Videot kryesore

Meta uron fundjavë (të izoluar) të mbarë nga oborri me korrëse bari
Meta uron fundjavë (të izoluar) të mbarë nga oborri me korrëse bari Gazeta Si 94 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta u uroi fundjavë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale përmes një videoje të shkurtër.

Në video, kreu i shtetit shfaqet duke drejtuar një makinë korrëse bari, duke qenë se ashtu si pjesa tjetër e shqiptarëve këtë fundjavë duhet ta kalojë mbyllur në shtëpi.

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

⁣Deti në Hagë, Meta: Rama nuk më tregoi
⁣Deti në Hagë, Meta: Rama nuk më tregoi Gazeta Si 99 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta thotë se është informuar nga mediat dhe njoftimet zyrtare publike greke në lidhje me dakordësinë e gjetur mes qeverive të dy vendeve për të dërguar në Gjykatën e Hagës çështjen e detit.

Ai deklaroi se Kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me të para se të ndërmerrte një vendim të tillë.

“Nuk është konsultuar me mua, po duhet të jetë konsultuar me ndonjë President tjetër vërdallë. Falenderoj mediat greke dhe autoritetet greke për informacionin që e kanë bërë publik”, u shpreh ai.

Në lidhje me dërgimin e kësaj çështjeje në Hagë ka folur më herët edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai e mirëpret si një rrugë zgjidhjeje, por tha se Edi Rama nuk ka legjitimitetin që ta dërgojë këtë çështje, duke kërkuar që procesi të vijojë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë, Ksenofon Krisafi, profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i grupit negociator shqiptar në bisedimet me Greqinë për çështjen e detit ka deklaruar se edhe për Hagën kërkohet plotfuqishmëria e Metës, pasi sipas tij, nuk bëhet fjalë për një marrëveshje mes dy qeverive, por për një marrëveshje shtetërore.

Kristjan Asllani zhbllokon sfidën në Andorra
Kristjan Asllani zhbllokon sfidën në Andorra Gazeta Si 51 Shikime • 11 muaj më parë

Mesfushori kuqezi shënoi në "Estadi FAF" në Encamp pas kombinimit me Uzunin.

Përleshje fizike në Kuvend qëllohet Edi Rama nga deputeti demokrat.wmv
Përleshje fizike në Kuvend qëllohet Edi Rama nga deputeti demokrat.wmv Gazeta Si 207 Shikime • 8 years më parë

d

Turqia prezanton makinën e parë “Made in Turkey”, Erdogan: Realizuam ëndrrën
Turqia prezanton makinën e parë “Made in Turkey”, Erdogan: Realizuam ëndrrën Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan prezantoi këtë të premte jo pa krenari makinën e parë plotësisht “Made in Turkey”. Bëhet fjalë për realizimin e një projekti 60-vjeçar për të prodhuar plotësisht në vend një makinë turke.

Gjatë fjalës së prezantimit të makinës, Erdogan tha se Turqia nuk synon vetëm tregun vendas, por të shndërrohet në një eksportues global, duke filluar që nga Europa. Pikërisht me këtë objektiv dhe me faktin që Europa po u drejtohet gjithnjë e më shumë makinave elektrike, prodhuesit turq menduan që në prezantim të shpalosnin një model të tillë.

“Këtu jemi që të gjithë dëshmitarë të bërjes realitet të ëndrrës 60-vjeçare turke. Kur ta shohim këtë makinë nëpër rrugët e të gjithë botës, atëherë mund të themi se e kemi arritur objektivin tonë”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Fjalimi i tij u pasua me parakalimin e një modeli “SUV” të kuq dhe një gri me logon “TOGG”, sipas konsorciumit që ka sponsorizuar këtë nismë. Erdogan u zotua se brenda vitit 2022 e gjithë Turqia do të ketë të ngritur infrastrukturën për karikimin e makinave elektrike.

Turqia është aktualisht një eksportuese e madhe e makinave në Europë, por bëhet fjalë për marka të huaja që kanë ngritur kryesisht fabrika montimi dhe prodhimi pjesësh dytësore në këtë vend, si Ford, Fiat Chrysler, Renault, Toyota dhe Hyundai.

Kompania “TOGG” thotë se prodhimi do të nisë me pesë modele të ndryshme, ndërsa Qeveria turke ka prenotuar 30 mijë automjete brenda vitit 2035.

Erdogan bëri për herë të parë publik planin për të ndërtuar një makinë plotësisht “Made in Turkey” në vitin 2017. Afati i vendosur ishte viti 2021, por konsorciumi i kompanive më të mëdha turke e realizoi këtë dy vite para afatit.

Konsorciumi i quajtur “Turkey Automobile Initiative Group” (TOGG) u themelua në 2018 nga pesë grupet më të mëdha industriale turke, si Anadolu Group, BMC, Kok Group, Turkcell dhe Zorlu Holding.

Drejtori ekzekutiv është ish-kreu ekzektiv i Bosch, Gurcan Karakas dhe shefi operacional Sergio Rocha, që më parë ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të General Motors Korea. Synimi është që brenda 13 viteve të prodhohen 175 mijë makina, me një kosto që shkon në rreth 3.7 miliardë dollarë.

FNSH bastis serat dhe shtëpitë e braktisura me kanabis në Krujë
FNSH bastis serat dhe shtëpitë e braktisura me kanabis në Krujë Gazeta Si 95 Shikime • 4 years më parë

⁣FNSH bastis serat dhe shtëpitë e braktisura me kanabis në Krujë

Tentoi të vriste 21-vjeçarin në Shkodër, i dyshuari arrestohet në Tiranë
Tentoi të vriste 21-vjeçarin në Shkodër, i dyshuari arrestohet në Tiranë Gazeta Si 43 Shikime • 7 muaj më parë

⁣Tentoi të vriste 21-vjeçarin në Shkodër, i dyshuari arrestohet në Tiranë

media (1).mp4
media (1).mp4 Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

“Last Christmas” mbush 35 vjeç, video rikthehet në versionin e restauruar

Kryemadhi: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit
Kryemadhi: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit Gazeta Si 86 Shikime • 6 years më parë

⁣Kryetarja e LSI-së nga ana tjetër ndodhej në Vlorë, ku vendosi një buqetë me lule tek Monumenti i Pavarësisë. Mesazhi i saj në këtë ditë ishte bashkimi i shqiptarëve për të ndaluar, siç tha Kryemadhi, shpopullimin dhe mbytjen nga varfëria dhe mungesa e shpresës në vend.

“Sot më shumë se kurrë kjo ditë duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri. Sot më shumë se kurrë, edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

⁣A e dha lejen Ministria e Shëndetësisë e konsultuar nga Komiteti?
⁣A e dha lejen Ministria e Shëndetësisë e konsultuar nga Komiteti? Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

Dje stadiumi Air Albani u bë kryeqendra e paradoksit dhe zgjënjimit. Nga një qendër vaksinimi kundër Covid-19 në ditë të zakoshme, ai u kthye në vatër infeksionit masiv të shoqëruar më një zhgënjim për dhunën dhe humbjen. Por edhe vendi ky demonstrohet se me rregullat dhe ligjet luhet si me topin, “ti shkelmoj kush mundet” për të bërë golin e tij.

“Jemi udhëhequr nga zëri i ekspertëve në çdo vendimmarrje. Kjo është ajo që ne kemi bërë përgjatë një viti pandemie dhe kjo është ajo që bëjmë sot e kësaj dite”, do të thoshte në foltoren e Kuvendit Ministrja e Shëndetësisë Ministrja Ogerta Manastirliu, kur duhej të shpejgonte se mbi ç’bazë i merrte vendimet në lidhje me kufizimet për pandeminë.

Nisur nga kjo deklaratë e Ministres, mundet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të ketë “sugjeruar” edhe dhënien e lejes për kapacitetin e plotë të stadiumit “AirAlbania” në ndeshjen Shqipëri-Poloni një ditë më parë me praninë e 22 mijë tifozëve.

Gazetasi.al pyeti pranë autoriteteve shëndetësore nëse ky ka qenë vendim i sugjeruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nuk ka marrë ende një përgjigje.

Disa orë pas kësaj ndeshje, drejtoresha e ISHP Albana Fico ka paralajmëruar se në vijim do të kemi rritje të infektimeve me Covid-19, ndërkohë që leja për kapacitetin e plotë të stadiumit u dha nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë një takimi mes ekspertëve të shëndetësisë, pedagogëve dhe studentëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Fico ka thënë se numri i lartë i tifozëve në stadium do të përkthehet në rritje të infektimeve, të shtrimeve dhe vdekshmërisë nga Covid-19.

Ndeshja nisi të martën në orën 20:45, por festimet e tifozëve kishin nisur shumë orë përpara takimit. Duke kënduar “Himnin Kombëtar” tifozët të mbledhur më shumë se 50 veta sa e lejon rotokolli i Komitetit të Ekspertëve, ishin drejtuar drejt stadiumit “Air Albania”. Por në stadium u bënë rreth 22.000 tifozë të cilëve nuk iu kërkua të kujdeseshin për masat mbrojtëse nga Covid-19 dhe as nuk iu kërkua as pasaporta e vaksinimit, siç po ndodh në shumë vende të botës, ku janë marrë vendime për rikthimin e vetëm tifozëve të vaksinuar.

“Ndodh për faktin se shkohet te Arena me 22 mije tifozë. Pritet nesër çudia historike.? Jo nuk pritet. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar, me ato numra që i kemi shpjeguar disa herë me 10-15 në ditë.”-, tha Fico.

Më herët presidenti i FSHF-së Armand Duka kishte deklaruar se ishte marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit. Duka tha se e biletat ishin shitur 100% të kapacitetit dhe se i ishte dhënë leja për ta pasur stadiumin plot, pavarësisht faktit se është vendosur nga vetë Ministria që kapaciteti i stadiumeve, teatrove të jetë vetëm 30% si një masë mbrojtëse kundrejt Covid-19.

Ndeshja e së martës u zhvillua me kapacitete të plota në stadium, në një kohë kur në fuqi janë masat e ndalimit të grumbullimit me më shumë se 50 persona të vendosura nga vete ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq një tjetër faktor që mbështet deklaratën e drejtueses së ISHP është edhe fakti se mbulesa vaksinale në vend është vetëm 37% për popullatën target, një numër tepër i ulët për të pasur mbrojtje kolektive.

Dje kombëtarja e Shqiëprisë nëse fitonte ndaj Polonisë mund të çimentonte një kalim në botëror. Por kjo nuk ndodhi dhe humbëm, por fituam më shumë të infektuar. Në Air Albania ndodhi gjithçka dje. Dhe në të gjitha raste në fakt ne humbëm.

Charlie Chaplin i vërtetë
Charlie Chaplin i vërtetë Gazeta Si 127 Shikime • 5 years më parë

Charlie Chaplin i vertete, dokumentar, jeta dhe familja

Xhamia e Namazgjasë
Xhamia e Namazgjasë Gazeta Si 152 Shikime • 4 years më parë

Rikonstruktimi i Xhamisë së Namazgjasë është drejt përfundimit.

Usain Bolt Kampion Olimpik
Usain Bolt Kampion Olimpik Gazeta Si 78 Shikime • 1 year më parë

Xhamajkani Bolt e fitoi me një lehtësi të çuditshme titullin olimpik në vitin 2008.

Çfarë duhet për të bërë diferencën në Kategorinë Superiore?
Çfarë duhet për të bërë diferencën në Kategorinë Superiore? Gazeta Si 64 Shikime • 1 year më parë

Gazetari Ylli Aga jep opinionin e tij pas 4 javëve të para në nivelin më të lartë futbollistik në vend.

Episodin e plotë e gjeni në - https://www.youtube.com/live/Q....t4I0vX5CkY?si=Lal7Fe

#football #epërsi #podcast #podcastclips #soccer #podcasting #podcasts #podcastlife #podcaster #podcastshow #podcastshorts #shqiperi #euroqualifiers #europeanfootball #premierleague #seriea #worldcup #nationsleague #clubworldcup #championsleague #europaleague #ballondor #nba

Pamje nga “zona e vdekjes” në malin Everest
Pamje nga “zona e vdekjes” në malin Everest Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

Pamje nga “zona e vdekjes” në malin Everest

Pamjet, vrasja me snajper e Kastriot Reçit në Rrëshen
Pamjet, vrasja me snajper e Kastriot Reçit në Rrëshen Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Momenti i ekzekutimit me snajper i Kastriot Reçit në qytetin e Rrëshenit është fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë. Dosja.al ka publikuar këto pamje

Momenti kur policia spanjolle arreston trafikantët shqiptarë të drogës
Momenti kur policia spanjolle arreston trafikantët shqiptarë të drogës Gazeta Si 77 Shikime • 5 years më parë

⁣Momenti kur policia spanjolle arreston trafikantët shqiptarë të drogës

⁣Shalsi i jep fjalën opozitës, Ekonomia i vetmi Komision që funksionoi normalisht
⁣Shalsi i jep fjalën opozitës, Ekonomia i vetmi Komision që funksionoi normalisht Gazeta Si 113 Shikime • 5 years më parë

Socialistët vijuan normalisht punën në Komisionin e Ekonomisë, ku kryetari i tij, Eduard Shalsi u dha fjalën deputetëve të opozitës të pranishëm në sallë, përkundër praktikës që u ndoq në komisionet e tjera gjatë së martës dhe të mërkurës.

Shalsi e nisi seancën me konfirmimin e pranisë dhe në momentin që mbërriti te deputetët e opozitës “konfirmoi” praninë e tyre në mbledhje, edhe pse ata ishin në sallë dhe jo të futur online, siç u kërkua nga socialistët në komisionet e tjera parlamentare që drejtojnë.

Këtu mbledhja vijoi normalisht dhe kërkesa e parë e opozitës ishte thirrja e Autoritetit të Konkurrencës për të dhënë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimit të bukës brenda një dite, siç tha deputetja Jorida Tabaku.

Ndërkohë, Eduard Shalsi tha se PS e PD duhet të sqarojnë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve se cilat mbledhje do të mbahen me prani fizike dhe cilat online. Ai tha gjithashtu se duhet të ketë një detyrim për vaksinimin e të gjithë deputetëve dhe të mos lejohet prania fizike e deputetëve të pavaksinuar.

Me armë dhe municione në lokal, arrestohet 43-vjeçari i rrezikshëm në Durrës
Me armë dhe municione në lokal, arrestohet 43-vjeçari i rrezikshëm në Durrës Gazeta Si 110 Shikime • 4 years më parë

⁣Me armë dhe municione në lokal, arrestohet 43-vjeçari i rrezikshëm në Durrës

Showing 25 out of 169