Videot kryesore

Ngeci në kanionet e Gramshit, momenti kur RENEA shpëton 43-vjeçarin mes shkëmbinjve
Ngeci në kanionet e Gramshit, momenti kur RENEA shpëton 43-vjeçarin mes shkëmbinjve Gazeta Si 121 Shikime • 4 years më parë

⁣Ngeci në kanionet e Gramshit, momenti kur RENEA shpëton 43-vjeçarin mes shkëmbinjve

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, si e gjurmoi policia makinën e autorit
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, si e gjurmoi policia makinën e autorit Gazeta Si 99 Shikime • 1 year më parë

⁣Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, si e gjurmoi policia makinën e autorit

Përmbledhje e golave të Superkupës
Përmbledhje e golave të Superkupës Gazeta Si 47 Shikime • 10 muaj më parë

Ja se si Dinamo City, përmbysi Egnatian në Superkupë duke fituar trofeun e dytë të binomit Bardhi-Daja!

Pas mjekëvë, Rama premton rritje rrogash edhe për mësuesit
Pas mjekëvë, Rama premton rritje rrogash edhe për mësuesit Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Pas mjekëve, Qeveria premton rritje pagash edhe për mësuesit. Synimi u bë me dije këtë të hënë nga vetë Kryeministri Edi Rama në një takim me mësues që gjatë pandemisë dhanë mësim përmes kanalit “RTSH Shkolla” të televizionit publik.

“Do të bëjmë çmos që ta rrisim mbështetjen për mësuesit, edhe pse kushtet nuk janë optimale për të menduar për këtë, por ne mendojmë që për mjekët dhe mësuesit duhet të bëjmë një sforco të madhe”, tha Rama.

Kryeministri tha se Qeveria do të dalë shumë shpejt me një propozim konkret për këtë. Por, ndryshe nga rasti i mjekëve ku foli për një rritje “domethënëse” të pagave mbi 7 për qind, për mësuesit nuk dha asnjë shifër.

Megjithatë, kreu i Qeverisë tha se rritja do të kalojë së bashku me buxhetin e ardhshëm dhe përveçse do të jetë e përgjithshme, pra për të gjithë mësuesit, do të shqyrtohet edhe mundësia e vlerësimit të mësuesve mbi një sistem meritokracie.

"Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor do të jeë gati ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe”, u shpreh ai.

Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona
Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona Gazeta Si 142 Shikime • 4 years më parë

⁣Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona

Rama-Merkel kokë më kokë në Berlin
Rama-Merkel kokë më kokë në Berlin Gazeta Si 128 Shikime • 7 years më parë

Një orë pas nisjes zyrtare të samitit të Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur pak momente më parë në një takim kokë më kokë kryeministrin, Edi Rama I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në një qese plastmasi
Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në një qese plastmasi Gazeta Si 121 Shikime • 7 years më parë

Autoritetet amerikane në shtetin e Xhorxhias janë vënë në punë në përpjekje për të identifikuar beben dhe prindërit e një bebeje të porsalindur të gjetur brenda një qeseje plastike në anë të rrugës.

Të qarat e bebes, që ishte ende me kordonin e kërthizës të pahequr në momentin kur u gjet, kanë tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës pranë, të cilët kanë njoftuar zyrën e sherifit të Forsyth County.

“E dëgjova që nga shtëpia. Fëmijët e mi më thanë që është një foshnje, por unë s’u besova dhe u thashë që duhet të jetë ndonjë kafshë”, thotë një banor i zonës që telefonoi policinë.

Foshnja është shoqëruar menjëherë në një spital për kontroll mjekësor. Autoritetet e kanë pagëzuar foshnjen me emrin “Baby India” dhe thonë se gjendja e saj është e shëndetshme. Ndërkohë, zyra e sherifit kërkon ndihmën e qytetarëve për të mësuar më shumë se si ka përfunduar foshnja e hedhur në anë të rrugës e mbështjellë në një qese plastmasi.

⁣Rama kërkon investime nga Azerbajxhani: Bëni te ne atë që po bëni në Mal të Zi
⁣Rama kërkon investime nga Azerbajxhani: Bëni te ne atë që po bëni në Mal të Zi Gazeta Si 118 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama ftoi Azerbajxhanin që të bëjë në Shqipëri atë që ka bërë në Mal të Zi, ku është një prej investitorëve kryesorë në fushën e turizmit.

Ftesa iu shqiptua Presidentit azer, Ilham Aliyev gjatë takimit që Rama pati me të në Baku.

“Ne kemi të drejtë për të qenë xhelozë në Mal të Zi, sepse aty keni bërë një investim masiv, jo thjesht financiar, por edhe të modelit që është. Shpresojmë që të bëni të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe pres që të mbani fjalën dhe të vizitoni Shqipërinë, tashmë që Covid është zbutur”, tha Rama.

Portofoli i investimeve azere në Mal të Zi, vetëm në dy vitet e fundit kalon 300 mln eurot, ku më i madh është projekti për ndërtimin e Porto Novit, një port ankorimi jahtesh e resorti luksoz, që ka kushtuar mbi 100 mln euro.

Ndërkohë, Rama tha se bashkëpunimi mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, përfshirë këtu infrastrukturën dhe energjitikën. Sa për energjitikën, Presidenti Aliyev vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të TAP.

Përgjimi i Bild - Zgjedhjet e Dibrës
Përgjimi i Bild - Zgjedhjet e Dibrës Gazeta Si 161 Shikime • 7 years më parë

Ymer Lala bisedon ne telefon me ministrin e Energjetikes, Damian Gjiknuri per zgjedhjet ne Diber. Ne telefonate flasin se kane arritur te realizojne nje "termet" te vertete" me punen qe kane bere.

Video e dhunës që i mori jetën 55-vjeçarit
Video e dhunës që i mori jetën 55-vjeçarit Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Video e dhunës që i mori jetën 55-vjeçarit

Operacioni antidrogë në Tiranë me 15 të arrestuar
Operacioni antidrogë në Tiranë me 15 të arrestuar Gazeta Si 44 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Operacioni antidrogë në Tiranë me 15 të arrestuar

Video
Video Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Video Rai 3

Rama: Votë pro paktit të 5 qershorit, hapje të listave dhe ndalim të koalicioneve
Rama: Votë pro paktit të 5 qershorit, hapje të listave dhe ndalim të koalicioneve Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Prej ditësh, Edi Rama ndodhet nga njëra anë nën presionin e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të miratojë në Kuvend pa vonesa dakordësinë e arritur në Këshillin Politik për reformën zgjedhore dhe nga ana tjetër nën presionin e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimin e sistemit, hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Por, Partia Socialiste mendon se ka një ekuilibër për të plotësuar kërkesat e dy opozitave dhe kërkesën e pjesës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë hapjen e listave. Ekuilibri, sipas socialistëve është miratimi pa asnjë ndryshim i marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik me PD dhe LSI dhe hapja e listave sipas kërkesës së opozitës parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se dy proceset ecin paralelisht dhe nuk cenojnë njëri-tjetrin.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese ecën në mënyrë tërësisht të pavarurr nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dakordësimi i 5 qershorit nuk do të preket. Më 15 korrik ligjet diskutojnë dhe nuk preket asnjë prej atyre amendimeve dhe dokumenti i plotë sipas marrëveshjes që kemi dakordësuar më 5 qershor. Janë dy procese të pavarura që duhet të përmbyllen sa më shpejt”, u shpreh Balla.

Por, hapja e listave, siç deklaroi Kryeministri Edi Rama, do të duhet të shoqërohet me ndalim të koalicioneve parazgjedhore për çështje praktike.

“Listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë, apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është çështje e tyre”, u shpreh Rama.

Për të ilustruar se nisma për hapjen e listave nuk prek sistemin zgjedhor, Rama solli qëndrimet e Venecias.

“…(Venecia) thotë se janë tre elementë që përbëjnë një sistem zgjedhor; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi. Së dyti, madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket dhe së treti KQZ. Kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj”, deklaron ai.

Kryeministri mendon se nuk ka arsye se përse Partia Demokratike ta refuzojë hapjen e listave për mungesë kohe, përsa kohë ka pranuar ndryshimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ky (ndryshimi i KQZ-së) është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Qoftë Venecia, apo instancat e tjera çështje si lista të hapura, lista të mbyllura, apo pragu kaq e aq, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi”, u shpreh ai.

Rama sqaroi edhe kohën kur i lindi bindja se listat duhen hapur.

“Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice, apo pakice qeverisëse. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet, sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore”, deklaroi ai.

Kryeministri iu përgjigj edhe shqetësimeve se nisma për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve mund të shkaktojë reagimin e ndërkombëtarëve, që ndërmjetësuan marrëveshjen e 5 qershorit me Partinë Demokratike.

“Adresimi i shqetësimit është korrekt nga ana e të gjithë miqëve tanë dhe po kaq korrekte është edhe përgjigjia e Partisë Socialiste: marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket”, tha ai.

Ndryshimet sipas marrëveshjes së 5 qershorit janë futur në kalendarin e punimeve për në seancën e 23 korrikut, ndërkohë që më 30 korrik është vendosur diskutimi i nismës së opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesa për hapjen e listave.

Socialistët kanë sugjeruar më herët edhe një marrëveshje trepalëshe, me shpresën e gjetjes së një dakordësie për hapjen e listave. Por, hapja e listave u kundërshtua nga Partia Demokratike ditën e enjte, me arsyetimin se nuk ka më kohë për ta realizuar një gjë të tillë.

⁣Ballkani i Hapur, Rama: Vëllai i vogël (Albin Kurti) nuk më dëgjon
⁣Ballkani i Hapur, Rama: Vëllai i vogël (Albin Kurti) nuk më dëgjon Gazeta Si 105 Shikime • 5 years më parë

Ballkani i Hapur mbetet ende një nyje e pakapërcyeshme në raportin Rama-Kurti. Të dy Kryeministrat e konfirmuan këtë në daljen para gazetarëve në fund të takimit të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë, kur Kryeministri i Shqipërisë u ndodh për një vizitë zyrtare disa orëshe.

Por, ashtu siç konfirmuan mosdakordësinë në këtë pjesë, ashtu që të dy konfirmuan edhe dakordësinë për të lënë mënjanë këtë çështje, ndoshta për momentin, për t’u përqëndruar e diskutuar për raportet mes dy vendeve.

“Që të mos krijohet përshtypja që ne aty kemi folur vetëm për Ballkanin dhe Serbinë. Kryeministri Edi Rama ishte thuajse me gjysmën e Qeverisë së tij, po ashtu edhe unë kisha thuajse gjysmën e kabinetit qeveritar. Për një orë e gjysmë ministrat diskutuan me njëri-tjetrin. Kemi shumë për të diskutuar bashkë dhe në këtë takim është folur për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe si të ecim përpara në marrëdhëniet tona”, tha Kryeministri Kurti.

Për të shuar çdo keqinformim që mund të lindte në media nga kjo deklaratë e Kurtit, ndërhyu Rama.

“Se mos mendoni se kanë folur vetëm ministrat dhe ne të dy (Rama e Kurti) nuk flasim me njëri-tjetrin e thoni këta të dy nuk flaskan bashkë. Është krejt e kundërta”, tha Rama.

Si mund të ecet përpara bashkë? Albin Kurti përmendi katër liritë e nismës së Ballkanit të Hapur, që theksoi se fillimisht duhet realizuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi mundësi e potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin, ndërlidhjen mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi dhe pengesa mes nesh, sepse është e domosdoshme për qytetarët që të përfitojnë. Ne duhet të punojmë që kapitali, mallrat, njerëzit dhe shërbimet të lëvizin sa më shpejt mes dy vendeve tona”, u shpreh ai.

Gjithsesi, Edi Rama tha se pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës është edhe më i bindur se pse nevojitet Ballkani i Hapur. Ai pranoi mosdakordësinë me Kurtin, por edhe dakordësinë për ta trajtuar këtë ndasi politikisht e pa u bërë pengesë në përparimin e marrëdhënieve në çështjet e tjera.

“Ballkani i Hapur, kemi mosdakordësi me Albinin, por duhet ta trajtojmë në mënyrë politike. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia për këtë çështje. Tani jam edhe më i bindur se sa isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e së shkuarës dhe ku i marrim potencialit tonë si komb shqiptar maksimumin”, tha ai.

Në Prishtinë, Rama premtoi se Shqipëria do ta shfrytëzojë karrigen si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB për të nxitur njohjet globale të Pavarësisë së Kosovës. Këtu përsëriti thirrjen që edhe vetë Serbia duhet ta njohë atë e para.

⁣Akuza ndaj Soreca, AMT: Loboi në Gjykatën Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës. Do të njoftojmë BE
⁣Akuza ndaj Soreca, AMT: Loboi në Gjykatën Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës. Do të njoftojmë BE Gazeta Si 106 Shikime • 5 years më parë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon Ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca se është përfshirë në çështjen që është në gjykim në Gjykatën Kushtetuese duke lobuar te kryetarja e kësaj gjykate, Vitore Tusha në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ambasadori Soreca ka bërë një takim me kryetaren e Gjykatës, takim i cili nuk është bërë publik dhe pas takimit, 5 minuta para seancës gjyqësore ambasadori Soreca ka dalë nga dera e jashtme e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja.

Aleanca thotë se Ambasadori i BE është parë teksa del nga godina nga punonjës të bizneseve pas godinës së Gjykatës Kushtetuese. Aleanca i është drejtuar Gjykatës me një kërkesë për informacion nëse takimi ishte i programuar dhe objektin e këtij bashkëbisedimi.

“Fakti që kjo është mbajtur e fshehtë, fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë njëanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, cenon shumë pavarësinë e pushtetit dhe mbi të gjitha që cenon legjitimitetin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, apo e kujtdo tjetër që ka bërë këtë takim pa njoftuar dhe pa e bërë publike për mediat”, thuhet në deklaratë.

Për këto arsye, Aleanca ngre dyshime se takimi është zhvilluar për të lobuar në favor të Bashkisë së Tiranës.

“Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sepse mendon se ne qendrestarët e Teatrit mund t’i kalojmë gjërat kaq lehtë dhe mund t’i kalojmë gjërat siç janë kaluar gjithë këtë kohë kur ato futen dhe dalin nëpër institucionet tona të drejtësisë, japin dhe urdhra dhe mesazhe të koduara dhe nuk ka asnjë reagim”, tha Kalaja.

Aleanca kërkon edhe ndërhyrjen e SPAK. “Të sekuestrojë të gjitha kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese, të bizneseve rreth kësaj Gjykate”, vijon deklarata duke shtuar se do të kërkohet largimi nga gjykimi i kryetares së gjykatës, Vitore Tusha dhe do të njoftohet edhe Bashkimi Europian.

“Nëse është e vërtetë ajo që ne kemi pretenduar, do kërkojmë vetëlargimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do të kërkojmë largimin e saj. Po kështu ne po bëjmë gati të gjithë informacionin, do ia bëjmë me dije BE-së sesi një ambasador në shkelje të plotë të dispozitave ligjore shqiptare, të marrëveshjeve ndërkombëtare, por mbi të gjitha të Kushtetutës Shqiptare vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese. Do kallëzohet dhe penalisht”, deklaroi Adriana Kalaja.

⁣Përplasja, gratë e PS-PD denoncojnë ofendimet që marrin në Kuvend
⁣Përplasja, gratë e PS-PD denoncojnë ofendimet që marrin në Kuvend Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Gratë e opozitës dhe ato të qeverisë u vunë në një garë denoncuese të ofendimeve, që sipas tyre pësojnë çdo seancë plenare në Kuvend.

Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka nga njëra anë shënjestruan Kryeministrin Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku dhe Klotilda Bushka sollën pjesëza nga fjalimet e Lulzim Bashës dhe të deputetit Agron Gjekmarkaj.

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Grida Duma kujtoi episodin e fushatës elektorale, kur imazhi i saj u përdor gjatë prezantimit të kandidatëve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Jorida Tabaku foli gjithashtu për ofendime të Kryeministrit, vetëm e vetëm, siç tha ajo se denoncon me shifra keqqeverisjen e tij. Flutura Açka nga ana tjetër tha se do të kërkojë që të merren masa në komisionin e etikës, ndërsa akuzoi koleget socialiste se kanë heshtur përballë këtyre episodeve.

Klotilda Bushka kërkoi që të respektohej rregullorja dhe tha hodhi akuza të ngjashme, por ndaj deputetëve burra të opozitës. Ministrja Belinda Balluku solli episodin e një fjalimi të deputetit Agron Gjekmarkaj, në seancën e parë të Kuvendit, ku gratë në qeveri, sipas saj, u quajtën “haremi” i Kryeministrit.

Balluku u ndal edhe te fjalimet e Bashës, të cilin e akuzoi se po në seancë të parë i ka quajtur ministret “kukulla pas të cilave qëndrojnë kriminelë dhe oligarkë”.

⁣James Webb mbërriti, çfarë vjen më pas
⁣James Webb mbërriti, çfarë vjen më pas Gazeta Si 64 Shikime • 5 years më parë

Tridhjetë ditë pas nisjes nga toka, teleskopi më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga njeriu, “James Webb” ka mbërritur në atë që do të jetë shtëpia e tij e re për të paktën pesë vitet e ardhshme 1.5 milion kilometra larg: pika Lagrange 2.

Pas pozicionimit në këtë orbitë, inxhhinierët dhe shkencëtarët nga Toka do të shpenzojnë tre muajt e ardhshëm për “kolaudimin” e teleskopit dhe aktivizimin e tij. Detyrat kryesore dhe më të vështira janë hapja dhe aktivizimi i katër instrumenteve të tij, bashkë me pasqyrat, në veçanti pasqyrën e madhe 6.5 metër të gjerë, që do të shërbejë si reflektuese.

“Do të kemi shumë punë për të bërë bashkë 18 segmentet dhe shndërruar ata nga gjendja aktuale drejt funksionimit si një pasqyrë e madhe e vetme, si dhe për të optimizuar pasqyrën e dytë në kushtet më të mira”, tha Charlie Atkinson, kryeinxhinieri i “Webb” në Northrop Grumman, kompania amerikane që bashkëudhëhoqi këtë projekt me NASA-n.

“Webb”, konsideruar si trashëgimtari i denjë i “Hubble” u lëshua më 25 dhjetor nga Guaiana Franceze përmes raketës së Agjencisë Hapësinore Europiane, Ariane 5. Objektivi i tij është kapja e yjeve në një distanca prej miliona vitesh dritë larg, që praktikisht në Tokë do ta shndërronte teleskopin një mekanizëm që na kthen pas në kohë.

Mes imazheve mund të jenë edhe fotografi të 13 miliardë viteve më parë, që nëse shkencëtarët do t’i kenë në dispozicion mund t’i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë forcash të jashtëzakonshme krijuan yjet, galaktikat, vrimat e zeza dhe planetët, duke përfshirë botët përtej Tokës që mund të mbështesin jetën.

Pika “Lagrange 2” është njëra nga pesë pikat e ekuilibrit gravitacional mes Diellit dhe Tokës, ku satelitët artificialë mund të ruajnë pozicionin e tyre me pak kosto e shpenzime karburanti për korrigjimin e trajektores.

Avantazhi tjetër është se në këtë pikë, Webb shmang temperaturat dhe dritën e fortë të Diellit, siç e pësojnë teleskopët e tjerë që vendosen në pozicione shumë më afër Tokës dhe Diellit. Kjo konsiderohet thelbësore në suksesin e këtij misioni, që është projektuar të skanojë universin me drita infrared, që kërkojnë kushte super të ftohta për të funksionuar.

Dritat infrared kanë valë më të gjata se drita e duksshme, që do t’i krijojë mundësinë teleskopit që të shohë përtej pluhurit kozmik dhe të gjejë yje, që me dritën normale do të ishin të padukshëm.

Webb tashmë do të orbitojë në pikën L2, duke ruajtur Tokën dhe Diellin në një vijë pothuajse të drejtë.

“L2 është pothuajse e qëndrueshme. Ekipi i operacioneve të Webb po përgatitet dhe do të ndërmarrë operacione të korrigjimit të trajektores, sipas përllogaritjeve tona çdo 20 ditë”, thotë Jean-Paul Pinaud, që drejton ekipin e inxhinierëve të Northrop përgjegjës për mbajtjen në trajketore të Webb.

Optika dhe instrumentet e tjera të Webb, të fshehura pas një mburoje kundër rrezeve të Diellit do të ftohen deri në -230 gradë celciues. Disa sektorë dhe instrumente të teleskopit, sipas inxhinierëve e kanë arritur tashmë këtë temperaturë.

Hedhja e molotovëve të protestuesve të opozitës drejt policisë
Hedhja e molotovëve të protestuesve të opozitës drejt policisë Gazeta Si 43 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Hedhja e molotovëve të protestuesve të opozitës drejt policisë

Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre
Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre Gazeta Si 337 Shikime • 7 years më parë

Bateritë e vogla të lodrave mund të vrasi fëmijët nëse i gëlltitin, paralajmërojnë mjekët në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Londër.
Stephen Powis, një mjek bën thirrje prindërve që të jenë vigjilentë në prag festash dhe të shmangnin lodrat që kanë bateri të vogla. Ato gjenden kudo, në dritat e festave, lodrat e ndryshme, telekomandat e të tjerë. Këto bateri janë sa një monedhë dhe mund të kalojnë kollaj në fyt, e më pas të shkaktojnë hemorragji të brendshme dhe më pas vdekjen në më pak se dy orë.

Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve
Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Duke iu referuar vazhdimisht Ministrit të Jashtëm në Detyrë si vëllai im Genti, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i kërkoi edhe njëherë Shqipërisë të dorëzonte të gjtihq gylenustët që sipas tij, strehohen në vendin tonë.

Showing 24 out of 169