Videot kryesore

Basha: Europa është kundër drogës dhe korrupsionit
Basha: Europa është kundër drogës dhe korrupsionit Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

“Europa nuk është kundër shqiptarëve. Europa është kundër drogës, kundër qeveritarëve të korruptuar. Nuk shkohet në Europë pa vlerat europiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa drejtësi me një standard për të gjithë, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve”, deklaron Lulzim Basha per REL.

Tregtonte armë zjarri dhe municione luftarake për grupet kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Durrës
Tregtonte armë zjarri dhe municione luftarake për grupet kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Durrës Gazeta Si 65 Shikime • 3 years më parë

⁣Tregtonte armë zjarri dhe municione luftarake për grupet kriminale, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri fl
Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri fl Gazeta Si 94 Shikime • 2 years më parë

⁣Pas një muaji në arrati, është vënë në pranga Bledar
Trëndafili, autori i ngjarjes së rëndë të 31 Gushtit, ku pasi e leu me benzinë,
i vuri flakën bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci.

Kapja më e madhe e drogës ndonjëherë në Antwerp
Kapja më e madhe e drogës ndonjëherë në Antwerp Gazeta Si 151 Shikime • 1 year më parë

⁣Kapja më e madhe e drogës ndonjëherë në Antwerp

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut Gazeta Si 57 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Video muzike furgoni.mp4
Video muzike furgoni.mp4 Gazeta Si 111 Shikime • 7 years më parë

FIER/ Furgoni me logon “Bashkia që duam” shpërndan miell në Fier ditën e votimit. Qytetarët tallen dhe vënë në lojë zgjedhjet me saze. Video eshte postuar nga Partia Demokratike

Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë
Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë Gazeta Si 130 Shikime • 7 years më parë

Dhjetëra protestues janë mbledhur sërish sot në Tiranë kundër pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në samitin e Minishengenit.

Ndërkohë që pritet të nisë takimi kokë më kokë, mes kryeministrit Zoran Zaev,presidentit malazez Milo Gjukanovic , Vuçiç dhe Ramës, protestuesit e Lëvizjes Vëtëvendosje dhe anëtarë të shoqërisë civile u mblodhëmn me pankarta duke kërkuar largimin e presidentit serb nga Tirana.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.
Protestat janë ndezur edhe më shumë nga deklaratat e Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së. Presidenti serb e ka quajtur masakrën e Reçakut, të njohura nga gjithë bota ‘krim të fabrikuar’.

Ish-ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK për hetimin e koncesionit të sterilizimit
Ish-ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK për hetimin e koncesionit të sterilizimit Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Ish-ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK për hetimin e koncesionit të sterilizimit

Përmbytje në Tiranë
Përmbytje në Tiranë Gazeta Si 42 Shikime • 3 years më parë

⁣Cikloni Ciaran ka mbërritur në Shqipëri. Meteorologët thonë se shpejtësia e erës në veri ka mbërritur deri në 40 km në orë. Në zonat e tjera shpejtësia e erës lëviz nga 30 deri në 35 km në orë.

Monika Kryemadhi në SPAK për vlerësimin e masës së sigurisë
Monika Kryemadhi në SPAK për vlerësimin e masës së sigurisë Gazeta Si 102 Shikime • 2 years më parë

⁣Monika Kryemadhi në SPAK për vlerësimin e masës së sigurisë

Orakulli Memelli për Tiranën
Orakulli Memelli për Tiranën Gazeta Si 52 Shikime • 1 year më parë

Ish sulmuesi bardheblu, sot analist sportiv, ngre alarmin - "Tirana nuk do të ketë një sezon pozitiv".

⁣⁣Episodin e plotë e gjeni në ⤵
https://youtube.com/live/B-Vs6e8E-GE

Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë
Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë Gazeta Si 66 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë

Tushemishti
Tushemishti Gazeta Si 373 Shikime • 7 years më parë

Tushemishti

Video / Pitoni shndërrohet nga predator në pre
Video / Pitoni shndërrohet nga predator në pre Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Një piton pa përvojë e pa veten nga predator në pre në një duel të trefishtë me një grup çakejsh dhe një vjedulle.

Video është filmuar në Chobe Park të Botsvanës në muajin nëntor nga Roselyne Kerjosse, 60 vjeç, që ato ditë ishte pjesë e një grupi turistësh që po vizitonin botën e egër afrikane.

60-vjeçarja thotë në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale, se në fillim ishte pitoni ai që sulmoi vjedullën të cilën e kishte rrethuar me trupin e tij dhe po e mbyste ngadalë.

“Fatmirësisht për vjedullën një grup çakejsh u përfshinë në aksion. Njëri prej tyre u përpoq të përfitonte duke sulmuar vjedullën. Sulmi i tij shpërqëndroi pitonin që ngadalë lëshoi prenë”, thotë ajo.

Nga pamjet e publikuara ky ishte edhe gabimi i pitonit, që nga predator e shndërroi në viktimë. Vjedulla dhe çakejtë iu vërsulën dhe pamjet mbyllen me gjarpërin që nuk tregon më shenja jete, duke përfunduar në vakt i ndarë përgjysmë për vjedullën dhe çakejtë.

“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç
“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç Gazeta Si 114 Shikime • 5 years më parë

⁣“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç

Moment nga fjalimi i parë i Bajram Begajt në Kuvend si presidenti i ri i Shqipërisë
Moment nga fjalimi i parë i Bajram Begajt në Kuvend si presidenti i ri i Shqipërisë Gazeta Si 89 Shikime • 4 years më parë

⁣Moment nga fjalimi i parë i Bajram Begajt në Kuvend si presidenti i ri i Shqipërisë

Rama per refugjatet ne vitin 2021
Rama per refugjatet ne vitin 2021 Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

Deklarata e Rames per refugjatet ne vitin 2021

Sajmir Tahiri në SPAK për dosjen "21 Janari"
Sajmir Tahiri në SPAK për dosjen "21 Janari" Gazeta Si 72 Shikime • 2 years më parë

⁣Sajmir Tahiri në SPAK për dosjen "21 Janari"

Firmoset marrëveshja që i hap rrugë Turqisë për rindërtimin e Laçit
Firmoset marrëveshja që i hap rrugë Turqisë për rindërtimin e Laçit Gazeta Si 78 Shikime • 7 years më parë

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan këtë të shtunë marrëveshjen për rindërtimin, që i hap rrugë agjencisë turke të strehimit social që të investohet në ndërtimin e 500 banesave në qytetin e Laçit, sipas ndihmës së ofruar nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan pas tërmetit të 26 nëntorit.

Marrëveshja u nënshkruar nga ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum dhe ministri shqiptar i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në prani të Kryeministrit Edi Rama.

“Tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në këtë moment të nënshkrimit për të vazhduar me zbatimin e këtij programi bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do të ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të Presidentit Erdogan dhe ne kemi zgjedhur zonën e Laçit ku besojmë se me këtë projekt do t’i hapim rrugë një transformimi rrënjësor me qëllim që njerëzit që humbën shtëpitë të kthehen në shtëpi më të mira sesa ato që humbën”, deklaroi në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, ministri turk ripërcolli edhe njëherë mesazhin e Presidentit turk në mbështetje të popullit shqiptar dhe tha se realizimi i 500 banesave është shenjë konkrete e kësaj mbështetjeje.

⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë
⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës energjitike në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbajti këtë të premte për të reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga rritja e çmimeve në tregjet bërthamore.

“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes.

Por, çfarë do të thotë gjendja e emergjencës energjitike?

“Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë na detyron që të shpallim gjendjen e emergjencës së furnizimit, që i jep Qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë”, tha Rama.

Plani i detajuar i masave, Rama tha se do të publikohet të shtunën. Para gazetarëve ai nuk foli për rritje çmimi, por e nënkuptoi se çmimet mund të rishikohen, kur tha se Qeveria do të mbrojë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël nga rritja e cmimit të energjisë.

Se sa e thellë është kriza dhe sa ndikon në ekonominë e vendit, Rama bëri një krahasim.

“Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, deklaroi Rama.

Rama u kërkoi qytetarëve që të vendosen në pozicionin e shtëpisë së madhe dhe të kuptojnë, sipas tij, krizën që tha se do të zgjasë sipas parashikimve deri në gjysmën e vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se në 8 vite, Qeveria e tij nuk ka rritur çmimin e energjisë, me përjashtim të një rasti.

Kryeministri tha se çmimi aktual i shitjes së energjisë për konsumatorët nuk mbulon koston e blerjes.

“E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në vendin tonë i takon 2015, edhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston”, u shpreh Rama.

Showing 6 out of 7