Videot kryesore

I ngacmoi të dashurën, goditet për vdekje 4 herë me thikë 34-vjeçari në Astir
I ngacmoi të dashurën, goditet për vdekje 4 herë me thikë 34-vjeçari në Astir Gazeta Si 104 Shikime • 2 years më parë

⁣Ka ndërruar jetë në spital, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Astrit në Tiranë, nga 25-vjeçari Darmen Keli. 34-vjeçari është goditur 4 herë me mjet prerës dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Hoxhallari u godit 4 herë, dy herë në gjoks dhe dy herë në këmbë. Njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës. Dyshohet se motiv i sherrit mes dy të rinjve është bërë një vajzë.

Ekstradimi nga Britania i një 34-vjeçari të dyshuar për vrasje në bashkëpunim 15 vjet më parë
Ekstradimi nga Britania i një 34-vjeçari të dyshuar për vrasje në bashkëpunim 15 vjet më parë Gazeta Si 104 Shikime • 3 years më parë

⁣Ekstradimi nga Britania i një 34-vjeçari të dyshuar për vrasje në bashkëpunim 15 vjet më parë

Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës të mbushur me drogë
Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës të mbushur me drogë Gazeta Si 104 Shikime • 3 years më parë

⁣Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës të mbushur me drogë

Festivali Folklorik
Festivali Folklorik Gazeta Si 104 Shikime • 3 years më parë

⁣Grupet artistike të qarkut të Fierit në
Festivalin Folklorik

Donte të vriste politikanët, momenti i ndalimit të 36-vjeçarit Antonio Leka nga Lezha
Donte të vriste politikanët, momenti i ndalimit të 36-vjeçarit Antonio Leka nga Lezha Gazeta Si 104 Shikime • 4 years më parë

⁣Donte të vriste politikanët, momenti i ndalimit të 36-vjeçarit Antonio Leka nga Lezha

⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale
⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale Gazeta Si 104 Shikime • 4 years më parë

⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale

⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë
⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë Gazeta Si 104 Shikime • 4 years më parë

⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e nisi mesazhin e tij adresuar Kuvendit me falenderimin që Shqipëria u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit, por mes rreshtave të fjalimit pati një apel të drejtpërdrejtë për Qeverinë shqiptare.

“Unë këmbëngul që paketa e gjashtë e sanksioneve duhet të vendosë embargo naftës, gazit dhe bankave ruse. Mbyllni portet për anijet ruse! Kufizoni ardhjen e turistëve rusë”, tha ai.

Kërkesa e tretë e Zelenskit bie ndesh me vendimin e disa ditëve më parë të Qeverisë, ku mes 8 vendeve që hoqi vizat si pjesë e vendimeve për të nxitur sezonin turistik ishte edhe Rusia.

Megjithatë, sanksionet e Shqipërisë janë të papërfillshme për Rusinë. Këtë e di edhe Kryeministri Edi Rama.

“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur. Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina zoti President. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj”, tha Rama.

Mbështetjen kryesore, Shqipëria e ka dhënë dhe premton t’ja japë Ukrainës në organizmat ndërkombëtare ku është pjesë dhe Rama këtu foli simbolikisht.

“Nëse në aspektin e mbështetjes material, vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Po simbolikisht foli Sali Berisha pas mbylljes së seancës së Kuvendit. Ai iu referua Ballkanit të Hapur dhe vendimit të qeverisë për të hequr vizat për rusët.

“Imagjinoni ju që vrasës, përdhunues e kriminelë rusë, pasi kanë kryer krimet më monstruoze në Ukrainë të vijnë në plazhet shqiptare për t’u rikuperuar”, tha Berisha, duke kërkuar madje që Shqipëria të dëbojë Ambasadorin e Moskës.

⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK!
⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK! Gazeta Si 104 Shikime • 5 years më parë

Përplasja Rama-Basha në Kuvend këtë të enjte përshkallëzoi në emra konkretë biznesmenësh, që për kreun e PD-së janë oligarkë të lidhur me Ramën dhe për Qeverinë janë sipërmarrës që punësojnë shqiptarët.

“Ta them unë meqenëse bën sikur s’e kupton diferencën mes sipërmarrësve të ndershëm dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan në gjashtë dhe tani janë katandisur sa gishtat e njerëz dorë. Një nga një t’i marr unë! Pse të ra heshtja ty në mbledhjen e kaluar (të Qeverisë) kur të thanë se 30 për qind e karburantit futet kontrabandë?! (I drejtohet Ramës) Do emra ti? Emra do? T’i them unë! Të mori baca Çet ty?! Samiri të mori për tunelin e Llogarasë?! Se janë futur edhe ca të tjerë që nuk dihet se ku fillojnë paratë e tyre dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu, se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë dhe gjysmën e paguani me paratë që u keni vjedhur shqiptarëve. Se Tirana sot nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari, apo administratori i pasurive të tua”, deklaroi Basha.

Rama iu kundërpërgjigj duke akuzuar Bashën se po i përmend për “t’i gjobitur”, ndërsa e ftoi Bashën që t’i çonte në SPAK akuzat e bëra ndaj tyre.

“Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk marr njerëz nëpër gojë, asnjëherë! Nëse ju e nxirrni këtu që unë jam marrë me njerëz dhe të kem përdorur të tjerë për të bërë politikë, hajde ma thoni kur! E di e gjithë Shqipëria se këto janë gjoba Lulzim. Nuk është se nuk e di, këto janë gjoba. E di gjithë Shqipëria se si ndodh që goditet një person me emër si oligark, peshkaqen, peshkatar dhe papritur dhe pakujtuar mbaron sulmi. Atë emrin që përmende, formulo denoncimin dhe shko e dili për zot te SPAK-u dhe çoja ti këto të dhënat e kontrabandës te SPAK”, iu përgjigj Rama.

Por, sipas Bashës, drejtësia sot është në koma dhe SPAK është nën ndikimin e Ramës.

“Së pari, jashtë kësaj salle, e pastaj kur t’i rriten kicat SPAK-ut, që mesa duket ka nevojë për më shumë steroide nga vendi i “Pfizer” dhe nga vendet e “Astrazenekës” e të “Modernës”, por jo të “Sinovakut” e të “Sputnikut”, se do na ngrej dhe satelitë zotëria jote, pastaj edhe vendin do ta tregojë pushteti i tretë, të cilin për momentin duket se e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon”, tha Basha.

Si plotësohet në mënyrën e duhur fleta e votimit
Si plotësohet në mënyrën e duhur fleta e votimit Gazeta Si 104 Shikime • 6 years më parë

⁣Si plotësohet në mënyrën e duhur fleta e votimit

⁣Policia gjermane shpërndan me forcë protestën kundër masave shtrënguese
⁣Policia gjermane shpërndan me forcë protestën kundër masave shtrënguese Gazeta Si 104 Shikime • 6 years më parë

Policia gjermane shpërndau me forcë qindra protestues që u mblodhën në Berlin për të kundërshtuar vendimin e Angela Merkel dhe Qeverisë që ajo drejton për ashpërsimin e masave kufizuese anti-Covid.

Me bilbila dhe pankarta në duar se po rrezikohej demokracia, protestuesit i kërkuan Qeverisë që të tërhiqet nga masat në fjalë dhe në vend të tyre të sigurojë që çdo shtetas që infektohet me Covid të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protestuesit sfiduan thirrjet e vazhdueshme të policisë për t’u shpërndarë dhe kujtesën se me tubimin në fjalë po shkelnin ligjet e vendit. Një pjesë e tyre u përleshën trup më trup me forcat e policisë.

Këto të fundit u detyruan që të përdornin topat e ujit dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit. Bilanci i protestës është mbi 190 protestues të arrestuar dhe të paktën nëntë punonjës të policisë të plagosur.

Protestat u thirrën pasi dy dhomat e Bundestagut miratuan ndryshimet në ligjin ekzistues të mbrojtjes ndaj pandemive. Ndryshimet në fjalë i japin të drejtë Qeverisë, që në rastin aktual të Covid të vendosë masa drastike kufizuese, që nga ndalim-qarkullimi, e deri tek mbyllja e dyqaneve, ndalimi i konsumit të alkoolit në publik dhe mbajtja me detyrim e maskës dhe mjeteve të tjera parandaluese të përhapjes së virusit.

Kundërshtarët e këtij ligji thanë se ai i hap rrugë shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Qeverisë dhe qytetarin e lë në mëshirë të vendimeve të pushtetit. Por, mbrojtësit e këtij akti thonë se me miratimin e tij u plotësua një kuadër ligjor cilësor në luftën kundër pandemive, jo vetëm në rastin e Covid.

Dhjetra ndërtesa raportohen të shembura plotësisht në qytetin e Izmirit,  frikë për viktima
Dhjetra ndërtesa raportohen të shembura plotësisht në qytetin e Izmirit, frikë për viktima Gazeta Si 104 Shikime • 6 years më parë

Një tërmet i fuqishëm me një magnitudë prej 7.0 ballësh ka goditur sot Egjeun, në veri të ishullit grek të Samosit, duke u ndjerë në Turqi dhe Greqi.

Epiqendra e tërmetit ishte 17 km larg brigjeve të provincës perëndimore të Izmirit dhe u ndje nga Athina deri në Stamboll.

Lëkundjet kanë shkaktuar dëme dhe kaos në qytetin e Izmirit.

Tërmeti ra në orën lokale 1.50, dhe 19 kilometra në veri-veriperëndim nga kryeqyteti i ishullit të Samosit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte një madhësi paraprake prej 6.9, por Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se magnituda ishte 7.0.

Mediat kanë ngritur alarmin edhe për cunami, pasi në shumë pjesë të bregdetit ka patur dallgë të fuqishme.

Mediat turke janë duke publikuar pamje të ndërtesave të shkatërruara në provincën perëndimore të Izmirit. Guvernatori tha se nuk kishte informacion të menjëhershëm për viktima.

Mediat turke thonë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmara, ku ndodhet edhe Stambolli. Guvernatori i Stambollit tha se deri tani nuk kishte raporte për dëmtime.

Tërmeti u ndje po ashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë. Media greke thonë se banorët e Samosit dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre, ndërsa u raportuan disa rënie gurësh. Në ishuj deri tani nuk ka raporte të menjëhershme për viktima.

Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19
Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19 Gazeta Si 104 Shikime • 6 years më parë

Në mesazhin e urimit me rastin e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu apelon që kjo festë të shërbejë për të ripërtërirë ndjenjën e dashurisë, respektit, vëllazërisë faljes dhe përkujdesjes mes njerëzve.

“Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit”, thotë Spahiu.

Për shkak të pandemisë, këtë vit pelegrinazhi i Hashit nuk mundësohet dhe kreu i KMSh-së bën thirrje për përkujdes maksimal që festimet të mbahen duke respektuar të gjitha masat e duhura për parandalimin e Covid.

“Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë”, tha ai.

Kreu i KMSh-së deklaron se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit.

“Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit, por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij”, vijon mesazhi i urimit.

Spahiu bëri thirrje për përkujdesje ndaj njerëzve në nevojë dhe të moshuarve.

Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores
Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

“Është një sfidë shumë e bukur profesionale”, thotë Neri, teksa e pyet për rolin e tij të fundmë, xhirimet e filmit të cilat po vijojnë ende, ku vijon se “nëse i madhi Sandër Prosi, bëri Ismail Bej Vlorën, i largët në kohë, ndërsa Enveri, është shumë i afërt. E mbaj mend madje kur ka ndërruar jetë. Unë kam qenë 17 vjeç dhe është një sfidë mjaft e madhe profesionale, në kuptimin aktorial”.

“Gjëja më e mirë në atë rol është se edhe regjisori nuk kishte asnjë motiv a dëshirë për mendim politik apo historik. Ne jemi artistë! Ne nuk dalim në konkluzione, por paraqesim një realitet. Edhe skenat janë tejet intime, si ajo ku në një galeri sheh një bust të vetin, në krevat duke dëgjuar lajme, në makinë kur e kapin krizat...pra janë skenat tejet njerëzore”.

A është ky gjithsesi, një fill tejet i hollë?

“Duam apo nuk duam ne, ai është një figurë historike. Nuk dua të lëndoj askënd...por duhet parë i gjithë filmi, ku asnjëherë nuk është tentuar që të pozicionohemi me atë çka kemi bërë...Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë”.

Personalisht, si e përjetoi?

“Duke e ditur që është hera e parë që vjen figura e Hoxhës dhe e di që do ketë reagime, - e kjo është krejt normale, - por për një gjë jam i qetë që kemi dhënë më të mirën tonën, pa asnjë manipulim”.

Po subjekti?

“Është periudha kur Shqipëria prishet me rusët, pra, ndarja e madhe, e në qendër të filmit është një arkeolog shqiptar, që lidhet me një ruse që jetojnë në Gjirokastër, - e madje ku është dhënë edhe titulli i filmit. Atëherë bën Enver Hoxha edhe ndarjen nga kampi (socialist). Është tejet njerëzore, ku vendimet politike shkatërrojnë marrëdhëniet njerëzore. Edhe me regjisorin nga një bisedë me të, ai tha që unë marr shkakun nga Enveri, që bëri ndarjen...”. Pra, historia e politika, ndërhyn dhunshëm në jetën private të njerëzve...Merret me njeriun”.

Kjo ndarje dhunshme, të rikujton befas një dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, për ndarjen e dhunshme nga kampi socialist, i meshkujve shqiptarë, të martuar me shtetase të huaja, “Albanian divorce style”.

Qeni ndjen tërmetin dhe largohet nga cepi i pallatit në Shëngjin
Qeni ndjen tërmetin dhe largohet nga cepi i pallatit në Shëngjin Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Gjithmonë përflitet se kafshët janë të parat ato që e ndjejnë tërmetin. Kështu ka ndodhur edhe në Shëngjin, ku siç shihet edhe në këtë video, ku nje qen e ndjen dhe largohet me shpejtësi nga cepi i pallatit, ndërsa më pas fillojnë lëkundjet e fortë të tërmetit. Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit edhe në mediat italiane.

Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave
Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Athinë takimin me homologun e tij grek, Qirjakos Mitsotaqis.

Pas pritjes protokollare në hyrje të godinës së Qeverisë greke dhe pas shtrëngimit të duarve dhe shkrepjes së fotove të rastit, dy Kryeministrit dhe delegacionet që i shoqëronin i janë drejtuar sallës së takimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe.

Momenti tragjik kur boksieri bullgar humb jeten ne ring
Momenti tragjik kur boksieri bullgar humb jeten ne ring Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Një boksier bullgar ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje të turneut “Shkodra Boxing Night”, që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi. Isus Velçkov është rrëzuar në ring, teksa ishte duke u ndeshur me boksierin shqiptar, Ardit Murrja.

Panik në Florida, aligatori kapërcen gardhin e bazës detare
Panik në Florida, aligatori kapërcen gardhin e bazës detare Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Panik në Florida, aligatori kapërcen gardhin e bazës detare

protestues Rama ik.mp4
protestues Rama ik.mp4 Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Protestuesit e PD duke shetitur nga Qendrat e Votimit ne Tirane, nen thirrjet Rama ik

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një grup vandalësh thyejnë derën.mp4
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një grup vandalësh thyejnë derën.mp4 Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Momenti kur disa persona thyejne KZAZ numer 2 ne Shkoder. Kamera e sigurise ka fiksuar kete perplasje dhe eshte postuar ne Facebook nga kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi

Përleshje me bomba molotov në Dibër 1 gazetar dhe 6 policë të plagosur nise.mp4
Përleshje me bomba molotov në Dibër 1 gazetar dhe 6 policë të plagosur nise.mp4 Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Momenti i perleshjes ne KZAZ Diber mes protestuesve dhe policeve

Showing 39 out of 40