Up next

⁣Rama viziton Thaçin në qelitë e Hagës

21 Shikime· 05/10/22
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Other

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në dhomat e paraburgimit të Hagës ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka publikuar një video të shkurtër nga momenti i mbërritjes atje duke e shoqëruar me një shënim po të shkurtër. “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan ai.

Kryeministri nuk jep më tepër detaje për qëllimin e vizitës dhe diskutimet, përveç asaj që thotë në mbishkrimin e videos së publikuar.

Por, vizita mbërrin në një kohë që Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.

“Kategoria e parë përbëhej nga dy qendra ndalimi në Komunën e Suharekës, ku anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të përndjekjes, të burgosjes apo të ndalimit arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim çnjerëzor, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë”, tha ai.

“Kategoria e dytë kishte të bënte me dy incidente të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme të kryera në një qendër ndalimi në Komunën e Gjilanit dhe modifikimin e kohës kur ka ndodhur kjo.

Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re, dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.

“Dhe kategoria e tretë përbëhej nga dy incidente për pjesëmarrje personale të akuzuarit në krimet e kryera”, tha Guillou.

Gjatë seancës nuk u lexuan akuzat e reja, por gjyqtari tha se të njëjtat do të publikohen online.

Gjatë 10 majit, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next