Videot kryesore

⁣Rama dhe Abazoviç, vizitë në Ukrainë, 12 orë udhëtim me tren nga Polonia
⁣Rama dhe Abazoviç, vizitë në Ukrainë, 12 orë udhëtim me tren nga Polonia Gazeta Si 100 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ata pritet të takohen me presidentin Volodimir Zelenskij në një vizitë që do të zgjasë disa orë.

Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Tiranë
Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Tiranë Gazeta Si 44 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Tiranë

Sherr për pronën te 'Rruga e Elbasanit', 4 persona dhunojnë dy bashkëpronarët
Sherr për pronën te 'Rruga e Elbasanit', 4 persona dhunojnë dy bashkëpronarët Gazeta Si 110 Shikime • 1 year më parë

⁣Sherr për pronën te 'Rruga e Elbasanit', 4 persona dhunojnë dy bashkëpronarët

Ky është ‘heroi’ që vendosi ndeshjen Liverpul-Barcelona (VIDEO)
Ky është ‘heroi’ që vendosi ndeshjen Liverpul-Barcelona (VIDEO) Gazeta Si 158 Shikime • 7 years më parë

Djali që qëndronte te reklamat, pas krosimit të bllokuar të Arnold e dha topin për mbrojtësin anglez shumë shpejt. Sipas medieve britanike kjo shpejtësi me të cilën ai dha topin që mbante në duar, për të marrë më pas tjetrin që kishte dalë jashtë, bëri diferencën. Barcelona nuk ishte kthyer siç duhej në zonë dhe katalanasit nuk ishin mirë të pozicionuar. Aleksandër Arnold, e vuri re një gjë të tillë dhe më pas bëri atë veprim që tashmë ka hyrë në historinë e Champions.

Shpërthimi i karburantit në Lezhë
Shpërthimi i karburantit në Lezhë Gazeta Si 103 Shikime • 7 years më parë

Shpërthimi i karburantit në Lezhë, 7 të plagosur

Pamjet_ Turistët nga Kosova gjejnë 50 refugjatë sirianë në kepin e Rodonit.mp4
Pamjet_ Turistët nga Kosova gjejnë 50 refugjatë sirianë në kepin e Rodonit.mp4 Gazeta Si 85 Shikime • 6 years më parë

U zbuluan nga turistët kosovarë, kapen 50 refugjatë tek Kepi i Rodonit

U vra për radhën në market, publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë
U vra për radhën në market, publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

⁣U vra për radhën në market, publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë

Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë
Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

“Bashkimi Europian refuzoi se pret që drejtësia të çojë në burg peshqit e mëdhenj, presidentë, ish-presidentë, kryeministra e ish-kryeministra”, tha ai në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare të kësaj të enjte.

E magjishmja Holte
E magjishmja Holte Gazeta Si 121 Shikime • 7 years më parë

E masgjishmja Holte

⁣Rama: Forca të errta të së shkuarës po sfidojnë Kryeministrin, nuk do ia dalin!
⁣Rama: Forca të errta të së shkuarës po sfidojnë Kryeministrin, nuk do ia dalin! Gazeta Si 99 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama foli për forca të errta të së shkuarës që po sfidojnë Kryeministrin dhe shtetin, por i paralajmëroi këto forca se i kanë bërë llogaritë gabim.

Kreu i Qeverisë foli nga Përmeti, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve. Këtu ai ceku krizën e shpërthyer në Aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët kanë firmosur kolektivisht deklaratën e paaftësisë për punë, duke refuzuar që të punojnë pa iu plotësuar kërkesat për pagën.

“Nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës, që duan me çdo kusht të marrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces (vaksinimin). I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë Kryeministrin”, tha Rama.

Kryeministri dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë deklaruar se pas protestës së kontrollorëve qëndron politike, duke drejtuar gishtin nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sipas Qeverisë, qëllimi politik i kësaj proteste është të ndalet procesi i vaksinimit, duke qenë se mbrëmjen e së mërkurës ishte parashikuar mbërritja e një sasie tjetër vaksinash, por që u anulua për shkak të protestës së kontrollorëe të Rinasit.

“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç
“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç Gazeta Si 112 Shikime • 5 years më parë

⁣“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç

Momenti kur fuoristrada aksidenton familjen në vijat e bardha në Tiranë
Momenti kur fuoristrada aksidenton familjen në vijat e bardha në Tiranë Gazeta Si 99 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti kur fuoristrada aksidenton familjen në vijat e bardha në Tiranë

“StarLink” i Elon Musk na kalon mbi Tiranë (Video)
“StarLink” i Elon Musk na kalon mbi Tiranë (Video) Gazeta Si 97 Shikime • 6 years më parë

Kriza me të cilën po kalojnë njerëzit në tokë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri nuk e ka ndaluar Elon Musk që të vazhdojë të shohë nga qielli.

Kompania e tij, Space X lëshoi në hapësirën dërgesën e radhës me satelitë, që miliarderi amerikan thotë se janë pjesë e projektit gjigant “Lidhja e Yjeve” (Starlink), që do të përmirësojë ndjeshëm si mbulimin me internet të globit, ashtu edhe cilësinë e shpejtësinë e internetit.

Këtë radhë bëhej fjalë për rreth 400 satelitë që u hodhën në orbitë duke shfrytëzuar anijen hapësinore “Falcon 9” e cila u ngrit nga Cape Canaveral Air Force Station në Florida. Një pjesë e tyre u pa me sy të lirë edhe nga Tirana, si në videon e mëposhtme.

Kjo është dërgesa më e madhe e hedhur ndonjëherë në hapësirë si pjesë e këtij projekti, që Elon Musk synon që të zgjerohet me 12 mijë satelitë dhe mundësinë që ky numër të shkojë në 42 mijë të tillë.

Musk është i bindur se në përfundim të projektit nuk do të ketë cep të globit pa akses në internet, ndërkohë që kritikuesit e programit e qortojnë duke deklaruar se numri i lartë i satelitëve mund të ndikojë në destabilizimin e klimës në Tokë.

⁣Bashkim Fino, kur drejtonte Shqipërinë e armatosur
⁣Bashkim Fino, kur drejtonte Shqipërinë e armatosur Gazeta Si 93 Shikime • 6 years më parë

“Shqipëria është një! Ne do të krijojmë mirëkuptimin në të gjithë vendin që njerëzit të shikojnë nga njëri-tjetri, të përqafohen me njëri-tjetrin dhe të mos shikohen me gjuhën e armëve dhe të tankeve”.

Këto ishin fjalët e para të Bashkim Finos pas dekretimit nga Presidenti Sali Berisha si Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në ato ditë të vrullshme të marsit 1997.

Aleksandër Meksi ishte dorëhequr 10 ditë më parë, si pjesë e marrëveshjes së vështirë mes palëve politike për të qetësuar gjakrat dhe shmangien e përshkallëzimit të dhunës, që deri në atë kohë mbetej ende një konflikt civil, megjithëse kishte nuancat e një lufte civile, që rrezikonte të ndante vendin në veri-jug.

Bashkim Fino u përzgjodh si emri konsensual. Ishte pak më shumë se 30 vjeç dhe merrte frenat e Qeverisë me përvojën e drejtimit të Gjirokastrës si kryebashkiak për katër vite. Në ato ditë, shteti kishte nën kontroll dhe funksiononte vetëm në Tiranë, ndërsa zonat e tjerë të vendit ishin krejtësisht jashtë kontrollit.

Programi i shpalosur ishte i thjeshtë dhe me katër pika në përmbajtje, por më shumë se i vështirë në zbatim. Pika e parë dhe më emergjente ishte rivendosja e rendit dhe shtrirjen e kontrollit të shtetit në të gjithë vendin.

Për shkak të jetëgjatësisë, Qeveria “Fino” pak mund të bënte në këtë drejtim, por ajo hodhi bazat e planit kombëtar të çarmatosjes së qytetarëve. Kryeministri i ri ishte i vetëdijshëm për vështirësinë dhe për kapacitetet e Qeverisë së re për të bërë zap me forcë grupet e armatosura që kontrollonin territoret e vendit.

“Rebelëve kjo Qeveri duhet t’u drejtohet me thirrje dashamirëse, mirëkuptim dhe dialog, që ata të dorëzojnë vullnetarisht armët, sepse me urdhër nuk bëhet asgjë”, deklaronte ai.

Pika e dytë e programit ishte stabilizimi ekonomik e financiar i vendit dhe furnizimin e popullatës me ushqime dhe ilaçe. Dëmtimet dhe vjedhjet krijuan vështirësi në furnizimin e popullit me produktet me të domosdoshme.

“Për te normalizuar ketë situatë, Qeveria do të dialogojë me te gjithë qytetarët, që të kontribuojnë në funksionimin e rrjetit tregtar dhe industrial. Objekte të rëndësishme private e shtetërore të këtij rrjeti do të shpallen të rëndësisë së veçantë, e do te merren në mbrojtje nga organet e rendit. Gjithashtu Qeveria do te krijojë kushte që te normalizohet importi i mallrave ushqimore e industriale të rëndësisë jetike nga ato shtete prej të cilave është kryer deri tani”, thuhet në plan.

Plani përfshinte edhe thirrjet për ndihmë adresuar BE-së dhe SHBA për nidhma humanitare.

Pika e tretë e planit lidhej me vënien nën kontroll të financave të shtetit. Fino premtoi transparencë, hartimin dhe miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 1997, vënien në funksion të sistemit bankar në rrethe dhe te gjithë sistemin financiar te vendit, si dhe atë të doganave, të tatimeve dhe të institucioneve të tjera në te gjithë vendin.

Pika e fundit lidhej me krijimin e kushteve dhe marrjen e të gjithë masave të tjera të domosdoshme për realizimin e zgjedhjeve të reja.

“Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi, me konsensusin e tryezave të forcave politike përmirësimin e kuadrit ligjor, për të garantuar zgjedhje të qeta, të lira dhe transparente. Në këtë drejtim ajo do të punojë që të eliminojë çdo mangësi, apo precedent që mund të çojë në tensionimin e situatës, apo në manipulime të zgjedhjeve”, thuhej në këtë pikë.

Zgjedhjet e reja u mbajtën më 29 qershor 1997 dhe Partia Demokratike akuzoi shpejt Qeverinë e Pajtimit Kombëtar se kishte dështuar në përmbushjen e pikës së katërt të programit të saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë vendin.

Në fund të korrikut 1997, kjo Qeveri u largua për t’i lënë vendin qeverisë së re të drejtuar nga Fatos Nano.

Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës
Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣Zbulohet "shtëpia e barit’ e pajisur me llamba për rritjen e kanabisit në Durrës

Rama për 5 Maj: S’i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët
Rama për 5 Maj: S’i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët Gazeta Si 135 Shikime • 7 years më parë

Pak muaj më parë Rama u kritikua nga një pjesë e socialistëve për ceremoninë shtetërore dhe pjesëmarrjen me rastin e rikthimit në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit. Kryeministri mbrojti qëndrimin e tij.

Këngëtarja ukrainase elektrizon skenën e “The Voice of Greece” me këngë shqiptare
Këngëtarja ukrainase elektrizon skenën e “The Voice of Greece” me këngë shqiptare Gazeta Si 458 Shikime • 7 years më parë

Ukrainasja Angelina Statyeva zgjodhi që në “The Voice Greece” të konkurrojë me këngën e bukur shqiptare, “Lule Lule”.

Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast.
Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast. Gazeta Si 152 Shikime • 7 years më parë

“Doja ti bëja njerëzit të ndalonin tek vitrinat e ATSH-së, me fëmijët e vegjël dhe loja me kundra-dritën. Kur i pa drejtori, u gëzua. Unë nuk dija gjë se, çdo thuhej më vonë, e një nga fotografët e ftuar në panel, Alqi Golloshi, në një emision në Top Channel tha se Leoni kur ndërroi vitrinat menduam se ishte rrëzuar qeveria”, thotë Çika në këtë ekskluzive për “Gazetën Si”, teksa ka rrëfyer për institucionin më të fuqishëm të propagandës asokohe, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të fund vitit të ’80-ës.

⁣Përgjimet e italianëve, Rama "mbron" Metën e Bashën
⁣Përgjimet e italianëve, Rama "mbron" Metën e Bashën Gazeta Si 107 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp me temë bujqësinë, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli gjatë edhe për përgjimet e anti-mafias italiane dhe akuzat e hedhura për përfshirjen e “Ndraghetas” në Shqipëri.

Ai i quajti “tymnaja të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediet, që sipas Ramës, citojnë në mënyrë selektive përfundimet e prokurorisë italiane. Sipas këtyre përfundimeve, Rama thotë se hetuesit italianë thonë se mafia italiane dështoi në përpjekjet e saj për zgjerimin e aktivitetit në Shqipëri.

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia, sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian he po ua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim. Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane, pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël, që në vitin 2018, sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja, ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama.

Kryeministri thotë se nuk ka asnjë provë dhe se përgjimet e anti-mafias italiane po përdoren për qëllime politike.

“Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie.. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë”, deklaroi ai.

Në përgjimet e palës italiane përmendet edhe emri i Ilir Kullës, këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Rama nënkuptoi se përmendja e emrit nuk e bën fajtor.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme, e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata; po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, deklaroi ai.

Në “mbrojtje” mori edhe Bashën.

“Ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe PD dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën. Po pastaj?! Çfarë duhet të them unë që Lulzim Basha priste këta njerëz që i çonin mafiozët dhe u jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?! S’e them dot kurrë!”, tha Rama.

Në lidhje me këto përgjime një mbrëmjen e së hënës ka reaguar edhe ambasada italiane në Shqipëri, duke bërë thirrje që çështja t’i lihet në dorë drejtësisë. SPAK nga ana tjetër ka deklaruar se po të hënën do të vihej në kontakt me autoritetet italiane për këtë çështje.

Fillesa e përgjimeve janë pas një operacioni të antimafias italiane, ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Aksioni pasoi një periudhë disavjeçare përgjimesh, që datojnë prej 2016-ës. Mes përgjimeve janë edhe telefonatat mes disa të arrestuarve për investime në Shqipëri.

Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim
Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia shtrin në tokë një person të shpallur në kërkim

Showing 23 out of 169