Videot kryesore

KFOR siguron kufirin Kosovë-Serbi pas largimit të barrikadave
KFOR siguron kufirin Kosovë-Serbi pas largimit të barrikadave Gazeta Si 81 Shikime • 5 years më parë

⁣Këtë të shtunë ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare,
Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Në orët e hershme të
mëngjesit, në afërsi të këtyre dy pikave kufitare janë parë pjesëtarë të
misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Rama u kujton serbëve që nuk kanë dalje në det
Rama u kujton serbëve që nuk kanë dalje në det Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Takimet mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ato realizohen si pjesë e nismave të tyre personale prodhojnë gjithmonë lajme “pikante” për mediat dhe as samiti trepalësh në Novi Sad nuk i shpëtoi kësaj.

Rama mbërriti pasditen e së mërkurës në qytetin jugor të Serbisë dhe së bashku me Zoran Zaev ishte pjesë e darkës së shtruar nga Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb dhe dy kryeministrat kanë ecur në rrugët e qytetit. Presidenti serb transmetoi në profilin e tij në Instagram momente nga kjo shëtitje. Pyetja e parë që u drejtohet është se çfarë mendonin se do të thotë ky takim për Ballkanin?

Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje rajonale, Aleksandër Vuçiç, që në të shkuarën e ka thumbur Edi Ramën duke e cilësuar atë “lider global”, ndërsa veten e ka përshkruar si “udhëheqës lokal i serbëve” ja pasoi përgjigjen Kryeministrit shqiptar. Jo vetëm kaq, por Presidenti serb duket se e ka njohur pasionin e Kryeministrit shqiptar për të folur, që sipas këndvështrimit është edhe pika më e fortë, edhe pika më e dobët e tij.

“Edi is the guy!” (e thënë shqip: Edi mund të flasë për këtë), tha Vuçiç, duke drejtuar dorën nga Kryeministri shqiptar. Rama pranoi të përgjigjej për 59 sekonda, aq sa është gjatësia kohore e një video-mesazhi në Instagram. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi mahnitës faktin që tre udhëheqësit ishin mbledhur për të çuar përpara një zotim të hershëm të secilit prej tyre.

“Thumbimet” vazhduan edhe në konferencën trepalëshe paraditen e së enjtes. Me në njërin krah Ramën dhe në krahun tjetër Zaev, Vuçiç mori i pari fjalën. Pasi tha thelbin e asaj që ishte arritur, fjalën ja kaloi Ramës, ku me batutë i tha se “rezervonte të drejtën për të ndërprerë”.

Rama ja ktheu “kusurin” pak momente më vonë, kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari se çfarë të mirash sjell shengeni ballkanik për vendet e rajonit. Mes rreshtave dhe dukshëm pa dashje, Kryeministri shqiptar vuri gishtin në plagën historike të serbëve; daljen në det. “Ju keni një vend të bukur, por s’keni një vend me det”, tha ai, duke iu referuar Serbisë.

Për të njëjtën pyetje, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut mori më pak kohë për t’iu përgjigjur dhe Aleskandër Vuçiç akoma më pak. Kohën ja mori Rama.

“...po i marr Presidentit kohën që ai kurseu”, tha Rama.

Infermierja takon fëmijët pas 9 javë ndarje nga Covid-19
Infermierja takon fëmijët pas 9 javë ndarje nga Covid-19 Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Në këtë video tregohet momenti kur një infermiere britanike rikthehet në shtëpi pas më shumë se dy muajsh për t’u takuar me dy vajzat e saj.

Infermierja Suzie Vaughan, 43 vjeç, kaloi 9 javë pa u takuar me fëmijët e saj Hettie dhe Bella, 7 dhe 9 vjeç për shkak të angazhimit në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit dhe frikë se mund t’u transmetonte njërzve të saj të dashur infeksionin.

Përmbytje në Shkodër
Përmbytje në Shkodër Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

⁣Reshjet e shiut, përmbytje në Shkodër

Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari
Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

⁣Dhunonte gruan dhe kërcënonte se do ta vriste, arrestohet 50-vjeçari

Babai i Ervis Martinaj duke hyrë në GJKKO
Babai i Ervis Martinaj duke hyrë në GJKKO Gazeta Si 76 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Babai i Ervis Martinaj duke hyrë në GJKKO

Dokumentari Alexander
Dokumentari Alexander Gazeta Si 185 Shikime • 3 years më parë

⁣Dokumentari Alexander nga Ardit Sadiku

Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave
Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave Gazeta Si 67 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave

Brenda makinës së parë të garave që nuk ka nevojë për pilot
Brenda makinës së parë të garave që nuk ka nevojë për pilot Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Brenda makinës së parë të garave që nuk ka nevojë për pilot

Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave
Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave Gazeta Si 106 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Athinë takimin me homologun e tij grek, Qirjakos Mitsotaqis.

Pas pritjes protokollare në hyrje të godinës së Qeverisë greke dhe pas shtrëngimit të duarve dhe shkrepjes së fotove të rastit, dy Kryeministrit dhe delegacionet që i shoqëronin i janë drejtuar sallës së takimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe.

video 2 mjeket.mp4
video 2 mjeket.mp4 Gazeta Si 43 Shikime • 7 years më parë

Kosove, mjekët Nderim Hasani, Fitim Havolli dhe Osman Ismaili kane bere thirrje qe te mos kene frike dhe te krijojne panik nga Koronavirusi.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

⁣Rama thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: Nuk ju kërkohet të merrni pushkën, por regjistrohuni
⁣Rama thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: Nuk ju kërkohet të merrni pushkën, por regjistrohuni Gazeta Si 175 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen masivisht në censusin e popullsisë, duke mos neglizhuar atë që ai e cilësoi një betejë të vogël, por që mund të sjellë humbje të mëdha.

Rama u kujton se nga numri i shqiptarëve atje varet edhe pushteti që do të kenë ata në shtet-formimin e Maqedonisë së Veriut.

“Nga numri i shqiptarëve të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike mbi pjesëmarrjen apo vendimmarrjen e shqiptarëve atje. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal dhe as lopatën e të dilni në fushë, por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari", u shpreh Rama.

⁣Braçe akuzon Ahmetajn: Ka personalizuar politikat fiskale!
⁣Braçe akuzon Ahmetajn: Ka personalizuar politikat fiskale! Gazeta Si 106 Shikime • 5 years më parë

Erion Braçe akuzoi në Komisionin e Ekonomisë se personalizimi i politikave fiskale dhe eksperimentet në këtë sektor po dëmtojnë sektorin e bujqësisë.

Ai nuk e përmendi në emër, por nënkuptoi se pas politikave të paqëndrueshme fiskale dhe të taksimit në këtë sektor qëndron Arben Ahmetaj.

“Problemi këtu është te personalizimi i politikave fiskale. I kemi thënë këtu 3 vite më parë ministrit të Financave mos e bëj këtë se do të bësh dëm. Tre vite më parë ja kemi thënë dhe ja ku jemi sot këtu dhe e kemi bërë dëmin”, tha Braçe.

Deputeti socialist i referohet në këtë deklaratë ndryshimeve të 2018-s të propozuara në atë kohë nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj për uljen e rimbursimit të TVSh-së nga 20 për qind në 6 për qind për qumështin. Vendimi pasoi protestat e fermerëve dhe çoi në uljen e çmimit me të cilën grumbulluesit blinin këtë produkt.

Erion Braçe tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund pasigurisë fiskale në këtë sektor.

“Politikat që lidhen drejtpërdrejtë me bujqësinë janë të paqëndrueshme, kini parasysh që një politikë fiskale të paqëndrueshme ka probleme në një sektor që punon në qiell të hapur. I gjithë mundi dhe të ardhurat që fermerët pretendojnë nga puna e tyre me pasigurinë e motit, t’u shtohet një tjetër hall që vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse, për fermëerin është shumë. Te bujqësia kjo paqëndrueshmëri nuk mban më”, tha ai.

“Na duhet sot qëndrueshmëria e politikave në bujqësi, qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes. Ta dijë bujku që në 4 vite politika e mbështetjes së tij do të jetë kjo skemë, ta dijë nëse në blegtori do të jetë subvencioni për litra, apo për kokë bagëti. Fy vite për litër dhe dy vite për kokë bagëti nuk shkon, nuk mbështet bujqësinë. Taksimi i paqëndrueshëm dhe nuk ndihmon prodhimin në fshat. Taksimi nuk e ka ndihmuar dhe paqëndrueshmëria në taksim ka krijuar probleme të mëdha për fermerin”, u shpreh ai.

Braçe akuzoi edhe grumbulluesit për krijimin e qarqeve të mbyllura dhe imponimin e çmimit në treg.

⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë Gazeta Si 129 Shikime • 5 years më parë

Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.

⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale
⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale Gazeta Si 105 Shikime • 4 years më parë

⁣Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruajnë marrëveshjen para elektorale për zgjedhjet lokale

Përmbytje në Tiranë
Përmbytje në Tiranë Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

⁣Cikloni Ciaran ka mbërritur në Shqipëri. Meteorologët thonë se shpejtësia e erës në veri ka mbërritur deri në 40 km në orë. Në zonat e tjera shpejtësia e erës lëviz nga 30 deri në 35 km në orë.

Momenti i esktradimit nga Dubai i Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në Rinas
Momenti i esktradimit nga Dubai i Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në Rinas Gazeta Si 237 Shikime • 2 years më parë

⁣Momenti i esktradimit nga Dubai i Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në Rinas

Traineri i vitit në Euroleague
Traineri i vitit në Euroleague Gazeta Si 48 Shikime • 2 years më parë

Sarunas Jasikevicius (Fenerbahce) u votua nga klegët e tij si Traineri më i Mirë i sezonit!

Uzuni shënon por nuk mjafton
Uzuni shënon por nuk mjafton Gazeta Si 51 Shikime • 1 year më parë

Sulmuesi kuqezi ishte autori i golit të vetëm për Austin FC në Finalen e "⁣Lamar Hunt U.S. Open Cup". Nashville FC triumfoi në përfundim me shifrat 1-2.

Showing 2 out of 12