Videot kryesore

Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi paraqitet në SPAK
Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi paraqitet në SPAK Gazeta Si 65 Shikime • 2 years më parë

⁣Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi paraqitet në SPAK

Nisma e rrallë, dy tifozeritë armike të Romës shpëtojnë shitësin e  lajthive
Nisma e rrallë, dy tifozeritë armike të Romës shpëtojnë shitësin e lajthive Gazeta Si 112 Shikime • 8 years më parë

Shitësit historik të lajthive të “Olimpico”-s i ishte ndaluar hyrja në stadium për shkak të mungesës së licencës dhe ai kishte shpërthyer në lot përpara kangjellave. Pas apelit të tifozëve të dy skuadrave armike dhe gjithë qytetit, të dielën pritet të rikthehet në shkallët e stadiumit...

protesta video e pd.mp4
protesta video e pd.mp4 Gazeta Si 121 Shikime • 7 years më parë

Spoti i PD per protesten e 13 majit

Rama i përgjigjet Bashës: Ty të dua dhe do të të dua përballë!
Rama i përgjigjet Bashës: Ty të dua dhe do të të dua përballë! Gazeta Si 47 Shikime • 5 years më parë

⁣Rama i përgjigjet Bashës: Ty të dua dhe do të të dua përballë!

Mbështetësit e Berishës në hollin kryesor të selisë së PD
Mbështetësit e Berishës në hollin kryesor të selisë së PD Gazeta Si 32 Shikime • 5 years më parë

⁣ Mbështetësit e Berishës në hollin kryesor të selisë së PD

Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në pranga dy persona
Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në pranga dy persona Gazeta Si 91 Shikime • 3 years më parë

⁣Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në pranga dy persona

Hajduti i banëses
Hajduti i banëses Gazeta Si 102 Shikime • 3 years më parë

Kishte vjedhur 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), në një banesë, por nuk kishte vënë re kamerat që e ndiqnin në çdo hap që bënte.
Pas vjedhjes, me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.
Emiljan Ali (Gjoni) vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit të koduar ‘Shkoza’. Policia thotë se është vënë nën hetim edhe pronarin e dyqanit të celularëve që i ka shitur telefonin të arrestuarit.

Burg për abuzuesit, dyshohet se droguan dhe përdhunuan 26 vjeçaren në Vlorë
Burg për abuzuesit, dyshohet se droguan dhe përdhunuan 26 vjeçaren në Vlorë Gazeta Si 73 Shikime • 3 years më parë

⁣Burg për abuzuesit, dyshohet se droguan dhe përdhunuan 26 vjeçaren në Vlorë

Jurgen Bardhi ndëshkon Boluspor
Jurgen Bardhi ndëshkon Boluspor Gazeta Si 52 Shikime • 2 years më parë

⁣Sulmuesi kuqezi shënoi golin e fitores për Umraniyespor në shtëpi ndaj Boluspor, ndeshje e vlefshme për Ligën e parë turke.

Mirlind Daku shënoi ndaj Akron
Mirlind Daku shënoi ndaj Akron Gazeta Si 40 Shikime • 1 year më parë

Ky ishte goli i 8 sezonal p⁣ër shqiptarin n⁣ë kampionatin rus 25/26.

Hajdari.mp4
Hajdari.mp4 Gazeta Si 104 Shikime • 8 years më parë

Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re. Emri i përzgjedhur është “Bindja Demokratike” dhe nismës së saj pritet që t’i bashkohen edhe ish-drejtues dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

LSI prezanton platformën, Kryemadhi: Stabilokracia në Tiranë, trazon rajonin
LSI prezanton platformën, Kryemadhi: Stabilokracia në Tiranë, trazon rajonin Gazeta Si 99 Shikime • 8 years më parë

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi platformën e saj qeverisëse në Konventën Kombëtare të kësaj të shtune. Monika Kryemadhi thotë se LSI nuk premton parajsën dhe as zgjidhje fantapolitike që bëhen për të rrëmbyer vota.

Dardani nga shkupi.mp4
Dardani nga shkupi.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Banore nga Kosova japin ndihma

Basha: Fajin e ka sistemi, alibi e propagandës së Edi Ramës
Basha: Fajin e ka sistemi, alibi e propagandës së Edi Ramës Gazeta Si 50 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike thotë se mbetet e hapur për të diskutuar çdo sistem zgjedhor që duhet të aplikohet në zgjedhjet e radhës në vend, por shpreh dyshime nëse ndryshimi i sistemit do ta zgjidhë problemin.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës mbi këtë temë.

“Praktika e 7 viteve të fundit ka faktuar se cilido sistem të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, ndaljen e blerjes së votës dhe ndëshkimin e krimeve elektorale. Alibia se “fajin e ka sistemi”, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas së cilës të gjithë janë njësoj dhe se fajin për kriminelët e ka çdokush, përveç atij që i kandidoi dhe bleu votat me ta”, tha Basha.

Kryedemokrati iu përgjigj edhe deklaratave të fundit të Edi Ramës, që përsëriti nga Vjena se për të kriza është artificiale dhe vendi nuk ka një krizë politike.

“Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe nuk besoj se ka shqiptar që në mes të Bundestagut dhe Edi Ramës, zgjedh këtë të fundit. E shkruar e zezë mbi të bardhë, vendi është në një krizë të thellë politike dhe këtë shqiptarët, jo vetëm opozita, e ndjejnë në lëkurën e tyre. E ndjejnë në papunësinë që rritet, në bizneset që mbyllen, e ndjejnë në mungesën totale të shtetit që nxori në pah tërmeti i 26 nëntorit. E nxori mbretin lakuriq. E nxori shtetin pa emergjenca civile, tregoi se edhe një shtet i ri si Kosova kishte dhjetëra herë më shumë kapacitete për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe e tregon sot ku i ka braktisur me mijëra familje në pikë të hallit”, tha Basha.

E vetmja temë që bën bashkë Ramën dhe Bashën është qëndrimi i palëkundur krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballjen me Iranin.

“Dua të shpreh edhe njëherë në emrin tim, në emër të PD dhe në emër të opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë, që e kemi bërë të ditur prej orës së parë të zhvillimit të ngjarjeve, përkrah SHBA, përkrah vlerave të lirisë dhe demokracisë”, tha ai.

“Marrëveshje para shtatorit”. Vuçiç akuzohet se hoqi dorë nga Kosova
“Marrëveshje para shtatorit”. Vuçiç akuzohet se hoqi dorë nga Kosova Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

Opozita serbe akuzon Presidenti Aleksandër Vuçiç se po përpiqet që të arrijë me shpejtësi dhe fshehurazi një marrëveshje me Kosovën, mundësisht brenda muajit shtator.

Politikanin liberal, Cedomir Jovanoviç, një prej të paktëve zëra në Beograd që njohin shtetin e Kosovës dhe bëjnë thirrje që Serbia ta njohë zyrtarisht atë në kufijtë ekzistues thotë se skenari i Aleksandër Vuçiç, që përfshin shkëmbimin e territoreve mund ndezë konflikte të reja të armatosura në rajon.

“Serbia po kërkon që të kontrabandojë një zgjidhje me Kosovën brenda shtatorit, mundësisht edhe para këtij muaji. Kjo është e pakuptimtë”, tha ai.

Jovanoviç thotë se marrëveshja po nxitet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos nga i dërguari i posaçëm, Riçard Grenell. Ky i fundit kërkon me ngulm që pakti të nënshkruhet para muajit tetor në mënyrë që në para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të shitet si sukses në politikën e jashtme të Donald Trump.

Ndërkohë, Vuçiç dhe partia e tij, Partia Progresiste Serbe (SNS) janë vënë në qendër të kritikave pas shfaqjes dhe më pas tërheqjes me shpejtësi të një spoti elektoral, në të cilin nuk përfshihej Kosova.

Mediat serbe e kanë hamendësojnë se spoti është bërë me vetëdije dhe heqja e Kosovës jo pa qëllim, por për të mos shkaktuar pakënaqësi në Prishtinë në një kohë që Beogradi pret formimin e Qeverisë së re për të përparuar në diskutimet për shkëmbimin e territoreve.

Serbia do të mbajë zgjedhjet më 21 qershor, ndërkohë që në Kosovë zgjedhjet e parakohshme u shmangën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të njohur dekretin e Hashim Thaçit që mandaton Abdullah Hotin për Kryeministër pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti”. Vuçiç është shprehur i gatshëm që të rinisë së më parë me Hotin dialogun.

Stuhia Ciaran përmbyt Tiranën
Stuhia Ciaran përmbyt Tiranën Gazeta Si 47 Shikime • 3 years më parë

⁣Stuhia e shiut ka
përmbytur rrugët e kryeqytetit, duke krijuar kaos në rrugët kryesore të Tiranës.

Shqipëria është prekur
këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën prej dy ditësh.

Si pasojë e reshjeve
të dendura, uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.

Atmosferë kuq e zi në Hamburg
Atmosferë kuq e zi në Hamburg Gazeta Si 54 Shikime • 2 years më parë

⁣Ka nisur
festa shqiptare në Hamburg ku tifozët shqiptarë kanë kthyer edhe policët
gjermanë në shqiptarë.

Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK
Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

⁣Ish-ministri i LSI, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK

Arbër Hoxha gjen golin ndaj Hajduk Split
Arbër Hoxha gjen golin ndaj Hajduk Split Gazeta Si 36 Shikime • 1 year më parë

Mesfushori shqiptar zhbllokoi fitoren 0-2 q⁣ë Dinamo Zagreb arriti n⁣ë transfert⁣ë.

QSUT “transferohet” tek ish-Ushtaraku
QSUT “transferohet” tek ish-Ushtaraku Gazeta Si 49 Shikime • 7 years më parë

Ministria e Shëndetësisë thotë se pret që brenda kësaj jave të mbërrijë stoku i radhës i mjeteve mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin spitalor që po përballet me koronavirusin e ri në Shqipëri.

“Po bëhet gjithçka që është e mundur për të siguruar mjetet mbrojtëse për stafin mjekësor dhe brenda javës presim stokun e radhës, ndërkohë që theksoj se personeli është i pajisur me materialet mbrojtëse personale”, deklaroi ministrja Ogerta Manastirliu.

Manastirliu tha gjithashtu se do të shtohet edhe kapaciteti i respiratorëve.

“Po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e reanimacionit. Është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv”, shtoi ministrja.

Manastirliu tha se numri i testeve të kryera është sipas propozimit të ekspertëve, ndërsa shtoi se Shqipëria pret një dërgesë tjetër me kite për testet, por pa dhënë shifra. Ajo tha se po përgatitet laboratori i mikrobiologjisë në QSUT, që testet për koronavirus të mos mundësohen vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Presim gjithashtu një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë. Po punojmë që të ketë teste së shpejti edhe në QSUT, duke punuar për krijimin e kushteve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT”, tha ajo.

Ndërkohë, për të gjithë pacientët e tjerë me nevoja urgjente që nuk lidhen me koronavirusin, shërbimet e QSUT-së do të zhvendosen tek Spitali i Traumës, ose ish-Spitali Ushtarak.

“Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Task Forca dhe për të lehtësuar kapacitetet e QSUT dhe zona sanitare të sigurta, kirurgjia e urgjencës, përkatësisht Klinika 1,2 dhe urologjia transferohen në Spitalin e Traumës duke filluar nga dita e premte e kësaj jave, më 20 mars. Shërbimi do të mbështetet nga kirurgët dhe radiologët e QSUT në Spitalin e Traumës”, sqaroi ministrja.

Sa u takon spitaleve rajonale, këto shërbime do të vijojnë të ofrohen si në situatë normale.

Showing 143 out of 169