Videot kryesore

⁣Krimet tejkalojnë nivelet e parapandemisë
⁣Krimet tejkalojnë nivelet e parapandemisë Gazeta Si 111 Shikime • 5 years më parë

Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje përgjatë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara. Shifrat janë paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e rendit publik.

Sipas Nanos, deri më 31 tetor të këtij viti janë regjistruar rreth 27 mijë vepra penale, nga të cilat policia ka zbardhur 24 mijë prej tyre. Nano tha se janë 1500 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2020.

Por, shqetësuese është rritja e fortë krimit brenda familjes. Gledis Nano foli për 1337 vepra penale në total të kësaj natyre, 370 raste më shumë se në 2020, që fatkeqësisht kanë prodhuar 16 vrasje. Numri i vrasjeve brenda familjes përbën 30 për qind të numrit total të vrasjeve që kanë ndodhur në vend në 10 muajt e parë të këtij viti.

Krimet ndaj të miturve gjithashtu janë paraqitur në nivele shqetësuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se janë rreth 900 vepra penale që përfshijnë krimet kundër tyre, nga të cilat 67 janë krimet seksuale me të mitur.


Po në krahasim me vitin e kaluar, Nano tha se ka rënie të krimeve kundër personit dhe kundër pronës, rritje të goditjes së veprave që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, por gjithashtu edhe rritje të veprave penale të dhunës në familje.



Në shifra konkrete, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se numri i vrasjeve të regjistruara në 10 muajt e parë të këtij viti është më i lartë se vrasjet e ndodhura në të njëjtën periudhë të 2020 dhe 2019.

“Deri më 31 tetor 2021 janë regjistruar 56 vrasje, nga 44 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë në 2020 dhe 52 që kanë ndodhur në 2019”, tha Nano.

Veprat penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale janë rritur gjithashtu. Nano tha se janë 39 raste të regjistruara në dhjetë muaj, nga të cilat policia ka zbuluar 18, ose më pak se gjysmën, ndërsa rritja është me 23 vepra më shumë në krahasim me 2020.

Drejtori i Policisë foli për rritje të sekuestrimin të aseteve të dyshuara të krimit të organizuar. Ai thotë se në total vlera e tyre përllogaritet në rreth 31 milionë euro.

Infermierja takon fëmijët pas 9 javë ndarje nga Covid-19
Infermierja takon fëmijët pas 9 javë ndarje nga Covid-19 Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Në këtë video tregohet momenti kur një infermiere britanike rikthehet në shtëpi pas më shumë se dy muajsh për t’u takuar me dy vajzat e saj.

Infermierja Suzie Vaughan, 43 vjeç, kaloi 9 javë pa u takuar me fëmijët e saj Hettie dhe Bella, 7 dhe 9 vjeç për shkak të angazhimit në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit dhe frikë se mund t’u transmetonte njërzve të saj të dashur infeksionin.

Autogoli i Letonisë
Autogoli i Letonisë Gazeta Si 78 Shikime • 1 year më parë

Kështu kaloi në avantazh Shqipëria në Letoni

Valiev në 2025
Valiev në 2025 Gazeta Si 58 Shikime • 1 year më parë

Më të mirat e numrit 1 në Botë për vitin 2025

Arrestohet tutori 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 kolumbiane për prostitucion
Arrestohet tutori 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 kolumbiane për prostitucion Gazeta Si 41 Shikime • 1 year më parë

⁣Arrestohet tutori 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 kolumbiane për prostitucion

Tentoi të vriste 21-vjeçarin në Shkodër, i dyshuari arrestohet në Tiranë
Tentoi të vriste 21-vjeçarin në Shkodër, i dyshuari arrestohet në Tiranë Gazeta Si 49 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Tentoi të vriste 21-vjeçarin në Shkodër, i dyshuari arrestohet në Tiranë

Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare
Përgatitjet anti-Islandë, Reja imponon stilin e tij në kombëtare Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Kombëtarja është këtë të martë në ditën e katërt të përgatitjeve që po zhvillohen në Frankfurt për ndeshjen eliminatore me Islandën. Me grupin që ka pësuar disa ndryshime në këto ditë, pasi disa prej lojtarëve janë larguar për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja është përpjekur që të injektojë idetë e tij.

Xhepa: Efekte negative në ekonomi nëse gjërat nuk ndryshojnë
Xhepa: Efekte negative në ekonomi nëse gjërat nuk ndryshojnë Gazeta Si 125 Shikime • 7 years më parë

Studiuesi i njohur i ekonomisë, Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, thotë se Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit thekson më fort vështirësitë e mëdha, që hasin përditë bizneset shqiptare.
Korrupsioni i përhapur, paqartësitë mbi pronat dhe mos-zbatimi i ligjit po dëmtojnë rëndë prej vitesh ekonominë, por asnjë nga këto nuk po ndryshon, dhe klima e biznesit në Shqipëri, mbetet e acarruar, tha ai.

Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit
Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit

Tituj personal te Andrea Markos, letrat dhe momentet interesante
Tituj personal te Andrea Markos, letrat dhe momentet interesante Gazeta Si 235 Shikime • 7 years më parë

Andrea Marko, gazeta "Si"

9 raste te tjera me Covid-19
9 raste te tjera me Covid-19 Gazeta Si 33 Shikime • 7 years më parë

9 raste te tjera me Covid-19

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 139 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

glykeria2
glykeria2 Gazeta Si 55 Shikime • 5 years më parë

Glykeria Moj e bukura more

⁣Tërbimi i natyrës
⁣Tërbimi i natyrës Gazeta Si 155 Shikime • 5 years më parë

Të paktën 83 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur nga seria e tornadove të fuqishme që goditi Kentakin në SHBA.

Tërbimi i natyrës ka lënë pas pamje apokaliptike të shkatërrimit. Rrugë që kalojnë mes banesave dhe ndërtesave të tjera të rrafshuara në shesh, makina të shkatërruar dhe dhimbje për të humburit.

Autoritetet thonë se janë në kërkim për të mbijetuarit, ndërsa guvernatori i shtetit i cilësoi tornadot më të ashprat që kanë goditur ndonjëherë Kentakin. Epiqendra e tornadove ka qenë në qytezën Mayfield

Ngordhja e pelikanëve në Prespë
Ngordhja e pelikanëve në Prespë Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣3 ditë më parë, Administrata rajonale e Zonave
të Mbrojtura Korçë ka konstatuar rastet e para të 3 pelikanëve të ngordhur në
pjesën Shqiptare të Liqenit të Prespës së vogël.

Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin
Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin Gazeta Si 156 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin

Momente nga performanca e Ricky Martin në Tiranë
Momente nga performanca e Ricky Martin në Tiranë Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

⁣Këngëtari Ricky Martin ka zhvilluar një
koncert në Sheshin ‘Skënderbej’ mbrëmjen e të enjtes, duke dhënë një mesazh për
vendin dhe duke premtuar se do të rikthehet.

Arrestohet në Tiranë 20-vjeçari shkodran me mina me telekomandë, shpallet në kërkim i vëllai
Arrestohet në Tiranë 20-vjeçari shkodran me mina me telekomandë, shpallet në kërkim i vëllai Gazeta Si 54 Shikime • 3 years më parë

⁣Arrestohet në Tiranë 20-vjeçari shkodran me mina me telekomandë, shpallet në kërkim i vëllai

“Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi”/ Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Va
“Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi”/ Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Va Gazeta Si 100 Shikime • 2 years më parë

⁣Kreu i Partisë së Lirisë vazhdon turin e tij
veror ku ditët e fundit është ndalur në Valbonë. Me qeleshe në kokë, Meta këndon
së bashku me Bes Kallakun pjesë nga një këngë e këtij të fundit.

Në videon e postuar nga vetë Meta, shihen të
dy bashkë teksa këndojnë me entuziazëm “Bëjmë jetë qejfi, bëjmë jetë luksi, e
para Laçi e para Kukësi”.

E dhunuan dhe i vodhën makinën një 41-vjeçari, arrestohen 2 vëllezër në Tiranë
E dhunuan dhe i vodhën makinën një 41-vjeçari, arrestohen 2 vëllezër në Tiranë Gazeta Si 98 Shikime • 2 years më parë

⁣E dhunuan dhe i vodhën makinën një 41-vjeçari, arrestohen 2 vëllezër në Tiranë

Showing 3 out of 15