Videot kryesore
Debati ne KQZ mes anetareve per kerkesen e PD dhe LSI per te pasur anetare ne KZAZ. Kater anetaret votuan kunder ketij propozimi duke lene jashte keto parti qe te kene komisionere ne zgjedhjet e 30 qershorit
Perplasja mes protestuesve ne diten e diele perpara Parlamentit. Protestuesit godasin njer-tjetrin. Per kete opozita akuzon se jane futur njerez te infiltruar nga policia, por nje gje e tille hidhet poshte nga ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, i cili ka postuar kete video.
E rrethuar nga flakët dhe me tymin e lëshuar prej tyre që i mbushte mushkëritë, një koala u zvarrit në një pemë gjysmë të djegur dhe prej andej lëshonte thirrjet për ndihmë për t’i shpëtuar ferrit që e rrethonte.
Me këtë përshkrim një grua australiane e identifikuar më vonë me emrin Toni rrëfeu për mediat vendase sesi u gjend përpara një dileme; ose të sfidonte flakët duke rrezikuar edhe jetën e vet dhe të shpëtonte koalan, ose të qëndronte në distancë dhe të shihte sesi flakët merrnin jetën e kafshës së gjorë.
Mes të parës dhe të dytës triumfoi e dytë dhe një pjesë nga veprimi heroik i gruas është filmuar nga partneri i saj, që qëndroi në distancë.
Në videon që qarkullon në internet shihet koala që në përpjekje për t’u ikur flakëve dhe tymit kalon në anën tjetër të një rruge. Por, as në anën tjetër situata nuk është më e mirë. Nga lëvizjet e kafshës shihet se shpuza e lënë pas nga flakët po i digjte këmbët, ndërkohë që më herët flakët kishin lënë gjurmë edhe në gjysmën e trupit të saj.
Fill pasi e largon në një distancë sigurie nga zjarri, çifti që e shpëtoi i ofron për të pirë ujë dhe i lag djegiet e shkaktuara nga zjarri. Mediat australiane thonë se çifti e dorëzoi koalan në një spital veterinar, ku kafsha po merr mjekim për djegiet e pësuar.
Uellsi Jugor në Australi është përfshirë prej ditësh nga zjarre masive, që këtë vit mbërritën shumë më herët. Flakët kanë lënë pesë persona të vdekur dhe kanë shkatërruar me qindra hektarë pyll, që shërbente si habitat i koalave.
Kryeministri Edi Rama pranoi se “ndonjëherë standardet e sigurisë së ndërtimit” nuk respektohen as kur bëhet fjalë për një godinë ky mësojnë mbi 900 të mitur.
Rama inspektoi dëmet e tërmetit në Spitallë të Durrësit së bashku me komisionerin e Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. Zyrtari i BE-së foli me habi kur pa gjendjen e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”.
“Kjo është godinë e re”, tha ai.
“Epo e di...ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen”, iu përgjigj Rama.
Këshilla e 3 grupeve ekspertësh që kanë parë nga afër strukturën e kësaj shkolle është shembja dhe më pas rindërtimi.
Kjo shkollë është rikonstruktuar pas vitit 2016. Deri para tërmetit në të mësonin rreth 960 nxënës.
Takimet me banorët e Thumanës të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit e kanë bindur akoma më fort Lulzim Bashën se vendi ndodhet në një krizë të thellë të gjithanëshme, që si zgjidhje të vetme, sipas tij, ka largimin e Edi Ramës.
Kreu i PD-së përcolli këto fjalë përmes video-mesazhit nga makina e tij, që tha se ishte në kthim nga Thumana.
“Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese. Rruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë. Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit”, deklaroi kreu i PD.
Ai paralajmëron se mbi rrënojat e tërmetit, Qeveria po përgatit të tjera afera korruptive.
“Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet, sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje. Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit”, thotë ai.
Basha thotë se po kthehej nga një takim ku për dy orë ishte takuar me shumë familje, që janë në gjendje të mjerueshme dhe të harruar krejtësisht nga shtetit.
“Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur, ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi, apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre”, vijon ai.
Panorama e paraqitur nga Basha është më shumë se e zymtë.
“Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit”, thotë ai.
Basha thotë se kjo është gjendja e harresës dhe e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.
Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas një postimit të Ramës një ditë më parë, tema kryesore e këtij takimi ka qenë programi i rindërtimit në vigjilje të konferencës së donatorëve, që BE organizon për këtë temë më 17 shkurt në Bruksel.
Institucionet shqiptare nuk kanë publikuar ende zyrtarisht një faturë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por gjatë vizitës në Itali, Kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për një dëm prej 1 miliard dollarë.
Më shumë se 76,000 migrantë lanë Turqinë dhe u drejtuan për në Greqi ndërsa policia ngriti barrikada me tela me gjemba në vendkalimet kufitare dhe sulmoi me gaz lotësjellës turmën.
Emigrantët, mes të cilëve kishte edhe nëna të reja me foshnje në krah, kanë kaluar nëpër lum në Kastanitë, në kufirin Greqi-Turqi, ndërsa të paktën 500 persona në shtatë anije kanë mbërritur në ishujt Lesbos, Samos dhe Chios në Greqi.
Një dyqan i vogël në qytetin e Manzës është shndërruar në varkën e shpëtimit për katër të moshuar, që u jep ushqime falas në këto kohë izolimi, megjithëse vetë lista e borxheve që i kanë i rrezikon falimentin.
Pronari i dyqanit të vogël tregon në këtë video të siguruar nga gazeta “Si” bllokun e borxheve që banorët e qytezës së vogël në rrugën që të çon për tek Gjiri i Lalëzit.
Ai thotë se lista e borxheve është e gjatë dhe se rrezikon që të falimentojë dhe ta mbyllë edhe atë pak aktivitet që ka në këtë periudhë.
“Jemi bërë që të flasim me veten edhe neve si tregtarë. Ça të bëjmë”, thotë ai.