja, por gjyqtari tha se të njëjtat do të publikohen online.

Gjatë 10 majit, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Shpejtësi mbi 130 km/h, pezullohen 185 leje drejtimi në Tiranë
Shpejtësi mbi 130 km/h, pezullohen 185 leje drejtimi në Tiranë Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

⁣Shpejtësi mbi 130 km/h, pezullohen 185 leje drejtimi në Tiranë

Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit
Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

⁣Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit per te shuar zjarrin

Armë, tritol dhe mina me telekomandë në Elbasan, për llogari të grupeve kriminale
Armë, tritol dhe mina me telekomandë në Elbasan, për llogari të grupeve kriminale Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

⁣Armë, tritol dhe mina me telekomandë në Elbasan, për llogari të grupeve kriminale

Zbulohet shtëpia me kanabis dhe municion luftarak në Krujë
Zbulohet shtëpia me kanabis dhe municion luftarak në Krujë Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

Zbulohet shtëpia me kanabis dhe municion luftarak në Krujë

Kandidati socialist Benet Beci shpallet fitues i zgjedhjeve lokale në Bashkinë Shkodër
Kandidati socialist Benet Beci shpallet fitues i zgjedhjeve lokale në Bashkinë Shkodër Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Kandidati socialist Benet Beci shpallet fitues i zgjedhjeve lokale në Bashkinë Shkodër

Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në pranga dy persona
Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në pranga dy persona Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në pranga dy persona

Ndjekje si në filma në det, ja si trafikantët e drogës dogjën velierën sapo panë policinë
Ndjekje si në filma në det, ja si trafikantët e drogës dogjën velierën sapo panë policinë Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Ndjekje si në filma në det, ja si trafikantët e drogës dogjën velierën sapo panë policinë

Zjarri i madh shkrumbon fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës
Zjarri i madh shkrumbon fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Zjarri i madh shkrumbon fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës

Sali Berisha del nga shtëpia pas 25 ditësh "arrest shtëpiak" për të shkuar në SPAK
Sali Berisha del nga shtëpia pas 25 ditësh "arrest shtëpiak" për të shkuar në SPAK Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Sali Berisha del nga shtëpia pas 25 ditësh "arrest shtëpiak" për të shkuar në SPAK

Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë
Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Dhunoi dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Pamje nga kampi i Shëngjinit brenda portit
Pamje nga kampi i Shëngjinit brenda portit Gazeta Si 91 Shikime • 2 years më parë

⁣Pamje nga kampi i Shëngjinit brenda portit

Showing 58 out of 59