Videot kryesore
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se vecc kapjes së institucioneve të lidhura drejtpërdrejtë me shtetin, po shtrin ndikimin e tij edhe tek organizma të biznesit, si Dhoma e Tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Pas dështimit nga toka për të mbajtur larg alkoolit, drogës, prostitucionit dhe veseve të tjera banorët e tyre, përfaqësues të kishës ortodokse në një qytet rus vendosën që të ndryshojnë strategji dhe të “bombardojnë” nga ajri me ujë të bekuar të gjithë qytetin për të larguar “shpirtërat e këqinjë” tundues të veseve.
Me 70 litra ujë në bord dhe një kupë të madhe, priftërinjtë morën avionin dhe nisën të spërkasnin me ujë të bekuar të gjithë qytetin e Tverit në veri-perëndim të Moskës. E gjithë shërbesa është filmuar dhe më pas transmetuar nga televizionet lokale.
Akti i pashembullt i priftërinjëve ka shkaktuar jo pak humor mes banorëve të qytetit në fjalë, që ashtu si pjesa tjetër e Rusisë ka një problem të theksuar me konsumin e tepër të alkoolit dhe prostitucionin. Por, priftërinjtë sfiduan pesimizmin e qytetarëve.
“Le të na qeshin! Ne po bëjmë punën tonë”, citohet njëri prej tyre me emrin Aleksandër.
Ndërhyrja e kishës është lëvizja e fundit e një fushate mbarëkombëtare që ka nisur në Rusi, ku promovohet “qëndrimi esëll” dhe larg alkoolit. Rusia ka një problem të theksuar me alkoolin dhe prostitucionin. I pari konsiderohet si shkaku kryesor i vdekjeve të parakohëshme të rusëve, ndërkohë që kuadri ligjor është ashpërsuar ndjeshëm.
Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sugjerojnë se ndalimi i shitjes së pijeve alkoolike në pikat e karburantit dhe nëpër kioska ka ulur ndjeshëm konsumin e tij nga qytetarët rusë. Në 2005, rusët konsumonin mesatarisht 18.7 litra alkool të pastër për frymë në vit, ndërsa në 2016, kjo shifër ra në 11.7 letër për frymë në vit.
Por, skeptikë thonë se as shifrat e OBSH dhe as ato të servirura nga autoritetet ruse nuk mund të merren si të mirëqëna, pasi një pjesë e madhe e rusëve, sidomos në zonat rurale dhe në Siberi konsumojnë pije alkoolike artizanale, që shpesh prodhohen duke përdorur edhe detergjentë.
Si shembull ata sjellin rastin e dhjetorit të 2016, ku 74 persona vdiqën në qytetin rus të Irkutskut nga konsumi i një pijeje alkoolike me bazë solucione detergjentësh pastrimi, që ishte ngatërruar me etanolin. Në fakt, përbërja ishte metanol, një substancë toksike që përdoret si “antifreeze”.
Nga Erion Dervina - “Saint James Palace”, vendi ku 106 vjet më parë Konferenca e Paqes në Londër vendosi për fatet e shqiptarëve në Ballkan, është vetëm 700-800 metra larg sallës së Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ku në një nga sallat pritëse Vullnet Silaj dhe grupi i tij po këndojnë në shumëzërësh ngjarjet që u bluan në Konferencë.
Vullneti, në përditshmërinë e tij polic, babai i një shoqes sime dhe burrë shumë interesant në bisedat për folklorin e Jugut, së bashku me të birin shoqëroi verën e kaluar nëpër Labëri Dan Shutt-in, një regjisor anglo-gjerman, i cili punoi për dokumentarin "Washed by the moon".
Kur më treguan për titullin e këtij dokumentari shumë të mirë, që falë Reas- të bijës së Vullnetit, kam patur mundësinë ta shoh që në "inkubator", u mahnita. "Washed by the moon...". Nga vjen si titull, do të pyesni ju?
“Saint James Palace”, vendi ku 106 vjet më parë Konferenca e Paqes në Londër vendosi për fatet e shqiptarëve në Ballkan, është vetëm 700-800 metra larg sallës së Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ku në një nga sallat pritëse Vullnet Silaj dhe grupi i tij po këndojnë në shumëzërësh ngjarjet që u bluan në Konferencë.
Vullneti, në përditshmërinë e tij polic, babai i një shoqes sime dhe burrë shumë interesant në bisedat për folklorin e Jugut, së bashku me të birin shoqëroi verën e kaluar nëpër Labëri Dan Shutt-in, një regjisor anglo-gjerman, i cili punoi për dokumentarin "Washed by the moon".
Kur më treguan për titullin e këtij dokumentari shumë të mirë, që falë Reas- të bijës së Vullnetit, kam patur mundësinë ta shoh që në "inkubator", u mahnita. "Washed by the moon...". Nga vjen si titull, do të pyesni ju?
Nga strofa e bukur e këngës labe:
"Labëri, e larë në hënë,
eshtrat sa majë e rrënjë,
malet`ë gushë më gush`,
jashtë borë e brenda prush."
Për Vullnetin, grupin e tij, ison labe dhe dokumentarin "Washed by the moon" punoi një artikull të mirë Hannah Zafiropulos, që u publikua në Calvert Journal, një ndër sitet më interesante e më të lexuara ndër perëndimorë, që duan të njihen me Ballkanin dhe Europën Lindore.
Qeverita flet për rreth 12 mijë persona jashtë banesave të tyre për shkak të tërmetit. Më shumë se gjysma e tyre vijojnë të mbeten të strehuar nëpër çadra, ndërsa pjesa tjetër nëpër hotele, banesa sociale dhe ambiente të tjera publike e private.
"Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspektuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t'u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese”, deklaroi ministri Bledi Çuçi.
Çuçi tha se këtë të mërkurë nis dhënia e lejeve përkatëse në zonat e goditura në Durrës, Lezhë dhe Kurbin për ndërhyrjet në godinat që janë dëmtuar, por që mund të riparohen. Ai foli për 20 godina të shembura deri më tani, ku 12 janë në qytetin e Durrësit dhe 8 në zonën e Thumanës.
Sipas të dhënave të përditësuara të Qeverisë, pjesa më e madhe e personave dhe familjeve që ndodhen ende nëpër çadra janë në zonat rurale mes Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Për këtë arsye, zv.Kryeministri Erjon Braçe kërkoi që vëmendja tani të përqëndrohet në këto zona.
"E gjithë vëmendja të përqendrohet te zonat rurale për shkak edhe të motit. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të strehohen në Tiranë në banesa me qira”, tha ai.
Braçe vlerësoi punën e ekspertëve në vlerësimin e sigurisë së godinave. Ai tha se për pjesën më të madhe të ndërtesave të kontrolluara prej tyre, ekspertët kanë dhënë siguri.
Për vlerësimin e dëmeve, është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe. Edhe në këtë aspekt, zv.Kryeministri kërkoi që vëmendja të zhvendoset tek zonat rurale, pasi siç tha, kanë mbetur mbrapa në vlerësimin e dëmeve.
Shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes në zonat rurale e ka ngritur në ditët e fundit edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai këmbënguli në planin me tri pika të paraqitur nga opozita, ku është aktivizimi i 500 inxhinierëve për të vlerësuar dëmet, përmbylljen e procesit me shpejtësi dhe anulimin e 150 mln eurove kontrata koncesionare dhe devijimin e këtyre fondeve tek njerëzit në nevojë.
Astriti dje paradite kishte nxjerrë qenin shetitje rreth lagjes, Zonës së Ish Bllokut për nevojat personale.
“Më ndaloi policia dhe më tha se do të më vendoste gjobë. Teksa një vajze përpara meje ia preu gjobën për të njëjtën gjë. Pasi debatova që kjo nuk është e drejtë, sepse siç i garantohen nevojat nejrëzve, u duhen garantuar edhe kafshëve siç po bën çdo vend i qytetëruar i botës në këtë emergjencë globale, duke i nënvizuar se nuk ka asnjë urdhër të shkruar se qentë nuk duhen shetitur e pasi polici këmbënguli se do të më vendoste gjobën, u detyrova ti thoja që punoj në prokurori. Atëherë i uli tonet dhe më këshilloi të mos dilja më”- tregon Astriti për ngazetën “Si”.
Në ditët e karantinës është bërë problem i madh të shetisësh qentë në kryeqytet.
Shumë qytetarë që kanë pjesë të familjes së tyre një qen në shtëpi, po ankohen rëndomë se ditët e karantinës u janë kthyer në ferr sepse nuk arrijnë dot të shetisin qentë e tyre qetësisht në orarin e lejuar deri në orën 13:00.
Vlogerja dhe sipërmarrësja e linjës së kozmetikës Scosmetic Sara Karaj, e cila ka një qen Golden Ritriver Lucky në një video që kishte postuar në story Instagram e në facebook konsideron këtë veprim të shtetit shqiptar të padrejtë, diskriminues ndaj kafshëve.
Ajo I drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që të marrin një vendim të drejtë për kafshët që duhet të dalin patjetër jashtë për të kryer nevojat e tyre.
Po ashtu edhe “Dog Walking And Coaching – Tirana” një biznes I krijuar nga disa veterinerë të rinj që trajnojnë, mësojnë, asistojnë psikologjikisht dhe shetisin qentë, po e gjejnë tejet të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre këto ditë izolimi të vendit.
Prandaj në bashkëpunim me organizatën Animals Need Me kanë krijuar një peticion për të kërkuar lejimin e shetitjes së qenve nga pronaret ose kujdestarët e tyre edhe gjatë orareve të izolimit, “për t’i ofruar miqve tanë me katër putra aktivitetin e duhur fizik dhe psikologjik me shetitje të shkurtra pranë banesave tona.”- thonë përfaqësuesit e “Dog Ëalking And Coaching – Tirana”.
Peticioni i është drejtuar: Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta, Kryministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministrit të Shtetit për Rindërtim Z. Arben Ahmetaj, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Bledi Çuçi, Organizatës Botërore të Shëndetit (Ëorld Health Organisation),Delegacionit të Këshillit Europian në Shqipëri, Ambasadës Amerikane në Shqipëri,Ambasadës Italiane në Shqipëri, Ambasadës Spanjolle në Shqipëri, Ambasadës Angleze në Shqipëri, Ambasadës Gjermane në Shqipëri,Ambasadës Hollandeze në Shqipëri,
Bazuar në situatën e krijuar nga epidemia globale shkaktuar prej COVID-19, citon peticioni I organizatave të kafshëve, të gjithë përshëndesim dhe mbështesim thirrjen e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi duke eleminuar çdo kontakt social të panevojshëm, në kuadër të hapave të parandalimit të epidemisë.
Duke marrë parasysh sa serioze është situata ku ndodhemi, shumë prej nesh kanë lënë pa takuar prindër të moshuar, miq dhe të afërm të tjerë, me arsyen e një lufte të përbashket ndaj një armiku të padukshëm që mund ta mposhtim vetëm me uljen e kontaktit social.
Pavarësisht ndryshimit të rutinës sonë, ajo e cila na mban ne si qënie njerëzore të qetë dhe të sigurt që në fund gjithçka do të shkojë mirë, është arsyetimi dhe logjikimi mbi situatën. Këtë gjë nuk mund ta kerkojmë dot tek kafshët tona shtëpiake (qentë), të cilëve u duhen minimalisht 60 minuta në ditë shëtitje, duke qënë se ky është i vetmi aktivitet mendor dhe fizik, i cili i mban të qetë dhe nën kontroll.
Gjithashtu një shqetësim qëndron tek kujdesi i qenve endacak dhe menaxhimi i strehimoreve gjatë orareve të izolimit prej organizatave të mbrojtes së kafshëve në të gjithë Shqipërinë.
Bazuar tek deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe grupeve ndërkombëtare veterinare, qentë nuk mund të preken nga COVID-19 dhe nuk mund të jenë mbartës së tij.
Ajo që kërkojmë nëpërmjet këtij peticioni është:
– Lejimi i pronarëve/kujdestarëve për të shëtitur qenin për nevojat personale deri në 500 metra larg banesës ku ata jetojnë edhe gjatë orareve të izolimit të vendosur nga autoritet.
– Lejimi i pronarëve/kujdestarëve për të dërguar qenin tek klinikat/spitalet veterinare në urgjenca veterinare si trauma, helmime, etj. edhe gjatë orareve të izolimit të vendosur nga autoritetet.
– Pronarët/kujdestarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse gjatë shëtitjes me qenin e tyre.
– Të lejohet vetëm 1 person të dalë shetitje me qenin, ose nëse janë 2 të mbajnë një distancë 1,5 metra.
– Të mos lejohet grupimi i qenve me pronarë në parqe apo sheshe për të eleminuar kontaktet sociale që mund të kenë edhe pronarët me njëri-tjetrin.
– Pronarët/kujdestarët duhet të kenë qese me vete për të mbledhur mbetjet e qenit të tyre.
– Vullnetarët e organizatave të mbrojtjes së kafshëve, të pajisen me vertetim me shkrim dhe vulë nga organizata për t’i lejuar që të ushqejnë kafshët endacake deri në 1000 metra larg banesës së tyre gjatë orareve të izolimit, gjithmonë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse.
– Vullnetarët e organizatave të mbrojtjes së kafshëve që kanë strehimore, të pajisen me autorizim për kalim në qytet gjatë oreve të izolimit me dhe pa automjet, gjithmonë të pajisur me maska dhe dorashka mbrojtëse.
Në një komunikim që pati gazeta “Si” me Policinë e Shtetit, ajo u përgjigj se “Çdo veprim i Policisë është në zbatim të masave kufizuese për parandalinin e përhapjes së COVID-19. Cilido që është proceduar penalisht, është arrestuar apo ndëshkuar me masë administrative është në zbatim të Aktit Normativ për masat për COVID-19. Pronarët e qenve të dalin rreth lagjes së tyre, jo nëpër qytet. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për situatën dhe masat e marra janë në mbrojtje të shëndetit të të gjithëve”.
Shteti fqinj Itali në dekretin më të fundit për masat e marra ndaj parandalimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19, një zë të veçantë e kishte për qentë, pronarët e të cilëve duhet ti shetisin në një rreze prej 2km nga banesa e tyre.
Leja e qarkullimit për aktivitetet sipërmarrëse të lejuara do të merret sipas nevojës së subjektit që ushtron aktivitetin.
Aplikimet do të kryhen po përmes e-Albanias në seksionin “Leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” dhe do të jetë njëjavore.
Kryeministri Edi Rama thotë se janë tre seksione të kushtuara sipas profilit të biznesit. Transport për stafin me autobusë, ose furgona, leje dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare 05:00-17:30 dhe leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24 orë në 24.
Rama paralajmëron që të mos abuzohet me aplikimet për leje.
“Kujdes, abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem”, thotë ai.