Videot kryesore

Sindi Breshani 1
Sindi Breshani 1 Gazeta Si 114 Shikime • 6 years më parë

Sindi Breshani sjell diktaturën përmes lojërave virtuale

Shqipëri-Andorra 1-0
Shqipëri-Andorra 1-0 Gazeta Si 94 Shikime • 2 years më parë

Rey Manaj shënoi golat e parë kuqezinj në fushatën eleminatore për Kupën e Botës 2026. Ky ishte goli që zhbllokoi sfidën ndaj Andorrës. Krosimin e Asllanit, Manaj e dërgoi në rrjetë nga shtylla e parë.

Përgatitja e godinave për afganët!
Përgatitja e godinave për afganët! Gazeta Si 98 Shikime • 5 years më parë

⁣Përgatitja e godinave për afganët!

“Shota”, makina e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania”
“Shota”, makina e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania” Gazeta Si 156 Shikime • 2 years më parë

⁣“Shota” quhet makina e parë makina e parë ushtarake e
blinduar ‘Made in Albania’. Ajo është planifikuar të prezantohet në Paris, në “Eurosatory
Paris 2024”, panairin ndërkombëtar për mjete për mbrojtje, në të cilin
Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100%
shqiptare. Panairi zgjat nga data 17 deri në 21 qershor dhe marrin pjesë rreth
2 mijë kompani nga e gjithë bota, ku mes tyre do përfaqësohet edhe Shqipëria.

⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën
⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën Gazeta Si 103 Shikime • 5 years më parë

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në ligjin për noterinë, duke përfshirë kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetin mes kushteve për të ruajtur dhe marrë licencën për këtë profesion.

Ndryshimet e propozuara janë një formë vettingut që do t’i nënshtrohen të gjithë noterët në vend, edhe ata që gëzojnë aktualisht këtë licencë. Kriteret, ndryshe nga vettingut i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të jenë vetëm dy.

“Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm vendosin kritere të reja në profesionin e noterit dhe zv.noterit, por është as më shumë dhe as më pak një proces vettingu për noterët që janë në këtë shërbim dhe që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme, apo lidhje me krimin e organizuar, apo persona të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Por, nëse për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve u ngritën dy institucione të pavarura, vettingun e noterëve do ta realizojë vetë Qeveria.

“Ligji ka përcaktuar edhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi. Është edhe Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara, apo hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi”, sqaroi ministri Manja.

Projektligji i vettingut për noterët është një ide e hershme e Qeverisë. Ndryshimet janë propozuar që para zgjedhjeve të 25 prillit, duke shkaktuar reagimin kundër të komunitetit të noterëve. Por, në propozimin fillestar mes kritereve të rivlerësimit të noterëve ishte edhe ai i justifikimit të pasurisë, që në projektligjin e miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria mungon, të paktën sipas deklaratave të ministrit Ulsi Manja.

Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve
Pandemia e heshtur e rezistencës ndaj antibiotikëve Gazeta Si 49 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Numri i jetëve të humbura në të gjithë botën për shkak të infeksioneve që janë rezistente ndaj medikamenteve që synojnë t’i trajtojnë ato mund të rritet me gati 70% deri në vitin 2050.

Plazhi i Dhërmi-ut po tjetërsohet, gurët zëvendësohen më rërë
Plazhi i Dhërmi-ut po tjetërsohet, gurët zëvendësohen më rërë Gazeta Si 129 Shikime • 7 years më parë

Në plazhin e Dhermi-ut, gurët e vegjël po zëvendësohen më rërë, duke u tjetërsuar kështu pamja dhe ekomorfologjia e këtij plazhi. Denoncimi vjen nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ku nëpërmjet një video në rrjetin social “Facebook”, duket qartë kur ekskavatorët po marrin gurët.

Del video, shqiptari masakrohet në burgjet e Greqisë
Del video, shqiptari masakrohet në burgjet e Greqisë Gazeta Si 244 Shikime • 8 years më parë

Sulmi në burgun e Koridhallos në Greqi ku ka humbur jetën gjatë një përleshje shqiptari

Littieri maskat gratis.mp4
Littieri maskat gratis.mp4 Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Adolfo dhe i biri Alessio Letteri e kane kthyer tapicerine e tyre ne prodhim maskash per tua falur atyre qe kane nevoje. Kjo eshte nje video tutorial qe Adolfo u vjen ne ndihme njerezve per ta bere vete ne shtepi

Monologu i Zelenskyt te "Shërbëtori i Popullit"
Monologu i Zelenskyt te "Shërbëtori i Popullit" Gazeta Si 243 Shikime • 5 years më parë

⁣Qysh prej vitit 1999, prodhuar nga “Kvartal 95”, një grup që presidenti aktual i Ukrainës kishte themeluar, “Shërbëtori i Popullit” dhe aventurat e profesorit të gjimnazit Vasily Petrovych Goloborodko (interpretuar nga Volodymyr Zelensky asokohe komedian), magjepsën publikun ukrainas, aq sa më pas seriali u bë edhe film. Atje Zelensky interpreton një njeri të zakonshëm, i cili për shkak të një videoje të bërë virale në YouTube dhe të xhiruar nga nxënësit e vet, përfundon në karrigen që drejton vendin.

Xhamia e Namazgjasë
Xhamia e Namazgjasë Gazeta Si 158 Shikime • 5 years më parë

Rikonstruktimi i Xhamisë së Namazgjasë është drejt përfundimit.

Salla e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja
Salla e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja Gazeta Si 99 Shikime • 1 year më parë

Në video duket salla e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Në tavolinën e tij janë vendosur lule.

Në brendësi të veturës së parë të garave që është vetë lëvizëse
Në brendësi të veturës së parë të garave që është vetë lëvizëse Gazeta Si 123 Shikime • 7 years më parë

Roborace është konkursi i parë në botë për ekipet e makinave vetë lëvizëse. Është një platformë e re për markat, organizatat dhe individët që të testojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të automatizuar të makinave të garave. Secili prej ekipeve përmban një programues përgjegjës për personalizimin e logaritmeve brenda softuerit të vetë drejtimit që, kontrollon automjetet autonome./BusinessInsider/

Sali Berisha del nga SPAK
Sali Berisha del nga SPAK Gazeta Si 124 Shikime • 3 years më parë

⁣Sali Berisha del nga SPAK

banoret e thumanes i ankohen metes.mp4
banoret e thumanes i ankohen metes.mp4 Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

banoret e kenetes i ankohen Metes

Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore
Sterilizimi, Ahmetaj: Uli me mbi 23 përqind infeksionet post operatore Gazeta Si 100 Shikime • 7 years më parë

Në harkun kohor të pak ditëve nga Ministria e Shëndetësisë dalin shifra të ndryshme mbi efektet pozitive të koncesionit të sterilizimit në uljen e numrit të infeksioneve pas operacioneve. E fundit që solli një shifër për të mbrojtur këtë koncesion ishte ministrja Ogerta Manastirliu.

“Reduktimi i infeksioneve post operatore është një fakt i përligjur, pasi nga vlerësimet që ne kemi bërë, edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka një reduktim të infeksioneve post operatore nga 30 për qind, në 15.1 për qind që është me të vërtetë një vlerë”, deklaroi para mediave këtë të martë ministrja Manastirliu.

Por, në fund të tetorit të vitit të kaluar, Arben Ahmetaj, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, mbronte këtë koncesion, duke deklaruar një tjetër shifër për uljen e infeksioneve pas operacionale.

“Sterilizimi ka ulur me mbi 23 për qind numrin e infeksioneve post operatore. Këtë shifër e keni në ministri dhe mund ta kërkoni. Janë numra njerëzish”, deklaroi Ahmetaj i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Kjo deklaratë e tij nxiti Faktoje.al, një platformë mediatike që si mision i ka vënë vetes kategorizimin e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve në “të vërteta”, apo “të rreme”, që të kërkojë një informacion zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me shifrën e infeksioneve post operatore.

“Faktoje” thotë se i kërkoi Ministrisë e Shëndetësisë informacion mbi numrin e infeksioneve post operatore nga viti 2014, një vit para se të hynte në fuqi kontrata koncesionare e sterilizimit, deri në vitin 2018. Në përgjigjen që ka marrë pas, “Faktoje” thotë se ministria ka deklaruar se nuk ka një regjistër për infeksionet spitalore post operacionale.

Ministria deklaron se shifrat bazohen tek studime të herëpashershme, por është e paqartë se si, ku dhe kur janë publikuar këto studime të kësaj ministrie dhe pyetja që mbetet pa përgjigje është se kë duhet të besojmë, 23 përqindëshin e Arben Ahmetajt, 15.1 përqindëshin e Ogerta Manastirliut, apo Ministrinë e Shëndetësisë si institucion, që thotë se nuk ka shifra fare?

Ndërkohë, koncesioni i sterlizimit ka përfunduar në SPAK, pas padisë penale të dorëzuar nga Nisma “Thurje”, që pretendon për një koncesion abuziv që rrit në shifra marramendëse koston e këtij shërbimi për buxhetin e shtetit. Sipas padisë, Nisma “Thurje” thotë se sipas kontratës së nënshkruar, privati kryen sterilizimin e një seti spitalor për 90 euro, ndërkohë që nëse ky shërbim do të kryhej nga shteti do të kushtonte 2.4 euro.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur 12 persona duke filluar nga e hëna e 20 janarit, të cilët do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit. I pari që dëshmoi ishte mjeku kirurg, Artan Koni, që përmes një video-mesazhi pretendon se sa e fryrë është kostoja e këtij shërbimi që ofrohet nga privati.

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të martë se kontrata është rishikuar në javën e dytë të këtij muaji, pak ditë pasi është dorëzuar në SPAK padia ndaj këtij koncesioni.

“Një amendim i kësaj kontrate koncesionare ka ndodhur pikërisht në javën e dytë të këtij muaji duke reduktuar pagesat për mbi 64 mijë ndërhyrje për të gjithë kompleksitetet e ndërhyrjeve të mesme dhe të larta”, deklaroi ajo.

Megjithatë, në buxhetin e vitit 2020 ministria e Financave raporton se vlera e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla rritet në 16.5 miliardë lekë nga 10 miliardë lekë që ishin raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 për qind në harkun e dy viteve. Koncesioni, i cili nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2025.

Hijet e dyshimit ndaj tij u hodhën që në momentin që tenderin e fitoi një biznesmen i panjohur shqiptar, emigrant në Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi, i cili u përfol me lidhje të forta me Ilir Beqajn, në atë kohë ministër i Shëndetësisë.

Gaia Viviani nxënëse në shkollën Nderkombetare Franceze te Tiranes
Gaia Viviani nxënëse në shkollën Nderkombetare Franceze te Tiranes Gazeta Si 183 Shikime • 7 years më parë

Mësimi nga shtëpia ka nisur. Në video shfaqet një nxënëse e kalsës së tretë që studion në në shkollën EFIT - Ecole Française International de Tirana duke zhvilluar mësimin në shtëpi përmes skype.

Protesta e maturantëve
Protesta e maturantëve Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

Protesta e maturantëve

Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë
Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë Gazeta Si 103 Shikime • 5 years më parë

⁣Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë

Çështja 'Veliaj', ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta dëshmon në SPAK
Çështja 'Veliaj', ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta dëshmon në SPAK Gazeta Si 111 Shikime • 2 years më parë

⁣Çështja 'Veliaj', ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta dëshmon në SPAK

Showing 21 out of 169