Videot kryesore
Gjendja e rënduar prej më shumë se 30 vitesh në Bulqizë ka zgjuar interesin e një minatori, i cili kandidon për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Elton Debreshi u pushua nga puna në minierën private ku punonte, pasi së bashku me minatorë të tjerë krijuan një sindikatë të re minatorësh. Pas një viti ai e sheh kandidimin dhe futjen në Parlamentin shqiptar si të vetmen mënyrë për t’i dhënë zë statusit të minatorit.
Presidenti Ilir Meta e shfrytëzoi mesazhin e tij me rastin e 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit për t’u bërë thirrje qytetarëve për bashkim dhe që të marrin fatet e vendit në dorë.
“Populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë, që di të ngrihet mbi përçarjet, mbi ato forca të cilat kërkojnë t’i shterin energjitë më pozitive dhe kërkojnë t’ia vjedhin atdhedashurinë dhe besimin tek e ardhmja. Unë jam tepër optimist, që shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe ky ndryshim ka të bëjë me atë, që ata do të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin”, u shpreh ai.
Një mesazh Presidenti e adresoi edhe për të rinjtë, ndaj të cilëve kërkoi më shumë aktivizim dhe marrjen e përgjegjësive për të ndalur shpopullimin e vendit.
Presidenti tha se për të debati mbi datën e Çlirimit nuk ekziston dhe se 29 Nëntori është provuar dhe argumentuar edhe nga historianët.
Kati i tretë i një pallati në fshatin Zallë të Fushë-Krujës është, përfshirë nga një zjarr i fuqishëm gjatë mëngjesit të sotëm. Zjarri ka rënë në një nga hyrjet e këtij kati dhe më pas është shpërndarë në të gjithë katin, pasi çatia e tij ishte tepë vjetër. Ka pasur dhe 4 fëmije të asfiksuar dhe ka ndërhyrë shërbimi i urgjencës.
Futbolli europian, si asnjëherë më parë dominohet nga Anglia. Pas Ligës së Kampionëve, edhe në finalen e “Europa League” do të jetë një derbi londinez, mes të cilëve do të diskutohet fituesi i këtij kompeticioni. Çesli mposhti Eintrahtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenali fitoi edhe përballjen e dytë me Valencian.
Situata në seancën plenare të Kuvendit këtë të enjte, ku pika e parë e rendit të ditës ishte rezoluta e propozuar nga socialistët kundër raportit të Dick Marty-t u ashpërsua kur në sallë hyri Sali Berisha.
Ish-Kryeministri replikoi nga vendi me Edi Ramën, teksa ky i fundit i përsëriste akuzat se kishte furnizuar tanket e Millosheviçit me naftë dhe i kujtonte se ishte shpallur “non grata” nga SHBA.
“Ju e furnizuat Milloshviçin. Je i padëshirueshëm, ‘non grata’. Ik tani, mbaroi historia jote. Dil nga ana tjetër dhe bëje çorapin-çorap. Të vjen historia përpara dhe thotë prit se ‘ti mendon se je për i fortë, por historia është më e fortë se kurrë’. Ja ku të vjen historia edhe me raportin e Dick Marty-t. Si nisi kjo punë? Nga Kremlini! Si vazhdoi? Ju na e paskeni votuar. I padëshirueshëm për kë? Për Sllobodanin? Jo për SHBA-të. Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruan disa, do harroni edhe Gjibraltarin dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Të mbyllet kontinenti”, deklaroi Rama.
“Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”, iu kundërpërgjigj Berisha.
Pas minutash të tëra replikash e kundërreplikash nga foltorja dhe nga vendi, Berisha lë karrigen e tij dhe i drejtohet foltores, pavarësisht se Lindita Nikolla ja kishte dhënë fjalën Tomor Alizotit.
Përveç kësaj, Berisha nuk ndalet në foltore, por i afrohet Edi Ramës me fjalët “burracak, i pafytyrë, i pavlerë”, që sipas tij e kishte trembur protesta e 7 korrikut. Mes tyre ndërhyjnë dy punonjës të Gardës.
Ndërkohë, Tomor Alizoti nga vendi e cilësoi të gjithën një teatër dhe u tërhoq nga fjala duke ja lënë kohën e vet Sali Berishës. Pas hapjes së mikrofonëve, Berisha dha edhe variantin e tij se përse u arrestua Hashim Thaçi.
“U arrestua nga trinomi Moskë-Beograd-Tiranë, sepse zotëria parafolës (Edi Rama) e futi në një spirale me ndryshime kufijsh të Kosovës. Ky këtu!”, tha Berisha.