Videot kryesore

Baton Haxhiu flet për amnisti të krimeve të luftës
Baton Haxhiu flet për amnisti të krimeve të luftës Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është përfshirë në një debat të ndezur këto kohë në Kosovë, e që lidhet me tezën e ndarjes së Kosovës. Bushati reagoi pas një deklarate të analistit Baton Haxhiu, që në Kosovë perceptohet si njeri i afërt me Presidentin Hashim Thaçi.

Gjatë një bisede në një emision në një televizion kosovar, Haxhiu hedh teorinë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, përveç ndryshimit të kufijve mund të përfshijë edhe amnistinë për krimet e luftës. Bushati thotë se sipas të drejtës ndërkombëtare, krimet e luftës nuk janë të falshme, por të dënueshme.

“Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet)”, shkruan ish-ministri i Jashtëm shqiptar.

Ditmir Bushati në reagimin e tij nuk përmend asnjë emër, përveçse e shoqëron atë me videon ku analisti Baton Haxhiu shqipton tre pikat e një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë. Megjithatë, nga Presidenca e Hashim Thaçit kanë reaguar.

Këshilltari politik i Hashim Thaçit, Artan Behrami thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në rastin e Kosovës, ndërsa tërthorazi fajëson edhe Ditmir Bushatin për këtë dështim, duke mos e ngritur këtë çështje në arenën ndërkombëtare kur ishte në krye të Ministrisë së Jashtme në Shqipëri.

“Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar me Kosovën, pa asnjë dyshim. Shqipëria kishte dhe ka instrumentat për të ngritur një mocion në Këshillin e Europës për krimet në Kosovë dhe t’i kërkoje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hetojë dështimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Kjo duhej të ishte një prioritet prej vitesh, por sërish mund të bëhet”, shkruan Behrami.

Bushati ka dalë hapur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Jashtëm në Shqipëri dhe që kur kjo ide nisi të diskutohej fort në publik, në 2018.

Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama bën thirrje për të votuar Gjukanoviçin
Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama bën thirrje për të votuar Gjukanoviçin Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

Përmes një video-mesazhi të shprehur në anglisht dhe në gjuhën malazeze, Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të mbështet Milo Gjukanoviç në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel.

“Se ç’është më e mira për Malin e Zi unë nuk mund të gjykoj pasi nuk jetoj atje. Por ajo që mund të them pa asnjë ngurrim është se çfarë ka bërë Milo Gjukanoviç për Malin e Zi duhet ti bëjë krenarë të gjithë qytetarët e këtij shteti. Milo Gjukanoviç e ka bërë Malin e zi më të fortë dhe me të mirë. Askush në ditët e sotme nuk mund ta shpëtojë Malin e Zi, përveç njeriut qe e ka shpëtuar shumë herë. Milo Gjykanoviç e ka kthyer Malin e Zi në yllin shndritës të rajonit tonë’, thotë Kryeministri shqiptar në mesazhin e shpërndarë edhe nga mediat malazeze.

Thirrja e Edi Ramës duket se bie ndesh me fushatën e “Listës Shqiptare”, një koalicion që ka mbledhur rreth vetes partitë kryesore shqiptare atje me sloganin “Voto Shqip”, në përpjekje për të maksimizuar votën dhe për të shtuar numrin e mandateve në Parlamentin e ri. Nëse elektorati shqiptar atje unifikohet i gjithi rreth kësaj liste, shqiptarët mund të sigurojnë deri në 4 mandate në Kuvendin e ri malazez.

Ky mesazh i Edi Ramës nuk është pritur mirë nga partitë shqiptare në Mal të Zi, një pjesë e të cilave e kanë vlerësuar si të pakonceptueshme thirrjen e tij për të votuar Milo Gjukanoviçin dhe jo partitë shqiptare. Në fakt, ndryshe nga zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit të një viti më parë, Edi Rama nuk ka shfaqur publikisht të njëjtin entuziazëm për bashkimin e shqiptarëve.

Në atë kohë, Rama dhe Hashim Thaçi u qortuan nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për ndërhyrje në punët e brendshme.

Sa i takon Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai është treguar më i ekuilibruar. Thaçi nuk ka udhëzuar mbështetjen e asnjë partie, por ka kërkuar që shqiptarët të dalin masivisht në votime.

Ndërkohë, Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për partitë shqiptare.

“Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare. Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit”, tha ai.

Shqiptarët në këto zgjedhje nuk dalin plotësisht të unifikuar. Katër parti janë mbledhur rreth një liste të përbashkët, ndërsa tre subjekte të tjera garojnë më vete. Ndërkohë, tek shqiptarët atje, Milo Gjukanoviç është parë gjithmonë si “e keqja më e vogël” në krahasim me ekstremistët malazez dhe partitë serbe të Malit të Zi. Për këtë arsye, në zgjedhjet e 2018-ës, Gjukanoviç mori edhe mbështetjen e partive shqiptare.

⁣Rama i përgjigjet eurodeputetit Gahler: Mos na tregojë kushtet! Po flasim për shëndetin
⁣Rama i përgjigjet eurodeputetit Gahler: Mos na tregojë kushtet! Po flasim për shëndetin Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ishte njëri prej zërave të PE-së që reaguan ndaj kritikave të Kryeministrit Edi Rama adresuar Bashkimit Europian për mënyrën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, duke lënë jashtë skemës vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gahler tha se Qeveria shqiptare nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë në Bruksel duke mohuar kushtet e vendosura për integrimin, duke përgojuar Bashkimin Europian dhe duke nënshkruar marrëveshje me vende të treta që shkelin ligjet e BE-së.

Rama u pyet këtë të martë në lidhje me këto deklarata të eurodeputetit gjerman.


Michael Gahler deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria i ka të qartë kushtet që duhet të pëmbushë për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe përgjegjësia për plotësimin e tyre është Qeveria.

Mes kushteve të përmendura nga eurodeputeti gjerman janë respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, që sipas tij është shkelur, mungesa e progresit në ligjin për mediat, shmangia nga përgjegjësia penale e zyrtarëve të lartë të përfshirë në shit-blerjen e votave, lufta ndaj korrupsionit, pastrimi i parave dhe kushtetutshmëria e zgjedhjeve të 2019-ës.

“Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë Europiane as duke mohuar këto kushte, as duke përgojuar ndihmën e BE, as duke nënshkruar marrëveshje me shtete të treta që shkelin ligjet e BE”, shkroi ai.

⁣Bashkim Fino, kur drejtonte Shqipërinë e armatosur
⁣Bashkim Fino, kur drejtonte Shqipërinë e armatosur Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

“Shqipëria është një! Ne do të krijojmë mirëkuptimin në të gjithë vendin që njerëzit të shikojnë nga njëri-tjetri, të përqafohen me njëri-tjetrin dhe të mos shikohen me gjuhën e armëve dhe të tankeve”.

Këto ishin fjalët e para të Bashkim Finos pas dekretimit nga Presidenti Sali Berisha si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në ato ditë të vrullshme të marsit 1997.

Aleksandër Meksi ishte dorëhequr 10 ditë më parë, si pjesë e marrëveshjes së vështirë mes palëve politike për të qetësuar gjakrat dhe shmangien e përshkallëzimit të dhunës, që deri në atë kohë mbetej ende një konflikt civil, megjithëse kishte nuancat e një lufte civile, që rrezikonte të ndante vendin në veri-jug.

Bashkim Fino u përzgjodh si emri konsensual. Ishte pak më shumë se 30 vjeç dhe merrte frenat e Qeverisë me përvojën e drejtimit të Gjirokastrës si kryebashkiak për katër vite. Në ato ditë, shteti kishte nën kontroll dhe funksiononte vetëm në Tiranë, ndërsa zonat e tjerë të vendit ishin krejtësisht jashtë kontrollit.

Programi i shpalosur ishte i thjeshtë dhe me katër pika në përmbajtje, por më shumë se i vështirë në zbatim. Pika e parë dhe më emergjente ishte rivendosja e rendit dhe shtrirjen e kontrollit të shtetit në të gjithë vendin.

Për shkak të jetëgjatësisë, Qeveria “Fino” pak mund të bënte në këtë drejtim, por ajo hodhi bazat e planit kombëtar të çarmatosjes së qytetarëve. Kryeministri i ri ishte i vetëdijshëm për vështirësinë dhe për kapacitetet e Qeverisë së re për të bërë zap me forcë grupet e armatosura që kontrollonin territoret e vendit.

“Rebelëve kjo Qeveri duhet t’u drejtohet me thirrje dashamirëse, mirëkuptim dhe dialog, që ata të dorëzojnë vullnetarisht armët, sepse me urdhër nuk bëhet asgjë”, deklaronte ai.

Pika e dytë e programit ishte stabilizimi ekonomik e financiar i vendit dhe furnizimin e popullatës me ushqime dhe ilaçe. Dëmtimet dhe vjedhjet krijuan vështirësi në furnizimin e popullit me produktet me të domosdoshme.

“Për te normalizuar ketë situatë, Qeveria do të dialogojë me te gjithë qytetarët, që të kontribuojnë në funksionimin e rrjetit tregtar dhe industrial. Objekte të rëndësishme private e shtetërore të këtij rrjeti do të shpallen të rëndësisë së veçantë, e do te merren në mbrojtje nga organet e rendit. Gjithashtu Qeveria do te krijojë kushte që te normalizohet importi i mallrave ushqimore e industriale të rëndësisë jetike nga ato shtete prej të cilave është kryer deri tani”, thuhet në plan.

Plani përfshinte edhe thirrjet për ndihmë adresuar BE-së dhe SHBA për nidhma humanitare.

Pika e tretë e planit lidhej me vënien nën kontroll të financave të shtetit. Fino premtoi transparencë, hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 1997, vënien në funksion të sistemit bankar në rrethe dhe te gjithë sistemin financiar te vendit, si dhe atë të doganave, të tatimeve dhe të institucioneve të tjera në te gjithë vendin.

Pika e fundit lidhej me krijimin e kushteve dhe marrjen e të gjithë masave të tjera të domosdoshme për realizimin e zgjedhjeve të reja.

“Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi, me konsensusin e tryezave të forcave politike përmirësimin e kuadrit ligjor, për të garantuar zgjedhje të qeta, të lira dhe transparente. Në këtë drejtim ajo do të punojë që të eliminojë çdo mangësi, apo precedent që mund të çojë në tensionimin e situatës, apo në manipulime të zgjedhjeve”, thuhej në këtë pikë.

Zgjedhjet e reja u mbajtën më 29 qershor 1997 dhe Partia Demokratike akuzoi shpejt Qeverinë e Pajtimit Kombëtar se kishte dështuar në përmbushjen e pikës së katërt të programit të saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë vendin.

Në fund të korrikut 1997, kjo Qeveri u largua për t’i lënë vendin qeverisë së re të drejtuar nga Fatos Nano.

⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës
⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

Ndriçim Jonuzi, njeriu i shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes së ndodhur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, ka reaguar përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku mohon se pas këtij sulmi qëndrojnë motive politike.

Jonuzi shprehet se nuk është krenar për çfarë ka bërë, por nga ana tjetër kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me politikën. Ai shpjegon se sherri ka nisur pas provokimit të të rinjve teksa Jonuzi po kalonte në rrugë, ndërsa ata i kishin zënë rrugën një të njohuri të tij, i cili ishte bashkë me të ëmën duke shkuar për të çelur iftarin. Tahiri thotë se ai vetëm u ka thënë ‘Hape rrugën, se sheh që ke një nënë aty me shami?!’.

Më tej, ai shprehet i zhgënjyer nga deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha, që e cilësoi si militant të PS. 40-vjeçari shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka hapur lokalin e tij për simpatizantët e PD. Por jo vetëm kaq, Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos mbrëmjen e së hënës me armë zjarri. Ai ka deklaruar se sherri me Ndriçim Jonuzin ka nisur për një vend parkimi.

Autori i cili është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi ka pretenduar se makina e 27 –vjeçarit i kishte bllokuar rrugën. “Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni.

Bledar Okshtuni u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzin. Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht, ndërsa më pas Jonuzi është futur brenda zyrës së PD-së, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur këtë të fundit në këmbë.

Ndërkohë në kërkim nga policia janë shpallur edhe Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.

⁣Presidenca: Qeveria po kap reformën në drejtësi
⁣Presidenca: Qeveria po kap reformën në drejtësi Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Përveç ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Kuvendi rrëzoi këtë të premte edhe 10 dekrete të Ilir Metës, që riktheu për rishqyrtim ndërhyrjet e mazhorancës në ligjet e reformës në drejtësi.

Pas këtij vendimi të Kuvendit, këshilltari juridik i Presidencës, Bledar Dervishaj doli në një konferencë për shtyp, ku tha se ndryshimet janë antikushtetuese, të pakonsultuara, jotransparente dhe që deformojnë reformën në drejtësi.

Këshilltari juridik i Presidentit Meta ceku me radhë një sërë problematikash, që tha ai se shkërmoqin të gjithë dakordësinë për miratimin e reformës në drejtësi në 2016-ën. Synimi, sipas Presidencës, është që t’i hapet rrugë emërimit pa kaluar më parë vettingun në Gjykatën e Lartë të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që duan të rikthehen në sistem.

“Synohet që KLD të emërojë në Gjykatën e Lartë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë pa kaluar më parë vettingun. Kushtetuta e thotë qartë për të gjithë ata që duan të rikthehen në sistemin e drejtësisë që duhet t’i nënshtrohen vettingut”, tha ai.

Dervishaj tha se aq problematike janë këto ndryshime sa Parlamenti nuk ka respektuar as formalisht procedurat, ndërkohë që shprehet se ndryshimet janë kamufluar në Kuvend si nisma të deputetëve për të shmangur konsultimin publik, ndërkohë që në të vërtetë janë nisma të Qeverisë.

“Kushdo kupton që ky është një veprim që Qeveria të rrëmbejë drejtësinë, si dhe të mbulojë gjithë paligjshmërinë në implementimin e saj, duke shkelur çdo parim dhe duke e kthyer atë në Drejtësi të Qeverisë, dhe jo Drejtësi për qytetarët”, tha ai.

FISKALIZIMI
FISKALIZIMI Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Fiskalizimi

Emigrantët “çajnë” rrethimin në Pogradec, polici me armë në dorë nuk i mban dot
Emigrantët “çajnë” rrethimin në Pogradec, polici me armë në dorë nuk i mban dot Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣Emigrantët “çajnë” rrethimin në Pogradec, polici me armë në dorë nuk i mban dot

⁣Papa pritet me protestë në Athinë, prifti ortodoks: Je heretik!
⁣Papa pritet me protestë në Athinë, prifti ortodoks: Je heretik! Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Vizita e Papa Françeskut në Greqi nuk shkoi e gjitha e qetë. Kreu i kishës katolike u prit me protestën individuale të një prifti ortodoks grek.

“Papa, je heretik! Ti je një heretik”, iu drejtua prifti ortodoks grek, që më pas u largua nga policia dhe forcat e sigurisë që ndodheshin aty.

Me protesta Papa u prit edhe gjatë ndalimit në Qipro. Që prej ndarjes së madhe, të vitit 1054 dy kishat kanë qenë në përplasje me njëra-tjetrën se cila është në rrugën e drejtë dhe cila jo. Këto përplasja kanë çuar deri edhe në konflikte të armatosura përgjatë historisë 1-mijëvjeçare të ekzistencës së dy kishave.

Ndërkohë, Papa Françesku përcolli edhe në Athinë mesazhin e rrezikut që po i kanoset njerëzimit për shkak të populizmit dhe nacionalizmit.

Qytetarë të Tiranës valëvitin flamurin ukrainas para ambasadës ruse
Qytetarë të Tiranës valëvitin flamurin ukrainas para ambasadës ruse Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣Qytetarë të Tiranës valëvitin flamurin ukrainas para ambasadës ruse

Kulla televizive 385 metra e gjatë në Kiev është shënjestruar nga një sulm rus
Kulla televizive 385 metra e gjatë në Kiev është shënjestruar nga një sulm rus Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣Kulla televizive 385 metra e gjatë në Kiev është shënjestruar nga një sulm rus

I plagosur dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit
I plagosur dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣I plagosur dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit

Votimet per Sekretariatin në Kongresin e Partisë Socialiste
Votimet per Sekretariatin në Kongresin e Partisë Socialiste Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Votimet per Sekretariatin në Kongresin e Partisë Socialiste

Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë
Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë Gazeta Si 93 Shikime • 4 years më parë

⁣Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë

Drogë me postë nga Anglia në Durrës, aksioni i policisë te "Plepat"
Drogë me postë nga Anglia në Durrës, aksioni i policisë te "Plepat" Gazeta Si 93 Shikime • 4 years më parë

⁣Drogë me postë nga Anglia në Durrës, aksioni i policisë te "Plepat"

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nxjerrin nga rrënojat një fëmijë pas 30 orësh
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nxjerrin nga rrënojat një fëmijë pas 30 orësh Gazeta Si 93 Shikime • 4 years më parë

⁣Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nxjerrin nga rrënojat një fëmijë pas 30 orësh

Kryetari i Prishtines njofton vendimin se Prishtina shpallet vend mikprites i Lojerave Mesdhetare
Kryetari i Prishtines njofton vendimin se Prishtina shpallet vend mikprites i Lojerave Mesdhetare Gazeta Si 93 Shikime • 3 years më parë

⁣Kosova do të jetë vendi organizator i Lojërave Mesdhetare 2030, arritje kjo historike për “dardanët”, të cilët në këtë mënyrë afirmohen jo pak në arenën ndërkombëtare të sportit. ⁣Për këtë arritje një koment të shkurtër e bëri dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili e konsideroi arritje historike shpalljen e Kosovës, vend organizator të Lojërave Mesdhetare 2030.

Aksion si në filma, policia futet me vinç nga ballkoni për arrestimin e një të riu në Korçë
Aksion si në filma, policia futet me vinç nga ballkoni për arrestimin e një të riu në Korçë Gazeta Si 93 Shikime • 3 years më parë

⁣Aksion si në filma, policia futet me vinç nga ballkoni për arrestimin e një të riu në Korçë

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër për korrupsion zgjedhor
Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër për korrupsion zgjedhor Gazeta Si 93 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër për korrupsion zgjedhor

Qendra e pritjes së emigrantëve në kampin e Shëngjinit është gati
Qendra e pritjes së emigrantëve në kampin e Shëngjinit është gati Gazeta Si 93 Shikime • 2 years më parë

⁣Qendra e pritjes së emigrantëve në kampin e Shëngjinit është gati

Showing 55 out of 56